Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ambasadori anglez: Ja pse do ti kthejmë emigrantët e paligjshëm!!

    Nga: BBC ne Shqip
    www.bbcalbanian.com

    Ambasadori i britanik ne Tirane, David Landsman, thote se marreveshja per ripranimin e emigranteve klandestine tregon se Shqiperia po merr persiper pergjegjesite si vend qe kerkon te afrohet ne BE. Kete jave Shqiperia nenshkroi me Britanine e Madhe marreveshjen e ripranimit te emigranteve klandestine, qe do te thote se autoritetet britanike mund te dorezojne prane autoriteve shqiptare cilindo emigrant klandestin qe e gjejne te paligjshem ne Britani. Marreveshje te tilla Shqiperia ka nenshkruar edhe me nje numer vendesh te tjera. Qeveria shqiptare eshte e shtrenguar te marre nje hap te tille si rezultat i kerkeses se vendeve te BE-se dhe si nje nder kushtet per afrimin e vendit me BE.

    Cila eshte rendesia e kesaj marreveshjeje?
    Besoj se marreveshja per pranimin eshte shenje e nje bashkepunimi te ngushte midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe ne kete fushe shume te rendesishme, shenje qe tregon se Shqiperia eshte gati te marre persiper pergjegjesite e saj si nje vend qe kerkon te afrohet ne Bashkimin Europian.

    Sa shqetesues eshte per autoritetet britanike emigrimi ilegal nga Shqiperia drejt Britanise se Madhe?
    Ne Britanine e Madhe eshte shqetesim i madh emigrimi ilegal dhe, sigurisht qe Shqiperia nuk eshte burimi i vetem, as burimi me i madh, por per ne dhe per qeverine tone eshte nje problem qe duhet trajtuar seriozisht.

    A ka shifra apo statistika te emigranteve shqiptare qe kane emigruar ne Britanine e Madhe keto 10 vitet e fundit?
    Kjo eshte pyetje shume e veshtire, sepse eshte logjike qe nuk ka shifra te besueshme per nje fenomen klandestin jo legal, por bazuar ne hetimet qe bejne autoritetet tona eshte nje numer mjaft i madh dhe, kur behet fjale per emigrimin ilegal, ka nevoje per veprime efikase.

    Cilet shqiptare qe kane emigruar ne Britanine e Madhe preken nga kjo marreveshje qe ju sapo nenshkruat?
    Nuk eshte fjala vetem per punesimin eshte menyra ne te cilen kane ardhur ne Britanine e Madhe ne menyre klandestine apo njerez qe kane kerkuar azil, por nuk kane qene te suksesshem, sepse nuk kane prova qe jane ne rrezik, sipas ligjeve.

    Eshte dita e fundit e qendrimit tuaj ne Shqiperi, pas 2 vjetesh e disa muaj. A mund te na thoni se si kane evoluar marredheniet shqiptaro-britanike gjate kesaj periudhe?
    Duhet te pranoj qe keto marredhenie ishin shume te mira qe para ardhjes sime ne Shqiperi. Jane historike dhe mjaft te forta, por jam shume i kenaqur me ritmin qe jane permiresuar ne disa fusha, si fushen kulturore me zhvillimin e aktiviteteve te Keshillit Britanik, ne fushen ushtarake kemi patur disa stervitje te perbashketa dhe, eshte e qarte qe Britania e Madhe mbeshtet deshiren e shqiptareve per integrimin ne Bashkimin Europian. Kam degjuar, kur erdha, qe Britania ka qene shume e interesuar ne ceshtjen e Kosoves, gjate kohes se krizes, por qe ky interesim eshte zbehur pak keto kohe. Ne jemi pro integrimit te Shqiperise ne BE dhe do te ndihmojme sa kemi mundesi.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e roli
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    4
    Eshte e vertete se Shqiperia nuk ka asnje arsye politike ka "ekonomike" dhe kjo eshte nje na arsyet kryesore per Shqipetaret qe emigrojne. Zoti Rama nuk e di se cfare marrveshje ka bere por kjo do te jete pak me "spec" sepse kjo nuk eshte bere publike as ne Shqiperi si dhe ne Angli, sikur e kisha rastin dhe te takoja Zotin Rama do te kishja nje pyetje per te: ku do ti coje zoti Rama te gjithe refugjatet qe do te kthehen nga Anglia ose nga vendet e tjera(sepse kjo marrveshje nuk eshte vetem me Angline por dhe me vendet e tjera) a do te mundet tu siguroje pune? A do te mundet ti mbaje ai te gjithe qe do te kthehen ?
    roli

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e roli
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    4
    Eshte e vertete se Shqiperia nuk ka asnje arsye politike ka "ekonomike" dhe kjo eshte nje na arsyet kryesore per Shqipetaret qe emigrojne. Zoti Rama nuk e di se cfare marrveshje ka bere por kjo do te jete pak me "spec" sepse kjo nuk eshte bere publike as ne Shqiperi si dhe ne Angli, sikur e kisha rastin dhe te takoja Zotin Rama do te kishja nje pyetje per te: ku do ti coje zoti Rama te gjithe refugjatet qe do te kthehen nga Anglia ose nga vendet e tjera(sepse kjo marrveshje nuk eshte vetem me Angline por dhe me vendet e tjera) a do te mundet tu siguroje pune? A do te mundet ti mbaje ai te gjithe qe do te kthehen ?
    roli

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Për momentin, fëmijëve të pashoqëruar u është ofruar gjithnjë e më shumë lejeqëndrim i përkohshëm në Britaninë e Madhe, derisa ata të mbushin moshën 18 vjec, kur çështjet e tyre të trajtohen në aplikimet për të rritur

    Faza e parë do të nisë në prill. Më të shumtit bëjnë gati valixhet për Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

    Anglia përgatit riatdhesimin e të miturve
    Gazeta “The Indipendent” zbulon planin, mjaft deputetë kundër




    LONDER

    Mijëra fëmijë refugjatë, të cilët kanë ardhur në Britani me shpenzimet e tyre, do të dërgohen forcërisht andej nga kanë ardhur.

    Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ana e gazetës “The Independent”, të dielën që kaloi. Zyrtarët civilë të “Home Office” (Zyra e Çështjeve të Brendshme), po projektojnë plane të detajuara për të rikthyer azilkërkuesit e pashoqëruar, në moshë të njomë e të rinj, të ndarë veçmas nga luftrat ose për shkak të dhunës etnike në vitet e fundit.

    Plani
    Faza e parë e riatdhesimeve - e cila pritet të fillojë në prill – do të fokusohet në dërgimin e fëmijëve refugjatë mbrapsht, në vendet e prekura nga varfëria në Ballkan, si Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Kosova është akoma shumë e pastabilizua, dhe mbikqyret aktualisht nga 29,000 trupa policore e paqeruajtëse të OKB-së. Kosova kryeson edhe sot listën e “Home Office” për riatdhesimet. Iniciativa – e cila akoma nuk është bërë e ditur zyrtarisht nga “Home Office” - po shkakton shqetësim të thellë tek grupet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të refugjatëve, të cilët shprehen se kjo gjë është e rrezikshme dhe e pandershme. Për momentin, fëmijëve të pashoqëruar u është ofruar gjithnjë e më shumë lejeqëndrim i përkohshëm në Britaninë e Madhe, derisa ata të mbushin moshën 18 vjec, kur çështjet e tyre të trajtohen në aplikimet për të rritur.

    “Home Office” theksoi mbrëmjen e shkuar se do t’i riatdhesonte fëmijët, vetëm në rast se ata do të ishin të sigurtë se një fëmijë i tillë do të vazhdontë të ishte i sigurtë në vendin e tij të origjinës, gjë e cila do të ishte dhe në interesin më të mirë të fëmijëve. “Çdo vendim do të merret vetëm pas konsiderimit të plotë të rrethanave për çdo rast të veçantë,” tha një zëdhënës i kësaj zyre.

    Kundërshtimet
    Por regaimet e kundërta qenë të menjëhershme.

    Ekspertët nga Zyra e Punës një natë më parë, ishin kundër këtij skenari, të cilin nuk e vlerësuan aspak pozivisht. Michael Connarty, deputet nga Falkirk East, deklaroi se: “Është një propozim jashtë standarteve. Nëse ata janë jetimë, atëherë ne sigurisht që duhet t’i mbajmë ata. Ne kemi një detyrë fondamentale për të përmbushur”. Skema e zbuluar së fundmi do t’i thellojë akoma më shumë planet e diskutueshme, të bëra nga sekretari ishtetit, David Blunkett, për të reduktuar të drejtat e refugjatëve që hyjnë në Britaninë e Madhe. Javën e shkuar ai bëri të ditur propozimet që kishin të bënin me heqjen e të drejtës të azilkërkuesve për të kërkuar mbështetjen e shtetit, në rast se ata humbin të drejtën e azilit. Propozimet e riatdhesimit mund të prekin mijëra fëmijë refugjatë. “Home Office” konfirmoi mbrëmjen e shkuar se planifikon ta zgjerojë skemën në 24 vendet e të ashtuquajturës “lista e bardhë” e vendeve të sigurta, e cila përfshin Sri Lankën, Bangladeshin, Serbinë dhe Rumaninë. Vitin e shkuar, 6.200 fëmijë të pashoqëruar aplikuan për azil. Nga ky kontigjent, 1.135 ishin nga Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. Gjatë tre muajve të fundit, rreth 80 fëmijë të tjerë të pashoqëruar nga këto vende kërkuan gjithashtu azil. Konsorciumi i Fëmijëve Refugjatë, një grup mbikqyrës i 17 misioneve të tjera të bamirësisë, i frikësohet faktit se “Home Office”, po e radikalizon qëndrimin e saj në lidhje me azilkërkuesit e moshave të njoma. Zyrtarët në Departamentin e Emigracionit po fillojnë të hetojnë fëmijët e pashoqëruar, mbi motivet që i kanë shtyrë të vijnë në Britani – pa praninë e nëj avokati apo të një roje. Deri më tani, fëmijët azilkërkues kanë qenë lejuar të mbushin një formular të shkruar dhënë nga “Home Office”, të përgatitur nga ekspertët e saj juridikë.



    Ekspertët e refugjatëve kundër planit

    LONDER - Alison Harvey, një eksperte e vjetër e çështjeve të refugjatëve në Shoqërinë e Fëmijëve (“Children’s Society”), është kundër këtij plani. Sipas saj “shërbimet publike në të tria vendet ballkanike, janë shumë pranë të qënurit inekzistentë dhe me familjet mund të jetë shumë e vështirë të kontaktohet. Para së gjithash dhe mbi të gjitha ata janë fëmijë”, thotë ajo. “Ne nuk mund të jemi të sigurtë nëse “Home Office” do të marrë vendimin e duhur lidhur me çështjen e azilit të fëmijëve. Si mund të na garantojnë ata se cdo fëmijë i dërguar në shtëpi do të jetë i sigurtë”?



    Të dhëna

    Vendet e prekura nga varfëria në Ballkan:
    Kosovë, Shqipëri, Maqedoni

    Viti 2002
    6200 të mitur kërkuan azil në Britani
    1135 të mitur azilkërkues ishin nga Kosova

    Viti 2003
    80 të mitur nga Ballkani kërkuan azil gjatë tre muajve të fundit

    © 2003 Gazeta Panorama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •