Nga: BBC ne Shqip
www.bbcalbanian.com
Ambasadori i britanik ne Tirane, David Landsman, thote se marreveshja per ripranimin e emigranteve klandestine tregon se Shqiperia po merr persiper pergjegjesite si vend qe kerkon te afrohet ne BE. Kete jave Shqiperia nenshkroi me Britanine e Madhe marreveshjen e ripranimit te emigranteve klandestine, qe do te thote se autoritetet britanike mund te dorezojne prane autoriteve shqiptare cilindo emigrant klandestin qe e gjejne te paligjshem ne Britani. Marreveshje te tilla Shqiperia ka nenshkruar edhe me nje numer vendesh te tjera. Qeveria shqiptare eshte e shtrenguar te marre nje hap te tille si rezultat i kerkeses se vendeve te BE-se dhe si nje nder kushtet per afrimin e vendit me BE.
Cila eshte rendesia e kesaj marreveshjeje?
Besoj se marreveshja per pranimin eshte shenje e nje bashkepunimi te ngushte midis Shqiperise dhe Britanise se Madhe ne kete fushe shume te rendesishme, shenje qe tregon se Shqiperia eshte gati te marre persiper pergjegjesite e saj si nje vend qe kerkon te afrohet ne Bashkimin Europian.
Sa shqetesues eshte per autoritetet britanike emigrimi ilegal nga Shqiperia drejt Britanise se Madhe?
Ne Britanine e Madhe eshte shqetesim i madh emigrimi ilegal dhe, sigurisht qe Shqiperia nuk eshte burimi i vetem, as burimi me i madh, por per ne dhe per qeverine tone eshte nje problem qe duhet trajtuar seriozisht.
A ka shifra apo statistika te emigranteve shqiptare qe kane emigruar ne Britanine e Madhe keto 10 vitet e fundit?
Kjo eshte pyetje shume e veshtire, sepse eshte logjike qe nuk ka shifra te besueshme per nje fenomen klandestin jo legal, por bazuar ne hetimet qe bejne autoritetet tona eshte nje numer mjaft i madh dhe, kur behet fjale per emigrimin ilegal, ka nevoje per veprime efikase.
Cilet shqiptare qe kane emigruar ne Britanine e Madhe preken nga kjo marreveshje qe ju sapo nenshkruat?
Nuk eshte fjala vetem per punesimin eshte menyra ne te cilen kane ardhur ne Britanine e Madhe ne menyre klandestine apo njerez qe kane kerkuar azil, por nuk kane qene te suksesshem, sepse nuk kane prova qe jane ne rrezik, sipas ligjeve.
Eshte dita e fundit e qendrimit tuaj ne Shqiperi, pas 2 vjetesh e disa muaj. A mund te na thoni se si kane evoluar marredheniet shqiptaro-britanike gjate kesaj periudhe?
Duhet te pranoj qe keto marredhenie ishin shume te mira qe para ardhjes sime ne Shqiperi. Jane historike dhe mjaft te forta, por jam shume i kenaqur me ritmin qe jane permiresuar ne disa fusha, si fushen kulturore me zhvillimin e aktiviteteve te Keshillit Britanik, ne fushen ushtarake kemi patur disa stervitje te perbashketa dhe, eshte e qarte qe Britania e Madhe mbeshtet deshiren e shqiptareve per integrimin ne Bashkimin Europian. Kam degjuar, kur erdha, qe Britania ka qene shume e interesuar ne ceshtjen e Kosoves, gjate kohes se krizes, por qe ky interesim eshte zbehur pak keto kohe. Ne jemi pro integrimit te Shqiperise ne BE dhe do te ndihmojme sa kemi mundesi.
Krijoni Kontakt