Pershendetje te gjitheve,
Besoj se nuk jame prezantuar me pare ne kete bord nejse, meqenese kam plan te hap ca tema dhe te diskutoj ne kategorine kinematographi, besoj se prezantimi eshte menyra me e mire per tu njohur.
Une jam Marko Hila, lindur ne Shqiperi (Divjake) dhe prej 1995, kam jetuar ne vende te ndryshme te Europes, me pas ne LA (Calif. USA) dhe nga 2001, pasi u njoha me partieren e ardhshme (true blue aussie), ne Sydney (Australia).
Une jam kinematograph i pavarur, dhe punoj si DP/Cameraman per shtepi prodhimi personale; Hila Cine Line, ketu ne Sydney. (www.hilacineline.com do jete up&running nga fillimi i Marsit).
Do te doja me shume qejf te njihesha ose te pakten te expozohem me te tjere shqipetare qe kane te njejta interesa dhe veprojne ne te njejten fushe, dhe shpresoj qe nepermjet ketij bordi, do te behet paksa e mundur.
Nese keni pyetje, mund te pyesni rreth gjithcka qe deshironi.![]()
Me respect,
Marko
Krijoni Kontakt