1998-2002, perkeqesohet deficiti tregtar
Tregtia e jashtme ne 4 vitet e fundit ka reflektuar nje deficit tregtar ne rritje nga viti ne vit. Instituti i Statitikes (INSTAT) botoi dje te dhenat mbi ecurine e tregtise se jashtme qe prej vitit 1998 e deri ne vitin 2002, duke e fiksuar tashme se, hendeku qe eshte krijuar ndermjet importit dhe eksportit te mallrave, nga 95 miliarde leke qe ishte ne vitin 1998 ka arritur ne fund te vitit 2002 ne 164 miliarde leke, duke kaluar keshtu te 1.2 miliarde dollaret. Kjo do te thote se shoqeria shqiptare vazhdon te harxhoje shume me teper vlera monetare ne vendet e tjera per blerjen e mallrave te konsumit te perditshem, pa mundur te aktivizoje prodhimin vendas per permbushjen e ketyre nevojave. Nderkohe qe ne kete situate mundesite per eksport jane krejt te vogla dhe te pafuqishme per te perballuar thithjen e flukseve monetare qe harxhohen prej importit te mallrave. Por ne thellimin e deficitit tregtar ne keto vitet e fundit mesohet te kete ndikuar edhe rritja e volumeve te tregtise me jashte. Shifrat tregojne se, volumi tregtar i mallrave me jashte ne vitin 1998 ishte 157 miliarde leke, ndersa ne vitin 2002 ky tregues arriti ne me shume se, 256 miliarde leke. Ne kete sasi gjate vitit 2002 eksportet ishin vetem 46 miliarde leke dhe importet me shume se, 210 miliarde leke. Keshtu raporti import-eksport ne vitin 1998 paraqitej 1 me 4, ndersa ne vitin 2002 ky hendek eshte thelluar duke bere qe 5 njesive importe t'i pergjigjet vetem 1 njesi eksporti. Por edhe eksportet qe raportohen prej statistikave jane ne pjesen me te madhe te tyre rieksporte, me nje fjale mallra qe prodhohen ketu nga sipermarrje te huaja per rieksport dhe qe shfrytezojne vetem krahun e lire te punes. Ajo cka vihet re ne tregtine me vendet te ndryshme gjate periudhes ne fjale eshte nje renie e volumit tregtar me vendet fqinje si Italia, Greqia dhe Maqedonia dhe zhvendosje e tregtise me vende te tilla si: Kina, Bullgaria, Turqia, Gjermania dhe Sllovenia. Masat e qeverise per uljen e deficitit tregtar gjate ketyre viteve pothuajse kane qene inekzistente. Eshte ne plan krijimi i nje agjencie per nxitjen e eksporteve, por ende nuk dihet se kur do te filloje nga funksionimi dhe cili do te jete roli i saj ne permiresimin e bilancit tregtar.
Krijoni Kontakt