Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 111
  1. #1

    Pse edhe sot edhe kesaj dite ka te tilla ndarje ne kishen e Krishtit.....

    Pse vetem per shkak te doktrinave njerezore besimtaret behen armiq te njeri tjetrit?

    Kjo gje me mundon shume kur shoh te krishtere qe llomotisin sikur vertet Krishti eshte ndryshe ne kishen e tyre, dhe i ndryshem ne nje kishe tjeter.

    Nderkohe qe ne fe te tjera, nuk ekziston i tille diskutim? A jane kaq egoiste te Krishteret sa te harrojne Krishtin dhe te flasin per veten e tyre.?
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2003
    Postime
    14
    Ju pershendes te gjithve.

    Kyqje ne teme, edhe mua me pengon shume kjo dukuri, me se miri kete e spjegon citati ne Shkrimin Shenjt 'Buzet e juaja me nderojne ndersa zemra e juaj eshte larg meje', derisa kujtojm se po i bejme nje ndere fese, e njollosim ate, une mendoje se ketu shihet puna e djallit, ai ja ka mbrri ti largoje njerezit nga qellimi i tyre aq shume sa qe brenda kishave te krijoje perqarje edhe pse te gjithe kane vetem nje burim -Krishtin Jezus-, une ne kete dukuri shohe me te vertet doren e djallit, ndersa shumica prej nesh i bindemi, por natyrisht duke mos e rrealizuar te verteten dhe gjithmon me bindje se po i bejme nje nder Krishtit, duke e harruar mesimin e tij 'Duani njeri tjetrin ashtu siq ju desha une juve'.

    Ju pershendes te gjithve.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Eshte vullneti i Perendise qe Kisha te jete e ndare ne dege te ndryshme si ajo hardhia qe krijon shume dege por ushqimin e merr nga nje rrenje. Eshte vullnet i Perendise qe njerezit e kesaj bote te flasin gjuhe te ndryshme, pasi vetem ne kete menyre do te duket Madheshtia e Zotit ne Ardhjen e Tij te dyte ne toke per te surgjynosur njehere e mire djallin dhe per te gjykuar te gjithe njerezit e kesaj bote.

    Ndasia me e madhe e besimtareve te Zotit buron nga RUAJTJA e PAPREKSHMERISE se FJALES SE ZOTIT. E thene me fjale te tjera ne rradhet e njerezve ka Kisha te vjetra qe mbrojne me fanatizem Doktrinen e tyre fetare, ashtu sic ka edhe kisha te tjera qe predikojne NDRYSHIMIN ne doktrine, per tiu pershtatur realitetit qe jetojne.

    Debatet me te medha ne kete fushe jane midis Kishave te Vjetra apostolike sic eshte ajo Orthodokse dhe Katolike, me kishat e reja protestane qe ndjekin nje praktike te re si ne predikim edhe ne adhurim te Zotit. Rasti me i fundit eshte Kisha Anglikane e cila rrezikon nje skizem (ndarje) pasi dega e saj ne SHBA ka vendosur qe te pranoje prifterinjte e shprehur publikisht si homoseksuale dhe te njohi lidhjet midis te njejtit seks ne martese.

    Ndryshimi eshte ne botekuptimin e njerezve, ne konservatore dhe liberale, ne ata qe besojne se jane sherbetore te Zotit, dhe ne ata qe besojne se jane Zot te jetes se tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    A keni mendu ndonjehere per pasazhet ku Krishti flet se jo cdo kush qe me therret Zot Zot do te hyjne ne mbreterine e qiejve?

    Po pasazhet qe flasin per ate se do te vijne dite qe profeter edhe mesues te rreme do te dalin, qe do te mesojne ne emer te Krishtit?

    Po pasazhin ku Shen Pali thote se mallkuar qofte engjell ai njeri qe ju sjell ungjill tjeter pervec ketij qe une ju dhashe?



    Edhe shume pasazhe te tjera ku dmth behet e qarte se te pohuarit e Krishtit me goje nuk te ben ty pjese te tij. Kisha ka qene e vetedijshme, sic behet e qarte ne DHR, qe ne fillimet e saja per herezite edhe ndasite qe do te dilnin nga mesi i saj, edhe kurre nuk i ka trajtuar ato si dege me te njejten rrenje!

    Kete lloj intepretimi e japin fatkeqsisht ata qe jane indiferente ndaj mesimit hyjnor ose per shkak te paditurise, perteses ose mosdeshires.
    Eshte pak a shume si ata te tjeret qe thone se mjafton te besosh ne zot, se besimet e ndryshme jane rrugete ndryshme qe te shpien tek i njejti Zot!


    Kisha e krishtere eshte Nje, pra nuk ka shume Kisha...

    Une them qe ajo ortodokse eshte e tilla, qe ka rruajtur doktrinat sic jane transmetuar qe nga apostojt.

    shendet!

  5. #5
    Pershendetje vella/moter.. Albo

    Edhe nje here me inkurajon shume me shkrimin tend dhe me fjalet e tua. Nuk e kisha menduar ndonjehere qe vertet eshte ne vullnetin e Perendise nje gje e tille, dhe kjo jo qe te zihen "te krishteret" por qe te perhapin Fjalen e Tij. Ashtu sic ka shkruar edhe Shen Pavli neFilipianet.1:15-18.

    Kuptohet, ne kete shperndarje te fjales, njerezit, si ne rastin e kishes anglikane ne amerike, do bejne dhe turpet e tyre, por ajo qe ka rendesi eshte perhapja e ungjillit, dhe lavderimi i Perendise. (Qe ne rastin e kesaj kishe te caktuar nuk ndodh, por jam e bindur se Perendia ka nje qellim qe e ka lejuar kete gje. Asgje nuk eshte jashte kontrollit te Tij)

    Faleminderit edhe njehere.

    Seminarist, faleminderit edhe per mendimin tend, nuk eshte ndertues per mua, por gjithesesi te falenderoj per pergjigjen tende.

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 21-10-2003 më 22:02
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  6. #6
    Postuar më parë nga Seminarist
    A keni mendu ndonjehere per pasazhet ku Krishti flet se jo cdo kush qe me therret Zot Zot do te hyjne ne mbreterine e qiejve?

    Po pasazhet qe flasin per ate se do te vijne dite qe profeter edhe mesues te rreme do te dalin, qe do te mesojne ne emer te Krishtit?

    Po pasazhin ku Shen Pali thote se mallkuar qofte engjell ai njeri qe ju sjell ungjill tjeter pervec ketij qe une ju dhashe?



    Edhe shume pasazhe te tjera ku dmth behet e qarte se te pohuarit e Krishtit me goje nuk te ben ty pjese te tij. Kisha ka qene e vetedijshme, sic behet e qarte ne DHR, qe ne fillimet e saja per herezite edhe ndasite qe do te dilnin nga mesi i saj, edhe kurre nuk i ka trajtuar ato si dege me te njejten rrenje!

    Kete lloj intepretimi e japin fatkeqsisht ata qe jane indiferente ndaj mesimit hyjnor ose per shkak te paditurise, perteses ose mosdeshires.
    Eshte pak a shume si ata te tjeret qe thone se mjafton te besosh ne zot, se besimet e ndryshme jane rrugete ndryshme qe te shpien tek i njejti Zot!


    Kisha e krishtere eshte Nje, pra nuk ka shume Kisha...

    Une them qe ajo ortodokse eshte e tilla, qe ka rruajtur doktrinat sic jane transmetuar qe nga apostojt.

    shendet!

    Vetem nje pyetje kam, ne shqiperi nuk e njihnim ungjillin. Ate filluam ta njohim keto vitet e fundit. Une personalisht kam lexuar shume jo thjesht mbi nje doktrine te caktuar, por mbi shume doktrina, dhe gjithashtu dhe vete ungjillin. Une nuk e quaj ungjillin doktrine, pasi doktrina eshte dicka tradicionale, dhe tradita nuk eshte ajo qe te con tek ungjilli, por vete ungjilli te con tek ungjilli. Pyetja ime eshte, sa ke lexuar ti, mbi doktrinat e ndryshme, qe ke krijuar keto bindje kaq te thella mbi ortodoksine?
    Kjo eshte pyetje pa ndonje qellim te keq, (nuk flasim, dhe kur nuk flasin njerezit nuk kane mundesi te degjojne zerin e tjetrit dhe tonin e zerit, qendrimin..etj) eshte thjesht per mua, te kuptoj arsyet pse ti je kaq "fanatik/e" (me fal per perdorimin e kesaj fjale, nuk mendoj dot per ndonje me te pershtatshme-eshte ne kuptimin kembengules, jo tjeter)

    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kisha e krishtere eshte Nje, pra nuk ka shume Kisha...

    Une them qe ajo ortodokse eshte e tilla, qe ka rruajtur doktrinat sic jane transmetuar qe nga apostojt.

    shendet!
    I dashur seminarist, sic i perket ti besimit orthodoks, i perkas edhe une. Te lutem, a mund te me shpjegosh shkurt e qarte, nese une e ti dalim e u themi gjithe njerezve te kesaj bote se ORTHODOKSIA eshte e vetmia Kishe e Shenjte e Krishterimit, po kishat e tjera atehere, ti cfare i konsideron? (nder kishat e tjera kam parasysh ato katolike me 1 miliard besimtare apo ate protestante anglikane qe numeron mbi 100 milion besimtare)

    Mos valle keta nuk jane te krishtere dhe nuk i perkasin Krishtit?
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    Gjithashtu dua te them, se per mua personalisht kisha ortodokse e qytetit tim, ka nje rol shume te rendesishem ne jeten time te besimit, pasi aty i dhurova per here te pare zemren Zotit, kam ndezur qirinjte, kam bere kryqin, kam puthur ikonat, por kur nuk kuptoja ndonje gje, dhe lexoja ungjillin, dhe ajo gje nuk i pershtatej kuptimit qe une gjeja ne ungjill, nuk e praktikoja. Une nuk mund t'i ve vetes sime nje emer brenda familjes se Krishtit, pervecse e Krishtere. Per momentin shkoj perseri ne kishe ortodokse,(sepse ketu ku jam kishat protestante nuk i pershtaten asaj qe une kam gjetur ne ungjill, intimitetit me Krishtin-gjeja qe me largoi nga kisha ortodokse ne shqiperi) u martova ne Kishe ortodokse, dhe mezi pres te gjej nje godfather sipas zemres se Perendise per vajzen qe ta pagezoj dhe ate.
    Me nje gje ama nuk jam dakord fare, me ata te krishtere qe sulmojne te krishteret.(Qofshin ortodokse qe shajne katolike, qofshin katolike qe shajne protestante, qofshin protestante qe shajne ortodokse) Per mendimin tim, eshte nje grindje qe nuk e kuptoj pse besimtaret nuk e kuptojne, qe nuk eshte nga Perendia. Paqja vjen nga Perendia, jo grindja.
    Ne shqiperi, mesimet e para kishtare i mora ne nje nga manastiret e motrave te nene Terezes, kjo gje me dha rastin ta takoja dhe vete nene Terezen. Mora mesime dashurie, ky eshte Perendia, dashuri, paqe, mbrojtje, miresi....jete, pafundesi.
    Me pas u hap nje kishe ungjillore ne qytetin tim, dhe derisa u largova, ajo kishe ishte vendi i rritjes sime ne Krishtin. Me pas jetova ne Greqi, ku perseri nje kishe ungjillore i dha buke shpirtit tim ne Krishtin, dhe tani jam kthyer perseri ne nje kishe ortodokse, ku fjala e Perendise, eshte ushqimi i komunitetit, dhe e falenderoj Perendine per kete.
    Pershendetje
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Manulaki, nje prej shume mesimeve qe Jezu Krishti u percolli njerezve me zbritjen e tij ne toke, ishte edhe ndarja e Lajmit te Mire me jo-hebrejte, popujt e kesaj bote qe rrjedhin nga populli i tij i zgjedhur, por nuk jane populli i tij i zgjedhur.

