Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7

    Ku eshte (jane) problemi (problemet)

    Keto dite, mesova nga nje kolege e punes, se si kishte reaguar nje nxenes (i aferm i saj) i shkolles fillore duke degjuar mesimet e historise nga mesimedhenesi i vet.Eshte interesant se ate gje e kam deklaruar edhe une shpesh po me erdhi nje vertetim i mire nga nje femije,i cili nxorri nje fakt shume interesant qe ne te medhenjet nuk duam ta pranojme asesi.

    Nejse,ky nxenesi degjonte se si shqiptaret kishin qene te roberuar nga filan Perandoria,pastaj kur ishte shkaterruar ajo se vendin e saj e kishte zene nje tjeter,pastaj na kishte roberuar nje shtet fqinj,pastaj nje poupull barbar,se si shqiptaret ishin terhequr nga ai territor,se si ishin masakruar... duke ardhur deri te ngjarjet me te reja ne Kosove.

    A e dini si kishte reaguar ky nxenes (femije) i zgjuar:

    "NE PASKEM QENE QYQARE"

    Ky eshte nje nga problemet kryesore, me te cilin ne duhet te ballafaqohemi. Sepse mos te ishim QYQARE, nuk do t'i kishim punet si kemi sot.

    Une ketu sa per fillim te kesaj teme te re po nenvizoj edhe disa probleme tjera:

    1. Genjeshtarat e medha historike qe ia bejme vetes,

    2. Tejzmadhimi i ngjarjeve historike, qe ne fakt kane qene epizodeza te vockla gati te parendesishme,

    3. "Trimeria" e Shqiptarit (ne fakt QYQARELLEKU),

    4. Krijimi i miteve rreth personaliteteve, shumica prej te cileve kane qene njerez mesatare ose nen mesatare, e besa shpesh kane luftuar per interesa personale e jo kombetare (sic mesojme ne).............................................

    Mund te radhisja ketu edhe me dhjetra probleme,ceshtje e fakte por keto 5 (pese) mjaftojne sa per fillim.

    Une u beje thirrje te gjithe shqiptareve qe te lirohen nga genjeshtrat,perrallat historike,mitomania,lavderimi i vetes.Te ndalemi pak te shohim se ku jemi.Dhe nese nuk mund ta kuptojme se ku jemi se paku mund te perpiqemi te kuptojme se si na shikojne,kuptojne,perceptojne e vleresojne te tjeret.

    Sa per fillim kaq.

    Ju ftoj te gjitheve qe te gjejme shkaqet e problemeve e jo te mirremi me pasojat, sic kemi bere gjithenje.vetem eliminimi i shkakut zgjedh problemin.Eliminimi i pasojave vetem mbulon problemin per nje kohe te shkurter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ahmetajs : 19-06-2002 mė 12:53

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Mbeshtes ne perqindjen me te madhe gjithcka shkruar me siper.
    Te dish kush je duke u krahasuar me boten perreth eshte nje element i rendesishem per te kuptuar se ku do shkosh.
    Krijimi i miteve dhe heroikave tek shqiptaret nuk eshte vecanti. Cdo popull ka nevoje per heronj dhe mite. Ato jane pjese e jetes dhe ndihmojne ne rritjen e entuziazmit pa te cilin veshtire te so kete perparim.
    Cdo kohe ka heronjte e vet dhe nxjerrja ne pah e tyre do e ndihmonte shoqerine me teper.
    Po te konsiderosh heronj skafistet, spacatoret apo pimpet fundi do jete i zi.
    Po te ngrihet kult heroik per artiste, sportiste etj atehere do kete frymemarrje jeta.
    Jeta dhe dashuria shkojne bashke njelloj sic shkojne bashke vdekja me urrejtjen.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Po te ishim aq qyqare sa mendoni ju me siper, nuk do te ishim ende gjalle, e nuk do te flisnim e shkruanim shqip, nuk do te clironim Kosoven, nuk do ti jepnim qyteterimit kaq shume nga ju vend kaq i vogel.

    Ata qe mendojne se ne jemi "Qyqare" jane ata qe nuk e kane mare ndonjehere mundimin te njohin historine tone kombetare me imtesi, te njohin eliten e atij kombi, sakrificat e patrioteve dhe nacionalisteve shqiptare ne cdo epoke e nen cdo sundim.

    Une mendoj se ata njerez qe mendojne si me lart, jane njerez qe nuk kane cfare ti japin ceshtjes sone kombetare pervec pesimizmit dhe fjaleve te tyre dekonspiruese. Shqiperia ka nevoje per gjak te ri dhe inisiativa konkrete per te sjelle ndryshim per mire. Kjo eshte pergjegjesia dhe detyrimi i te gjithe atyre qe e kane per nder ta quajne veten shqiptar. Pak rendesi ka nese ne jeten e tyre do te arrijne te sjellin ndryshim apo jo, e rendesishme eshte qe ata nuk zgjodhen ti bejne bisht pergjegjesive te tyre kombetare, me klishete e kohes se gjoja "nuk behet Shqiperia" apo "Shqiptaret jane qyqare".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    shqipe e qyqe jane krejt te ndryshme

    ...sikur shqiptaret te kishin qene apo te jene 'qyqare', mesiguri do ta kishin edhe etninomin - 'qyqar', e toponomin - 'Qyqeria'. Kete e them me plot besim, sepse kemi etninome te disa popujve perrreth, qe jane shume te ulta dhe mu ne ato vese e karaktere, jane bazuar edhe bota dhe sot i kane poato etninome e toponome...tash, nuk eshte mire t'i cekim ketu...serv, grk, rom, gal, turk, pers, hrv...e dini ju dikush cfare domethenie kane keto rrenje emrash?

    Nuk e dij, cfare deshti te thote filluesi i temes me shprehjen: 'eliminimi i pasojave vetem mbulon problemin per nje kohe e shkurter'? Ky si nje definicion udherrefyes, eshte kunderthenes, sepse, po te eliminohen pasojat, problemi zgjidhet
    e nuk mbulohet. Apo, ai tjetri: 'te dijsh kush je duke u krahasuar me boten perrreth eshte nje element i rendesishem...' dhe ' po te ngritet kult heroik per sportiste, do te kete frymemarrje jeta' (?) Keto jane mendime qe nuk na pekasin neve! Pikerisht shqiptaret kane mitet e tyre, heronjte e tyre edhe iu kane marre tjeret deri tej Lekes se Madh...kurse tjeret perreth ende mbajne e rikrijojne perdite mite te te huajve, qe as nuk u perkasin etnogjenetikisht...

    Shqiptari nuk eshte aspak qyqar, por, duhet kohe te kuptoj se politika eshte mashtrim qe e gjuan sa ne te djathte e sa ne te majte dhe harron Trupin e Atdheut - e ne vend se gjymetyret ta mbrojne trupin - ato politizohen dhe e shkaterrojne!
    Perderisa te kuptohet me rruze, e nese don me fjale, se politika eshte uji dhe kombi eshte zalli - njeriu mund ta nenvleftesoj edhe vetveten dhe mbjelle frige edhe ne turmat e popullit.

    E keqja, qendron se, po ta kishin perdore shqiptaret, luften politike te dreqit - me te huajt, ashtu sikur e perdoren nderveti
    dhe po te kishin qene trima me te huajt, ashtu sikur jane nderveti
    - asnje armik nuk do te pushtonte tokat shqiptare! T' thohet nje x shqiptari, se eshte kokederri, duke ia verejte veprimet e tij - mund te jete e vertete dhe x shqiptari po kryen veprime te huaja ne dem te ceshtjes kombetare - mund te pranohet, duke i pare veprimet e tij - kurse, te thohet ne pergjithesi - shqiptari eshte 'qyqar' - as armiqve nuk iu mbushet mendja... Historikisht dihet - Lufta ne mes dardaneve e makedhoneve e epiroteve e ilireve...ne mesveti, formoi bazen per ardhjen e barbareve me zjarr, nga te dy anet e udhes diellore! Shprehja 'divita et impera'(percaj e sundo), zuri rrenje te thella nder shqiptaret derisotekesajdite! Gati ne te shumten e rasteve, prijesat e kane marre ne qafe kete popull tonin, jo pse ishte qyqe! Qysh kemi pase shkollime me direktiva te huaja - te ndare ne tri fee, ne pese shtete, e vetmja rrenje illire e paasimiluar ne atdheun e shqiptareve ballkanik - sot mire qe dijme t'i thurim dy fjali, po edhe ato dy fjali dikush, qe edhe ka kryer edhe ndonje shkollim, nuk po din t'i thuri drejte, sepse dikush don vet ta mbaje shkrimin e vulen (vet shkruaj e vet vulos) e nuk din t'i thuri dy fjali pa gabime!

    Ta thuash ne tjeter menyre, se shqiptaret jane 'qyqar', per t'i nxite, sikurse eshte ajo thenia, se t'i thuash shqiptarit nuk guxon, se je qyqe e qyqar - ai kcen nga aeroplani pa parashute, ajo eshte tjeter... Secili shqiptar, ka te drejte t'i qet ne pah te metat e veta personale, qyqare, sepse ne pergjithesi te luhet me emrin shqiptar, qe iu takon 7 a 17 milioneve ne bote - duhet t'ia vesh gishtin kokes fort, me dy gishta apo me dy grushtat e tu!

    E keqja qendron, se dikush te thote: qe dollari dhe hajde mbas meje (pa dijte kurrfare njohurishe kompetente), - ne vend se te thote: qe baclok dollari, une e kam dollarin e ti e ke diturine, prije para e te ndjeku ne aksion!

    - Kujtoni nje rrefim real te atyre qe kane vene gisht me lasps 'bojali' per nenshkrime zyrtare: Ramadan Shabani e Vesel Shabani i Obrijes - Kosove - vllazer. Ramadani pleqnar i Pakonise
    njeri shume i mencur, e Veseli i vllai, tramak - tregon trimerite e veta, para burrave deri ne kulm. Oda e pyeti Ramadanin: po ti a ke vra ndokend ne jeten tende? Ramadani iu pergjegj: po e kam vra nje magjup! Po pse magjupin? Sepse ai magjupi ma ka pase rreh, kete vllaun tim 'trim' Veselin!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 20-06-2002 mė 06:19

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7

    Aman a s'ma thot dikush ku jane problemet atehere!!!!????

    E kam ditur se do te kem keso lloj reagimesh, do te thosha te pamenduara mire.

    E po mire, ta zeme se po pajtohem me shumicen se ne jemi TRIMA, TE ZOTE, TE AFTE, TE SHKATHTE, TE PERGJEGJSHEM, TE NDERGJEGJSHEM, TE NDERSHEM, PUNETORE, TE ARSYESHEM.....

    KU QENDRON PROBLEMI ATEHERE, QE NUK PAME NJE DITE TE BARDHE ME GJITHE KETO VETI SUPERPOZITIVE QE KEMI. A NUK ESHTE KJO (KETO) KUNDERTHENIA ME E MADHE, QE NA E HENGRI SHPIRTIN ME MIJERA VJET.

    Te gjitha keto veti te mira i kemi e rezultate askund.

    Po te mos ishim qyqare, nuk do te lejonim qe dy IDIOTE ta shkaterrojne Shqiperine ne menyre ciklike, here njeri e here tjetri, ne kete 12-13 vitet fundit.

    Po te ishim te menqur, se paku to te bojkotonim zgjedhjet, per t'u treguar te dyve se nuk ju duam.

    Ky shembull njeherepernjehere mjafton. eshte nga historia me e re dhe te gjithe jemi deshmitare te saj.

    Edhe ne fund ju lutem mos me analizoni mua. Une nuk jam teme ketu. Mundohuni t'i identifikoni problemet e jo pasojat si rrjedhoje te problemeve.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete

    Populli

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ahmetaj e company, nese une po te ulesha te te shkruaja mbi ate qe ti kerkon, problemet, do te duheshin dite te mbaroja se shkruajturi, dhe ne fund, pasi ti ti kishe te lexuar perseri do te shpreheshe ashtu sic shprehesh me lart. Problemi nuk jane "PROBLEMET", problemi eshte syri qe i sheh ti dhe une problemet. Per ty shqiptaret jane "QYQARE" per mua Shqiptaret jane ne rrugen e bashkimit ne nje shtet e nje komb.

    Ti e shikon te udhes qe ti quash shqiptaret qyqare dhe "dhi e krimbur", une e shoh te udhes qe te bej aq sa kam une ne dore te bej, per te sjelle nje ndryshim sado te vogel per mire. Jane dy kendveshtrime krejt te kunderta qe vine nga dy mentalitete dhe BREZA te ndryshem. Nga njerez qe i etiketojne shqiptaret qyqare une nuk kam cfare te mesoj, vetem sa me motivojne me shume per te bere dicka per ate vend si shqiptar.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Cfare duan shqiptaret

    Deshira jote Albo per te bere per shqiperine dhe shqiptaret eshte me shume se per t'u pershendetur.

    Edhe une si shume te tjere kam folur e kam bere aq sa kam pasur mundesi per ta.

    Ajo qe kam kuptuar une eshte se shqiptaret nuk e dine se cfare duan. Mire e thua se kendveshtrimet jane te ndryshme. Dhe e them se ata shqiptare qe kane kendveshtrimin tend jane shume pak. Po te kishin shumica kendveshtrimin tend nuk do ishte shqiperia ne gjendjen qe eshte sot.

    Gjendja e sotme e shqiperise dhe e shqiptareve ne te eshte pasoje e pa aftesise se shqiptareve per te gjetur njerezit e duhur dhe t'u shkojne atyre nga prapa.

    Ky eshte dhe shkaku kryesor qe nje pjese e mire e atyre si puna jote ia kane mbathur nga ai vend, megjithate u vjen keq dhe perpiqen t'i ndihmojne.

    Kam pershtypjen se shumica e shqiptareve jo vetem qe nuk e kuptojne ndihmen qe do t'i japesh ti por as qe e duan.

    Dikush ketu thote eja mbledhim para per shkollat.

    Une them eja e provojme per te kushedi saten here, se nje shkolle qe e pajisen tre here te huajt me mjete dhe orendi e vodhen dhe e shkaterruan po aq here shqiptaret.
    Xhamat e shkolles fillore te mbeses time nuk i gjeje asnjehere te pa thyera.

    Shpejtesia me te cilen vete nxenesit i thyejne xhamat eshte me e madhe se ajo e shtetit qe baballaret e tyre kane bere per t'i vendosur xhamat

    Se ka mbi 20 vjet qe qeverite dhe te huajt kane vene lloj lloj koshash plehrash ne Tirane dhe te gjitha heret i kane shkaterruar vandalet.

    Gjendja eshte e mjere po nuk eshte pa shprese. Perderisa ka jete do kete shprese per jete me te mire. Vuajtje ka vdekje ska.

    Shkalla e zgjebosjes tek dhia e permendur nga mua eshte relative.

    Shqiptari eshte me i zgjebosuri ne Europe por me pak i zgjebosur se Bangladeshi apo skutat e afrikes.

    Megjithese mund te ngrihet ndonje bangladeshas e te thote se eshte me pak i zgjebosur se shqiptaret.

    Cfare duhet te them une kur lexoj ne gazeta se vetem ne burgjet e Barit jane afro 500 te rinj vlonjate.

    Me del se po te kete po aq nga Shkodra, Tirana, Elbasani etj
    numri behet i frikshem. Dhe kupto te rinj.

    Mendo se ata jane kapur po sa gjera kane bere keta 500 dhe nuk jane kapur. Se nuk kapesh menjehere. Po te mendosh se secili prej tyre ka kryer vetem 3 keqberje del se vetem nga te rinj vlonjate ne Bari jane bere 1500 keqberje.

    Pra banoret e zones se Barit kane pesuar te pakten 1500 keqberje nga vlonjatet.

    Prandaj kur te pastrohen ata nga zgjebja (skafistet, spacatoret, maskat dhe pimpet) do kesh mundesi te flasesh per burra dheu e trima te cartun.

    Une nuk e besoj se ti mendon se shqiptari nuk eshte me i zgjebosuri ne evrope.

    Dhe aq me teper nuk mendoj se ti ke bindjen se shqiptari eshte fanar ndricues ne brigjet e adriatikut

    Ti mund te thuash se pimpet, skafistet dhe maskat nuk jane shqiperia dhe nuk perfaqesojne shqiperine.

    Eshte e vertete se ata nuk jane shqiperia, por edhe ata si shqiptare perfaqesojne nga ana e tyre shqiperine ashtu sic mundohesh edhe ti per t'a perfaqesuar.

    Dhe juridikisht Shqiperine e perfaqesojne Nano dhe Berisha qe kane 12 vjet qe e kane djegur dhe plackitur sa kane dashur dhe e kane katandisur ne ate gjendje.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Baobab, si cdo gje tjeter ne jete, edhe kjo ceshtje eshte me mbajtje krahesh dhe qendrimi. Me ate sy qe i shoh une gjerat dy jane mundesite:

    Ose do te vrasesh shpresen e do te perseritesh fjale "Shqiptaret jane qyqare", ose do ti hapesh syte para realitetit te shpifur shqiptar dhe do te besh dicka per te sjelle ndryshim.

    Secili ben perzgjedhjen e tij PERSONALE dhe perzgjedhja ime nuk u ndikua nga fakti se ka 1 milion apo asnje shqiptar qe mendon si une. Une bej ate qe e ndjej si detyrim te bej si shqiptar, kuptohet brenda mundesive te mia.

    Hallet nuk qahen me fjale, por kerkojne zgjidhje dhe asnjehere mos harroni se: 'ROMA NUK U NDERTUAR PER NJE NATE!". Me kete dua te them qe jetegjatesia ime apo juaj nuk eshte asgje krahasuar me jetegjatesine e nje kombi te lashte si ai shqiptar qe ka pare madheshtine dhe turpin ne epoka te ndryshme.

    Gjithe te mirat !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Te jap shume te drejte ne shume aspekte. Edhe une si ti jam optimist nga natyra.

    Jeta me ka mesuar qe njeriu duhet te shohe drejt te ardhmes, por here pas here te shohe prapa ne te kaluaren, dhe majtas e djathtas se cbejne te tjeret.

    Une nuk pretendoj se shqiptaret do flene sot dhe neser do zgjohen ne parajse.

    Rrugen e kane mjaft te veshtire, por edhe madheshtia ketu do duket.
    Si i thone Sa me i forte armiku aq me e madhe trimeria.

    Kesaj rradhe duket se shqiptaret do maten me veten. Kjo eshte trimeria me e madhe.

    Te mundesh veten. Te ngrihesh mbi vetveten.

    Kur isha ne shqiperi kam qene akoma me kritik, ja gati si ti.

    Kritika qe bej une e ka shkakun tek pretendimi qe kam une per shqiptaret.

    Une i dua ashtu si ti shqiptaret, te jene si prindet e mi, si shoket e mi,

    Prandaj dhe i ysht qe te luftojne krimin e te jetojne jeten me pune, dinjitet, dashuri dhe respekt.

    Menyrat ndryshojne paksa nga njera tjetra, por qellimin e kemi te njejte.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Problemet e femijeve Shqipetar
    Nga MIRLINDA nė forumin Pyetni psikologun
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 10:52
  2. Problemet e ekonomise Shqiperise
    Nga niku-nyc nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-03-2005, 09:26
  3. Jeta dhe problemet e gruas shqiptare
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 05-11-2004, 06:01
  4. Problemet Shoqerore te Shkaktuara nga Mungesa e Mashkulloresise
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2004, 19:27
  5. Masa per problemet e biznesit
    Nga huggos nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •