E dashur Ine!
Ne letren tende te fundit ti ishe pajtuar me propozimin tim qe te fillonim nje bashkjetese, por, megjithate, kishe shprehur nje droje nga labirinthet e errta te kohes qe do te duhej ta kaloje me mua!Ne ate leter une hetova edhe nje dyshim mbi aftesine tende per ti zberthyer te gjitha elementet e botes se krijuesit.Cka kerkon krijuesi, me kishe pyetur ne menyre te terthorte.Dakord!Me percepto te lutem si krijues qe te dish se ne cfare halli eshte Berti yt, sepse, ketu nuk do te flas per veten time, po per krijuesin.Pra, ne asnje menyre keto shqetesime mos m'i merr si personale, kapricie te ulta, por si sprove personale per te folur dic mbi boten e krijuesit.
C'deshiron krijuesi?! C'eshte ajo qe i duhet krijuesit, sidomos ne koherat qe shenojne trende te reja ne te gjitha sferat e jetes?! A mundet te ulet krijuesi dhe te krijoje gjera ekskluzive pa rene nen ndikimin e veprimeve te perditshme shoqerore qe aspak nuk kane te bejne me shpirtin krijues, por qe rrezikojne sajimin e nje shpirti psikosocial qe ngulfatet ne ngushticen e fytit te mjerimit.A mund te punoje nje krijues i cili nuk kuptohet nga rrethi qofte i ngushte apo edhe me gjere.Krijuesi gjithsesi qe kerkon nje hapesire relativisht te vogel ku do te mundet te mbyllet e te punoje.Nuk ka kurrfare dileme se krijuesi eshte prototipi me i sakte i altruistit.Ndaj, nese nuk shprehet nje kujdes per krijuesin, per shendetin e tij, ai fishket dhe vdes.Ne castin kur krijuesi eshte ne boten e vet ireale, ai nuk mund te kete kontroll mbi boten e vete ku frymon, pra, as mbi shendetin e vete!Nuk behet fjale ketu per perkujdesje apo per sherbime te natyres se robit, por thjesht, per sherbime qe mund t'i japin nje freski shpirtit qe prodhon.Per krijuesin eshte vdekje shprehja e kujdesit ne forme te: do kafe, do ndonje peme, do ndonje leng, do te hash, etj.keto nderhyrje here-here mund te jene fatale, sidomos kur krijuesi gjendet ne delir, ne trans.Jo fatale se mund te nderpritet sakaq kontinuiteti i rrjedhes se ideve, por, ne menyre apriori ndikojne tmerrshem ne vete shendetin e krijuesit.Ne ato raste, humbet kontrolli, shperthen nervoza, fillon polemika, shprehet mosrespekti dhe moskuptimi, shprehet mllefi kunder punes krijuese qe abstrahon problemet dhe nevojat e perditshme, thjesht, mund te shfaqet edhe skena e zenies fyta-fytas!Sepse, ne kete rast, frika per humbjen e idese, frika per mundesine e rikthimit ne po ate gjendje transi qe ka qene deri ne momentin e nderhyrjes brutale per krijuesin, eshte me lehte se frika nga divorci, nga gjuajtja me ndonje mjet te rende, nga thyerja e gishtave gjate perplasjes se duarve mbi tavoline.
Cka do krijuesi?! Thjesht, krijuesi do nje qetesi, absolutizmi i se ciles do te mund te prishej vetem me levizjet e nje harmonie melankolike.Ne castin e krijimit, nje caj, nje fryt peme, nje leng, nje embelsire e sjelle pahetueshem, per krijuesin do te sinjalizonte perkrahje shpirterore te qenies qe i kryen keto sherbime me nje discipline absolute.Krijuesi nuk e do vetmine totale, por as qe guxon ta ndjelle shoqerimin.Krijuesin e mbyt fakti qe gjate dites, apo ne mbremje nuk ia hap deren dhe nuk i ofron dic te freskohet.Edhe pse, realisht nje gje e tille mund ta pengoje, ne nderdie ai e ndjen nevojen per te qene dikush prane tij, jo perhere, jo ne dhomen e punes, jo prane tavolines.Ai deshiron qe ta ndjeje prezencen e muzes jo vetem si fiksion, por edhe si nje qenie me pamje engjelli e cila e strukur ne nje kend te dhomes qe reflekton gjume te qete, do t'ia thyente krijuesit ndjenjen e te qenurit vete.Ne castin e delirit, krijuesi e koncepton veten si zot, si pronar i hapesires fantomike qe ka nevoje per veprimet e qeta dhe harmonike te engjellit, te qenies e cila ne meyre te perkryer i di dhe i ka te koordinuar te gjitha veprimet e veta qe shkojne ne funksion te qetesise dhe te rehatise shpirterore te krijuesit.Sepse keto sjellje harmonike krijuesi i koncepton si perkrahje shpirterore, si nxitje, se dhenie motiv per pune sistematike, si fuqi qe i ofrohet atij deri ne perfundim te projektit.Ai plotesisht eshte i vetedijshem se qenia e cila perkujdeset perderisa ai krijon eshte lodhur nga perkujdesja, e merzitur, ndaj per ta cliruar ate qenie nga kjo besdi, krijuesi mbledh force, shton koncentrimin dhe i del ne skaj punes qe ka nisur.Mbi te gjitha, mjerisht, mes krijuesit dhe, ne kete rast qenies me pamje engjelli, duhet te mbisundoje pajtimi se, ne kete faze krijuese, njeri prej tyre aktron rolin e zotit dhe tjetri rolin e engjellit me perkujdesje prej nje sherbetori te denje.Pra , ne kete bote te imagjinates duhet te respektohet maksimalisht loja e aktrimit, e cila, sapo te perfundoje te shperblehet me duartrokitje frenetike, shperblehet me nje bote reale ne te cilen nuk ka zot dhe shebyes, por vetem zot! Nevoja e krijuesit per prehje shpirterore si dhe dorezimi ne cdo cast i trupit dhe i shpirtit te qenies engjellushe eshte nje detaj tjeter i cili sa flet per nje zhytje ne iracionalitet aq me shume flet per nje nevoje te pashpjegueshme per zbrazje te nje energjie ne castin kur trupi i krijuesit eshte i lodhur fizikisht, te nje energjie qe ne asnje skaj te botes se imagjinuar nuk gjend vend per ta zbrazur.Ne kete cast, kjo energji krijuesit i shkakton dhimbje ne shpirt, per c'gje ai ndjen nevoje qe te struk koken ne gjinje te engjellushes dhe ate dhembje shpirti te perlotshem, ta shuaj me nje afsh te dashurise ideale.Edhe kete sherbim krijuesi eshte i predispozuar ta perceptoje kryekeput si perkrahje shpirterore, si solidarizim me shpirtin e tij te mbyllur ne guacen e imagjinates e qe kerkon nje shpetim rasti, nje frymemarrje te thelle te trupit qe sakaq fillon te zhytet ne uje.Natyrisht, ky shperthim i ndjenjes shpirterore, ky epsh i pashpjegueshem, nuk eshte as i kontrolluar, as i kurdisur e as i diktuar.Ai shfaqet papritmas dhe kerkon te shuhet pa zhurme, pa refuzim, pa dhembje.Ky lazdrim shpirteror tek krijuesi shfaqet sidomos kur ai te perfundoje ndonje punim te vetin.Ne kete cast, krijuesi ngjan ne foshnjen e zgjuar nga gjumi kur instiktivisht kerkon perkedhelje dhe thithjen e sises.
Krejt ne fund, krijuesit i duhet edhe nje loje tjeter.Ai shpesh here ndjen nevoje qe engjellushen e vete sherbetore ta ndjej si zot, si pronare e cila, per tere ate sherbim, per tere ate perkujdesje te perkryer, si kundershperblim nga krijuesi te kerkoje nje pune intensive, te detyrueshme, te patjetersueshme.ne kete pozite te skllavit krijuesit i duket i mireseardhur urdheri i prere i zotit te vet per pune intensive.Pra ai ndjen nevoje edhe per nje kerkese te prere, gjithesesi ne forme motivuese, nje insistim i zjarrte, nje kujdestari e rrepte ne nderdijen e tij qe do t'ia shtonte disciplinen krijuese.
Ine e dashur!Une, tash e sa kohe, kete qenie me pamje engjelli e shoh ne ty.Me beso qe te ndjej ne dhomen time te punes, porse, me mungojne levizjet e tua, prekjet, puthjet, pershperima jote, frymemarrja jote derisa bejme gjume bashke. Sa te kaloje kjo rremuje, konsideroj se, nuk do te hezitosh qe te futesh ne boten e ketij krijuesi, pra, ne boten time.
Me shume perzemersi,
Berti
* * *
Berti
Ti je idioti me i madh qe kam takuar ndonjehere.Perfundimisht e zhveshe petkun tend te ndershmerise dhe une ne shpirtin tend shoh gacen e ferrit.Ti paske nevoje te madhe per nje sherbetore! Nese nuk me harron pergjithmon, te jesh i bindur qe do te me kesh satane.
Lamtumire- parajsa ime e vyshkur.
E trishtuara
Ina!
Krijoni Kontakt