    Sic mund ta kuptosh nga pergjigjia qe more nga seminaristi, ai e identifikon besimin ne Zot, Trupin e Jezu Krishtit, vetem me Kishen Orthodhokse. Une me kete nuk jam aspak dakord. Duke qene se jam vete orthodhoks, une e cmoj jashte mase si doktrinen orthodhokse edhe liturgjine misterioze, edhe traditen qe na kane lene eterit e kishes sone. Nga ana tjeter, une e kam te qarte qe Orthodhoksia eshte vetem nje dege e Krishterimit. Secili dege e hardhise jep frutet e veta, disa japin rush te kuq, disa rush jeshil, disa rrush te zi, por rrenja qe i ushqen eshte e njejte. Njeriu qe shijon keto fruta, nuk mund te thote se njera kokerr rrushi eshte me e embel se tjetra, pasi e njejta toke i ushqeu, i njejti diell i ngrohu, i njejti shi u shuajti etjen. Me shume se nje dallim ne embelsi, kjo eshte nje preference e gjithesecilit.

    Une jam besimtar orthodhoks pasi komuniteti orthodhoks eshte komuniteti im, por une jam i Krishtere pasi Krishti eshte Zoti im. Orthodhoksia, katolicizmi, protestanizmi jane rruge te ndryshme qe te nxjerrin ne te njejtin destinacion pasi te treja njohin Jezu Krishtin si Zot dhe te treja adhurojne jeten, vdekjen dhe ringjalljen e Tij.

    Keto ndasi qe lindin nga identiteti institucional e politik i Kishes, nuk jane hyjnore, jane njerezore, te krijuara nga njerezit. Ardhja e dyte e Jezu Krishtit do te bashkoje gjithe te krishteret e kesaj bote se bashku me te zgjedhurit e popullit te Tij dhe kjo do te jete njera prej formave qe Zoti do te shpalosi madheshtine e Tij perpara gjithe njerezimit.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po Albo, Kisha eshte Nje!

    Juve mund te jeni ortodoks (me zemer), por kjo nuk do te thote aspak se ortodoksia duhet te pasqyroje idete e tua se si bota e krishtere duhet te jete. Ne te kundert, une e kam theksuar vazhdimisht, qe jemi ne individidet qe i japim forme besimeve tona nepermjet Kishes.

    E verteta eshte e vertete edhe nuk varet as nga deshirat tona, kushtet, aleancat apo mundesite.


    Sikur e gjithe bota, me perjashtim te 10 veteve, te dale kunder se vertetes, serish vetem keta te dhjete do ta kene te verteten, pasi ajo nuk percaktohet nga numri.

    Madje historikisht ka patur raste kur ortodoksia ka bere minoritetin e botes se krishtere, sic ndodhi me herezine ariane qe perbenin shumicen e mesdheut, perjashto aleksandrine.


    Pra qe te mos e zgjas shume ceshtjen ajo qe juve duhet te kini para sysh si baze te cdo gjeje, nese me te vertete je besimtar ortodoks, eshte qe mos krijosh ti vete nje ortodoksi qe ti pershtatet ideve te tua (pasi kjo ka qene edhe rrenja e te gjithe herezive te dala nga brenda Kishes), por me teper te jesh i gatshem qe ti ti ofrohesh Kishes duke e perulur veten te mesosh ate qe ajo thote edhe tia pershtates veten asaj (perulesi qe ka qene edhe virtuti qe i ka mbajtur shume vete pa rene ne marrina doktrinore)...

    kur juve te mberrini kete stad, vetem atehere mund te fillosh nje hulumtim te paster fetar, historik e doktrinor mbi ate se perse Kisha eshte Nje, edhe nuk mund te jene disa Kisha, edhe perse Ortodoksia eshte e ajo e drejta edhe Kisha e vertete.

    shendet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Seminarist : 22-10-2003 më 01:35

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. Disa data historike
    Nga urtesia në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  5. Kronologjia e ngjarjeve që nga 360 para Krishtit deri më sot.
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •