-
Enzensberger- "Mrojtja e ujqerve"
Mos dashkeni qe korbi ta haje lulemosmeharro?
C'kerkoni nga cakalli?Po nga ujku;qe ta nderroje zakonin?
apo ti shkule vete dhembet e tij?
Cfare nuk ju perlqerkerka
tek politikanet dhe papet?
C'ia keni ngulur syte ashtu si guake
ekranit te televizorit?
Kush ia qep gjeneralit shiritat e gjakta tek pantallonat?
Kush ia sjell fajdexhiut gjeldetin ne sini?
Kush kapardiset me nje kryqke teneqeje, teka i kendojne
zorret e barkut?
Kush rras ne xhep rryshfetin, per te mos e hapur gojen?
Kemi shume viktima hajdutesh, por pak hajdute!
Kush i duartroket ata
dhe vdes po nuk u genjyer perdite?
Pa veshtrohuni ne pasqyre;jeni burrece,
s'doni te perpiqeni per te verteten,
dijen e shperfillni, te menduarit ia lini ujqerve!
Stolia juaj me e vyer mund te jete laku,
asnje zhgenjim s'iu prek,
ngushelloheni me nje Hic,
cfardo dhune iu duket ende e bute!
O ju qengja!
Krahasuar me ju , korbat jane murgesha;
ju ia nxirrnisyte shoqi-shoqit,
kurse mes ujqerve mbreteron vellazerimi;
ata bredhin ne lukuni!
Bekuar qofshin cubat!
Ju, tek i ftoni qe t'iu perdhunojne,
shtriheni mbi shtartin e kalbur te nenshtrimit.
Ende duke regetire, nuk hiqni dore nga genjeshtra.
Mezi c'prisni te shqyeheni;
Ju kurre nuk do ta ndrsyhoni dot
Boten!
(perkthyer nga Robert Shvarc)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt