Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Mbresat e Forumit(Ju ftoj te gjitheve te shkruani)

    Sa me shijon kafja ne mengjez
    kur nis gazetat e i shikoj
    perqendrohem me shume tek politika
    dhe ndonje artikull interesant lexoj

    Pastaj lexoj ndonje ndodhi
    qe mafjozet, jete njerzish marin
    femije e vajza te trafikuar
    qe jeten e tyre ja falin Djallit

    Me vone futem une ne forum
    me gezim mauzin klikoj
    futem tek tema politike
    debate te medha atje shikoj

    Shikoj Brarin ate djal arit
    qe shkruan bukur dhe me kujdes
    Albon ,ate djal fantastik
    qe per demokracin ai vdes

    Pastaj shoh , ate Leshatorin
    qe komunistve i ben mashalla
    dhe me poshte ate Krokodilin
    qe dhembet e qumshit si ka ala

    Me vone futem ke letersia
    kerkoj ndonje poezi te re
    ato qe pelqej une jan stili i Fishtes
    Dhe gjithmon Agim Docin aty e ke

    Me radhe i shoh poezit
    i lexoj me kujdes
    shume poete ne ate forum
    mua me kan lene mbrese(Te gjithe ata qe kam permen tek portali)

    Me vone futem ke Oxhaku(folklori shqiptar)
    Aty boll me ka zan maraku
    me fol e qesh e me levdu
    njani tjetrin me e ngacmu

    Keshtu kalon koha e lire
    e megjithe qef ja dedikoj
    se ketu mesojm gjuhen
    kete qef nuk e nderroj

    Tani po du; me ju pershendet
    te gjith ju o bashkatdhetar
    ju qe mblidheni ne sofren Shqiptare
    dhe qe ketu heqim pak mall

    Ju ftoj ketu te gjithe, ju
    qe bresa ju ka len ky forum
    te tan ketu me shkruj si une
    per shok e shoqe qe i doni shume

    Ju pershendet Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    un forumit i kam dediku nje liber, te sapo filluem.
    nim' o zot e ta krej.
    edhe une iu pershendes!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Mireseerdhe Macja_Blu

    Mace Mace moj sojnike
    ku ke humb moj simpatike
    kemi kohe qe ste kemi pa
    malli neve na ka tha
    a thu je per nje uje te tharme
    apo kafe do me pi
    me i than dhe ti dy llafe
    dhe me qef me pi ate kafe
    Je nje poete fantastike
    kete e din tan forumi
    ne shume faqe interneti
    poezit e tua jan hap si deti

    Pershendetje nga Alba Mace_Blu
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    Meqe na paske ftuar

    Fushate elektorale

    Vjen kjo alba me vrap
    hajde-hajde bejme nje fushate
    edhe bejme pak gallate
    mire moj albe po s'kemi ven
    policia nuk na len
    shikoni ketu therriti macja
    une them shkojme tek piaza
    mos u merzisni thote kryetarja
    ligjin sot e ben parja
    une them per te gjithe
    shkojme tek kafshet me llogjik
    m'u te kopshi botanik
    skemi c'te bejme,- na tha kryetarja
    ajo ka postin qe ia jep parja
    --.......arritem
    He moj kashe keni kerkesa
    shpejt e shpejt se fillon fshesa
    u hodh perpjete gjeli
    une jam anastas angjeli
    po keshtu dhe gomar qerosi
    une pervete jam fatosi
    disa te tjere kishin ngritur dy gishta
    te na rroje sali berisha

    Hipi dhelpra ne tribunė
    dy fjale do ti them unė
    te paren e kam per energjinė
    drite, ta bejme pularinė

    Te dyten e kam per qente
    tia heqim dhembet nje nga nje

    Pas dhelpres hipi cakalli
    obobo si do na veje halli
    e para jam per negociata
    ti hiqet bariut pushka dhe krraba
    te dyten e kam per demokracine
    ta leme te lire bagetine

    Pas cakallit hipi ujku
    me dhembet prere si sfurku
    do them une dhe dy fjale
    foli ai me ngadale
    te nderuar miq e shoke
    sa mire do te ishim te rrinim toke
    dhen e dhi e bageti
    sikur jemi ne shqiperi

    Po po bertiti alba
    mjalti ketu eshte me i keq se balta

    Bravo -bravo pelliti lopa
    keshtu na do edhe europa

    -----------------------ruhet e drejta e autorit
    -------------------------"kingu-1"--------------------------------

  5. #5
    i/e larguar Maska e Jamarber
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    390
    Oj drenusha e malsise
    c ma ke kryet plot me men
    sa amel mjesin na e ke nise
    t u na thirre t gjitheve n kuven

    Pse ma lun kryet majtas djathtas
    une e di c ka don me thane
    por per bese ashte shume e shtire
    na mej menie t gjithe me kene

    Mu m pelqen shum kunershtimi
    se debati sjell zhvillim
    por nder ne urrejtja e percmimi
    n zemren time sjellin trishtim

    Pse o vllazen te ni gjaku
    ne per dine e per imane
    i futna i rruge qorrsokaku
    n vent meu kthy me ba vatane

    ju pershendes t gjitheve pa emna
    ju uroj shnet e lumturi
    po ce fjala per forumin
    veq ktu m gjen shpirti qetsi.

    GJERGJ LLESHAJ JU PERSHENDET PERZEMERSISHT

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Pershendetje

    Ti mirserdhe vlla mirditor
    amel ke ardh, si fllad i veres
    bukur te shkoka njai za bilbili
    ne ket dite shiu ne mes te vjeshtes

    NJi kjo strof me plot men
    ma ke shkru ,bash si nje plak
    kur dikur kan ba pleqni
    nga Fani der n'Sanxhak

    ------------------------------
    Pse o vllazen te ni gjaku
    ne per dine e per imane
    i futna i rruge qorrsokaku
    n vent meu kthy me ba vatan
    -----------------------------------
    Ti mar king mar djal Tirane
    na ke hap ate fushate
    s'na tregove se kush fitoj
    dhe a e kishin ato hak

    Une fort shum kam bertit
    me fitu demokracia
    po the vet ,parja ben ligjin
    po keshtu se ka burreria

    Keto rreshta me shume kuptim
    te Gjergj Fishtes njati zog Shqiptari
    i recitoj ktu pa pertim
    se ne ate fusht kush del i pari

    M'kamė kryekungujt prej si u vunė,
    Duel padija n'krye tė vendit;
    Njerzt e kėnuen u poshtnune,
    Metėn t'urtit jashtė kuvendit.

    Duel me faqe t'bardhė trathtari,
    Shpirt e fis qi ka kuletėn;
    U ndėshkue pa dhimė Shqyptari,
    Qi pėr fis nep gjan e jetėn.

    Shqynis zani atbotė i humi,
    T'huejt mi qafė i a vunė thėmren,
    E e mloj skami, terri e gjumi,
    Djelmt e vet i a lnuren zemrėn.

    E Shqyptarėt jo veē s'e nisen
    Pėr kto punė pėrjashta Momin.
    Por ma fort, medje, e konisen.
    Msue gjithmonė me nderue llomin...

    E njikshtu, qitash, njaj i cilli
    S'e la mrendė e detit vala,
    S'e la ferri, toka e qilli,
    N' Shqypni majet porsi njala

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #7
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    Ti mar king mar djal Tirane
    na ke hap ate fushate
    s'na tregove se kush fitoj
    dhe a e kishin ato hak

    "Kisha qejf me e vazhdu
    po jam shume i zemeru
    s'me vine me fjalet me rime
    e ke prish shoqerine"
    se meriton shoqerine time
    ke bere shume gabime"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Postuar mė parė nga "KINGU-1"
    Ti mar king mar djal Tirane
    na ke hap ate fushate
    s'na tregove se kush fitoj
    dhe a e kishin ato hak

    "Kisha qejf me e vazhdu
    po jam shume i zemeru
    s'me vine me fjalet me rime
    e ke prish shoqerine"
    se meriton shoqerine time
    ke bere shume gabime"
    A ku ku ,car me ka gjet mu!
    Po pse mar king na je zemru?
    A'thu vall kund te kam ngacmu?
    Apo ky mesazh s'ishte per mu?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #9
    "KINGU-1"
    i/e ftuar
    MOS BEJ SIKUR SE KUPTON
    ESHTE E QARTE NUK E SHIKON
    MEGJITHATE S'TE VJEN MIRE
    PO TE THEM LAMTUMIRE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    King, o trendafil me ere
    mos na e mbyll kaq shpejt ket dere
    se spo di ku kam gabu
    ban mire njeher me na sqaru?
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 19-01-2025, 07:16
  3. Cila ėshtė Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Cili ėshtė Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo nė forumin Pyetje - pėrgjigje
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •