Dikur ne kohen e femijerise pata lexuar disa vargje qe me kane pelqyer shume, po i postoj qe ti lexoni edhe ju.
Nuk di ç'te thote zemra ty
se nuk ma ke treguar
por them se ndjejme qe te dy
nje mall per tu bashkuar
ne mos shijofsha ate gezim
qe fal fytyra jote
mu shoft drite e syrit tim
nga faqe e kesaj bote
..................................
SONTE
Sonte,
Yjet, ndofta, s'i duhen kesaj nate, aq sa ti mua
Dritat, ndofta s'u duhen yjeve, aq sa ti mua
Sonte,
ereza e trupit te kesaj mbremje me deh
Dhe gjithe coperat e dashurive,
qe i lash, diku neper rruge te jetes
vijne e ringjallen tek ti
si coperat e thyera te mermerit
kur restaurojne nje statutje.
MOS ME URRE
Mos me urre
Dikur ne ishim te dy
si qielli me detin:
kur m'vrejtej njeri, nxinte tjetri:
kur kthjellohej njeri, kaltersohesh tjetri
Dikur si dy ura ne vater
per sho-shoqin ishim:
te veçuar shuheshim
te bashkuar digjeshim
Por sa shpejt dashuria
u kthyeka ne urrejtje...
Ti mos me urre...
Krijoni Kontakt