Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1

    Kenget e djepit - Ninullat

    Kenget e djepit, ninullat ose nina-nanat shprehin dashurine dhe deshirat e prinderve per femijt e tyre. Ato ne pergjithesi jane kenge te shkurtera, me te cilat nena ve ne gjume femine. Keto kenge, me gjithe se i gjejme si varjante mjaft te perhapura, shpesh jane improvizime qe nena i ben aty per aty.
    Zakonisht keto kenge fillojne me fjalet: “nani-nani djalin/vajzen” ose “nina-nana” Ne disa kenge djepi, sidomos ne ato te jugut, gjejme dhe fjale te pashpjegueshme ose emra njerezish te cilet dallohen per ndonje karakteristike te vecante per kete ose ate gje. Ninullat jane monologe intim poetik, ku prinderit shprehin deshirat e tyre per femijet qe jane te lidhura me urtesine, dashurine, trimerine, shendetin, jeten e gjate etj.
    Mjetet artistike, figurat letrare qe perdoren zakonisht jane krahasimi dhe personifikimi. Ninullat jane teper lirike. Nena e krahason vajzen me gonxhen e trendafilit, me lulen e sheges, me mollen kurse djalin me pellumbin, yllin. Shume i bukur eshte personifikimi i gjumit te cilin nena e paraqet is pellumb qe vjen dhe e merr femijen ne krahet e tij.


    Nina- nina vajzes

    Nina nina, vajze e nanes
    Mori cuce per bukuri
    U bafsh si lule per hijeshi
    Fle si gjingj e cohu si rrunxe
    Qingja e nanes nina ni
    Vajze u rritsh e u fejofsh!
    U martosh e u lulzosh
    Dalsh ti bij me hijeshi
    E u permendsh-o per urti
    Ju rritsh nanes e nalt me shtat
    T’u baft shtati si bajrak
    E t’u mushet fytyra me gjak
    Nina nina po te perkundi
    Gjumi vjen kadale kadale
    Ec “emri i vajzes” me ma mare
    Po vjen gjumi tuj pėvetė (duke pyetur)
    E kam vu vajzen ne djep
    Hajde gjum kadalė kadalė
    A p’e merr ti shume a pak
    Nuk ta la por nji sahat
    Flej moj cuce, e mshili syt!
    Kur t’mi ēilsh, i ēilsh si hyjt
    I ēilsh si hyjt e ēilsh si hane
    Ani te rrisin bab’ e nane
    Po m’u rritsh me rob te tane


    Nina-nina, more pllum

    Nina-nina, more pllum
    Flej se nana te don shum
    T’i m’u rritsh-o nafaklum
    Nafak lum-o djal i ri
    Dielli ty gjithmone me t’pri
    Kur te rritesh mor zamak
    Tash gzon nanen ne konak
    Kur te rritesh djal im
    Ti moj zemer do m’dalsh trim

  2. #2
    Ne gosti kur lind nje femije:

    Permet

    Te diel qe me saba
    Ē’u keput nje yll e ra
    I u be (emri)-it vella


    Kakos – Lunxheri

    Shkon Petriti mal me mal
    Dafin-o, moj Dafin-o
    Ku t’i beni vend te bjere
    Tek ajo moll’e papjelle
    Molla na ishte me barre
    Sihariq se beri djale!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    NINA – NANA

    Mirdite

    Nina nine, te perkund nana
    Te perkundi ne djep t’arit
    Se kshu i ngjitet emni djalit
    Nina nina t’qes ke dera
    Po kam frige se po t’vret era
    Nina nina t’qes ke mani
    Po kam frige se t’merr murrani
    Lule lule, t’qes ke molla
    Un po tutem se t’ze vdora
    Lule lule t’qes ke pjeshka
    Un e lumja te ze vjeshta
    Nina nina o more djale
    Ti m’u bash per Shqipnin mbare


    Kolonje

    Nano nano djalėnė
    Se na zgjoi mėhallėnė!
    Kush e ka e kush e do
    Kush e perkedhel kur do?
    Djal’i vogėl kėto do
    Lodrat edhe vallet-o!
    O nanan, o nanan
    Nenua t’u bėftė kurban
    Qė tė ka e qė tė mban!
    Ririri, ririri,
    Kush tė ka more flori
    Ty tė ka nenua nė gji!
    Nano nano djalėnė
    Qė na zgjoi mėhallėnė
    Tė ligat i mori lumi
    Dhe i shpuri te Osumi!
    Djalėn na e zuri gjumi
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Mila
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    OZ
    Postime
    92
    Im gjysh i kendonte nenes time nje kenge qe ka mbetur ne familje:
    Kete cupe qe kemi na
    S'e ka njeri ne dynja
    S'e ka as mbreti n'Athine
    kete cupe gjeraqine!
    Don't let anyone take away your voice.

  5. #5
    Vargje te bukura Mila, qe behen me te vecanta sepse mbartin nje kujtim


    Juge

    Shkojne zoqte pale-pale
    T'i sjellin djalit fjale
    Shkojne zogjte gur me gur
    T'i sjellin djalit gjume
    Qe te rritet, te behet burre


    Kolonje

    Nano nano ēupene
    Tatepjete fushene
    Merre gjume, mbaje shume
    Pastaj vinj e zgjonj une
    Te flere te rritete
    Te shkonje versnikete
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Kosove

    Nina ninė, nina nina!
    E shkofsh jeten me shum t’mira
    E dalsh n’bjeshka e n’rudina
    E ninė ninė, ty t’pastė nana!
    Nu’ t’le nana pa tre mitana
    T’i vnon nana dhent dhe dhite
    Del rudinave pergjithdite
    Tuj vikate dhe pushke tuj qite


    Kishaj – Lume

    Nina nina, birit tem
    Se t’coj nana coban me dhen
    Nina nina, po t’perkundi
    Birin tem ma zen gjumi
    Ma zen gjumi, gjumi i ambel
    I ban nana pershesh me tamel!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  7. #7
    Tropoje

    Nina nine, po t'perkunde nana
    Nina nine, djepin me dushk
    T'martofte nana me' i qind krushq
    Nina nine, djepin me sane
    Ti u rritsh me babe e nane
    Nina nine, djepin me ferra
    Ti u rritsh me treqind shtjerra
    Nina nine, nana ty
    Ti u rritsh-o per Shqipni!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-11-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    29
    shigjeta me pelqejne postimet e tua por meqe e nise me ninullat po pati mundesi fol edhe per kenget tradicionale qe mbahen mend qe nga kohera qe nuk mbahen mend d.m.th kenget pa instrumenta se edhe ninullat hyjne ne grupin e kengeve pa instrumenta. p.sh kenget me iso dhe pa iso. Te pershendes dhe u befsh nje prind i mire qe ti kendosh femijeve te tu ninulla e kenge pa instrumenta kur te rritet. Flm.
    Dua te jem nje fllad pranveror qe te perkedhel femrat :^engjello ,shija e kesaj jete per ne meshkujt

  9. #9
    Nuk dua,
    Ende nuk kam gjetur ndonje material apo analize specifike, per kenget tradicionale pa instrumenta. Vete lloji i tyre flet per lashtesine e krijimeve te tilla. Faleminderit per urimet dhe komentin.

    Shkoder

    Nina nina, o more bir
    Flej se gjumi te ban mire
    Te ban mire e te rahaton
    Shtatin, bir, ta pushon
    Gjumi gjumi rehatshumi
    Vjen me te marre porsi pellumbi
    Nine e nine sheqer ne leter
    M’u bafsh, bir, plak i vjeter!
    Ē’po i kendon-o djali gjumit
    Si vida qi i kendon pellumbit
    Ē’po i kendon-o djali djepit
    Si bylbyli ne gemb te plepit
    Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
    Rrite Zot, qi e ke fale!
    Nina, nina, more bir
    Flej, se nana te don mire
    Sa dekika qi ka sahati
    Njashtu, djale, t’u rritet ty shtati
    Flej, o djale se te ka fale Zoti
    U bash trim si Kastrioti!
    Flej, o djale, ti flesh i bardhe
    E gjithkund t’u dhashte mbare!
    T’a avite gjumi te kasnaku
    Bir, te syni e te kapaku
    Sa te mire nana e ka djalin
    Lum per Zotin qi na e fali
    Ma ka fale, don me ma rrite
    Ma gzosh emnin qi te kam ngjite
    Mori molle, ma gzosh te rite!
    Lumja nana, bir, qi te ka
    Bir qi t’ka edhe te paste
    Me te mira mbrapa te lashte
    Te mira, bir, sa zemra te dashte!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #10
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Ninulla

    Nina-nana t’pėrkun nana

    Nina-nana, t’pėrkun nana,
    T’u mushtė qafa me gjerdana!
    Nina-nana, molla bek-e,
    As po ke kuj m’i gjet-e?
    N’daē sat am-e, n’daē tit et-e,
    A n’daē nans pėr miradi-e,
    A n’daē babs pėr bukuri-e,
    O pėr bes’ o pėr dhanti-e.
    Po vjen gjumi tuj pėrvet-e:
    Nina-nin, nin-nin-o,
    “Kush e ka djalin me fjet-e?”
    Tuk e ka nana e vet-e.
    Nina-nana, nin-nin-o
    Pėllumi i nanės-o!

    Shėngjin – Lezhė, 1963
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    wrong verb

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. 100 kenget e shekullit
    Nga rachi nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 12:47
  2. A ju pelqejne kenget popullore?
    Nga Homza nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 18:19
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 11:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •