Me ndihmoni per hotelin-bunker"
Vlore - "Une kam paguar 1 milion dollare, por hoteli ende nuk eshte i imi. Sa kohe gjykatat jane te korruptuara, kurresesi nuk mund ta fitosh te drejten". Biznesmeni Sulo Shehu, i pergjigjet kryeministrit Majko, pas akuzes qe i ben per hotelin bunker ne mes te sheshit te Flamurit. Ne nje vizite ne qytetin e Vlores kryeministri u shpreh se hoteli ben figure te keqe ashtu sic eshte i paperfunduar. Por, sipas Shehut shqetesimi i kryeministrit eshte i rejte, por ai nuk e di te verteten, pse eshte mashtruar nga drejtuesit e pushtetit vendor. Jane vete ata dhe gjyqtaret e korruptuar qe po behen pengese per te perfunduar punimet ne hotelin 11 katesh.
Majko per hotelin bunker
Ne takimin me biznesmenet e Vlores dhe ne prani te drejtuesve te pushtetit vendor Majko u eshte drejtuar biznesmeneve qe u ankuan per shume probleme, se duhet te kembengulnin per ta perfunduar hotelin 11 katesh qe eshte shnderruar ne nje bunker ne Sheshin e Flamurit. Majko shtoi se ai krijon nje pamje te shemtuar ne festen e 90 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise. Askush nuk ka bere ndonje koment per te sqaruar nr.1 te Qeverise. Ka qene pronari i ketij hoteli, Sulo Shehu, qe ka reaguar pasi eshte njohur me shqetesimin e Majkos, nepermjet medias.
Shehu: Hotelin e bleva 1 milion USD, por vazhdoj te endem gjyqeve
Shehu tregon se e ka blere hotelin sipas ligjit, me ankand nga komisioni mbikeqyres. Menjehere ka filluar punimet qe nisen me rrethimin e objektit, por jane pezulluar nga Prefekti. Me tej ai shton se i kane thene se po pushtonte sheshin e Flamurit. "Por, ne ne fakt une kam blere 13 mije metra katrore dhe kam vetem 9 mije metra katrore" thote ai. Me pas nisen gjyqet, qe megjithese kaluan 2 vjet, nuk kane perfunduar ende. Madje Shehu akuzon edhe gjykaten si te korruptuar. E si perfundim Shehu thote se nese shteti e ndihmon per problemin qe ka ai premton se do te beje hotelin me te bukur ne Shqiperi.
Z.Luka
A mund te me tregoje ndonje vlonjat dicka permbi kete Sulo Shehun?
Anton
Krijoni Kontakt