Po hap kete teme pasi eshte e ditur qe vitet e fundit eshte popullarizuar shume perpunimi i kengeve popullore ne nje version modern tekno, rrep, e me rralle ma merr mendja edhe pop.

Ju ftoj te jepni mendimin tuaj rreth kesaj rryme muzikore relativisht te re ne Shqiperi (sepse vetem disa vjet i ka ne kurriz) gjthashtu edhe te sillni kenget tuaja te preferuara ne kete teme.

Une po e filloj me "Lule te bukura ka pas Tirona" te kenduar nga Eriosti dhe Migena.

Me pelqen si e ben zerin kjo femra... me stil te vjeter... sikur eshte zeri i se shkuares historike, tradicionales... kurse ky djali sjell vrazhdesine dhe prakticitetin, realitetin e kohes.

Ajo thote "lule te bukura ka Tirona... trendafil moj te vjen era... une ty moj pelqeva... moj ezmere ku t'ka nana/ thuja kanges dhe niher... etj", kurse ai thote "lula te bukura dikur na ka pas Tirona... zbritem ne nga mali shume te deshperuar/ me traste ne duar/ toka e premtuar na priste/ Tirana jone me lule na bezdiste/ .... Tirana eshte si lule ne pranvere/ por Lana mban eren e vetme te *****.... etj., etj. "

Kaq per tani se do me digjet tava ... me shume heres tjeter