Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Kristiane te persekutuar nga kisha, per hir Te Krishtit...

    Dicka qe me ka ngacmuar gjithmone eshte fakti i Kristianeve te persekutuar...nga kristiane...
    Ndoshta ata jane shenjtore, bij te Atit, por qe emrat e tyre figurojne ne listat e zeza te heretikeve..

    Por perpara kesaj do doja te pyesja: A ekziston kjo bashkesi njerezish?
    A mundet qe Kisha (apo ata qe e perfaqesojne Kishen zyrtarisht) mund te persekutojne njerez per hir te besimit?
    Por reagimi i ketyre njerezve te persekutuar si mund te kete qene? A u larguan ata nga Kisha apo vazhduan te jene pjese e saj?
    A mundet ata te vazhdonin jeten e tyre si kristiane ne te njejten kohe qe "Kisha ua mbylli dyert"? A mund te kete jete kristiane pa aktet e pjesemarrjes ne Darken e Zotit, Rrefimin e fajeve, pagezimin, Mbledhjet e perbashketa, etj...

    Per momentin me vijne ne mend 3 persona, 2 shenjtore te Kishes Ortodokse(Shen Joan Gojarti dhe Shen Nektari) dhe nje shenjtore katolike: Zhan D'Ark
    Shen Joan Gojarti u internua per hir te besimit te tij dhe Shen Nektari u shfronezua nga zyrtaret kishtare.
    Zhan D'Ark perfundoi e djegur ne nje turre drush si magjistare nga zyrtaret angleze me miratimin, kuptohet te Papes dhe varteseve te tij qe e mbajne Papen te pagabueshem ne vendimet qe merr.

    Keta 3 persona u njohen me pas si shenjtore, por sa te tjere nuk jane njhohur si te tille?

    Ju ftoj te gjitheve te mendojme me shume per kete e te sjellim fakte qofte teologjike (pra a mundet qe Kisha te persekutoje shenjtoret) qofte historike (pra a ka ndodhur nje persekutim i tille realisht ne histori, dhe per kete mund te sjellim shembuj)

    Ju lutem te gjitheve te merrni pjese ne kete teme sepse e konsideroj shume te rendesishme per besimin tone ne Jezus Krishtin
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    I dashur vella i shenjte,

    Tema qe ke hapur eshte me te vertete interesante she shume e rendesishme, por pyetjet e tua jane kaq te shumta saqe do duhet nje kohe e gjate per t'u mbuluar te gjitha pikat nga te krishteret e forumit.

    Ne rralle te pare jo pa qellim t'u drejtova me fjalet vella i shenjte. Sepse te shenjte njerezit i ben Krishti qe diten qe ata besojne ne Te, dhe jo kisha pas vdekjes se tyre. Te gjitha keto gjera jane njerezore.

    Sa per "heretiket", historia ka treguar se ata kane qene krishteret me te medhenj. "Heretiket", apo te krishteret e vertete kane nje vecori, ata nuk mbrohen kur akuzohen, nuk luftojne kunder kunder perndjekesve te tyre por luten me zemer per ta. Kam lexuar nje liber qe flitej pikerisht per ato grupe njerezish qe mblidheshin me thjeshtesi per te adhuruar Krishtin por qe perndiqeshin nga kishat e asaj kohe. Ne kete liber ndodhet edhe nje skice e asaj kohe ku tregon nje te krishter duke ndihmuar ndjekesin e tij qe po mbytej ne nje liqen te akullt. Ndersa ndjekesi po e ndiqte akulli u thye dhe ai ra brenda. Kur i krishteri e pa se po mbytej ai u kthye i dha doren dhe e shpetoi. Sigurisht qe u dogj ne turren e druve ne vitin 1569. Emri i tij eshte Dirk Willemsz.

    Ai person eshte i panjohur per shumicen nga neve, dhe as nuk eshte bere i shenjte nga ndonje kishe me vone, por ai ndodhet ne qiell me Krishtin tani.

    Po te jap edhe nje shembull tjeter. Ja se cfare testamenti i la foshnjes se saj 15 mujorshe, e veja Hollandeze Aneken Jians qe ishte pjese e atyre qe i quanin "Anabaptiste" dhe qe u denua me mbytje per shkak te dashurise qe ajo kishte per Jezu Krishtin:

    "Prandaj biri im mos shko pas turmave te njerezve dhe mos ec ne rrugen e tyre....por ku te degjosh se ndodhet nje grup i vogel njerezish, i varfer, i thjeshte, i perbuzur qe bota e nenvlefteson dhe e perbuz, bashkohu me kete grup! Dhe ku te degjosh se ka kryq, atje eshte edhe Krishti".

