Të nderuar anëtarë dhe vizitorë këtu mund të postoni poezi ,ese dhe monologje në lidhje për dëshmorët e lirisë!
ILIRIDË KALA SHQIPONJE
(Kushtuar dëshmorit Hasip Emërllau)
Pluhur e hij kan mbulu ballkanin
UCK-ja me barot çan vullkanin,
yjet lavdërojne ILIRIDËN e bekuar
tokat shqiptare për ti bashkuar.
Bashkojnë perenditë gjithë rrënjët e njerëzimit
Shqiptarët e lashtë shkojnë drejt bashkimit,
ushtarët trima çajnë si vetima
vallë jan njerëz ,vallë jan ushtima.
Në histori të gjatë, ndër shekuj
kemi qen të fortë, çelik e hekur,
nderojmë një komb dhe çdo fe,
s’bashku bëjmë një atdhe.
Ju rilindët atdheun dhe shqiptarinë
ne trungun e ILIRIDËS rritët krenarinë.
Ju patet vigjilencë dhe krah shqiponje
jeni shpresë e kombit, qendronit mburoje.
Të jesh dëshmorë i lirisë
është nje lule e mbirë mbi dhe,
ti më të shtrenjtën ja fale kombit,
tash ke emrin e dëshmorit.
Trimëria e jote e rëndë sa toka
Je i vlefshëm sa krejt Evropa,
je zemra e kombit, një kala me lavdi
nderove Hotlën me trimëri.
Nderë i madh, nderë i një fisi,
me vepra të mëdha na nderoi Hasipi.
Me lule, miliona ngjyra,shpirti yt freskohet
Vepra jote heroike kurrë nuk do të harrohet.
Zeqirja Latifi
Krijoni Kontakt