ja edhe nje poezi imja kushtuar atyre qe jane ne gurbet dhe nuk qajne koken per vendin e tyre:
IKJE PA KTHIM!
1.
Ikėn nga dhuna e shkjaut
As kokėn prapa nuk e kthyen dot,
Ikėn qė mos tė kthehen kurrė
Pėr ta me lot ende qanė kjo tokė!
2.
Ikėn vėrtetė nga dhuna
Por tė kthehen vallė kush i ndalon?
Zemra ndoshta e bėn kėtė
Por si duket mendja nuk don?!
3.
Ikėn nga dhuna nuk ėshtė mėshehtėsi
Por tani lakmojnė jetėn nė gurbet,
Tė vetmuar larg tokės amnore
Vallė quhet kjo jetė!?
4.
Sa shpejt harruan trollin amnorė
Tokėn e huaj e bėnė atdhe!
Jo, jo edhe nė ar nė qoftė e shtruar
Nuk ėshtė si dheu ku ti ke le!
5.
Fėmijėt gjuhėn e harrojnė pėr ditė
Shqiptarė vehten mė nuk e quajn,
Emrat e huaj pėr tė tyre i morėn
Me tė ardhmen e tyre rrezikshėm luajn!
6.
Aq pak dashuri pėr atdheun kishin
Kur as kokėn prapa nuk kthejnė,
Vallė lumturinė e tyre
Mendokan se me para mund ta blejnė?!
7.
Vallė pak ky popull pėrjetoi dhunė
Pak asimilim dhe zhdukje fizike,
Vallė tani trungun tonė po e kėpusim
Dhe pa kthim po ikim nga trojet etnike!?
Krijoni Kontakt