    Tema eshte shume e gjate dhe nuk kam kohe me shume tani per t'u pergjigjur (sipas mendimit tim sigurisht) te gjitha pyetjeve por do rikthehem ne kete teme se shpejti.

    P.S. Kushdo qe mud te jete i interesuar per kete liber qe permenda me siper, titulli i tij eshte: The Pilgrim Church, ose per ata shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe mund te lexojne ne Greqisht quhet: Ē ŠĻŃÅÉĮ ŌĒÓ ÅŹŹĖĒÓÉĮÓ ĢÅÓĮ ÓŌĻÕÓ ĮÉŁĶÅÓ (I PORIA TIS EKKLISIAS MESA STOUS EONES)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    A ka ka perndjekur kisha shenjtoret gjate historise se saj?

    Para se t'i pergjigjem kesaj pyetje do doja te shpjegoja me pare c'eshte kisha. C'eshte kisha pra? Po te pyesesh njerezit c'eshte kisha ata do te japin pergjigje te ndryshme ne mvartesi se ku jetojne, c'fare besojne dhe c'fare kane pare ne jeten e tyre. Me gjithate shumica e tyre per te mos thene te gjithe duke perfshire 3 dogmat e medha krishtere (Katolicizem, Ortodoksizem dhe Protestantizem) do kene nje pergjigje te perbashket. Ne pyetjen se c'eshte kisha ato do tregojne ndertesen ku besimtaret mblidhen per te adhuruar Zotin secila sipas menyres se saj.

    Por a eshte kjo pergjigje e sakte? A eshte kisha thjeshte nje ndertese? Fatkeqesisht sot te krishteret thone: "Po shkoj ne kishe" ose "ne kishen ku une shkoj..." duke ju referuar pra nderteses ne te cilen ata shkojne zakonisht te Djelave, ne vend qe te thone: "Po shkoj ne shtepine ku mblidhet kisha sot", apo "ne kishen ku une jetoj" apo "une jetoj ne nje kishe ku vellezerit dhe motrat....."

    Me kete dua te them pra se kisha nuk eshte as nje ndertese, as nje institucion dhe as nje organizate. Te gjitha keto jane krijime te njeriut. Por kisha apo ekklesia eshte nje krijese qiellore dhe jo tokesore, eshte nje organizem i gjalle, eshte trupi i Krishtit eshte e gjinise femerore, vajza me e bukur ne bote, nusja e Krishtit. Ajo nuk mblidhet nje te Djele ne jave, por cdo dite, dhe pse jo shpesh edhe dy here ne dite. Le te kthehemi pak te kishat e dhjates se re. Le te themi Efesin, apo Korinthin, apo Selanikun. Ne ate kohe shumica e besimtareve ishin skllever, nje pjese tjeter te lire por jashtezakonisht te varfer, dhe ne disa kisha mund te ishte edhe ndonje i pasur. Imagjinoje pak skllavin qe punonte nga dalja e dites deri ne mbremje per 7 dite ne jave. A mund ta imagjinoni ate duke i thene padronit te tij se ai nuk mund te punoje te Djelave pasi eshte dita e Zotit dhe don qe te shkoje ne kishe? Sigurisht qe kjo eshte qesharake. Por ata skllever kishin rene ne dashuri me Krishtin dhe ata mblidheshin pothuajse cdo mbremje, dhe pse jo edhe 2 here ne dite ne mengjes dhe ne mbremje. (vecanerisht ditet qe shkonte Pali apo nje nga punetoret e tij per t'i vizituar) Takimet e tyre ishin pa orar. Ata fillonin takimet e tyre pa ditur se kur do mbarojne. Shpesh here zgjatnin edhe gjithe naten. (Keni pare ndonje kishe te tille ne ditet tona?)

    Ne praktike kisha eshte nje grup njerezish qe mblidhen per te adhuruar Krishtin, per ta njohur Ate SEBASHKU, me zemer te thjeshte, te paster, dhe te etur per Krishtin, dhe me nje lider vetem, me liderin qiellor Krishtin.

