FLET PLAKU I URTE SHAQIR PREZA

"Por duhet tė bėjmė kujdes tė ruajmė robtė"


--------------------------------------------------------------------------------

Ilir Bushi

Kam nigju shumė muhabete pėr pajtimin e Nanos me Metėn, por e kam kuptu qi do ketė sherr, se atje ku flitet shumė pėr paqe, ka luftė dhe aty ku flitet shumė pėr miqėsi, ka hile". Kėshtu ėshtė shprehur dje, Shaqir Preza, fshatari 64 vjeēar nga Damjani, i cili gjatė kėtyre pesė muajve ka shpresuar shumė tek ndonjė marrėveshje e mundshme brenda mazhorancės, por pas promemories sė djeshme, i ka humbur tė gjitha shpresat pėr paqe. "Zgjidhja e vetme pėr 11 delet e mia asht qi, t'i presė kokėn, para se t'mi vjedhin hajdutnat, por kjo nuk osht me ronci, sepse e roncishme osht ēere do bohet me shqiptarėt", vijon ai.

Pėrse je munduar deri nė Kombinat?
Kam zbritė me pi nji kafe. Kėshtuna zbresė ēdo javė ditėn e honė.
Takoj pleqtė me bo muhabet ene pys mos do nonjoni me ble raki mareje. M'kanė metė na dy kuitalė, pėr me i shitė lirė.

Si tė janė dukur ngjarjet e fundit brenda Partisė Socialiste?
As mos m'pyt hiē. Ju e shifni vetė si po shkojnė punėt. Ka shumė llafe pėr pajtim, ene kjo tregon se do ketė sherr. Ku ka llafe pėr paqe ta dish qi do ketė luftė dhe ku ka llafe pėr miqėsi, ka hile. Masanej ajo letra e djeshme e deputetėve pėr qeveri tė re i ka vu vulėn. Tani jam bindė se sa t'jem gjallė una, s'ka pėr t'pasė qetsi e bollėk. Ky paska qenė fati.

Ēdo tė bėsh tani me delet e tua?
Nuk ka ronci ēere do bohet me delet, por ka ronci ēere do bohet me shqiptarėt. Shumė njerėz kon halle ene s'kon pare pėr bukė.

Sa dele tė kanė mbetur nė vathė pėr dimrin?
Gjithsej m'kanė metė vetėm 11 copė. Aq ka qenė kismeti.

Ēdo tė bėsh me to?
Ajo dihet. Nga inoti qė punėt po na shkojnė mrapsht, kom pėr t'i pre kokėn qi mos t'i mbetet as nami as nishani. Vetė s'kom pėr hongėr asnji ēap, po do t'ju ndaj ēunave ene miqve. Masanej, nė dimėr do rri rehat, se hajdutnat nuk kon ē'a t'morin.

Ti parashikon qė mund tė ketė probleme?
E kom thon ene nji herė tjetėr: Kur bie qeveria, ngrihet hajdutnia. Mu, s'mė dhimsen delet, po robtė. Ja ku ju them burrnisht nji herė e mirė: le t'i shuhet fara deleve tė mia ene pulave, e qofsha burrė i poshtėr po kėrkova nji here nonji kokėrr vezė. Por vetėm kujdes me robtė. Nuk du t'shof mo sherre, ene grindje se kur ata nolt shahen, atėherė ata poshtė ēahen me thika.

Si i gjykon shkaqet e grindjeve midis mbėshtetėsve tė Nanos e atyre tė Metės?
Do thom nji gjo nashtina. Ditėn e mortė qi kaloi jom var poshtė n'Vaqarr. Aty nodhi nji sherr i modh midis dy vėllezėrve. Ishin tė dy vėrsnikė, me 3-4 vjet diferencė. Dojshin me u da se jetojshin me nji shpi, por tė dy ishin t'martum. Ene fillun me da plaēkat e shpisė me drejtėsi, njoni mori divanin, tjetri mori kolltukėt, njoni mori televizorin e dhomės e tjetri mori atė tė kuzhinės, njoni mori dollapin e tjetri tavolinėn. Por kur dulėn te dera e avllisė panė se kish metė nji karrige e bukur prej kashte qi ia kish lonė tata. Ēdo gjo kish shku mirė e bukur mirėpo nashtina filloi sherri pėr karrigen prej kashte. Njoni thoshte e du un, tjetri thoshte m'takon mu. Kėshtuna plasi grushti ene shkelmi. Masi u gjakosėn tė dy fillun duke i ra njoni tjetrit me karrige kokės. Kėshtuna qi karrigia u prish ene as njoni as tjetri se mur. Pra, nashtina kur dy vllezėn tė nji gjaku zihen pėr nji karrige kashte, meno masanej vetė tina pėr karrigen e kryeministrisė, apo tė ministrave.

Si e parashikon fundin e kėtij sherri brenda PS-sė?
Un do them vetėm kaq: mos u gzo o i gzuar, mos u idhno o i idhnuar. Fundi i sherrit dihet, asnjeri nuk fiton, karrigia mbetet n'dorė e prishme dhe shoqnia e njerzit humbin kohė t'u bo sehir, n'vend qi t'hecshin para. Por unė jom mosh e vjetėr e dru i kalbur ene jom lodh t'uj pa sherre t'shqiptarėve e varfėrina tė mėdhoja qi nuk durohen. Natėn kur bi me fjetė them me vete: mos pafsha mo sherre, grabitje apo lot. Se ne pleqtė ene me hongėr nji herė bukė nė ditė, durojmė, po nuk durojmė dot mo me u pėrsėrit ato q'i na kanė pa sytė.


"Ne shqiptarėve na kanė bėrė magji, ngaqė jemi racė e bukur"

Nashtina m'osht mush menja top se ne shqiptarve na kan bo magji ene na kon morr m'sysh tjerėt, ngaqi jemi racė e bukur". Kėshtu e shpjegon fshatari 64 vjeēar, arsyen e varfėrisė kombėtare dhe shtimin e vuajtjeve tė shqiptarėve nga viti nė vit. Dhe Shaqiri shton se lidhur me kėtė problem ai vetė ka biseduar me njė fallxhore tė vjetėr 98 vjeēare, e cila sipas tij quhet Nerėnxa. "Osht nji kushurina ime nga nona, qi i gjen t'gjitha dhe ajo e pranoi qi ne na kon morr m'sysh, por u munu dhe nuk e gjete dot se kush na i ka bo magjinė", vijon ai. Dhe Shaqiri beson se ndoshta nė vijim tė kėsaj, qė Nėrenxa tė shohė tė ardhmen e Shqipėrisė, ajo duhet tė pijė kafe me Presidentin, kryeministrin, ose shefin e opozitės, pėr tė parė nė filxhanin e tyre, fatin e vendit.


Shaqiri: Si lindi frika ime prej krizave qeveritare

Frika e 64 vjeēarit Shaqir Preza, prej krizave qeveritare filloi nė vitin 1997, kur pas trazirave tė marsit, nė tė gjithė zonėn filluan vjedhjet dhe grabitjet. Atėherė nė pushtet ishte Partia Demokratike dhe gjatė muajit mars-prill familjes Preza i vodhėn 6 dele, ndėrkohė qė i nxorrėn jashtė pėrdorimit edhe dy fuēi me djathė e gjizė. Kjo frikė e tij sė bashku me grabitjet u ripėrsėrit nė shtatorin e vitit 1998, kur qeveria socialiste u shpėrbė dhe mė pas u rikompozua. Por duket se Shaqiri nuk shqetėsohet shumė pėr humbjen e gjėsė sė gjallė, sepse mė shumė ndjehet i fyer nga poshtėrimi qė i kanė bėrė vjedhėsit gjatė atyre ditėve. "Kur hyna me mledhė djathin qi ma hudhėn nė rrugė, njoni prej hajdutnave m'ka gjujtė me shpullė, e kjo s'harrohet", shton ai.