RIKTHIM
1.
Kam lexuar në librin e jetës
Se rikthimi asnjëherë nuk vret,
Dhe se vuajtjet që ai merr me vehte
Një të humbur e bëjnë dhe poet!
2.
Ngjan sikur po shuheshe mu si një kandil
Që fortunë e fortë e goditë pa mëshirë,
Në grackat që jeta gjithënjë i ngritë
Dhe sikur ke jetuar i humbur n’errësirë!
3.
Momenti i rikthimit të mbush plotë me jetë
Dhe të gjitha plagët me fjalë i shëron,
Shkëlqimin e rikthen në sytë e tretur
Dhe më së shumti shërim zemrës i premton!
4.
Zjarrin e shuajtur të dashurisë e ndezë
Dhe të rrahurat e zemrës i bën bubullimë,
Trupin e bën të dridhet sikur një purtekë
Ky rikthim që me vehte e sjellë dashurinë!
Krijoni Kontakt