OK, de, po te pergjigjem une, me qe s'iu drejtove dikujt ne vecanti. Kur kam qene e vogel shihja ate versionin e viteve '70 me Herkulin, s'di ne e ke pare por ne Shqiperi e jepnin shume. Pervec lekurave te shdritshme nga vaji apo vazelina qe u vinin aktoreve mbi trup (::iggle::
, me kish bere pershtypje shume "pathos" i Herkulit, sic i thone Greket, se si vuajti heroi dhe se si u shpagua ne fund per kete. Bemat --
Vrau Hydren me 9 koka, njera prej te cilave ishte e pavdekshme. Kete e tregonin me duket ne nje serial qe jepeshe te shtunave fill para ose pas Xenes, the warrior princess... lol. E vrau me Iolaus, ose nip ose side-kick (ne serial e tregonin si side-kick, nuk u permend kurre ndo nje lidhje familjare). Fakti qe e ndihmoi Iolaus u be si skandal i madh dhe nuk ia quanin si njera nga 10 detyrat e tij, keshtu ia shtuan edhe nje dhe ia bene 11.
Tek i njejti serial gjithashtu tregonin seri ku Herkuli perballeshe me Amazonat, here si mik here si armik duke i luftuar. Kjo ishte njera nga detyrat e tij -- te sillte nje rrip brezi te Hipolites (dicka e tille), mbreteresha e Amazonave (cuditerisht kjo u martua me nje mbret dhe pati nje djale).
Kohet e fundit e mora vesh se Herkuli kishte vajtur deri ne Iliri per te kerkuar mollet e Hesperides, molle te arta, qe sipas pershkrimit gjindeshin ne fund te botes, pershkrim qe me ka coroditur me vite (isha 7 atehere). Me ka futur nje imazh ne koke se si duhet te jete fundi i botes. Ndoshta ishte nje peme ne buze te nje humnere? Bota eshte rrumbullake. Atehere i bie te jete in the South Pole. Nuk kishte me gravitet dhe "bie" nga Toka. Po si eshte e mundur kjo kur Toka rrotullohet? lol Kam kontrolluar te gjitha hartat dhe globet qe mund te gjeja per te pare South Pole dhe askush s'ma varte per te me ndihmuar. Kerkoja harte e me bertisnin... lol, nxirrnin streset e asaj periudhe kohe, gjate trazirave te '90-'92-shit, Eksodusit, kur cdo pyetje qe beja, cdo gje qe kerkoja, sa here i terhiqja vemendjen ndo nje te rrituri me pergjigjeshin me nje shikim shume te rrepte aq sa zbrapsesha ne vend (very turned off) dhe i jepja imagjinates. Ne film e tregonin si nje vend i ngjajshem me Parajsen, qe me beri te mendoja se Herkuli patjeter njiheshe me Adamin dhe Even me qe te tri jetuan ne kohera te lashta. Pemen me mollet e arta e ruanin dragoi dhe 3 nimfat, aktore si hippies (ngjasonin me nje tjeter triumvirate -- Hera, Athina, Afrodita), dhe Herkuli shnderroi vendet me Atlas dhe mbante qiellin mbi supe nderkohe qe Atlas vajti te merrte mollet.
Demi i Poseidonit, me te cilin ra ne dashuri gruaja e mbretit te Kretes, Minos. Edhe kjo histori me pelqen jashte mase -- mbreteresha ra ne dashuri me nje dem. Too funny. Herkuli ia coi mbretit qe i jepte keto detyra (ec e kujtoja emrin ti po deshe). Euripidi shkrojti dhe per kuajte e Diomedit, po nuk i mbaj mend hollesirat -- se c'duhet te bente dhe si e beri. Cerberi dhe luani i Nemeas u permend. S'e dija per Stymphalian birds me speqa celiku.
Nuk jane te gjitha ne liste (fare lehte mund ti besh google nqs i do patjeter) se s'mbahen mend. Edhe ne i mbajta mend, mbarova se ngreni toast me Nutella per mengjes e po cohem nga kompjuteri. Mbaj mend qe beri nje gjurulldi tjeter Herkuli dhe nuk ia quajten, keshtu qe i shtuan dhe nje detyre tjeter dhe u bene 12. Mbaj mend gjithnje se Herkuli bente dicka qe ta veshtiresonte situaten, acaronte dike, ku di gje une... ndoshta kish fat te keq i ziu, e nuk ishte faji i tij. Te gjitha keto sherbejne per te mbajtur spektatoret/lexuesit mbi gjemba. Tani na trego ti nje cike per ate "moralin e sotshem" se me bere shume kurioze.
Krijoni Kontakt