Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Doli Dielli

  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Dora e plakur

    Dora e plakur

    Duke ecur ne largesi ndieja nje simfoni
    Dhe levizjet e trupit, e imitonin me nje harmoni
    Nje qetesi e paprekshme por si nje fantazi
    Duke pare nje hije perpara syve te mi

    Hap pas hapi duke u afruar
    E ndieja simfonin si dicka dikur te harruar
    Ndoshta dicka qe njehere e mohuar
    Dhe tani, ndoshta vjen per tu dorezuar
    …ndoshta per t’ na rikujtuar…

    Dal nga dal sikur po iken hija
    Per nje cast ndalon dhe zhduket zija
    Gojen e hap por spo i del fjalija
    Kush i ndalon keto fjalet e tija?

    Tik e tak degjohet nje ore
    Pran meje afrohet nje dore
    Me levizje te ngadalta, pak si me zore…
    Me afrimin e saj iken hija
    Dhe vendi zbardhohet ashtu sikur bije bore…

    Nje dore e vrare dhe e cjerr
    Sikur shpirti i saj ishte denuar ne ferr
    Ndihme ka kerkuar per ta nxjerr
    Por askush sguxoj per ate te mjer

    Ne hapsiren e bardhe pikon gjaku
    Trupi dhe dora si e nje plaku
    Por zemra e ndezur porsi flaku
    Dhe shpirti saj vazhdon e rron…
    Nje arome zambaku.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Ku jane?!

    Ku jane?!

    Ku ke qen ore njeri
    Nga u fsheve more Zotni
    Faqe bardhe me zyt e zi

    Kush kan qen ata
    Qe ty te beren fshatar
    Kush kan qen ata
    Qe ty te kan shperndar

    Pse ty jeten ta kane nxire
    Pse nuk treguan asnje meshire
    Dhe ti…u zhduke ne nje hapesire

    Kush ishin ata
    Qe ty s’te quanin fetar
    Kush ishin ata
    Qe ty te kan bere lyepsar

    Po ajo gruaja, ajo Zonje
    Nga fluturoj si Shqiponje
    Ne ate erresire si xixellonje…

    Ti ore Zotni atdhetar
    Ti ore Shqipetar krenar
    Ti ore burre luftetar

    Kush jane ata
    Ku jane ata zagar
    Kush jane ata
    Ku jane ata barbar

    Kush jane ata
    Ku jane ata tradhetar
    … ata…ATA qe jan per te vrar!
    KU JANE?!

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Drita

    Drita

    Hape deren te lutem
    Dua te hy
    Ne ate drite te bardhe
    Dua te futem
    Hape deren te lutem
    Mu aty dua te zhytem


    Shoh te kyci nje ndricim
    Dhe zemra
    Me fluturon me gezim
    Dhe shpirti plot me embelsim
    Hape deren te lutem
    Dhe perqafoje syrin tim

    Syt e mi hapur
    Qe te dy plot me cudi
    Dhe pas pak levizjet e deres
    Nje rengjethje e embel
    Mua me kalon por si e veres
    Mua me hyn si ajo prej eres

    Drita gjelberon
    Zemra me kendon
    Shpirti me fluturon
    Dhe koha….koha ndalon
    Ku ke qen, sa te kam pritur …
    Moj miresi qe tani po me dhuron.

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Post Doli dielli

    Doli dielli

    Doli dielli, u thau shiu
    Iku era qe mendjen na fryu
    Dhe nga e para fillon perseri njeriu

    Doli dielli, u ndez qiria
    Iku zia dhe hyri lumturia
    Vallezon e kendon njerezia

    Doli dielli, hyri kurioziteti
    Iku frika dhe erdhi muhabeti
    Njerezia llafoset sa si ka lezeti

    Doli dielli, por qendroj parlamenti
    Iku zotnia, tani zoteron komuniteti
    Njerezia ecen poshte dhe veshtron perpjeti

    Doli dielli, por njerezia nuk ecen
    Nuk ecen ndaj drites se diellit
    Qorrohet nga rezet e tij

    Per mua dhe ty,
    Per tere njerezine,
    Kjo eshte nje fatkeqesi

    Qe dielli doli
    Njerezia nuk foli
    Dhe mendja fjeti.

Tema tė Ngjashme

  1. Si do tė duket dielli kur tė vdesė?
    Nga Kratos nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 07-10-2010, 02:57
  2. John Stevenson
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 00:59
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Adhurim
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 05-02-2009, 06:08
  5. Dielli s'hyn dot ne bodrume...
    Nga dikeafajtore nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 21-06-2002, 11:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •