Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Armiku i Maestro Ferdinand Dedės!....

    KUSHTUAR FERDIAND DEDĖS

    U ngjitėn nė qiell tastierat e bardha
    mbetėn vetėm djezis nė mėrzi..
    Heshti mė nė fund Ferdinand Deda.
    Tė gjitha pianofortet le tė mbajnė zi!


    Shpejt ike Maestro… sa kohė e pa kohė!
    Ike si uvertura e njė sinfonije...
    trishtueshėm pikojnė shirat nė sibemol
    marrshi funebėr tek ēdo gjethe qė bije...

    fryma duke i dalė i vajtoi njė kabą:
    "...mbeēė more mbeēė, tek Ura e Qabesė!…"
    Iku… kohė pa kohė... iku dhe na la!
    Trupi nė Azi… Emri s'do t’i vdesė...

    E kisha tepėr mik maestron e kangės
    U rrit mbi pentagramin…i lindur nė Peqin.
    U nda pėrherė nga shokėt, nė shtrat tė Gjysėmhanės…
    Armik kishte veē helmin…me emrin nikotin!




    Agim Doēi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Xhaxhi Agim !Te falenderojm shume per poezin qe ke krijuar per artistin tone te madh Ferdinand Deden.Me keqardhje te madhe percjellimim ngushellime familjes se tij .Ai u nda ne nje moshe shume te re 62 vjecare.Ishte nje nga mjeshtrat e medhenj te muzikes shqiptare, Artisti i Popullit, Ferdinand Deda.

    Ai vdiq nga nje semundje gjaku ne nje nga spitalet e Ankarase, ku ishte shtruar me urgjencė ditėt e fundit.

    Ndarja e tij nga jeta eshte nje humbje e madhe per muziken shqiptare, te ciles ai i kushtoi tere jeten

    "Kompozitor, dirigjent, orkestrues, instrumentist, Ferdinand Deda me veprat e tij te panumerta, do te jete gjithnje midis nesh".

    Me hidherim te madh per vdekjen e tij dhe me shume respekt per mjeshtrin e muzikes Shqiptare Ferdinand Deda.
    Nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ALBA D.
    Unė tė falėnderoj me zemėr qė iu pėrgjigje e para kėsaj ballade tė dhimbshme qė mė doli nga shpirti. Kam patur miqėsi me prof. Ferdinandin dhe e ruaj me tė birin e tij kėngėtarin e mrekullueshėm Eltonin. Po ja jeta qenka e tillė. Duhet tė pėrballojmė gjithshka e veēanėrisht ndarjet. Mė ka mbetur nė mėndje njė poezi fantastike e prof. Driteroit:

    Ja njoh dhimbjes tė gjitha shkallėt.
    I di peshėn Arit, Bukės edhe ...hekurit.
    Por mė shumė mė dhemb loti i ndarjes me tė gjallėt
    sesa lot i ndarjes me tė vdekurit!

    Me respekt e dashuri prindėrore Agimi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agim..si gjithmone une te lexoj e te admiroj..

    E pashe Ferdinand Deden kur ndodhej ne spitalet e Tiranes..
    Plasi nje fushate ca dite atje ne shtypin e Tiranes..qe pse nuk e cojne jashte Ferdinand Deden..e ndoshta mjekesia e Botes e sheronte ose ja zgjaste ditet Muzikantit te Madh.
    Kaluan shume dite e jave derisa sa u ndreqen Letrat qe Ai te cohej ne TURKI.
    Ishte vone..

    Nuk dua te fajesoj Shtetin sepse eshte mjekesia jone qe ka kopetencen te vleresoje rastin DEDA.
    Megjithate ka nje kontradikte ose PARADOKS..

    DEDA vdiq si fukara...e them fukara kur mendoj se c'pasuri kan vene ata qe nje GUR nuk kane dhene e as vene ne Shtetin Shqiptar e ne Kulturen Shqiptare..e kur mendon Punen e palodhur 40 vjecare te DEDES nuk mund te mos shikosh Padrejtesine e Gjerave ne Shqiperi.

    Ai kishte vullnetin e hekurt te muzikonte e dirigjonte mijra Kenge bajate per Oxhaqet e ne ate hapsire te Burgosur te bente dhe Muzike per kenaqsine e Njerzve por Ai nuk gjeti foc te ruante Shendetin e tije qe e demtonte me ate te flamosur Duhan..

    Thx per Poezine..

    Pse?

    Sepse Poezia juaj eshte si te gjitha Poezite e tua e bukur dhe e dhimbshme dhe le te jete ne kete rast dhe si nje buqet Lulesh per Ferd Dedjen e Madh nga ju si Mik i tije por dhe nga ne qe nuk e njohem nga afer..

    Cdo te mire Agim !

  5. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pershendetje Agim!

    Me behet qejfi qe dikush eshte kujtuar ti kushtoje dicka Ferdinad Dedes dhe i bashkohem temes se poezise tende per ti derguar respektet familjes se tij.

    Vargjet me poshte me pelqyen me shume nga te gjitha :

    .....
    Por mė shumė mė dhemb loti i ndarjes me tė gjallėt
    sesa lot i ndarjes me tė vdekurit!



    Fiori

  6. #6
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Eshte dicka e bukur e sinqerte nga ana juaj ti dhuroni disa vargje ne forme kurore e ti vendosni tek varri i maestro Ferdit por edhe ne shpirtrat tane qe kaq shume e adhuruam.
    Pershendetje Agim.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #7
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Agim !

    Ne rradhe te pare dua te te pershendes ty sepse te kam lexuar shpesh ne forum dhe postimet e tua ne vargje jane kryevepra dhe nuk morra kurre guximin te te thoja qe je i madh or mik..
    Faleminderit per kenaqesine qe na dhuron .!

    Zoti Deda ka lene gjurme ne historine e muzikes shqiptare dhe emri i tij do mbetet i respektuar gjithmone nga tere fansat e muzikes. Une jam moshe me e re se ti por Ferdin e kam njohur pas fare nga afer sepse kam pas shok cunin e tij Eltonin . Armiku kryesor i Dedes ishte alkooli o vlla. Ai e shkaterroi fare tere jeten e tij. Me bente cudi thjeshtesia qe kishte dhe afrimiteti qe tregonte me grupmoshat e ndryshme. Neve na dukej gje e madhe te pershendesnim miremengjes dirigjentin e famshem ...

    Rafmet paste atje ku eshte dhe i paharruar qofte emri i tij ...!

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Ferdinand Deda, ishte produkt, dhe pre' e menyres se jetuarit(lifestyle) te shume artisteve shqiptare.

    Artisti qe e ka artin ne shpirt, nuk e le veten te degjeneroje ne piken qe kane degjeneruar shumica e artisteve te mirenjohur e te respektuar(ne skene), por zhvillon e shpreh gjeniun e tij, pamvaresisht nga kushtet sociale qe e rrethojne.

    Le t'i bejme lapidar F. Dedes, per c'ka i dha muzikes Shqiptare, por jo sepse nderroi jete i alkoholizuar sepse i mungonte motivimi per te bere cfaredolloj aktiviteti pa rrokullisur 4 dopje ne mengjes.
    Summertime baby!

  9. #9
    Ferdinand Deda ishte me plot kuptimin e fjales Artist, Talent i Lindur.
    Ishte gjeni i muzikes dhe punoi gjithe jeten per te.

    Jeta private mbetet e tille dhe nuk i takon asnjerit nga ne ta gjykoje.

    Mbetet kontributi dhe vlerat qe ai i dha shoqerise dhe artit shqiptar per te cilat nuk u shperblye kurre.

    Agim, komplimente per vargjet, megjithese mendoj qe Ferdinand Deda meriton shume me teper.

    Muziken e "Gjeneral Gramafonit" nuk e hiqte nga goja.

    Ju pershendes te gjitheve me nje kenge te tij: "Fati yne shprese e marrezi" te kenduar nga Aurela gace.
    E gjeni ketu

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Ka ardhe ai tha nje bashkemoshatar i joni.
    Kush .???
    Ai pra dhe germonte ne kujtesen e tij te ceket, ai..ai...em
    Oh po ai qe i shkruhet emri kur mbaron filmi...(lol)
    Dirigjent Ferdinand Deda??..pyetem
    Po tha ai....
    Ne i dhame nje te qeshure per kujtesen e "tutkunit" qe na tregoi

    Pasditeve e shihnim tek kalonte mes shokeve. Ai dirigjonte biseden . Kush ka pasur rastin ta njohe nga afer do kujtoje se si shoqeronte me levizje here te lehta here energjike fjalen e tij.
    Ishim me pushime ne Theth, ai vend diteve te veres kthehej ne nje qyteze me mbremje romantike deri ne dehje.
    Ate nate ne sallen e lojrave ai kishte marre nje fizarmonike dhe po i binte, disa cifte po vallezonin. Pastaj mori nje valle popullore
    Shoku im Nik' si capken qe ishte mori nje karrige e vendosi perpara dhe filloi te mbante ritmin.
    rak ta ta tata tak raka ta tak, u perhap ritmi i thate nga gishtat e tij mbi karrigen prej kopesatoje.
    Dirigjenti u kthye vetetimthi ngriti doren qe mbante tek bas-si i fizarmonikes me nje levizje ne ajr dirigjoi ritmin duke ia aprovuar te vazhdonte. E cila dore mund te fliste si dora e tij.
    Pasi fizarmonika pushoi ai erdhi tek ne
    Ti merresh me muzike , iu drejtua shokut tim.
    Ky ngriti supet si per ta mohuar kete fakt...
    Maestroja qeshi.. ngriti njeren dore duke prekur me gishtin tregues veshin e tij, donte te thoshte, nuk me genjen veshi mua
    Hajde ketu
    Nik' zuri vend afer tij, te dy bashke filluan perseri tu bien veglave, nje fizarmonike te vjeter dhe karriges prej kompesatoje.
    Gjithsesi mbremjet vazhdonin me bukur se te ishte orkestra me e kompletuar .
    Kur u ndame ai inkurajoi Niken
    Ke nje damar muzike qe te rrjell rrembyeshem, mos e ler te shterret.
    Shoku im tani po nxjerr albumin e trete, ndersa mjeshtri i madh vdiq.
    Se si me eshte krijuar idea se te gjithe te medhenjte vdesin koha pa kohe sec thote Agim Doci ne poezin e tij te mrekullueshme.

    Ky eshte nje kujtim qe e ruaj kur pata fatin te jem krejt afer mjeshtrit te madh, drite paste.
    muzg i heshtur

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovės
    Nga JONI 1 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Eshte e drejte politika e jashtme amerikane?
    Nga njeriu2006 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 16:29
  3. Ushtria Ēlirimtare e Kosovės - UĒK
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 148
    Postimi i Fundit: 12-09-2004, 10:51
  4. Maestro, nje tango!
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 00:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •