Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    8

    Luan Rama+Ambasadori anglez firmosin marrveshjen qe kthen shqiptaret nga Anglija

    Nënshkruhet Marrëveshja e Ripranimit të personave

    Nga http://www.mpo.gov.al/

    14.10.2003

    Sot paradite në ambientet e Ministrisë së Rendit Publik, është nënshkruar Marrëveshja e Ripranimit të personave midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Rendit Publik, Luan Rama dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, David Landsman.



    “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, - ka theksuar ministri i Rendit, - është një moment i rëndësishëm që shënon jo vetëm nivelin e mirë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit që ekziston midis nesh, por edhe angazhimin real dhe seriozitetin në partneritet të plotë për të administruar së bashku problemet që kanë të bëjnë me ripranimin e personave që rezultojnë me probleme ligjore në vendet respektive” Sipas ministrit Rama ky “dokument është pjesë e angazhimit të marrë nga Qeveria Shqiptare në kuadër të plotësimit të të gjitha kritereve që kanë të bëjnë me procesin e stabilizim asocimit në Bashkimin Evropian”.



    Duke folur për bashkëpunimin dypalësh ministri Rama ka nënvizuar se vihet re një ridimensionim i këtij bashkëpunimi veçanërisht pas konferencës së Londrës, ridimensionim i cili ka prodhuar një partneritet real midis strukturave policore, me veprime reciprokisht të ndërsjellta në të dyja vendet dhe hetime të përbashkëta të grupeve kriminale që veprojnë në lidhje në Shqipëri apo në Britaninë e Madhe.



    Ambasadori Landsman nga ana e tij e ka vlerësuar marrëveshjen si një mjet shumë efikas dhe të rëndësishëm kundër emigrimit të paligjshëm dhe trafiqeve. “Ne përshëndesim vullnetin e mirë të Qeverisë Shqiptare, - ka theksuar ambasadori britanik duke siguruar se, - ky nuk do të jetë fundi i bashkëpunimit dypalësh kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve ilegale”.



    Të dy palët kanë shprehur gadishmërinë dhe angazhimin e tyre të plotë për të forcuar më tej me hapa konkrete këtë bashkëpunim në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar trafiqeve ilegale, etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga desada-UK : 14-10-2003 më 20:00

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-07-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    8
    Cili do te ishte mendimi juaj rreth kesaj marrveshje?
    une mendoj se kjo nuk eshte gje tjeter vecse legalizimi zyrtar i nje "fshese" angleze ndaj shqiptareve ne UK.

  3. #3
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    Sa I Do Qeveria Emigrantet

    Shqiperi- Angli: Te ripranojme shkelesit e ligjit
    Shqiperia dhe Mbreteria e Britanise se Madhe, do te pripranojne personat me probleme ligjore ne ne vendet respektive. Dje paradite ne ambientet e Ministrise se Rendit, u nenshkrua marreveshja perkatese, nga ministri Luan Rama dhe nga ambsadori britanik ne Tirane David Landsman. Rama tha se "Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje eshte nje moment i rendesishem qe shenon jo vetem nivelin e mire te marredhenieve dhe bashkepunimit qe ekziston midis nesh, por edhe angazhimin real dhe seriozitetin ne partneritet te plote per te administruar se bashku problemet qe kane te bejne me ripranimin e personave qe rezultojne me probleme ligjore ne vendet respektive" Sipas Rames "dokument eshte pjese e angazhimit te marre nga Qeveria Shqiptare ne kuader te plotesimit te te gjitha kritereve qe kane te bejne me procesin e stabilizim asocimit ne Bashkimin Evropian". Ambasadori Landsman nga ana e tij e ka vleresuar marreveshjen si nje mjet shume efikas dhe te rendesishem kunder emigrimit te paligjshem dhe trafiqeve. "Ne pershendesim vullnetin e mire te Qeverise Shqiptare, - ka theksuar ambasadori britanik duke siguruar se, - ky nuk do te jete fundi i bashkepunimit dypalesh kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale". Te dy palet kane shprehur gadishmerine dhe angazhimin e tyre te plote per te forcuar me tej me hapa konkrete kete bashkepunim ne drejtim te luftes kunder krimit te organizuar trafiqeve ilegale, etj.
    bani palle sa te jeni GJALLE

  4. #4
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    NE KETE RAST SHKELESIT E LIGJIT JANE ATA QE KANE KALUAR PA DOKUMENTE
    edhe nje here vertetohet proverbi



    KUSH TA FUT SOT
    pergjigjen nuk ka nevoje tua kujtoj
    por duke pare premtimet e nanos ne fushaten elektorale
    te gjithe emigrantet shqiptare qe jane ne angli kur te kthehen ne shq kane punen e siguruar etj etj
    dhe do te paguhen sipas deshires me valuten qe deshurojne
    paund,euro ose dollar

    ca doni me x belulin
    bani palle sa te jeni GJALLE

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22
    Çdo shqiptar, që do të shpallet klandestin, apo i paligjshëm në ishullin britanik, mbështetur në marrëveshjen e re të nënshkruar dje në Ministrinë e Rendit Publik, brenda 24 orëve do të riatdhesohet, apo ekstradohet

    Ministria e Rendit firmos marrëveshjen me palën angleze për kthimin e të kërkuarve

    Anglia: OK ekstradimit të shqiptarëve
    Emigrantët “non grata”, të gjithë përpara drejtësisë


    Artur Qorraj

    Për herë të parë, marrëveshje ripranimi midis Anglisë dhe Shqipërisë. Të kërkuarit shqiptarë për llogari të policisë britanike dhe ata që do shpallen “non grata” në këtë vend, do të jenë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

    Hetime të përbashkëta midis dy policive për grupet kriminale të sapokrijuara përtej kanalit të La Manshit. Çdo shqiptar, që do të shpallet klandestin, apo i paligjshëm në ishullin britanik, mbështetur në marrëveshjen e re të nënshkruar dje në Ministrinë e Rendit Publik, brenda 24 orëve do të riatdhesohet, apo ekstradohet. Lajmin e bënë publik burime zyrtare nga Drejtoria e Informacionit në dikasterin blu. Ministri Luan Rama dhe ambasadori anglez në Tiranë, David Landsman, kanë firmosur dje paradite marrëveshjen dypalëshe, që ka shënuar dhe një etapë të re në historinë midis dy vendeve. “Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qeverinë tuaj dhe kjo marrëveshje është një hap tjetër bashkëpunimi për të çuar përpara hetimet dypalëshe dhe luftën kundër krimit të organizuar, e atij shqiptar, që ka lindur në Angli”, është shprehur ministri Rama. Ai i ka premtuar ambasadorit Landsman se kjo marrëveshje do të zbatohet me seriozitet për t´i shërbyer qëllimit të zgjidhjes së problemeve me natyrë dypalëshe. Që këtej e tutje, policitë britanike dhe shqiptare, do të operojnë në mënyrë të përbashkët në fushën e identifikimit dhe përjashtimit të personave me probleme, ose që janë pjesë e krimit të organizuar. “Ne jemi të kënaqur nga kjo frymë bashkëpunimi dhe ky nuk do të jetë fundi në luftën kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar”, ka thënë ambasadori Landsman gjatë takimit. Ndërkohë që kreu i dikasterit blu, Rama, e ka quajtur një hap përpara edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në radhë të parë marrëveshja përmban rënien dakord midis dy palëve për riatdhesimin e emigrantëve shqiptarë në Angli e Irlandë, të cilët janë rezidentë prej vitit 1997 e më parë. Ata që përbëjnë rrezikshmëri, apo që kanë një pasaportë jo të pastër, do të rikthehen mbështetur mbi marrëveshjen e bashkëpunimit të firmosur dje. Nga ana tjetër, për të gjithë shqiptarët që identifikohen si pjesë e rrjeteve kriminale të drogës, armëve, prostitutave, klandestinëve, do të rinisin hetimet dypalëshe. Pala shqiptare do të ndihmojë me informacion policinë britanike. Po kështu do të ripranojë në burgjet e saj këta persona të rrezikshëm. Marrëveshja përmban edhe ekstradimin e personave që kanë njërën apo tjetrën shtetësi dhe që kërkohen për vepra të ndryshme penale. Ky nivel bashkëpunimi do të realizohet edhe nëpërmjet strukturave të Interpolit anglez dhe atij shqiptar. Pas nënshkrimit pritet që një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë, që kanë ikur pa viza në ishullin britanik, të kthehen nga fundi i këtij viti e në vazhdim. Numri i shqiptarëve që kanë shkuar në Britaninë e Madhe llogaritet mbi 10 mijë persona, por, sipas burimeve, nga ministria për autoritetet vendore një problem të madh përbëjnë shqiptarët që veprojnë në organizatat kriminale të vogla e të mëdha.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Te me falni qe po nderhy kot.
    Ne angli eksiston nje ligji tille qe kthen mbrapsht tere refugjatet ilegale ish azil kerkuesit te cileve u eshte refuzuar e drejta per azil. Kjo marreveshje midis Shqiperise dhe Anglise mund te kete ndonje bisht nga mbrapa e cila nuk eshte pasqyruar per publikun e gjere. Anglia deri me sot ka kthyer tere refugjatet te cilet kane qene ilegale mbrapsht me fluturime direkt ne Kosove , dhe disa kohe me perpara dhe ne Tirane.
    E keqja eshte se informacioni i publikuar si ne faqen e ministrise se shtetit shqiptar si ketu ne kete forum eshte mjaft i cunguar. Nese flasim per nje trasparence te punes ne keto ministri atehere duhet te kishim perpara dokumentin e plote te nenshkruar. Nje gje e tille nuk eshte bere e mundur dhe ne shikojme ate cka shteti shqiptar deshiron te publikoje.
    Eshte per te ardhur keq qe akoma vazhdohet me metoda pune te tilla, ku per te perfituar kredibilitet politik arrihen te nenshkruhen mareveshje te tilla, qe nje zot e di se cfare jane ne realitet.
    Gjithsesi nese ndokush ka mundesi te publikoje marreveshjen origjinale, te publikuar dhe ne anglisht atehere do te mund te flasim se cfare eshte ne te vertete kjo marreveshje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    31
    Nqs kujtoni Pandeli Majkon nuk la per dy ore e gjysem te ulej avionin britanik me rrefugjate qe kishin deklaruar se nuk jane kosovare sic jane rregjistruar por jane shqipetare dhe kerkojne te kthehen ne Shqiperi. Ai e justifikoi kete se ato jane rregjistruar atje si kosovare. Nqs ata kane prezantuar dokumenta shqipetare ne homofisin anglez dhe me provoni identitetin e personit ne Rinas me dokument shqipetar atehere dakort do t'i pranojme. Qeveria Angleze nuk mund ta bente nje gje te tille pasi te gjithe e dine se jemi rregjistruar si kosovare atehere kerkoi leje per te shkuar ne Prishtine. Prej asaj dite jane kthyer ne Tirane vetem personat qe kane terhequr azilin ndersa personat per ekstradim or deportuar jane kthyer ne Prishtine.

    Kjo marrevesje i hap driten jeshile qeverise Angleze qe cdo shqipetar i kapur ne te zese ose pa dokumentacionin e duhur do te deportohet direkt ne Shqiperi dhe jo nga Kosova.

  8. #8
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Budadelluk nga Shteti jon qe firmos "Shqiptaret te kthehen ne Shqiperi" kur nuk ka ku te na mbaj!

    Une pervete kthehem vullnetar, por ku eshte Puna? Ku eshte siguria jeteses? Ke te besosh?

    Sic e kan nisur qeveritaret tane Shqiperia 3.5 Million ka per te ngelur ndomos me pak.

    Keta edhe nuk na perballojn dot te na ofrojne pune, siguri per femijet dhe edukimin e tyre......dhe bejn gam gam kot.....

    Sa per ne Angli mos them pak por nje pjes e mire kan marr statusin qe nuk i lun topi nga ketu, dhe te tjeret i shtyjn nga dita dites qe te rrin sa me shume ketu. Pse? Sepse sic e thash pak me par restorante, lokale, hotele, pallate, rruget mund te jen rregulluar por cfare kerkon populli deri tani nuk eshte ber ndonje gje.

    Mjer ata qe jan atje!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  9. #9
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Emigrantët në Angli,"Shteti ynë nuk po na përkrah"

    MARREVESHJA E KTHIMIT RAMA-LANDSMAN

    "Shteti ynë nuk po na përkrah"

    Emigrantët në Angli: Të kthehen kriminelët


    Nga Londra Muhamed Veliu
    Gazeta Shqiptare

    Vetëm disa orë pasi ministri shqiptar i Rendit, Luan Rama, ka hedhur firmën në marrëveshjen e ripranimit me Anglinë, dhe ka mbaruar shampanjën e servirur me këtë rast me ambasadorin Landsman, në mijërat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe, të cilët jetojnë aty ilegalisht, ky lajm ka ardhur tronditës. Ata që kanë ndjekur nëpërmjet kanaleve shqiptare në satelit pamjet filmike të nëshkrimit të kësaj marrëveshjeje, janë shtangur dhe për një moment janë habitur se si qeveria e Tiranës ndërmerrte një hap të tillë. Bëhet fjalë për një marrëveshje të dy ditëve më parë mes ministrit shqiptar të Rendit, Luan Rama, dhe ambasadorit anglez në Tiranë, David Landsman. Sipas marrëveshjes, të gjithë shqiptarët që jetojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar do të riatdhesohen, "me qëllim minimizimin e zhvillimit të emigracionit ilegal". Firma e Ramës në marrëveshje, sipas tij, është një tregues i zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Angli dhe përmbushjes së detyrimeve europiane, për të cilat vendi ynë po angazhohet. Por nga ana tjetër, tani Shqipërisë i duhet të ndeshet me mijëra shqiptarët e dëbuar. Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e komunitetit shqiptar që jeton në Angli, të cilët janë të frikësuar nga "fshesa" britanike.

    Reagimet

    "Firmosja e marrëveshjes është një hap shumë i nxituar, pasi shumë shqiptarë nuk kanë kushte të përshtatshmë të kthehen si në Kosovë dhe në Shqipëri. Nëse emigrantët shqiptarë do të kthehen atje, ata do të bëhen barrë e shoqërisë, kur dihet që problemet ekonomike janë gjithnjë në rritje", ka thënë për Gazetën Shqiptare, Telat Pllana, kryetar i shoqatës "Faik Konica" në Londër. Ndërkohë D.Dema, punonjës i këshillit të emigrantëve në Birmingham, e ka konsideruar Marrëveshjen e Ripranimit si të njëanëshme, "e cila bën që emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe nuk përfitojnë fare". "Nga bisedat që kam pasur rreth këtij problemi, me shqiptarë që jetojnë në Angli, vërej se ata janë shumë të indinjuar me administratën shqiptare, e cila jo vetëm që nuk mund t'i ndihmojë ata jashtë, por tani po del kundër integrimit të tyre me marrëveshje kthimi të këtij lloji", ka thënë Dema. Në të njëjtën kohë Ismet Gega, kryetar i shoqatës "Shqiponja Northhampton", është shprehur: "Eshtë një marrëveshje e nxituar, duke menduar se gjendja ekonomike në Shqipëri nuk është në nivelin që t'i përgjigjet numrit të emigrantëve që do të kthehen. Megjithëse tani kjo marrëveshje është firmosur, mendoj se duhej gjetur një kompromis, një rrugë e mesme për të mos arritur në këtë marrëveshje ekstreme dhe të dëmshme për emigrantët shqiptarë në Angli". Edhe emigrantë të ndryshëm që ndodhen në Angli shprehen të frikësuar. Një grua shqiptare që banon në lagjen "Manor Park" tha se ndihet e frikësuar nga kthimi i mundshëm, pasi ka humbur dy gjyqe. Tonini nga Vau i Dejës, një student informatike, i cili është tërësisht në "të zezë", që nga tetori i shkuar, mendon se të gjithë njerëzit nuk duhen futur në një thes. "E dimë që ka kriminelë dhe njerëz që janë të përfshirë në krime dhe më vjen mirë që atyre po u vjen fundi. Por ç'taksirat kemi ne të tjerët, të na kthejnë, kur po ndërtojmë një jetë të re dhe po shkollohemi".

    Kthimet

    Kapja dhe dërgimi i azilkërkuesve shqiptarë do të bëhet nga policia angleze në bashkëpunim me autoritet e emigracionit.
    Në javët e fundit, në stacionet e trenit në lagjet "Barking", "Ilford", "Stratford", "Harringey" dhe shumë stacione të tjera, sipas shumë shqiptarëve, policë civilë kanë bërë ndalimin e tyre në orët e para të mëngjesit, kur ata nisen për në punë dhe kanë bërë verifikimin e dokumenteve. Nuk kanë munguar vizitat e befasishme, natën nga policia, në adresat ku sipas Ministrisë së Rendit, "Home Office", jetojnë azilantë shqiptarë. Pas verifikimit të mospasjes së dokumenteve, emigrantët dërgohen në qendrat e grumbullimit, të quajtura "Detentions Centre", nga ku më pas dërgohen në vendet e tyre. Sipas burimeve të brendshme në këto qendra, një herë në javë nga aeroporti i Gatëikut ngrihet një avion me destinacion Prishtinën dhe Tiranën.

    Flet Ambasadori shqiptar në Londër
    Robo: Marrëveshja është sukses

    Në të kundërt të emigrantëve në Angli, është shprehur dje për Gazetën ambasadori shqiptar në Londër, Kastriot Robo. "Do ta quaja një sukses arritjen e kësaj marrëveshjeje midis dy qeverive, e cila bëhet në kuadrin e marrëveshjes dypalëshe për të qenë partnerë në luftën kundër trafiqeve ilegale dhe krimit të organizuar. Jemi të vendosur të realizojmë standardet me Bashkimin Europian, si një kërkesë për anëtarësimin e vendit tonë në BE", ka thënë Robo. Sipas tij, e vështira dhe e keqja e kësaj çështjeje është se pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Angli janë me status joligjor të rregullt dhe objektivi i qeverisë shqiptare, në bashkëpunim me atë britanike, është që të bashkëpunohet në legalizimin e këtij komuniteti që jeton dhe punon këtu. "Qëndrimi zyrtar shqiptar është që të luftohet elementi kriminal dhe ai i inkriminuar, si dhe të qëndrojnë e t'u krijohen kushte mundësie qëndrimi dhe pune atyre njerëzve që janë të rregullt dhe janë të dobishëm, si për qeverinë dhe shoqërinë britanike dhe njëkohësisht për Shqipërinë. Desha të theksoj se trajtimi dhe mbështetja e emigrantëve shqiptarë kudo në botë në përgjithësi dhe në Britaninë e Madhe në mënyrë të veçantë, është prioritet i qeverisë shqiptare", ka theksuar kryediplomati shqiptar në Londër.

  10. #10
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Nuk kemi shtet ne jo!
    Qeveritaret tane duan plumbin te gjithe!
    Kush kthehet atje?


    Njof plot qe jetojn ketu ilegalisht!
    Njeri nga shoket e mi u hodh nga kati 3 kur i erdhi policia per ta marr dhe i shpetoi. Kshuqe sado letra te firmosin keto "qeveritar" se as emrin qeveritar nuk e meritojn nuk do kthehen.

    Jo Angli-Shqiperi te bashkpunojn po dhe Usa nuk bejne dote gje!

    Do zoti kto secret services ne londer nxjerrin ndonje Shqipe ti zhduki Politikanet aktual qafe.

    Shnet!
    Jam JETUS jo TREGUS!.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •