Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Skandal,barnat e spitalit shiten ne farmaci!

    DREJTORESHA E FARMACIVE DENONCON

    Odeta Halil
    TIRANE

    Skandal me barnat e pacientėve nė spitale. Akuzat e kėtyre tė fundit, tė thėna nėn zė herė pas here, dje morėn njė konfirmim zyrtar. Autoritetet e shėndetėsisė pohuan se ilaēet pėrfundojnė nė farmacitė pėrreth spitalit nė mėnyrė krejt tė paligjshme, ku tregtohen me ēmime tejet tė kripura. Drejtoresha e Drejtorisė Farmaceutike nė Ministrinė e Shėndetėsisė, Elida Ēollaku, tha pėr Gazetėn se po merren masa pėr tė ndalur manipulimet e bluzave tė bardha nė kurriz tė tė sėmurėve.

    Onkologjiku
    Eshtė spitali mė i pėrfolur nė kėtė drejtim, duke u bėrė disa herė dhe objekt i shkrimeve tona. Ndoshta dhe pėr faktin qė kura e tė shtruarve nė kėtė spital ka natyrė specifike dhe krejt tė dallueshme nga antibiotikėt dhe qetėsuesit qė zotėrojnė specialitetet e tjera. Dhe pėr njė arsye tjetėr. Medikamentet e tė sėmurėve me tumore, qė mė shpesh identifikohen me ciklet e kimioterapisė, klasifikohen te mė tė shtrenjtat e tregut tė barnave, nga 9.000 deri nė 35.000 lekė tė reja. Kjo kurė pėrsėritet ēdo 21 ditė dhe mungon thuajse krejtėsisht nė spital. Nė tė gjitha sondazhet qė Gazeta ka kryer me pacientė tė ndryshėm, tė rinj a tė gjendur mė shpesh nė Onkologjik, rastet kur mjekimi sigurohej falas nga spitali kanė qenė shumė tė pakta.

    Farmacitė
    Ilaēet e pacientėve me tumore i gjen vetėm nė farmacitė rreth spitalit. Ciklet e kimioterapisė tė afėrmit e tė shtruarve i psonisin vetėm aty dhe askund tjetėr. Gjatė rrugės tej kangjellave tė QSUT-sė, dyqanet e barnave numėrohen ēdo 20 metra. Kjo ėshtė ēėshtje mė vete. Specialistėt e Qendrės sė Kontrollit tė Barnave kanė pohuar pėr Gazetėn se shpeshtėsia e kėtyre farmacive ėshtė nė kundėrshtim me ligjin, sipas tė cilit farmacitė duhet tė jenė larg njėra-tjetrės jo mė pak se 200 metra.

    Ministria
    "Ilaēet e Onkologjikut janė vetėm spitalore dhe nuk duhet tė gjenden nė farmaci. Kėshtu ndodh nė ēdo vend tė botės dhe kėtė po pėrpiqemi tė arrijmė edhe ne". Drejtoresha e Drejtorisė Farmaceutike tha se sė shpejti mbi paketimet e barnave do tė gdhendet shėnimi hospitaliere, domethėnė pėr spitalet dhe pėr praninė e tyre nė farmaci do tė merren masa. "Shpresojmė qė me kėtė nė mos ta eliminojmė tė paktėn tė minimizojmė korrupsionin", tha mė tej Ēollaku. Shenjat dalluese, qė do tė klasifikojnė dhe grupe tė tjera barnash, do t'u shėrbejė inspektorėve tė kontrollit tė barnave pėr tė identifikuar bashkėpunėtorėt, por nė radhė tė parė pacientėve dhe tė afėrmve tė tyre qė do tė kenė njė provė mė shumė nė dorė pėr tė ngritur zėrin e pėr tė denoncuar.


    Rrėfimi i njėrit nga pacientėt e Onkologjikut

    "Do shes lopėn e viēin pėr ilaēet"
    Po tė mos qe dje dita e fundit nė spital, ndoshta s'do tė kishte folur. Kur Tahir Kacaj tė rikthehet pas ca ditėsh, siē bėjnė gjithnjė pacientėt e Onkologjikut, nuk do kujtohet njeri pėr rrėfimin e tij. "E di ē'm'ka ngel me bo? Me shit lopėn me gjithė viē. A s'a gjinaf me i lan fmit pa tamėl? M'thuej!". Pėrlotet. Gruaja mundohet ta qetėsojė. Veē ai tė bėhet mė mirė, po s'ka gjė. Kura e fundit i ka kushtuar 35 mijė lekė tė reja, qė i pėrballoi me fitimet e siguruara nga prodhimet e vjeshtės, banojnė nė njė fshat tė Burrelit. I duhet ta pėrsėrisė. E ka kaluar madje afatin. "E si shkuen dit't. Ku me i gjet ma paret? Si sot tre javė i kam ble barnat. Si rregull jan nji herė n'21 dit", thotė me dhembje.


