29 Tetor 2003
Anija (Liverpool( 6900 tone miser dhe soje
2 Nentor 2003
Anija (Cleveland( 1100 tone
Produktet e modifikuara godasin rėndė ekonominė shqiptare
Eksportet, turizmi, prodhimi vendas dhe konsumatori do tė goditen rėndė nėse OMGJ-tė hyjnė nė Shqipėri
Bledjana Beqiri
Produketet me organizma tė modifikuar gjenetikisht godasin rėndė ekonominė shqiptare. Fermerėt e vegjėl shqiptarė do tė ndiejnė menjėherė presionin e madh tė kėtyre produkteve, qė zakonisht ofrohen me njė ēmim mė tė ulėt, duke rrėnuar njė pjesė tė madhe tė tyre pohon pėr gazetėn Shekulli drejtori i Shoqatės sė Bujqėsisė Organike, Lavdosh Ferruni. Sipas tij, nėse produktet me organizma tė modifikuar gjenetikisht (OMGJ) do tė futeshin gjerėsisht nė tregun shqiptar, eksportet do tė reduktoheshin ndjeshėm, duke marrė parasysh refuzimin e konsumatorit europian pėr prodhime tė modifikuara gjenetikisht, turizmi do tė pėsonte goditje si rrjedhojė e faktit qė turisti europian nuk do tė donte tė konsumonte ushqime qė pėr tė janė tė dyshimta. Nga ana tjetėr, sqaron Ferruni, edhe biznesi shqiptar nuk do tė ndihej komod me vetė konsumatorin shqiptar, i cili ėshtė mėsuar me shijen e prodhimeve vendase, por edhe thjesht si pasqyrim i ndjeshmėrisė sė konsumatorit europian. Kjo do tė sjellė qė edhe konsumatori shqiptar tė refuzojė ushqimet e modifikuara gjenetikisht qė do tė tregtohen nė tregun shqiptar. Studimet e fundit shkencore evidentojnė se OMGJ-tė janė tė dėmshme pėr ambientin dhe dyshuese pėr shėndetin e njeriut, dhe si tė tilla nuk ka tė ngjare qė tė jenė faktor zhvillimi sė paku nė terrenin shqiptar, -shprehet Ferruni. Ai dhe njė grup prej rreth 50 specialistėsh, si dhe shoqatat e ambientit dhe lėvizja Mjaft kundėrshtojnė rėndė futjen e produkteve me organizma tė modifikuar gjenetikisht, tė cilat nuk janė vėrtetuar plotėsisht pėr efektet negative qė mund tė japin nė shėndetin e njeriut apo nė ambient. Pėr kėtė arsye, ky grup specialistėsh dhe qytetarėsh kėrkon qė kėto produkte tė mos futen, por edhe nėse futen, konsumatori ka tė drejtė qė tė informohet pėr produktet qė konsumon. Por, Ferruni sqaron se Shqipėria nuk ka nevojė pėr produkte me organizma tė modifikuar gjenetikisht, sepse dėmton prodhimin organik qė ka vendi ynė, frenon eksportet dhe turizmin, si dhe kėto produkte janė tė papranueshme nga konsumatorė tė vendit dhe tė huaj. Njė sektor me dinamik zhvillimi, si bujqėsia dhe blegtoria shqiptare, nuk ka pse tė trazohet me produkteve me OMGJ, pasi mund tė kthehet nė tė kundėrtėn e vet, -sqaron Ferruni. Pėr mė tepėr, ai pohon se, kjo ndihmė prej 16 mijė ton misėr dhe sojė janė me OMGJ, tė cilat mbartin njė sėrė faktorėsh kufizues nė raportet tregtare me Bashkimin Europian. Sipas Ferrunit, duket qartė se ekonomia shqiptare humbet nga futja e OMGJ-ve, por ato qė pėrfitojnė janė kompanitė prodhuese tė kėtyre prodhimeve. Ai sqaron se ekonomia shqiptare pėrgjithėsisht ka ritme tė larta rritjeje, sektori blegtoral ėshtė njė nga sektorėt qė ka pasur dinamizėm tė madh dhe qė nuk ka pasur ulje as nė krizėn e madhe ekonomike tė vitit 1990-1992. Kėshtu, sipas Lavdosh Ferrunit, statistikat e Ministrisė sė Bujqėsisė tė vitit 1992 tregojnė se sektori i blegtorisė ėshtė mė dinamiku dhe investimet janė rritur disa herė brenda 1 viti, produktet blegtorale kanė njė rritje shumė mė tė lartė se shumė sektorė tė tjerė.
Xhuveli:
Ministria e Mjedisit reagon kundėr apelit tė hedhur dy ditė mė parė pėr moslejimin e hyrjes sė produkteve gjenetikisht tė modifikueshme. Pėr ardhjen nė vendin tonė tė njė sasie misėr dhe soje nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat mendohet se janė gjenetikisht tė modifikuara, Ministria e Mjedisit nuk ka ndonjė njoftim zyrtar, -pohojnė burime zyrtare pranė kėsaj ministrie. Por, shoqatat e bujqėsisė dhe ambientit si dhe lėvizja Mjaft dy ditė mė parė ėshtė shprehur se: hapi i parė i rrezikut tė ndotjes gjenetike ėshtė hedhur me lejimin dhe pranimin e 16 mijė ton misėr dhe sojė tė modifikuar gjenetikisht, qė synohet tė mbėshtetet edhe me ligjin e mirėpritur nga Ministria e Mjedisit ose thjesht e ministrit tė Mjedisit. Ministria e Mjedisit nė deklaratėn e saj pėr shtyp sqaron se nėpėrmjet projektligjit Pėr mbrojtjen e biodiversitetit ajo mbron vlerat e larmisė biologjike tė vendit, ku nė njė kapitull tė veēantė tė kėtij projektligji parashikohen edhe rregullat pėr lėvizjen e import-eksporteve tė produkteve me organizma tė modifikuar gjenetikisht. Por, Ministria e Mjedisit nuk harron tė citojė nė deklaratėn e saj se Bashkimi Europian, i cili ka ndaluar hyrjen e OMGJ-ve, sipas legjislacionit ekzistues tė kėtyre vendeve ėshtė autorizuar hedhja nė treg e 18 produkteve gjenetikisht tė modifikuar. Direktiva e Bashkimit Europian nė lidhje me OMGJ-tė lejon lėvizjen dhe futjen nė treg tė kėtyre produkteve, por nga ana tjetėr rregullon procesin e aprovimit hap pas hapi, nė bazė tė vlerėsimit tė impaktit pėr shėndetin e njeriut dhe ndikimit nė mjedis rast pa rasti, pėrpara se kėto produkte tė hyjnė nė treg ose tė hyjnė nė mjedisin natyror, -pohojnė burime zyrtare pranė Ministrisė sė Mjedisit. Kjo ministri nuk del hapur pėr tė deklaruar se ėshtė pro hyrjes sė OMGJ-ve nė vendin tonė, por nuk harron tė citojė se Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės Botėrore tė Tregtisė, detyrimet e sė cilės nuk parashikojnė ndalimin e organizmave tė modifikuar gjenetikisht nė vendin tonė.
22/10/2003
KATEGORIA: Ekonomi
Ruaj Lidhjet