    Kisha mund te mblidhet kudo, Ajo nuk mund te perkufizohet nga muret e nje ndertese. Kisha gjithashtu eshte induigjene, d.m.th. ne Shqiperi p.sh. ajo mblidhet ashtu sic mblidhen Shqiptaret, shprehet ashtu sic dine Shqiptaret etj, ndersa nje kishe ne Kine do jete krejt ndryshe nga menyra se si funksionojne Shpiptaret, per aresye se ata nuk jane Shqiptare por jane Kineze, pra traditat do jene Kineze, psh menyra se si mblidhen, muzika e kengeve te tyre etj. Nese do shkojme ne Angli, Amerike, Turqi, apo ne cdo vend tjeter kisha do jete ndryshe sipas traditave qe ka ai vend. Amerikanet psh do mblidhen ne dhomat e tyre
    ndenjese (living rooms) ne kanapete apo kolltuqet e tyre, Shqiptaret e Malesise se Veriut kembekryq rreth oxhakut te tyre, Shqiptaret e Jugut me menyren e tyre te jugut, ne veri do t'i kendojne Perendise me lahute ndersa ne jug do t'i kendojne Perendise me kenget e tyre te bukura labce. (Sa bukur do ishte kjo gje sikur te ndodhte me te vertete!!!) Me kete dua te them pra se kisha nuk eshte si Mc. Donalds qe ashtu sic eshte ne Amerike, ashtu eshte edhe ne skajin me te larget te botes.

    Le t'i kthehem temes se me duket se u largova pak nga ajo. Pra a ka persekutuar kisha te shenjterit e saj? Kisha ndertese, institucion apo organizate PO, i ka perndjekur te krishteret si jashte saj ashtu edhe atyre brenda gjirit te saj. Ndersa kishat qe kane qene organizem i gjalle, qe kane pasur jete kishe jane perndjekur dhe kurre nuk kane perndjekur.

    Le te fillojme nga kishat e para qe apostujt mbollen. Ata kisha sic e dime jane perndjekur. Jeta e atyre kishave zgjati per rreth 300 vjet. Me pas e mori rrallen Kisha Katolike me Konstandinin dhe me vone kisha Protestante me Luterin. Qe atehere ka pasur 3 kategori kishash. Kisha Katolike, (fus brenda edhe kishen Ortodokse) kisha Protestante (me te gjitha deget e saj) dhe grupe njerezish qe mblidheshin ne menyre te thjeshte, qe qendruan jasht religjionit te organizuar, qe nuk kishin emra, por qe emrat ja u vinin zakonisht armiqte e tyre apo njerezit e jashtem.

    Ja disa nga emrat e tyre: Priscillians, Brethren, Waldensians Moravians, Bogomils, Quakers, Albigensians, Vellezerit Sviceriane (Swiss Brethren), Plymooth Brethren Kopeja e Vogel(Little Flock) etj. (kjo e fundit ka ekzistuar ne shekullin e 20-te me Watchman Nee. )

    Keto grupe kane ekzistuar ne cdo shekull pas vitit 325. Grupi i pare doli ne skene ne vitin 350 ne Spanje. U urryen dhe u persekutuan ne menyrat me barbare. Jeta e ketij grupi--100 vjet.
    Nje grup tjeter u shfaq ne vitin 500 ne Skoci. Nje grup tjeter ne Alpet e Italise, ne Baltik, ne Zvicer, Francen e Jugut etj. Keto grupe te vegjel kane qene ne kohera te ndryshme te historise se Kishes. Te gjithe keto grupe jane perndjekur, te gjithe jane luftuar, te gjithe jane urryer, por ata kane qene nje deshmi e thjeshtesise se besimit ne Jezu Krisht.

    Por jane edhe ata qe kane qene pjese kishave institucionale dhe qe jane perndjekur nga keto kisha. Emrat e tyre? Tereza, Shen Gjoni i Kryqit (St. John of the Cross), Jeanne Guyon, Lawrence, Fenelon etj.

    Shpresoj Matrix te te kem mbuluar dado pak deshiren tende per te ditur sado pak nga keto gjera. Do ishte akoma me mire sikur te kishe mundesin te gjeje edhe librat e atyre gjigandeve te besimit.

    Liveintwoplaces.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Tema tė Ngjashme

  1. Referenca e burime historike
    Nga Kreksi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 09-04-2015, 16:42
  2. Disa data historike
    Nga urtesia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 12-10-2006, 13:47
  3. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18
  4. Kronologjia e ngjarjeve qė nga 360 para Krishtit deri mė sot.
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 25-09-2005, 17:42
  5. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •