PĖR NJĖ LULE QĖ U SHUA
(Nė kujtim tė Shqipdon Haradinajt)
Vargjet mė tė ndjera do tė doja ti thurr
Pėr njė zog qė u shua ende pa kėnduar,
Ngushėllimet mė tė thella do doja ti shpreh
Pėr njė nėnė qė kurrė nuk ishte e gezuar!
Dhe njė pikė loti po mė rrjedh nė faqe
Pėr Shqipdonin e ri si shqipe nė degė,
Qė jeta iu shua ende pa iu nis
Mu sikur njė lule qė mė nuk ka jetė!
Gllogjani edhe njė herė nė zi i mbuluar
Para kullės qė ka dhėnė shumė trima
Tėrė Kosova nė ngushėllime i shkoi
Tė iu tregoj se Haradinajt nuk janė jetima!
06.10. 2007 / 8:25
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
Pas nje kohe te gjata ja edhe nje poezi imja:
PROVOVA
1.
Provova te puth diellin lart nė qiell
Mė dogji buzėt me ngrohtėsi,
Provova te puth buzėt e tua
Ah ē’mė dogje dhe Ti!
2.
Akullin nga Antarktiku e pėrqafova
Mė ngriu tė tėrin si mos mė keq,
Desha tė tė ngroh Ty me trupin tim
Ah ē’mė ngrive zemrėn more dreq!
3.
Pikat e shiut desha ti mbledh
Por ishin tė shpėrndara nėpėr botė,
Nuk arrijta asnjė tė kap
Por mblodha nga sytė e mi shumė lot!
01.05.2008 / 10:27
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
Poezi per ata qe kane vetem nje hall: Buken e gojes (sepse per gjerat tjera nuk kane mundesi as te mendojne) dhe qe jane te perbuzur nga shoqeria dhe institucionet:
PSE O ZOT
E shikoj tė strukur nė njė qoshe
Dridhet edhe kur nxen dielli,
Humbur shikim ne largėsi
Sikur po e pėrpin qielli!
Diēka mundohet tė mė thotė
Asnjė fjalė nuk ia marr vesh,
Nuk dallon dot fytyra e tij
Qan apo qesh!?
E shikoj me shumė dhembje
Ngre duart lart dhe pyes: O zot?
Kėshtu pėr tė vuajtur
Pse e solle nė kėtė botė?
I leckosur, shpirtėvrarė
Ēdo kalimtar e shikon,
Mos vallė ndonjėri nga ata
Nė dorė ndonjė lek ia lėshon?
Barkun bosh, syrin mjegulluar
Mendjen nuk dihet ku e ka,
I pėrbuzur nga tė gjithė
Vėtėm pse ėshtė fukara?!
16.01.2008 / 19:02
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
URA E VJETĖR
Nė pritje mė kaloi jeta
Asgjė me vlerė nuk mė solli
Veē dhembje dhe trishtim
Nė zemrėn time mbolli!
Athua pėrse kjo po mė ndodhė
Pėrse jeta kėshtu mė dėnon,
E kuptoj qė i vetmuar po mbetem
Por vallė pėrse askush s’mė don?!
Nuk mendova kurrė pėr vehten
Isha urė pėr tė tjerė,
Duke dashur tė ndihmoj njerėzinė
Dimėr ia bėra vehtes edhe nė verė!
Dhe sot kur ura ėshtė vjetėruar
Askush mė nuk e pėrdor,
Pėr sė gjalli tek kėmbėt mė sollėn
Lulė tė vyshkura nė kurorė!
21.01.2008 / 7:35
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
ĖNDĖRR E PA ĖNDĖRRUAR
1.
Ika nė gjumė me mendimet tek ti
Mėngjesi mė gjeti me sy tė hapur,
Zgjata krahėt tė tė pėrqafoj
Por nuk mundet kush hijen pėr ta kapur?
2.
Ti ishe veē njė hije qė mbi kokė mė rrin
Dhe pikat e lotit tė bien mbi mua,
Unė ta thash me fjalė, ta thash dhe me zemėr
Por ti kurrė nuk mė the: TĖ DUA!
3.
Ėndėrrat mi prishe, mė turbullove zemrėn
Tash mė nuk di nga vij dhe ku shkoj,
Rrugėn e jetės ma trete nė pakthim
As ėndėrr mė nuk di tė ėndėrroj!
25.01.2008 / 9:37
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
NĖSE NUK TA THEM!
Nėse nuk ta them dot me gojė
Mė shiko thellė nė sy,
Kurrė askend nuk e kam dashur
Aq sa tė desha TY!
27.01.2008 / 11:05
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
Kjo eshte e shkruajtur sot (shiko daten ne fund):
DĖSHIRA
1.
Dua tė pėrjetoj kulmin e dashurisė
Nė prehėrin tėnd tė mbėshtes kokėn,
Due qė nė sytė e tu tė shkruar
Tė shoh tėrė botėn!
2.
Dua buzet e tua me afsh ti shijoj
Tė tretem mbrenda shpirtit zjarr,
Dua tė ledhatoj trupin tėnd
Njėherė nė jete ta shuaj kėtė mall!
25.02.2008 / 11:45
MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA
I Dashur Poet Eshte Kenaqesi Dhe Nder Per Mua Te Lexoj Shkrimet E Tua
Vazhdo Perhere Ne Krijimet E Tua
Sepse Me Deshire I Lexoj
Dhe Kurr Mos Tu Ndalshin Ty Duart
Sepse Ndalesa Jote Dhe Mua Me Trishton
Shkruaj Poezi Ti Pa Ndalim
Sepse I Dashur Mik Shkrimet E Tua E Kan Nje Kuptim
Me Respekt Miku Juaj
Edi...
Tirane Me 25.02.2008
Takohemi nė Ditėn e Gjykimit
Krijoni Kontakt