Brenda teje
Thone qe eshte nje vend brenda teje
ku frika eshte perendim,
trok kuajsh mbi mendime te lira
ku eshte bukur te humbasesh
ne marramendje te pafajshme gezimi
Thone se eshte nje vend breda teje
ku kthimi eshte mekat
dhe dera e hyrjes njolle kujtimi
ku hamendjet i presim si thonj te keqinj
e lakuriqesin e veshim plot krenari
Thone se eshte nje vend brenda teje
ku mund te fluturosh pa iu trembur rrezimit
e dhembjet ti shnderrosh ne bishtra te panevojshem urish
ku mund te strukesh ne sqetullen e shpirtit
si rrezja e diellit, pas rese ne agim
Thone.........
Me siguri genjejne.
Askush nuk do te kish kerkuar kaq shume.
Krijoni Kontakt