Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Lightbulb Botën Sìç Është , E Dua !

    S’dua t’i dëgjoj mendimet e tua,

    Botën siç është, e dua !

    ………

    Lëre Diellin të ndriçojë

    Lër mëngjesin të agojë !



    Lëre shiun të bjerë

    Lëre erën të fryjë

    Lër qiellin të bubullijë !



    Lëri zogjtë të këndojnë

    Lër kuajt të vrapojnë

    Lëri artistët të krijojnë

    Të burgosurit të ëndërrojnë !

    Lëri fluturat të fluturojnë

    Lër rrufetë të gjëmojnë

    Lëri të gjallët të guxojnë

    Lër të vdekurit të pushojnë !



    Lër delfinët të notojnë

    Bixhosçinjtë të fitojnë !

    Lëri vullkanet të shpërthejnë

    Lër racistët të urrejnë

    Politikanët të gënjejnë !



    Lëri lumejtë të rrjedhin

    Lëri pleqtë të pjerdhin !



    Lër fëmijët të lodrojnë

    Lëri studentët të studiojnë

    Lër mësuesit të mësojnë

    Klerikët të predikojnë !



    Lëri ushtarët të luftojnë

    Patriotët,atdheun të mbrojnë

    Lër doktorët të mjekojnë !



    Lër trimat të vdesin

    Lëri frikacakët të dhjesin !



    Lër turistët të shëtisin

    Lër gjumashët të dremisin

    Lëri kopracët të sodisin !



    Lër të zgjuarit të mendojnë

    Lëri punëtorët të punojnë

    Lëri përtacet të pushojnë

    Lëri të varfërit të jetojnë

    Lër të pasurit të shijojnë !



    Lëri duhanxhijtë të tymosin

    Lër pijanecët të dreqosin

    Lëri frutat të piqen

    Lër virgjëreshat të digjen !



    Lëre barin të rritet

    Komshiun të habitet

    Dashnorin të vuaj

    Lëre poetin të shkruaj …

    …………

    S’dua ti dëgjoj, mendimet e tua

    Botën siç është, e dua !



    Little Ferry, 06/21/2003





    Poezi e Kresh Ndreut te shkeputura nga libri i tij i dyte botuar ne Gusht 2003.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    ~*Untouchable*~ Maska e LLASTICA
    Anëtarësuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    12
    Me ka bere shume pershtypje kjo peoezi edhe me pelqeu me te vertete....... shume e bukur

    pershendetje
    LLASTICA
    First time i saw you,
    I was scared to talk to you,
    First time i talked to you,
    I was scared to kiss you,
    First time i kissed you,
    I was scared to love you,
    Now that i love you,
    I am scared to lose you!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum e Bukur..

    Kush eshte Kresh Ndreu??

    Na tregoni dicka per te.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Brari!

    Kreshnik Ndreu eshte nje poet i cili shkruan tek bota letrare,47 vjecar,ku poezit e tij kan nje vlere shume te madhe .Poezit e tij me kan pelqyer shume,dhe pikerisht solla njeren ketu ne forum.Cilsohet thjeshtesia e poezive te tij,te pakten une keshtu e vlersoj,ketu poshte keni dhe nje tjeter kushtur "nenes" sigurisht e ka fjalen per nenen Shqiperi.




    NËNËS


    E kisha nënën të vjeter, të mjeruar

    Anë e kënd të pushtuar.

    E kisha nënën balliste,komuniste

    Monarkiste.

    E kisha nënën të çliruar, të gëzuar

    Me vehtveten të dashuruar.

    E kisha nënën diktaturë të padëgjuar

    Të varfër e të harruar.

    E kisha nënën kurvë të dështuar

    Me slavë e kinezë kishte shkuar.

    E kisha nënën të dëshpëruar !





    E kam nënën demokrate,anarkiste

    E kam nënën lekiste.

    Oportuniste.

    E kam nënën të vjetër por të rinuar

    (Akoma gjysmë të sklavëruar

    Thonë që me grekë tani ka shkuar!).

    E kam nënën të sakatuar e të pa gëzuar

    E kam nënën të copëtuar

    Por jo të mohuar.

    Kjo është nëna ime, e sprovuar

    E lodhur ,e dërmuar,e sakrifikuar

    Por kurrë e dorëzuar

    Ka luftuar,ka fituar,ka mbijetuar.



    ……….



    Nënë, siç je të dua

    Në gjunjë bie e puth duart e tua

    Ti që kurrë s’më the: - Pse u largove?

    Ti që kurrë pse ika, s’mu zemërove

    Hape derën- Na mori malli bir- the,më pranove

    Në prehërin tënd më ledhatove .

    Unë jam biri yt , krenar

    Emrin e kam Shqipëtar

    Ti përjetësisht, bujare e trime

    E keqe e mirë, Shqipëri je nëna ime.



    Kreshnik 10/1/2003
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #5
    Catch me if u can c me!!! Maska e invisible girl
    Anëtarësuar
    10-09-2003
    Vendndodhja
    A very invisible place!!
    Postime
    405
    Ti Alba D bjen perher gjana shum te mira te forumi THNX
    If u r successful,u will win some false friends and some true enemies; Succeed anyway.

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Urime për Kreshnik Ndreun dhe faleminderit Alba që na i solle në forum. Me të vërtetë të bukura.
    Edi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    MEHALLA E VJETER

    QINDRA VJET ME PARE
    NE RRUGEN E DIBRES
    LAJMERIME TE ZEZA NGJISNIN
    PER ATO QE VDISNIN !

    SHEKUJ TE KALUAR
    PER DASHNORET ZIHESHIN JEVGAT
    PERNATE TE SELVIA
    ME FSHESA SHQOPE NE DUAR !

    NE KOHE TE LASHTA
    MBI GJYSMA TULLASH I VEMENDSHEM SHKELJA
    PER TE URINUAR
    TEK "4 DESHMORET" !

    KOHEVE ANTIKE
    I KERRUSUR MBI BICIKLETE,BABAI IM "I DEKLASUAR"
    CDO DITE NGA INSTITUTI PEDALONTE
    MORALISHT E ME I DERMUAR,ME KAPELE REPUBLIKE !

    NE PERIUDHEN PREHISTORIKE
    KUR U LINDA,GJYSHJA ME MBANTE NE DUAR-PRINDET THONE,
    E BERTISTESHTE FTOHTE PER DJALIN,
    MBUSHENI SOBEN MOR TE URUAR !

    NE ATE MEHALLE
    NE KOHE ME TE MOCME
    PRINDERIT E MI ISHIN DASHURUAR !

    Nick , Ridgefield 10/20/200-
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    36 VARGJE



    A e di se,

    Bashkë me ty

    Cicërimat e zogjve

    Çuditërisht symbyllur

    Dua t'i dëgjoj ?

    Dhe

    Erën

    Ëndërrat

    Fantazitë

    Gënjeshtrat e

    Gjithçka tjetër dua të

    Harroj !



    I lumtur

    Jam ,

    Kur për ty ,

    Lule zgjedh ,

    Lloj lloj ,

    Me kujdes

    Në qoshen e Rrugës 34 e Avenjusë së 5 !



    Njerëzve ?

    Oh !

    Patjetër jua them hapur :

    Që kur jam me ty

    Realiteti

    Rreth e përqark

    S'ekziston !

    Shiu që bie s'më lag

    Tërmetet që shkundin s'më lëvizin

    Thashethemet s'më bezdisin !



    Unë ndoshta i dashuruar jam

    Vërtet !...Ashtu siç në gjí, qetësisht

    Xixëllonja dritën mban ,

    Xhevahiret shkëlqimin ruajnë ,

    Yjet zjarrin kanë ,...ashtu ti pakuptuar

    Zbrite të ndriçosh thellësitë e shpirtit tim

    Zhurmëshuar !





    SHQIPËRINË E DUA !

    E dua Shqipërinë

    Ku bukë, kripë e domate kam ngrënë

    Nën hijet e pemëve ;

    Ku freskuar jam

    Dyshemeve të burgjeve komuniste ;

    Ku këngët gjithmonë i kanë kënduar trishtimit ;

    Ku ambienti është i ndotur nga tymi i cigareve,

    Jo, nga industrializimi !



    E dua Shqipërinë

    Ku maskarejtë dhe banorët e ndershëm e trima,

    Me gëzim fëminor, pranojnë gjithçka

    Lindore e perëndimore ;

    Gjysmë të uritur,

    Gjysmë të gëzuar,

    Gjysmë skllevër,

    Gjysmë të harbuar !



    E dua Shqipërinë kaq shumë

    Para saj të vdes,dua !

    Në kremator, hì më bëni ;

    Në shishe më vini, atje më dërgoni ;

    Nga qielli,

    Mbi trupin e saj më lëshoni !

    Shqipërinë e dua !
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    AUTOBUZI I KOMBINATIT



    Me gezim po shkoj ne pune !

    Nga radioja e shoferit

    (Iliria)

    Zeri i Fiknetes bucet me zhurme.



    Me gezim po shkoj ne pune !

    Kenga fton.

    Njerezit shtuhen

    Era e djerses kundermon.



    Punetore me buken e mbeshtjellur me gazete

    Femije me canta shkolle ne duar

    Dy gra zyrash qe perflasin dashnoren e shefit

    Atje ne fund, ca ushtare te parruar.



    -Perpara mor shok !- faturino bertet

    Gjimnazistes tek dritarja, floket ja merr era

    Nje jevge te cepi, i ka hequr kepucet

    Dy hajdute xhepash, presin rastin tek dera .



    Xhaja nga i turn' i trete, fle i qete

    As shiu s'ka per ta zgjuar

    (Kur bie shi,autobuzi s'le vend pa pikuar!)

    Hej, autobuz i kombinatit

    Per 30 qindarka, s'ke te paguar !



    Kreshnik, Tirane, prill 1981
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Emri Kreshnik Ndreu,Vendlindja Tirane.Jeton ne New Jersey prej 1991.Inxhinier elektrik. Punesimi Colorite Polymers dhe part time Parmalat USA.Ka botuar dy libra me poezi. disa prej atyre po i postoj ketu poshte,sigurisht me leje te Autorit.




    Ky eshte libri im i pare botuar nga Ilar , Tirane, Gusht 2001
    POEMAT I DUA TE VOGLA

    ( Ne vend te parathenies )

    Me lodhin poemat e medha
    Pse faqe te tera zene ,
    Stergjaten me ngjarje te parendesishme
    E me te pandodhurat shkruajne epopene !

    Eshte koha e poemave te vogla
    Te thjeshta , pjese legjendash
    Qe jetojne ne perjetesi !
    Te vogla , qe cdonje mund ti kuptoje
    Ti mbaj mend , permendesh ti recitoje
    Ne pentagram ti vere , e ti kendoje !
    Poema per kujtimet , femijerine
    Mergimin e marrezine ;
    Poema per diellin , rinine
    Djersen e derdhur , pjekurine ;
    Poema per gjakun qe vlon
    E dashurine !

    J A N A R

    Ecem ne te ftohte
    Rrugices se lagur,
    Doren tende preka
    Shpirtin e perflakur.

    Teper te shkujdesur
    Ishim ne me pare,
    C’ndodhi me ne sonte
    Cfare po ndodhte valle ?

    Qe te dy e dinim
    Por nuk flisnim dot,
    Ish takim i pare
    Emoncione plot .

    Ndjenja ish kristal
    Llave ne damar,
    S’ishim me te vegjel
    Dashuri e pare !

    Frymen tende ndjeva
    Ishte ftohte , Janar
    Buzet preken buzet
    Zemrat moren zjarr !

    E N D E R R A

    Kur qielli mbushet me re
    Ti je dielli qe shkelqen.
    Kur shiu fillon te bjere
    Ti je ylberi ne qiell.

    Mos me pyet pse !

    Kur i lodhur vij , te pushoj
    Ti je enderra qe shikoj.
    Kur i vetem kthej goten
    Ti e mbush tere boten.

    Mos me pyet pse !

    Kur koha fluturon , e ti prape mendohesh
    Nje enderr te duhet qe te harrohesh.
    Eja tek une , mos me ler vetem
    Dhe enderra do te zgjase tere jeten !

    Mos me pyet pse !

    C I K L I

    Ne fillim ishte dashuria ,
    Dashuria beri nje sfere
    Sfera u mbush me gjera
    Oh ! Sa gjera !
    Fillonte njera , mbaronte tjetra
    Fillonte njera !
    Gjerat kurre s’pushuan
    U dashuruan !

    MENDOJ PER TY

    Sonte dua te jem vetem
    E nuk dua asnjeri prane.
    Nuk dua te ha , te pi , te shkruaj , te lexoj
    Nuk dua te shoh T.V.
    Nuk dua muzike te degjoj ,
    Dua vec te mbyll syte
    E per ty te mendoj !

    INTERNET

    Dua te te shoh
    Enigme e fshehur
    Andej pas ekranit.

    Dua zerin ta degjoj
    E veshin e mbaj
    Akoma te hapur.

    Dua te te prek
    Edhe te nuhas
    Aromen tende.

    Dua ?! Shume mund te dua .
    Ende ,…vec dicka mbetet
    Atje ne ekran ; … Mesazhet e tua !

    SA GABIM !

    Dhe pse duheshin
    Ne erresire ato s’thane asnje fjale.
    Moment me i mire kurre s’do te vinte
    Ishte pothuaj mesnate ,
    Maj
    Kur u ndane ,
    E kur erresira ne jeten e tyre
    Pergjithmone do te binte !

    K T H I M

    Sa gjate tu desh te ktheheshe
    Dhe bari u rit kaq shume !
    Jeta jetohet c’do dite - thoje -
    E mban mend ?!
    Ndaj tani ,
    Dikush tjeter eshte ulur ,
    Ne vendin tend !

    K O R R I K

    Korriku eshte i nxehte dhe plot drite
    Zakonisht
    Ndaj e zgjodhem per dasem dhe muaj mjalti
    Normalisht
    Menduam se ishte nje martese e shkelqyer
    Fillimisht
    Me vone e kuptuam se kishim gjykuar
    Gabimisht
    Konsultimet dhe parate e derdhura
    Verberisht
    Nuk munden ti kuronin ndjenjat tona
    Shpirterisht
    Ne plash vendosem te shkonim
    Bashkarisht
    Martesen e thyer ta riparonim
    Mundesisht
    Por dielli i Korrikut qe digjte
    Barbarisht
    Zemrat e thyera s’mund
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •