Shpėrthimi nuk ka shkaktuar viktima, por ka krijuar njė gjendje paniku tek tė gjithė banorėt e pallatit 6 katėsh, nė rrugėn 'Asim Vokshi', pas Ministrisė sė Drejtėsisė. Myzafer Brati pėr orė tė tėra shoqėrohet nga policia. "Unė nuk kam armiq" ka qenė shprehja e vetme e artikuluar nga ai.
Shpėrthim nė shtėpinė e kryekirurgut tė Spitalit Ushtarak
Kryekirurgu i Spitalit Ushtarak ka rėnė dje pre e njė atentati, qė fatmirėsisht ka pėrfunduar pa viktima. Njė sasi e konsiderueshme
tritoli ėshtė vendosur mėngjesin e djeshėm pėrpara derės sė apartamentit, ku banon Myzafer Brati, kryekirurg nė Spitalin Ushtarak. Shpėrthimi ka qenė i fortė dhe ka tronditur pallatin 6 katėsh, pranė ministrisė sė Drejtėsisė. Policia ka thėnė se po heton mbi shkaqet, por pa arritur nė njė konkluzion tė saktė. Edhe vetė kirurgu Brati, i cili nuk ka qenė i disponueshėm pėr median, mėsohet tė ketė thėnė para policisė se nuk ka armiq dhe se nuk di se kush mund tė ketė bėrė atentatin. Ai ėshtė munduar tė heqė vėmendjen nga ndonjė atentat qė mund tė jetė bėrė pėr shkak tė profesionit tė tij si mjek.
"Unė nuk kam marrė asnjė kėrcėnim deri mė sot dhe jam i sigurt se nuk kam armiq", ėshtė shprehur kirurgu Myzafer Brati. Mjeku ėshtė pyetur pėr njė kohė tė gjatė nga organet kompetente. Pėr njė kohė tė gjatė, me porosi edhe tė policisė, ai ka qenė i rezervuar pėr gazetarėt.
Shpėrthimi
Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 04.30 tė mėngjesit tė djeshėm, para apartamentit ku banon mjeku Brati, nė rrugėn 'Asim Vokshi', Lagje 50, shumė afėr Ministrisė sė Drejtėsisė. Eksplozivi ėshtė vendosur para derės sė apartamentit, dhe ka krijuar ēarje tė mėdha nė tė gjithė pallatin gjashtė katėsh tė ndėrtuar nė kohėn e sistemit diktatorial. Fuqia shpėrthyese e tritolit, ka bėrė qė tė krijohet njė gropė e madhe nė sheshpushimin e katit tė tretė, para derės sė kirurgut. Ndėrsa rrezatimi i shpėrthimit ka bėrė qė tė krijohen tė ēara tė mėdha edhe nė muret e pallatit. Sipas grupit tė ekspertėve tronditja qė ka pėsuar pallati ka bėrė qė tė thyhen edhe shumė xhama. Vetė familja e kirurgut Myzafer Brati, ėshtė ndier e pushtuar nga frika e ndonjė atentati, qė nuk e prisnin. I gjithė pallati i zgjuar nga zhurma e madhe qė ka lėshuar shpėrthimi, ėshtė mbledhur nė vendin ku ishte vėnė eksplozivi. Muret e shtėpisė dhe pjesė nga tavani kanė rėnė nga tronditja e madhe. Por ajo qė ėshtė e pashlyeshme nė kujtesėn e familjes sė mjekut, ėshtė frika e madhe qė kanė pėrjetuar. Njė nga tė afėrmit e kirurgut thotė se menjėherė ka njoftuar policinė, e cila nuk ka vonuar tė vijė. Menjėherė janė marrė nė pyetje shumė banorė tė pallatit, tė cilėt janė shprehur se kanė dėgjuar vetėm shpėrthimin e madh dhe nuk dinė se kush mund tė ketė bėrė kėtė akt. Biseda e kirurgut Brati me policinė nuk ėshtė bėrė e ditur nė detaje dhe duket se fshihet diēka shqetėsuese pas kėtij akti kriminal.
Fqinjėt
Ata qė e kanė pėrjetuar dhe nuk dinė se si tė pėrgjigjen, - kur i pyet pėr atentatin qė pėrfundoi pa viktima, - janė fqinjėt e shėnjestrės sė kėtij veprimi. Ata thonė se janė ngritur tė terrorizuar, nga shpėrthimi i fuqishėm. Menjėherė kanė shkuar pėr tė ngushėlluar e pėr tė qetėsuar fqinjin e tyre, por frika e pėrjetuar ėshtė ende e pranishme. "Ne kemi vite qė jemi komshinj me doktor Myzaferin, dhe nuk e di se si mund t'i vihet tritol atij", thotė njė zonjė qė sapo ka marrė fėmijėt nga shkolla dhe kthehet pėr nė shtėpi. Ndėrsa njė adoleshente qė banon nė tė njėjtin pallat thotė "Jam zgjuar e tmerruar rreth orės 04.00, pas njė shpėrthimi dhe tronditjeje tė madhe tė pallatit. Nė fillim m'u duk si tėrmet, por shpėrthimi mė bindi pėr diēka tjetėr. Menjėherė kemi zbritur pėr tė parė se kishte ndodhur dhe pamė qė njė bombė ishte vėnė para shtėpisė sė doktorit", pėrfundon ajo. Askush nga fqinjėt nuk ka qenė nė gjendje tė japė njė pėrgjigje se kush mund tė ketė bėrė kėtė akt.
Kolegėt
Kolegėt e tij nė Spitalin Ushtarak janė shqetėsuar, kur kanė dėgjuar pėr fatkeqėsinė e kolegut tė tyre. Ata kanė thėnė pėr gazetėn se ky ėshtė njė akt i turpshėm e i rrezikshėm mbi uniformat e bardha. Kolegėt e Bratit kanė kėrkuar ndėrhyrjen e shpejtė tė policisė dhe organeve tė tjera kompetente pėr tė ndėshkuar sa mė shpejt organizatorin e kėtij veprimi. Gjithashtu kanė kėrkuar rritjen e sigurisė ndaj personave qė janė tė ekspozuar pėrballė rreziqeve tė ndryshme.
Kirurgu nuk pėrgjigjet
Gjatė gjithė ditės sė djeshme, kryekirurgu i Spitalit Ushtarak nuk ka qenė i disponueshėm pėr tė folur pėr median. Ai ka thėnė se kjo ndodh pas njė tronditjeje tė madhe qė ka marrė nga shpėrthimi i tritolit. Por mesa duket e vėrteta e mosdaljes nė media e kirurgut ka tė bėjė me njė udhėzim qė i ka dhėnė policia dhe me frikėn e kuptueshme tė krijuar pas shpėrthimit. Policia ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė me kirurgun, ku ka sqaruar shumė elementė tė dyshimtė nė kėtė akt. Nė Spitalin Ushtarak ka qenė shumė e vėshtirė pėr tė marrė njė listė pacientėsh qė ka vizituar kohėt e fundit kryekirurgu. Bėhet e ditur se policia e kryeqytetit ka nė dorė tė gjithė emrat e vizituar nga Myzafer Brati gjatė kėtij viti.
Dyshimet mbi atentatin, megjithėse nuk ka ende njė motiv zyrtar janė shtrirė gjerė. Duke bėrė njė lidhje edhe me atentatin e djeshėm, ku u dogj makina e njė polici nė Vlorė, i cili ishte dhe kushėriri i Fatbardh Likskendajt, policit qė u arrestua disa ditė mė parė pėr ndihmėn qė i ka dhėnė Altin Arapit pėr t'u pajisur me njė pasaportė me emrin e rremė Petrit Bejzade.
Krijoni Kontakt