Hi, fellow Albanian,
I thought you might be interested in the peacefull rally that we (New Albanian Generation ) are organizing on Jan 23, 2004 from 10:00-12:00 am at 47-th street and 1-st Ave. We would apreciate your participation and your support. Also we would kindly ask you to inform your friends and family to gather with us (always if you can). This is a good oportunity for us to give a hand to our patriots overseas.
DEMONSTRATE PAQESORE
23 Shtatori eshte nje date e zakonshme per shumicen e njerezve. Megjithate, per nje familje shqiptare dhe per te gjithe shqiptaret e vertete, eshte nje dite zije. Pikerisht ne kete dite, nje i ri shqiptar, VULLNET BYTYCI, u vra nga nje ushtar grek ne kufirin greko-shqiptar.
Ndonese i armatosur vetem me endrren per nje jete me te mire, ai u qellua pa meshire nga ushtari racist grek, ndersa po perpiqej te shpetonte jeten e vet. Nuk eshte rasti i pare qe shqiptaret keqtrajtohen dhe vriten nga greket, e as nuk ka per te qene i fundit, per sa kohe qe nuk merret ndonje mase per ti sjelle vrasesit para drejtesise.
Ky incident, se bashku me shume te tjere, eshte denuar rende nga nje mori organizatash nderkombetare, dhe grupe per mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Pa marre parasysh, vrasesi eshte liruar nga qeveria greke. Ky fakt eshte nje tregues i qarte se shqiptaret, nje popull evropian, diskriminohen dhe trajtohen si qytetare te dores se fundit ne Greqi.
Shume pjestare te familjeve tona po i provojne mbi kurriz pasojat e ketij paragjykimi duke e lene si detyre per ne qe te nxerrim ne pah para Amerikes dhe opinionit boteror keqtrajtimin, diskriminimin dhe poshterimin qe ne shqiptaret vuajme nen nje nga vendet a Bashkimit Evropian ne shekullin e njezetenje.
I riu shqiptar, Vullnet Bytyci, mund te kishte qene vellai, babai, kusheriri, burri ose shoku i kujtdo nga ne. Shpirti i tij nuk ka per te rene ne qetesi dhe do te na ndjeke pergjithmone nese ia leme vdekjen te zhytet ne harrese. Prandai ju kerkojme te gjithe shqiptareve te bashkojne forcat me GJENERATEN E RE SHQIPTARE, ne nje demonstrate paqesore para Kombeve te Bashkuara me 23 Janar, 2004, nga ora 10.00am deri ne 12.00pm ne adresen :
DAG HAMMARSKJOLD PLAZA: 47st. / 1 ave.
Fati i shume emigranteve shqiptare varet nga kjo demonstrate. Ju lutem mos harroni se jemi po njesoj, emigrante te brezit te pare ose te dyte, thjesht me fat me te mire se sa te tjeret.
E derguar me email, nga nje grup. Larsusi, vete nuk ka asnje lloj afiliation me njoftimin e mesiperm...Demonstrim te mbare![]()
Krijoni Kontakt