    Kur ka gjithnjė njė pretekst…

    E pamundur pėr tė gjetur e pėr tė ndėshkuar pėrgjegjėsit e kėtij skandali. Autoritetet e shėndetėsisė u pėrgjigjėn vetėm me masat qė do tė pėrmbushin -kushedi se kur- kėtė vakum ligjor e administrativ nė menaxhimin e medikamenteve spitalore. I vetmi reagim qė do tė shėrbejė dhe pėr tė ndrequr. A do tė mjaftojė? Pėr identifikim autorėsh e masa kundėr tyre, qė ndoshta do tė shėrbenin dhe si mėsim pėr tė tjerėt nuk u fol, megjithėse ministria e Shėndetėsisė ka pėrgjegjėsinė pėr t'i ēuar para drrejtėsisė kėta persona. Siē ndodh rėndom preteksti identifikohet me mungesėn e denoncimeve konkrete, ashtu siē u qetėsua zhurma e konkurseve pėr pranimet nė universitete, ashtu siē justifikohet Urdhri i Mjekut, nė dyert e tė cilit rrallė trokasin tė ankohen pėr doktorėt. U mbetet pacientėve tė luftojnė pėr tė drejtat e tyre. Tė mbledhin fuqitė e t'i mposhtin dhimbjet e frikėrat, kur tė mendojnė si i siguruan paratė pėr ilaēet, si firuan kursimet e borxhet… pėrndryshe ngurrimi do t'u rėndojė dhe mė ndėrgjegjen e stresi sėmundjen. o.h
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    A eshte mbajtja dhe trajtimi i te semureve ne spital ne Shqiperi falas?

    Ncncncnc... nqs. eshte keshtu, prandaj edhe ata qe korruptohen dhe shesin ilacet jashte spitalit i trajtojne keto lloj barnash sikur jane jo te mamase, por te njerkes.

    Sistemi administrativ spitalor ne Shqiperi me duket se eshte ende me metodat e kohes e monizmit. Njerezit per mendimin tim duhet te kene njefare sigurimi shendetesor qe te trajtohen ne spital. Nuk mund te vazhdohet me me falas.

    Atyre rrezik me shume po ju kushton te blejne barnat ne tregun e zi, sesa do t'ju kushtonte njefare tarife e sigurimit shendetesor. Te mbash spitalet e gjithe Shqiperise thjesht me taksat e pergjithshme qe njerezit i paguajne shtetit nuk me duket aspak praktike dhe efektive. Aq me teper qe spitalet e pergjithshme ne Shqiperi jane te gjitha shteterore dhe vetem ne ndonje klinike te specializuar te vogel private mund te gjesh sherbim cilesor te specializuar, por edhe keto jane teper te rralla.

    Qe sistemi shendetesor ne Shqiperi te perparoje duhet se pari te ulet korrupsioni dhe te denohen fajtoret, dhe se dyti fonde. Keto fonde duhet te vijne nga nje lloj sigurimi shendetesor i nje lloji apo nje tjetri, sepse me fondet e kufizuara te shtetit nuk kam besim se mund te permiresohet gjendja spitalore.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #3
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Plus qe keto ilacet e onkologjikut, pak se po shiten me cmime te larta ne "tregun e zi", por edhe administrimi i tyre i pakontrolluar jashte spitalit dhe mbikeqyrjes se specialisteve, ju ul efikasitetin.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Tema tė Ngjashme

  1. Skandali, ilaēe kafshėsh pėrdoren tek njerėzit
    Nga [Perla] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-03-2010, 00:07
  2. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  3. Fitnete Rexha Nga Shtrat I Spitalit
    Nga Beqari002 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-04-2006, 10:43
  4. Shqiptarėt, si shitėn tokėn e Mbretėreshės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-10-2005, 21:44
  5. Lituanezja:"Shqiptarėt mė shitėn e blenė tri herė rresht"
    Nga Shijaksi-London nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •