Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    raku
    i/e ftuar
    eshte e turpshme...
    ne duhet te arrestojme ministrin e mbrojtjes sllovene kur te vij per vizite ne SHQIPERI.....

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Asgje...shkurtoje kte nick se na lodhe..lol.

    Degjo.. Ti mir e ke por fakti eshte se CEKU shum gjat e vazhdoj qendrimin mos perfilles ndaj Rugoves.
    Nese neser zgjidhet Qosja president..perseri i duhet bere respekti.
    Pra Rugova eshte institucion i Kosoves sepse ka 15 vjet qe merr vota nga Populli i....i.. .i kujt????? i Kosoves pra..i KOSOVES...

    Dhe kushdo qe i thot vetes Shqiptar i KOSOVES e jo Guevarrist ose Mao ist a proletaro-biznismen i Nanos...duhet te respektoje Rugoven si President.

    Natyrisht BOTA nuk do qe KOSOVA te kete President sepse president do te thote...KRYETAR SHTETI..
    Por ne vete te paret duhet te aspirojme per nje SHTET e ky shtet e do nje President e kur e kemi nji NJERI tonin qe populli e Voton per President...ta NJOHIM pra e jo tja vrasim bashk puntoret.

    Pra kush ja vret bashk puntoret Rugoves vret endrren per pamvaresi..

    Kete duhej Agim Ceku ta kuptonte me kohe..
    Duhej ta kuptonte edhe duke mesuar nga KROATET te cilet e njohen Franjo Tuxhmanin si President dhe ju binden atije..

    Duhej Agim CEKU te denonconte i pari bandat e Sali Veselit ne TMK e jo psh une ktu e tjere si une ne Forum te ngjiremi tash dy vjet qe CEKU te bente 1% te detyres se tije e jo te mbetej vegel e Jakup Halit Klosave..

    Ceku duhej ta kuptonte se KROATET i rezistuan Serbise edhe sepse degjohej fjala e Presidentit te tyre dhe kjo beri qe Kroatet te mos pesonin STANKOVACA e KUKESA e te dilnin ne Triest si bagetia.

    Ceku duhej ti ndalte doren idiote Jakup Krasniqit i cili cdo dite komunikonte me Komunikata qe ishin kopje te trakteve qe ai gomar kish lexuar ne veprat e Enver Hoxhes e qe ato Trakte i sollen dem KOSOVEs sepse ato Trakte ku shpalleshin se Drenica i ka 700 brigada ishin nje shkak i mjaftueshem e i deshirueshem per Ushtrine SERBE qe te hyje ne Kosove e te bej ate qe beri.
    Ceku duhej ti tregonte Thaq Haq-imve se Lufta ka te tjera rregulla e nuk vlejne rregullat e LPK-se se Zvicres per Lufte e as aksionet "gjuj dy plumba ne ajer kerrit te milicise e ik"..e as traktet me parulla e fjalor bombastik e as atentatet ndaj Rugovistave nuk sjellin rezultat ne strategjine e luftes perpos Vllavrasjen dhe dobesimin e unitetit.

    Ceku duhej ti tregonte me kulturen e tije Ushtarake bandes se Halit Klosave qe ne TMK komandon AGIM CEKU e jo organizata baz e Celulat e LPK-se se Fatos Klosit.

    Ceku me peruljen e tije ndaj Hashim Thaqve e demtoi rende TMK dhe e ktheu ate ne institucion te pa simpatizuar ne Popull.

    Asnji atentator e organizator vrasjesh nuk u denoncua nga Agim Ceku..
    E kush me mire se ai duhet ta dinte se ku i kalojne netet gjeneralet e tije Bordello-iste te tipit Sali Veseli..

    Rugova do i zbulonte ata apo nena e Drinit..apo plaka e Xhemajl Mustafes..

    Sherbimi informativ ne TMK duhej te kish raportuar se...me dat aq e kaq doli Sali Veseli me x e y e u zhduk e erdhi ne x or e y dite e kjo koicidon me x vrasje e y atentat..

    Pra CEKU e humbi shancin te ishte krijues i Ushtrise se Kosoves sepse u be vegel e Partise staliniste pol-potiste te Melaim Zekave e Ernest Lumve me shoke..

    Kjo eshte e verteta..

    Tani ai eshte ne duar te Policise Sllovene..

    Natyrisht RUGOVA do protestoje ..ai RUGOVE qe kurre nuk u respektua nga Agimi e shoket e tije..
    Rugova dhe ne VJENE i mbrojti Banditet sepse mbrojti KOSOVEN kur tha se...Ne Kosove Ka qetesi e stabilitet..
    Natyrisht Ai ka tjera halle kur thot ashtu sepse kerkon te binde BOTEN se KOSOVA meriton VET QEVERISJE..pra meriton SHTET.. por te pakten armiqt e tije te vleresojne fisnikerine e RUGOVEs e te dalin si burra e te thone..na fal o Rugov se na ashtu jena ...derra qosiste e idiot demaciste..e sdim me luftue shkaun por vec ty e njerzit e tu.."..

    Pse nuk e denoi CEKU vrasjen e kolegeve te tije ushtarake.. Kolonel Kraniqit dhe kolonel Tahir Zemes?
    Kishte frike nga Melaim Zekka...e Mush Haradinajt?

    Pse nuk i tha LIMES ne LUFT..ore ti djale..Lufta jone nuk ka nevoje per BURGJE staliniste..e per hetuesa tip enverist si ty.. hajt hup more gangster ti thoshte.. qerohu se kerkush sta do Trimerine kur kte trimeri po e tregon mbi njerzit tone mbi vllezrit tane..

    Ceku duhej ti tregonte EPOKES e ERnest Lumve e Jakupave se...boll llaparqitet genjeshtra..se Kosoven e ka clirue NATO e jo ju lepujt e ferrave qe iket ne ROGNER..

    Gjenarali eshte gjeneral sepse ka karakter..e ai duhej te tregonte Burreri edhe ti kushtonte kjo Koken apo Gradat..

    Para disa ditesh Jakup Krasniqi beri nje artikull ku na tregonte se kush jane UZURPATORET...
    Cka priti CEKU qe heshti..e nuk i tha ne sy Krasniqit se UZURPATORET jeni ju ..qe uzurponi institucione..Pompa benzini dhe mbi te gjitha uzurpatore te se drejtes per te jetuar ne Kosove te njerzve qe besojne Rugoven..

    Gjenerali qe rri me genjeshtaret eshte o genjeshtar ose frikacak..e te jesh Gjeneral Frikacak eshte dicka e peshtire dhe e neveritshme..

    Nji pyetje???

    Kush e dinte se Ceku udhetonte per Kroaci e Slloveni???

    Sigurisht se Ceku leje udhetimi nuk merr tek Rugova e as tek Mark Krasniqi..ashtu sikurse LIMAJ ne Slloveni nuk shkoj me leje te RUGOVES..

    Natyurisht Shiku i Kosoves nuk varet nga Rugova e nuk i raporton RUGOVES..por tjeter kujt..

    Mos valle Thaqi po i shet Njerzit qe te mbetet vet i lare?

    Uroj Lirimin sa me te shpejte te Agim Cekut sepse e konsideroj arrestimin e tije nje Atentat ndaj KOSOVES qe na bejne shtetet armike sikurse jane pa perjashtim ish republikat shoviniste te Jugosllavise..

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Urime Brari!

    Dëshira juaj dhe bashkëmendimtarëve si ti është duke u realizuar.

    Festoje me shampanjë, mik i nderuar!

    Kështu do ta pësojnë të gjithë ata që nuk varin "fotografinë e presidentit Rugova", jo vec në zyre, po edhe në odën e gjumit dhe xhepin e prapanicës.

    Si në kohën e xhaxhit Enver dhe shokut Tito...

    Rrofsh Brari!

    qashtu....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Postuar më parë nga lum lumi
    Urime Brari!

    Dëshira juaj dhe bashkëmendimtarëve si ti është duke u realizuar.

    Festoje me shampanjë, mik i nderuar!

    Kështu do ta pësojnë të gjithë ata që nuk varin "fotografinë e presidentit Rugova", jo vec në zyre, po edhe në odën e gjumit dhe xhepin e prapanicës.

    Si në kohën e xhaxhit Enver dhe shokut Tito...

    Rrofsh Brari!

    qashtu....

    Lum Lumi,

    Brari nuk i eshte gezuar arrestimit te Komandantit, ne asnje nga fjelet e mesiperme, nuk e di ku e morre kete perfundim?

    Mesazhi i mesiperm perfaqeson te verteten qe ka te bej me Komandant Cekun posaqerisht keto 4 vitet e fundit.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #15
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Mendoj se Brari flet drejt dhe pa dorashka.
    E vetmja gje qe i uroj Brarit eshte te mos jete kaq analitik ne postimet e tij.
    Lum Lumi
    Shqipetaret kane probleme thelbesore te emancipimit, kulturimit, te mirekuptimit, te bindjes dhe gjykimit te shendoshe.
    Paragjykimi eshte nje mjet i rrezikshem qe ka jetuar me shqipetarin qe nga mesjeta e deri me sot dhe shkollimi i dobet dhe ndertimi i dobet i struktures se shendoshe si dhe unifikimi i mendimit, veprimit apo ideve, krijon pershtjellime, trauma(rasti i komandant Cekut) te renda ne dem jo vetem te individit por edhe ne dem te nje populli te vuajtur.
    Kur shikoj foton e zotit Ceku te prangosur, ndiej keqardhje sepse ne Dardani zoti Ceku ka nje autoritet shume te madh dhe arrestimi i nje figure te tille ushtarake qe i ka sherbyer interesave te popullit te tij, godet jo vetem ate por edhe te gjithe ata qe luftuan krah per krah me Cekun dhe te gjithe popullin e Kosoves.
    Distancimi nga ushtaraket e tjere te implikuar ne krime te ndryshme dhe bashkimi me njerezit e penes dhe te dijes, pra krijimi i unifikimit te ideve "pene pushke" krijon nje strukture shume te forte qe asnje vend fqinj nuk do te merrte guximin te provokonte deklarata subjektive ne dem te Kosoves dhe ne vecanti nuk do te kishim perfundime te tilla rasti i djeshem.
    Megjithate ndihem optimist sepse gjithshka duket se po merr rruge per se mbari.
    Pak e komplikuar ceshtja ose rasti i ketyre ushtareve dhe drejtuesve te UCK-se por besoj se e ka dhe nje fund.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  6. #16
    A u shfryve o Brar?

    Je komplet jashte muhabeti. Nuk ishte "vendi" ketu te tregohet biografia e Agim Cekut. Nese dikujt duhet treguar sa vlersohet emri i tij mes kosovareve, padyshim qe duhen barazuar me arin. Nje shqiptar qe s'ka degjuar fare per A. Cekun nga ai postimi yt i njenashem do krijonte bindje qe Ceku eshte tradhetar dhe do t'a ngateronte Rugoven me Adem Jasharin.

    Arrestim i Cekut "politikance" mund te thuhet se eshte goditje e slloveneve ndaj Kosoves dhe institucjoneve te saj. (duke fut ketu edhe Rugoven - President i saj)

    StterollA

  7. #17
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pamvarësisht problemeve që Sllovenia ka me Kroacinë, Sllovenia ka pasur dhe ka shumë më shumë probleme me Serbinë dhe poashtu ne kemi pasur e edhe kemi marrëdhënie shumë të mira me sllovenët, prandaj nuk besoj se Sllovenia e ka pasur dhe e ka me gjithë mend këtë arrestim. Mendoj se duhet të jetë vetëm ndonjë oficer që kërkon të gradohet për kinse "vigjilencën e tij" në kontrollin e hyrje daljeve.
    Lirimi i tij patjetër do të bëhet sot, veçse sllovenët meritojnë një notë proteste për këtë gjë edhe nga Tirana dhe jo vetëm nga Prishtina.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #18
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Ashtu mendoj edhe unë Dodon. Kjo puna e "fletarrestimeve të moçme" do të duhej të ishte "çështje teknike" e cila nuk do të duhej të ishte shumë e vështirë për t'u zgjidhur, do të kërkonte pak më shumë angazhim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe ate me kohë e jo të pritet deri sa të ndodhë një skandal i tillë (në të vërtetë i dyti tanimë).
    Nejse, mbase do të nxjerrin mësim këta.
    të gjitha me masë!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosovë: Qytetarë të shumtë pritën Gjeneral Çekun në aeroport


    Komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, gjeneral lejtnant Agim Çeku u kthye sot në Kosovë pas arrestimit të djeshëm që i bënë autoritetet sllovene në Lubjanë. Në aeroportin e Prishtinës kishin dalur qytetarë të shumtë për ta përshëndetur, Gjeneral Çekun.

    23 tetor 2003, ora: 15:40 CET

    ------------------------------------------------------------------------------------


    Gjenerali Agim Çeku u kthye sot në Prishtinë

    Prishtinë, 23 tetor - Pikërisht në orën 15.00 në aeroportin e Prishtinës mbërriti komandanti i TMK-së gjenerali Agim Çeku, i cili dje është ndaluar për 12 orë nga policia sllovene për shkak të një fletarresti nga Beogradi. Gjeneral Çekun në aeroportin e pritën shumë eprorë të lartë të TMK-së dhe qytetarë të Kosovës.
    Në një deklaratë para mediave gjenerali Çeku tha se nuk është brengosëse se Serbia ka ngritur akuza ndaj tij dhe ndaj shumë qyetarëve të tjerë të Kosovës, por brengosëse është sesi se si Interpoli i përfill ato fletarreste, dhe sesi bashkësia ndërkombëtare e njeh legjitimetin e Serbisë mbi qytetarët e Kosovës. Çeku shprehu revoltën e tij edhe për shkak se policia dhe administrata e e UNMIK-ut nuk i kanë njoftuar personalitet e Kosovës se mund të kenë probleme gjatë udhëtimeve jashtë Kosovës dhe nuk kanë bërë përpjekje që ato akuza të bëhen të pavlefshme për qytetërt e Kosovës.
    Interpoli duhet ta dijë, tha ai, se kompetente për ndonjë akuzë janë institucionet ndërkombëtare dhe jo Serbia. Çeku paoshtu shprehu revoltën sesi Sllovenia i përfill akuzat e Serbisë ndaj shqiptarëve, kur dihet se edhe ajo ka qenë e goditur nga një regjim si i Millosheviqit.
    Çeku tha se arrestimi i tij është i paarsyeshëm, sepse nuk ka bërë kurrfarë shkelje të ligjit të Sllovenisë, as ndonjë shkelje të ligjit ndërkomëbtar. Sllovenia duhet ta dijë, tha Çeku, se Serbia nuk ka kurrfarë kompetenca në Kosovë.
    Gjithashtu Çeku tha se në Kosovë është zhvilluar luftë çlirimtare dhe nuk ka asnjë arsye që ndonjë psejëtar i UÇK-së të përgjigjet për veprat e veta. Tërë bota e di, tha ai, se UÇK-ja nuk ka bërë asnjë krim lufte dhe dihet se kush ka bërë krime lufte, nënvizoi Çeku.
    Çeku tha se qytetarët e Kosovës jashtë nuk janë të mbrojtur, madje as përfaqësuesit e institucineve nuk gëzojnë asnjë imunitet jashtë Kosovës.



    ---------------------------------------------------------------------------------------


    Lajm i mier pa dyshim per te gjith Shqiptaret perpos

    BRARI ME NDONJE SHOK TE RRALL ME VJEN KEQ QE JU HIDHEROI ME KET LAJM.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ku asht Hashimi o Llap?

    Nuk u ndje kto dy dite me leshu ndoj deklarat per Cekun.

    Daci e Rugova folen.

    E kush ja kallxoi policit Slloven se po kalon Ceku neper Slloveni?

    Interesant si kapen ne Slloveni kto shoket e Thaqit.


    Llap asnji shqiptar nuk asht gezu per ndalimin e Cekut..kot po lodhesh me gjet ndonji te gezumun.

    Jan tjer ata qe gzohen fatkeqsinave qe u ndodhin Shqiptareve..
    Psh ti Llap je nji prej atyre...

    Ty te gzon zemra kur vrasin ndaj luftar nga mbrapa krahve..


    Ceku u takua vertet me Rugoven por sigurisht jo me deshire te tij e te Bosit te tije Halit Thaqit por me urdher nga "lart".

    Agim Ceku besoj ka kuptu do gjana..

    Se ai pa Kosoven nuk asht kerkushi...e Kosova asht rreth LDK-se ne Shumice..e Agim Ceku ti bindet votes se Popullit.

    Ai duhet te kuptoj se TMK nuk asht mahalla e PDK-se por institucion i Kosoves.

    Ta kuptoj sepse e provoj vet sa i rand asht privimi i Lirise kur ate ta ban nji polici e nji shteti armik..e te mendoj se sa e rand ka qene per shum luftar te UCK -se e FaRKUT.. me u arrestu e masakrue prej bandave te shokve te Cekut..

    Ta kuptoj se asht fajtor para shum nanave kosovare te cilave ju a kan vra djemte ushtaret e Agim Cekut.

    Ashtu si nje drejtor Shkolle (Lum Lumi ka qen vet drejtor Shkolle dhe me kupton besoj) asht pergjegjes ne se nxanesit rrugace te shkolles tije vjedhin bahcet e fshatit ose mahalles ose ngucin njerzit ne rruge.. ashtu eshte dhe AGIM CEKU pergjegjes qe shume vartes direkt te tije kane marre pjese ne atentate kunder figurave atdhetare.

    Reagimet e Cekut ne kte ceshtje kane qene te dobeta e servile.

    Shembull eshte rasti "SALI VESELI"...i cili ishte gjeneral ne TMK dhe epror ne varesi te Cekut.

    Ceku u mundua ti mbroje kriminelet per hesap te Limes e Jakup Krasniqit e ishte nje luftar i thjeshte si Rasim Shala qe demaskoi banditet me Xhaketa e grada TMK-je.

    Ceku nuk mori pjese ne Akademine perkujtimore kushtuar kolonel Ahmet Krasniqit..

    Ne duam nje TMK qe ecen me frymen e institucioneve te Kosoves e jo nje TMK..magazine banditesh..

    Ceku gjithmone ka paraqitur mendjemadhesi ndaj Parlamentit e Presidentit dhe servilizem e perulje ndaj oficereve te Shikut te Klos Halitve..

    Ala ka ne TMK bandite te Fatos Klosit nga Shqiperia te cilet i Lidh me TMK-ne ..vec rroges se eprorit e perkatesise se tyre politike si Nanoisto-Sigurimsa..por dhe "do pune speciale " qe i kane bere dikur ne pritat e pabesa ne QAF MALI, TROPOJE e Kosove.

    Ala ka TMK bashk puntore te Jaho Salihit qe vrau Azem Hajdarin e bandite qe moren pjese ne vrasjen e Ilir Konushevcit ne Malet e Pukes e te vrasjes ne Tirane te Kolonel Krasniqit.

    Keq ardhja juaj o LLAPi etj si LLapi.. ... per Agim Cekun nuk ka lidhje me dashurine per Kosoven.. sepse po te ish ashtu do kishit pas dhimbje dhe per Uk Bytyqin e Drinin etj etj.. qe u vrane..te cilet ishin bij te Kosoves..por ju Agim Cekun e shihni si SHOK TE PARTISE..si servil besnik te Halit Thaqve..

    Prandaj nuk te shkojne as ty llap e as ca tjereve lotet e Krokodilit..

    Pse nuk e thirri Agim Ceku kolonel Zemen te kontriboje ne TMK por e ka mbush me hajna te rekomanduar nga Shiku..te cilet kane si merite jo trimeri e aftesi ne Lufte por se kan marre pjese ne atentatet kunder Rugovistave..

    qashtu..




    ........

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Arrestohet prifti pedofil ne Australi
    Nga altruisti_ek84 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 10:30
  3. Shtypi serb: Arrestohet gjenerali serb Mladiç, nën akuzë nga Haga
    Nga Pasiqe në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:15
  4. Arrestohet i “forti” i Tropojës, terrorizoi me makinë qytetarët
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 13:36
  5. Arrestohet pronari i Shijak TV ne Itali
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 15:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •