"Letra e Nenes"
Biri im, kjo ėshtė njė letėr,
nga nėna jote, njė plakė e gjorė.
Mbas kohės qė na largoi, si askėnd tjetėr,
mė nė fund lapsin mora nė dorė!
2.
Sa herė loti rrugėn ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrtė acarin theu,
zemėr e nėnės tutje stė hodhi!
O biri im, shoh qė je rritur,
je bėrė i madh, nė trup e mendje
Veē mos harro, gjykim i ndritur,
tkeqen flak nga shpirti, pa fjalė, me endje!
4.
Si tė gjithė nėnat, ashtu dhe unė,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmja
Kurrė mos harro, tė dua shumė,
e drejta e nėnės ėshtė mė e madhja!
5.
Tė paktėn kėtė letėr, ti bir, lexoje,
aty, veē dhembjes, ka plot urime.
Mė pas, nė do, grise, coptoje,
siē ke coptuar dhe zemrėn time!
6.
Para 40 vitesh, kur njė doktoreshė,
pėr shtatzėninė mė lajmėroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshė,
krah i gėzimit botėn pushtoi!
7.
Tė gjitha nėnat e dinė se e mira,
merr tjetėr vlerė kur pret njė fėmijė.
Bashkė me agimet mė tė bukura, mė tė dlira
dhe det i trazuar i shqetėsimeve do tė vijė!
8
Nė trup tė mbajta jo pak, nėntė muaj,
flija e ngrihesha me vėshtirėsi.
Si mund tė mendoja qė do tbėhesha e huaj,
kur vuajtjet mė shtonin veē dashuri!?
9.
Asgjė sma zvogėlonte dashurinė pėr ty,
dita-ditės mezi prisja tė tė shihja.
E ku kish mė tė lumtur se ne tė dy,
pėr tė varrosur djallin rrėmihja, rrėmihja!
10.
Gėzohesha tek ndjeja tėmblat lėvizje,
pėr peshėn tėnde, qė shtohej ēdo ditė.
Tė ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh tė mbushura plot shpresa e frikė!
11.
Mė nė fund erdh ēasti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qė as lapsi, as gjuha smund ti shprehė.
Mbas shumė mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuratėn qė ta jep Zoti askush smund ta bjerrė!
12.
E qara jote u pėrzie me lotėt e mi,
tė shihja e sngopesha nga gėzimi, mrekullia
Pėr vite tė tėra tė mbajta nė gji,
tė lava, tė shplava me duart e mia!
Prehrin e bėra shtrat pėr ty, o bir,
qumėshtin tim ushqimin mė tė preferuar.
Nė netėt e gjata ti ndrisje si xhevahir,
unė vigjėloja e qetė, e lumturuar!
14.
Lodhesha aq shumė, qė ti tė gėzoje,
mirėsitė e mėsimit prisja tė shijoja.
Prisja me padurim diē tė mė kėrkoje
e me gjithė shpirt, bir, tė ta dhuroja!
15.
Kaluan mjaft vite e unė me kėtė gjendje,
mėndeshė e gėzuar, durimtare e mirė.
Pėr ty sndjeja lodhje, mėdyshje e hamendje,
shėrbėtore e papėrtuar, pa sqimė, pa smirė!
16.
Dhe nuk tė vonuan shenjat e burrėrisė,
kish ardhur koha pėr tė tė martuar.
Mė nė fund po ndaheshe nga krahėt e djalėrisė,
njė agim i ri tė ishte afruar!
17.
Martesa svonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qė nditėn e dasmės zemra mu thėrmua.
Lotė gėzimi me dhembje rridhnin ngatėrruar,
njė re e ēuditshme pranė mu afrua!
Dhe sot, sa keq qė sje mė ai qė njoh,
mė braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojnė vite tė tėra e unė nuk tė shoh,
zėrin sta dėgjoj e kridhem nė trishtim!
19.
O bir i dashur, stė kėrkoj shumė, veē pak,
kėtė sjellje nėnėmira kurrė nuk e priti.
Tashmė jam e lodhur, e dobėsuar, plakė,
si e mohove atė qė tė rriti!?
20.
Nėse njė e huaj diē do tė dhuronte,
do ti ishit mirėnjohės, si ti dhe fėmija.
Vallė, si mundi djali kaq shpejt tė harronte,
mirėsitė e nėnės, nga zemėrligėsia!?
21.
Sa herė qė zemra ime pėr ty mirė dėgjon,
sa shumė qė gėzohet, aq shtang e hutuar.
Ēfarė gjynahu kam bėrė qė nuk mė viziton,
mos vallė hakun tėnd se kam plotėsuar?!
22.
O biri im i shtrenjtė, dua tė tė shoh,
nė mes besimtarėsh e jo me qafirėt.
Mė jep shpėrblimin e mos mė moho,
mėshira e All-llahut ėshtė pėr tė mirėt!
23.
A ska ardhur koha qė zemra tė tė zbutet,
pėr njė plakė tė pėrvuajtur qė e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nėnėn e ka flakur porsi njė gur zalli!?
24.
Jo bir, jo, sdo ankohem e lutem kundėr teje,
sdo e shfaq zemėrimin, do e bluaj nė vetvete.
Asgjė ska fuqi tė tė ndajė prej meje,
paēka se pikėllimi po mė tret ndėr vete!
25.
Dyert e qiellit do tė hapeshin shpejt,
sdo tė kish pengesė pėr lutjet e mia.
All-llahu do ti pėrgjigjej kėsaj nėne tė shkretė,
mbi ty e familjen tėnde do zbriste fatkeqėsia!
26.
Oh, jo, nuk do ta bėj, se ti je im bir,
ke qenė dhe do tė mbetesh pranverė e jetės sime.
Ke ndritur e mė ndrit porsi xhevahir,
paēka se mė ke lėnė mes detit plot gulēime!
27.
Kthe rrugė, biri im, thinjat po tė dalin,
vitet kalojnė shpejt e do tė bėhesh plak.
Me lot tė mėrzisė ke pėr ta lutur dhe ti djalin,
e vėrteta ėshtė e vėrtetė dhe haku ėshtė hak!
Ki frikė tė madhin Zot ndaj nėnės qė tė pret,
besimi i vėrtetė di ti mposhtė pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqertė,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!
29.
Kushdo qė bėn mirė, qoftė sa njė thėrrmijė,
do ta shohė atė, pa mė tė voglin dyshim.
Por dhe dėnimi shpejt do ta arrijė,
atė qė bėn keq e sngutet nė pendim!
Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
Krijoni Kontakt