E ndava mendjen njėherė e mirė dhe vendosa. Nė sekondė po filloja tė kėrkoja Fatin tim. I veshur si pėr ēdo ditė tė zakonshme, me xhepat mbushur po me tė njėjtat vogėlsira, dola nė rrugė tė madhe. Gumėzhitja e njerzve dhe makinave qė ka bėrė me vite fole nė veshė, me shtyn me turmėn duke harruar se sot e kam pushim, nuk po shkoj nė punė por kam dalė pėr tė kėrkuar Fatin. Ndal hapat e instiktivisht, ngre kokėn lart me mendimin se ku tjetėr veēse lart do jetė Fati im. E meqė ndodhem nė Tiranė filloj e thėrras O Fate, o Fate.
Ha mre ēdo? mė pėrgjigjet njė kokė burri bustin e tė cilit nuk e shikoja dot prej poshtė.
Fati je ti e pyes sa pėr kot se e marr me mend qė ai ka pėr tė qėnė.
Po, Fate, Fati si tdush, si a puna?
Unė vėrtet qė vendosa tė kėrkoja Fatin, por nuk kisha menduar asnjėherė ēdo bėja kur ta takoja, ndaj pėr tė fituar kohė e ftova po pate kohė, a nuk zbret poshtė se mė duhesh?
Si jo me, ma kthen Fatja gjithė ditėn e perėndisė.
Duke pritur Faten, vura re njė alamet femre atje lart qė mbasi mbaroi biseda jonė vari turinjtė e u zhduk. Kur u shfaq Fatja, me kokė akoma nga e zhdukura pyes kush ishte ajo turivarura atje.
Fatmira ma kthen Fatja sbo pėr ty, shkon me ato qė kan pare, dhe duke mė dhėnė dorėn vazhdon pa hė, si mun tė nimoj?
Puh thashė me vete se pėrsėri smendova gjė, e gjoja i shpenguar i pėrgjigjem Hiē mo, ja me u sjellė vėrdallė, ditė e bukur, kohė e bukur, shohim dy gjėra, kėmbejmė dy fjalė.
Hip mė thotė Fatja e prej asaj minute u rehatova mirė e bukur, e lėshova komplet veten nė duart e Fates. Lashė erėn tė mė rrihte, dėgjoja muzikėn qė kishte Fatja pėr zemėr, e as nuk e prishja terezinė kur ndėrsa mendoja se do shkonim majtas Fatja, Fati im mė ēonte nė tė kundėrt. Kėtu mė lindi dyshimi se patjetėr duhet tė ishte dikush mbi Faten qė e shkruante Fatin qė ndiqte Fatja. E bluajta me nge nė kokė dhe i lėshova Fates qė fluturonte njė pyetje qė e gjeti komplet gafil e mėnd na pėrmbysi Dua tė mė ēosh tek Fati ai mė lart se ti, ai qė shkruan Fatin tim.
Tek Fati e, e njef ti shefin. Mė pyet Fatja me sy tė shqyer.
Jo nuk e njoh, i them i ēuditur se dhe ai tjetri e paska emrin Fat, por kam gjėra me rėndėsi pėr ti thėnė.
Pash zotin, pash zotin, a janė tmira, a si shko vetė, bashkė as jena pa as jena taku.
Mblidh veten Fate i them, pėr ty kam vetėm fjalė tė mira, ose po deshe nuk po tregoj qė kam qėnė me ty.
Fates i ndroi ēehrja pėr mirė mė qafsh, kam dy kalamaj pėr tė rritur, thuaj ndonjė fjalė tė mirė. Mendova dy kalamajtė e mi e mendimi se pėrsėri Fati i kalamajve tė mi do ishte nė dorė tė kalamajve tė Fatit, mė uli vetullat, le mos humbim mė kohė Fate, shkojmė.
Fati, shefi i Fates na priste me cigare nė gojė e vetulla ulur si retė me shi nė Dajt. Poqėm duart, e ai mė mori mėnjanė duke mė thėnė vetėm Po tė dėgjoj. U topita njė sekondė se isha unė ai qė duhet tė pyesja Fatin qė shkruante Fatin tim dhe jo e kundėrta, por bėra si bėra e i lidha fjalitė Kam ardhur tė flas pėr Fatin, Fatin qė na ka zėnė derėn. Po mė parė dua tė mė tregosh ēke shkruar pėr Fatin tim. Ma ke zbardhur a ma ke nxirrė.
Unė nuk i kam mė dosjet, por kam mundėsi tė ti zbardh edhe po tė ti ketė nxirrė ndokush, por mė parė duhet tė bėsh njė shėrbim tė vogėl. Ai Fati qė pėrmend ti vjen sot nga Greqia, tė shkosh e ta ndjekėsh prej Kakavije e kėtej. Po pranove njė njeriu ynė do tė tė thotė hollėsitė dhe do tė ēojė atje pėr gjysėm ore.
Nuk mundja ta ēkoklavitja kėtė lėmsh. Njė Fat mė kthente majtas kur doja djathtas, ky Fati tjetėr, shef i tė parit, donte tė pėrgjoja njė Fat qė kishte mė shumė fate nė dorė, dhe e gjitha kjo tė merrja vesh Fatin tim. E kujt i jepet kjo mundėsi mendova. Pranoj thashė sikur po pranoja tė merrja mbi supe Dajtin megjithė antena.
Sa mirė i kopsitinin punėt kėta Fatet e vegjėl, pesė minuta dhe unė isha mbi qiellin verdhan tė Tiranės, nė fillim tė misionit pėrgjues tė atij Fatit tė madh.
Foti mė thotė shoqėruesi im, duke i rėnė gjoksit me dorė.
Grek je ti more e pyes shqip duke thirur sa mė lejonin kordat e zėrit, e vetes me ēmbetej i thashė komplot ndėrkombėtar.
Ha, ha ha, qeshi ai Fati, o Fati quhem po punoj herė andej e herė kėtej. E kam kollaj kėshtu. Shtrėngohu fort e tė nisi tė mė sjellė nėpėr qiell jo vetėm majtas dhe djathtas po dhe poshtė e lart sa nuk e rrėfej dot. Mbritėm shėndoshė e mirė, ndėrkohė qė Fati i madh kishte ardhur nga Greqia dhe po bėnte njė takim me popullin. Atje duhet tė shkoja dhe unė e tė bėja pyetje me spec qė ta zinin Fatin gafil.
Ēuditesha me vete kur njerzit theshin se e kishin takuar Fatin dhe mė parė, e se ai nuk pėrtonte tė takonte asnjė. Kishim tė njėjtin Fat, por unė si duket kam rastisur moskokēarės, tė paktėn deri mė sot. Hajde ta dėgjoje Fatin, ēnuk kishte bėrė ai pėr ne, apo nuk ishte i gojės, nga sa fliste e morra me mend se vėrtet ai ishte jo vetėm Fati im por dhe fati i atyre pėrreth edhe i gjithė Fateve qė kisha takur, troē ai ishte Fati i Shqipėrisė qė skishte punė, ujė, drita, .., ishte e ardhmja po e po, por ishte e tashmja mė e mjerė qė mund tė bėhet. Nuk e bėra tė gjatė, pa u merakosur se do ma zverdhin dhe mė apo do ma nxinin fare dosjen pyeta prej andej nga rrija, Si guxoni Zoti Fat qė shisni dokra pėr fatin e nesėrm tė kėtyre njerėzve kur i lini sot dhe gjithė ditėn pa punė, pa ... dhe numurova nja njėqind mungesa qė i duhen njė njeriu tė rrojė si njeri. Dhe e di ēndodhi. Tak fak, Fati pėrgjigjen, Nė stė pėlqen shko e kėrkoje Fatin gjetiu se unė Fati deklaroj para kėtyre njerėzve se Fati i Shqipėrisė ėshtė nė duar tė sigurta. Duartrokitje nga salla, gati sa nuk mė nxorrėn pėr leckash jashtė.
Mė nė fund e kisha pyetur Fatin dhe kisha marrė vesh cmendje kishte dhe pėr nja pesėdhjet vjet. Do merrja njė vendim tė tmerrshėm. Do ikja nga vendi im, do dilja pėr kėsmet, mbase gjeja vėrtet ndonjė fat mė tė mirė, qė tė mė jepte punė e ato njėqind gjėrat elementare pėr vete e kalamajtė. Me vrap ke Foti. Ngrihemi i them.
Nuk shkulem nga vendi, ma kthen Foti, tė paktėn me ty, jo.
E zura pėr gryke dhe e detyrova tė ngrihej, por njė dite e tillė si mund tė kalonte pa u pėrplasur dhe me shtyllėn e flamurit. Nisa tė thėrras me tė madhe Foti, Fati, Fati, Fati, derisa e ndjeva se koka mu pėrplas mbas njė nėnkrese jo dhe aq tė fortė. Isha qull nė djersė, me sy mbyllur dhe dėgjoj zėrin e trembur tė gruas time. Fat, Fat, ēpate, pe ndonjė ėndėrr tė keqe?
I rashė ballit me dorė, Mos, dhe mua me quajnė Fat.
Ngrihu tė keqen vazhdon gruaja mėngjesin e ke gati, Fat fri.
(Fat free = i lirė nga dhjami).
Krijoni Kontakt