Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anėtarėsuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869
    Po kur jemi ne forum Estella

    mirese te gjej,
    huggos
    detyra ime ėshtė qė me gjithė fuqinė time t'i shėrbej kėtij brezi; duke bėrė kėshtu, njėkohėsisht, kam dhėnė kontributin tim mė tė mirė edhe pė brezin e ardhshėm... - george mueller

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ne forum gjithcka varet nga fjalet dhe menyra e ndertimit te fjalise, mendoj. Megjithate edhe ne boten virtuaale mund te shprehim dicka nepermjet fytyrave te ndryshme dhe zgjedhjeve te fjaleve.

    I pershendetur qofsh gjithenje huggos.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Ah po, meqe po flasim edhe per komunikimin virtual, kete tonin, ne chat e ne forume... une e kam ca te veshtire, jo se nuk i kuptoj po me duhet te mendoj me shume per te kuptuar cfare vertete do bashkebiseduesi te thote.... Ndodh madje me raste edhe te keqkuptohesh, te kuptosh ate cka ai/ajo thote tjeter per tjeter....
    por gjithesesi eshte nje fare komunikimi edhe ky, i cili na zgjon dhe zhvillon perceptore te tjere qe ne llojet e tjera te komunikimit nuk marrin pjese.
    see ya
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2003
    Postime
    9

    Smile

    Pershendetje te gjitheve!

    Nje teme me te vertete interesante.

    Njerezit besojne me shume ne komunikimin non verbal sa sa ate verbal. Por ka raste qe ne komunikojme nje shenje te cilen nuk donim ta komunikonim dhe pikerisht aty lindin keqkuptimet.

    Komunikimi non verbal krijon gjithmone pershtypjen e pare te nje njeri.
    Shume here ne kur takojme nje njeri per here te pare, perpara se ta njohim e gjykojme per menyren e te veshurit per paraqitjen dhe per menyren e te ecurit etc...

    Te studiosh komunikacion ne pergjithesi per mendimit tim eshte shume ndihmuese ne cdo lloj profesioni.

    Ju pershendes non verbaly
    "wHat`s that noise?":^pupthi6

  5. #15
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Estella
    Po nga i gjete ato perqindjet moj aman ?! Vetem 7% ka rendesi se c'thuhet?

    Mina
    S'jam dakord me ty kur thua qe " ne shqiptaret e zoterojme shume mire edhe kete gjuhe (gjuhen e syve)".Per mendimin tim ne shqiptaret jo pak hare e kemi veshtrimin ca te rende...

    Une do ta minimizoja njecike rendesine qe i jepet kesaj gjuhe trupi aq me teper kur flitet per persona te panjohur qe fillon t'i gjykosh nga kravata ,apo menyra e te ecurit apo se di cfare.Nuk mendoj se edhe mes dy personave qe njihen mire me njeri tjetrin mund te transmetohet aq shume
    Nuk e di ,por ndersa po shkruaj kete post kam parasysh fytyren idiote te ndonjerit qe shkon vetem ne disko hedh sa andej-ketej veshtrime qejfliu
    ...niente che amassi di piu'...

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Jeans_Boy,
    Ki parasysh se kur sjell ne forum numura dhe perqindje gjithnje i kam marre nga nje burrim i forte. E para jam duke punuar per "masters" ne komunikim me konkretishit ate te biznesit dhe e dyta jap mesim/lekisione nje klase ne jave pikerisht per kete ceshtje. Literatura e perdorur gjate shpjegimt nuk eshte si ajo e leksioneve ne shqiperi por eksperte qe kane studuar komunikimin me vite i dashur, nga ata qe kane eksperimentuar per kohe te tera. Po qe se do te skenoj nje faqe te librave te shumete me te cilet punoj, dhe nga te cilet "mesoj" (te tjeret).

    Qe ti pembahemi ceshtjes dhe temes ne fjale. Statistikat qe jane sjelle me lart aplikohem vetem kur jeni duke folur me nje person balle-per-balle.
    Ne komunikojme nepermjet 4 menyra me nje person tjeter. Te shprehurit/folurit, degjuarit, shkruarit dhe fundimisht te lexuarit.
    Kur jeni duke biseduar me dike dhe jeni prezent atehere personi/personat prezente i perkushtojne me shume vemendje gjuhes te trupit.
    Kur lexojme dicka jemi duke komunikuar me autorin dhe autori me ne, e njejta gje edhe kur i shkruajme nje mesazh dikujt tjeter. Ketu ka pothuajse 60% rendesi perzgjedhja e fjaleve dhe 40% formimi i fjalise ose shprehjes.
    Kur degjojme 100% e kane veshte lol
    P.S Gjino fiqte Gjino.

  7. #17
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565

    Cilen gjuhe besoni me shume?

    Lexova pak a shume te gjitha komentet dhe me pelqeu biseda.

    Cilen gjuhe besoni me shume? Te foluren apo te pafoluren?
    Me cilen menyre eshte me lehte per te genjyer?
    Edi

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-02-2003
    Postime
    9

    Smile

    Pershendetje!

    Per mendimin tim me e besueshme eshte gjuha e pafolur. Dhe po te duash te genjesh vetem po e interpretove do te jete e besueshme ose per ndryshe njerezit nuk i besojne lehte fjalet.

    Diku ne nje liber kam lexuar se sistemi i drejtesise bazohet ne besueshmerine e nje personi. Dhe gjithkush e krijon besueshmerine nga menyra e te shprehurit te personit tjeter.
    Me fjale te tjera nga Shprehjet e fytyres nga Levizjet e trupit dhe nga toni i zerit fjalet ngelen te fundit.

    Gjithashtu do doja mendimin tuaj Nese e vlersoni komunikimin Non verbal ne nje interviste pune?

    Ju pershendes te gjitheve BlueLife!
    "wHat`s that noise?":^pupthi6

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Une zakonisht besoj komunikimin e trupit se eshte shume i rendesishem per mua. Me ane te tij e kam fare te lehte te lexoj nje person sikurse jam duke lexuar nje liber.

    Ble per sa i perket komunikimit "nonverbal" eshte shume i rendesishem gjate procesit te ntervistes, dhe pikerisht kjo eshte dega te cilen une e preferoj dhe jap leksione. Kur shkoni ne nje interviste paraqitja e jashtme flet shume per ju. Personi qe ju merr ne intervise merr vendimin nese do tju intervistoje perseri vetem ne 5 minutat e para te bisedes me ju. Nese nje student hyn ne klasen time nga syte dhe menyra e te shprehurit te tyre vete tregon se nesa ata kan studjuar apo jo. Nese jane pergatitur apo jo, dhe i njejti proces zgjat edhe gjate nje interviste apo qofte edhe nje bisede te thjeshte kur njihesh me nje njeri per here te pare. Ka edhe nga ata qe e fshehin mire te verteten me anen e gjuhes jo shprehese si puna ime. (Kur dua) Eshte e veshtire te me lexosh te lexosh nje ekspert ne kete fushe sepse mund tju zhgenjeje ne cdo cast dhe pikerisht ketu duhet ti besosh dhe ti perkushtosh rendesi fjaleve te folura dhe menyra e te shprehurit me goje.

  10. #20
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Pikerisht ketu doja te dilja Estella

    Shume njerez genjejne ne gjuhen e folur por jane te rralle ata qe mund te genjejne me gjuhen e trupit dhe jane akoma me te rralle ata qe mund te sinkronizojne te dyja bashke. Kjo eshte per arsye se shume njerez nuk e njohin gjuhen e trupit. Ata mund te dergojne mesazhe qe nje ekspert si Estella mund ti lexoje por keto mesazhe dergohen pa vetedijen e tyre. Jane mesazhe qe zakonisht shktaktohen nga ndjenjat e personit ne ate cast. Ne nje klase per te folurit ne publik (para klases, mitingut, koncertit etj) pata mundesine te shikoja reagimin e te gjithe studenteve dhe shumellojshmerine e gjuhes se trupit. Ndjenja ishte e njejte per te gjithe studentet, te gjithe ishin nen stres nga frika dhe pasiguria qe kishin per te folur para klases por gjuha e trupit ishte pothuajse e ndryshme per te gjithe. Disa flisnin ngadale, disa kruanin koken, disa rregullonin rrobat, disa leviznin para mbrapa, disa tundin koken, te tjere skuqeshin ne fytyre, disa luanin me gishtat ... etj. Pra gjuha e trupit eshte e nderlidhur me ndjenjat e personit dhe jo te gjithe flasin te njejten gjuhe.

    Studenti qe nuk ka mesuar ndihet ne faj dhe ul koken, ose shmang kontaktin me syte e mesueses. Ai qe ka mesuar eshte i gezuar dhe se ka problem te shikoje mesuesen ne sy. Shenja te tilla dhe plot te tjera i tregojne Estelles per studentet e saj.

    Ka dhe studente qe nuk kane mesuar por nuk ndihen ne faj. Ne kete rast ai student nuk do jepte asnje shenje me anen e trupit. Perkundrazi ai mund te jete i gezuar dhe gjuha e trupit te tij mund te genjeje Estellen qe te besoje se ai student ka mesuar.

    Gjuha e folur na lejon te shprehim ato qe mendojme ndersa gjuha e trupit na lejon te shprehim ato qe ndjejme. Gjuha e folur mund te permbaje shume genjeshtra por eshte universale dhe fjalet kane vetem nje kuptim ndersa gjuha e trupit mund te kete shume pak ose asnje genjeshter por eshte shume e veshtire per te kuptuar. Pra nuk mund te quash asnje te sakte. Kombinimi i te dyja gjuheve eshte komunikimi me i plote
    Edi

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrfundon ekspertiza e trupit tė 7-vjeēares nga Shtimja
    Nga AdmiraL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-10-2006, 08:22
  2. Transformoni trupit e vjetėr, me njė tė ri!
    Nga Davius nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 23:55
  3. Produktet e trupit (profesionale)
    Nga Mina nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 11:42
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-06-2005, 10:11
  5. Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-02-2004, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •