Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Disa gjera dolen qarte ne keto zgjedhje.

    Se pari gara PD ,PS tashme po zhvillohet vetem midis militanteve te dy partive, dhe se ky elektorat eshte deri diku i njejte ne % per te dy;rreth 30%.

    Se dyti, ndersa humbja e elektoratit nga PS eshte nje fenomen normal per nje force ne pushtet qe ka 7 vjet qe qeveris, fakti se PD nuk pervetesoi qofte edhe 1% te ketij elektorati te humbur tregon qarte natyren dhe alternativen shterpe qe PD shpalos ne skenen politike shqiptare.

    PD doli nga keto zgjedhje si nje parti e afte te mbledh rreth vetes vetem militantet e saj, qe do votojne pro-PD ne cdo situate. Ajo shpalosi nje paaftesi te konsiderueshme per te marre pas vetes elektoratin e pavendosur shqiptar, i merzitur apo nga qeverisja e PS.
    Ne nje kohe kur PS ka mjaft te meta ne qeverisje, dhe kur ajo kaloi dhe po kalon kriza brenda saj, PD perseri nuk ka ditur aspak te jape nje alternative shpresendjellese, perparimtare dhe progresiste per ti bere njerezit per vete.

    PD dhe Rrumpalla, vazhdojne te ulerasin klithmen e konfliktit, inatit dhe destabilitetit ne Shqiperi, totalisht kunder cdo deshire dhe qellimi te shoqerise shqiptare per paqe, tolerance dhe mirekuptim.

    Eshte e natyrshme, se ai nuk mund te bej asgje tjeter vecse te mohoje zgjedhjet ne shqiperi.
    Ky njeri ka te pakten 7 vjet (pa marre parasysh ketu periudhen 92-97) qe nuk di dhe nuk ka aritur te fitoje qofte edhe nje vote per PD ne kurriz te PS. Lidershipi i tij eshte totalisht deshtak dhe pa fryt per PD. KEshtu qe kundershtimi i rezultatit te zgjedhjeve eshte e vetmja menyre justifikimi i humbjes se PD, apo i faktit qe ajo nuk zgjerohet. E vetmja shprese qe ka PD sot per te hipur ne pushtet, varet tek gabimet e PS dhe aspak tek meritat e PD per tu rritur dhe zgjeruar si parti.
    Reagimet e saj mbas zgjedhjeve jane kaq te fuqishme per norma 2-3% manipulimesh apo gabimesh teknike, shifra keto qe nuk bindin askend per fitoren e PD. E paafte per nje fitore bindese PD, i hyn veprimeve vet-diskriminuese dhe aspak bindese, sidomos kur pretendon se ata qe nuk votuan i perkasin asaj, dhe kur kerkon te mbroje te drejtat e votuesve per votim, kur ne 96 ajo e vodhi kete te drejte ne mase.

    Rrezultatet e zgjedhjeve te fundit, treguan fare qarte se PD per shqiptaret eshte nje parti qe nuk pjell, qe nuk krijon, pa vizion te ri dhe qe nuk di dhe as ka ndermend te ndryshoje.

    Eshte e njejta parti, me te njejtet njerez, me te njejtat menyra te te menduari, dhe te funksionuari, me te njetin fjalor dhe reagim ne fushen politke. Eshte nje parti fundi i se ciles fare mire mund te jete nje 97 e dyte, perseri.

    Por keto zgjedhje gjithashtu i vune vule, faktit qe PD ka humbur ne menyren me absolute mbeshtetjen e amerikes. Amerikanet ne fakt ishin te paret ti miratonin keto zgjedhje, bile edhe kur Europa jepte vetem raporte paraprake.
    Duket qarte qe amerika nuk ka asnje deshire qe ne pushtet te vij nje subjekt destabilizues dhe i papergjegjshem si PD me nje njeri destabilizues dhe i papergjegjshem si Berisha. Keto veti ata e vertetuan mjaft mire ne 1997.

    Zgjedhja e PD ne pushtet nga shqiptaret ne kete aspekt do jete po aq e papergjegjshme per ameriken. Zgjedhja e nje njeriu dhe e nje subjekti politik qe nga me popullori dhe shpresedhenesi, per vetem 5 vjet e kthen veten ne te urryer dhe sherben si molle sherri qe per pak e con ate vend ne lufte civile, sigurisht do jete nje zgjidhje jashtezakonisht e papjekur per shqiptaret.

    Si perfundim, fitorja e PD do te thote ardhja ne pushtet e po asaj menyre qeverisje qe ne kishim ne 92-97. Qeverisje qe $2 miliarde ndihma i ktheu 5 km rruge, dhe 20 hajdute publike qe i vodhen shqiptareve $ 2 miliarde dollare mbi ndihmat e marra, pra rreth $4 miliarde dollare humbje reale. Nqs dikush ketu e miraton ate menyre qeverisje, une nuk kam cte them tjeter vecse paci veten ne qafe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 27-10-2003 mė 14:56

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Se pari gara PD ,PS tashme po zhvillohet vetem midis militanteve te dy partive, dhe se ky elektorat eshte deri diku i njejte ne % per te dy;rreth 30%.
    Une kujtova se PS i fitoi keto zgjedhje?! 30% + 30% = 60%, po 40% e elektoratit shqiptar ku avulloi apo keta nuk llogariten si njerez por si bageti?

    Se dyti, ndersa humbja e elektoratit nga PS eshte nje fenomen normal per nje force ne pushtet qe ka 7 vjet qe qeveris, fakti se PD nuk pervetesoi qofte edhe 1% te ketij elektorati te humbur tregon qarte natyren dhe alternativen shterpe qe PD shpalos ne skenen politike shqiptare.
    Leshatori nuk besoj se eshte as nga Korca, as nga Elbasani, as nga Delvina, as nga Saranda e as nga Himara, Lushnja e Policani, qytete qe ne 2000 u fituan nga kandidatet socialiste, ne 2003 fitohen nga kandidate demokrate. Pra demokratet fituan bastionet socialiste dhe kjo nuk e shqeteson Leshatorin.

    PD doli nga keto zgjedhje si nje parti e afte te mbledh rreth vetes vetem militantet e saj, qe do votojne pro-PD ne cdo situate. Ajo shpalosi nje paaftesi te konsiderueshme per te marre pas vetes elektoratin e pavendosur shqiptar, i merzitur apo nga qeverisja e PS.
    Aq humbje e madhe ishin keto zgjdhje per PD, aqsa kryetari i demokrateve Nano nga marrazi i madh eshte gati te japi doreheqjen si kryeminister i vendit, pasi as te tijte nuk e votojne me. Nano eshte demokrat apo jo Leshator?

    Uroj qe te mos jesh aq i leshte ne realitet aqsa e shet veten ne forum.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    "Une kujtova se PS i fitoi keto zgjedhje?! 30% + 30% = 60%, po 40% e elektoratit shqiptar ku avulloi apo keta nuk llogariten si njerez por si bageti?"

    Une nuk e kuptoj kete pyetje! Nqs dikush mund te me ndihmoje do ta falenderoja. Me sa di une faktin qe 40% e elektoratit nuk votoi as per PS e as per PD e di edhe bufi tashme.

    Tashme me lejoj te te tregoj edhe nje histori per Delvinen dhe fitoren e PD aty. Ne Delvine PS vendosi te vinte per kryetar bashkie nje kandidat tjeter, nga ai qe aktualisht mbante kete post. Personi ne fjale nuk ra dakort me kete vendim, dhe vendosi te kandidonte vete si i kandidate i majte i pavarur. Ne kete rremuje votat e se majtes ne Delvine u ndane me dysh dhe PD sigurisht mori me shume se te dy kandidatet e se majtes vec e vec por mori me pak se 50% dhe se te dy te marre se bashku. Gabimi i PS ishte i qarte. Te tilla probleme dhe gabime PS beri edhe ne shume zona te tjera.

    Lushnja ka qene deri me sot me shume e djathte sesa e majte, bile ne Lushnje PD fitoi disa zona edhe ne 97. Kete inat me PS(pa te drejte) Lushnja e trashegon nga koha e Shoqes Lenka qe beri gomarrlleqe me oke ne Lushnje, e qe sigurisht per te cilat nuk mund te fajesohet PS.

    Per Himaren nuk mund te flas se te gjithe e dine se sa ishte ajo nje fitore e PD.

    Kurse per Korcen dhe Elbasanin, PS e meritoi humbjen. Ne fund te fundit kjo eshte politika, fitorja nuk zgjat tere jeten. Ne Korce PS kane bere shume budallalleqe (per Elbasanin nuk mund te flas) por kjo fitore e PD eshte kaq e sforcuar saqe nuk ka asnje shenje jetegjatesie. Se pari fitorja e PD ishte teper e ngushte, se dyti PD nuk fitoi vota me shume nga c'fitoi ne 2000, por PS humbi me shume nga c'mori ne 2000. Duket qarte qe qeverisja e PS nuk i ka merzitur shqiptaret ne mase sa ata ti drejtohen PD per ndihme, sic ndodhi ne 97 ne kahun e kundert. Ajo vetem i ka kthyer ata ne indiferente. Kjo indiference eshte ndeshkimi i tyre ndaj PS.

    Por duhet te kemi dicka parasysh. Ne po flasim ketu per nje PD qe humbi 20% te votave vetem brenda 6 muajve ne 1992 dhe ne 1997 humbi 40% te tyre. Psh ne 1997 PD humbi te gjitha zonat edhe ne qytetin e Tiranes ku ajo kishte fituar kaq bindshem ne 1992.
    Pra fitoret e PD historikisht jane kaq momentale, saqe per nje moment te vjen keq per kete parti. Ato ishin momentale ne 1992, kur shqiptaret e mbeshteten PD kaq fuqishem, kur ata kishin kaq shume shprese dhe besim tek ajo, kur PD kishte mbeshteje te hapur te Amerikes dhe Europes, kur Shqiperise iu akorduan 2 miliarde dollare ndihma etj etj dhe jo tani, kur PD u provua si partia qe ka ndertuar udheheqjen me fatale dhe katastrofike per shqiptaret shekullin e kaluar. Bile me statistika, ia kalon edhe PPSH, kur konsideron humbjen e jeteve te shqiptareve, humbjet ekonomike, konfliktet sociale, shkaterrimin e konceptit shtet, rregullit, disiplines dhe rendit, si dhe regresin shoqeror qe ne perjetuam.

    Sigurisht qe keto votime ishin edhe disi me te drejtuara drejt individit sesa partise, dhe nuk eshte cudi qe PD mund te ishte perfaqesuar me individe me te njohur ne keto zona. Por fitorja politike e PD eshte si flaka e kashtes se thate, apo si i thone ndryshe si vrap gomari; shume shpejt do vanitet.

    Por besoj se edhe per PS kjo eshte dicka qe i intereson asaj si parti. PD nuk ka asnje lloj shprese per te permirsuar menyren e qeverisjes. Ajo nuk e beri kete ne 92 kur kishte kushtet dhe shancin historik per ta bere kete, e jo tani qe eshte ne pozita shume here me inferiore. Do ti bej mire elektoratit shqiptar te shikojne anen tjeter te medaljes, krahasuar me qeverisjen e PS. Dhe kur xhahilet dhe kokepalaret e PD te qeverisin perseri alla-bajraktarce, e tua bien perseri te gjalle atmosferen qeverisese qe i coi ata ne prag te luftes civile, shqiptaret do jene me te qarte per alternativat e tyre.

    Problemi i Nanos eshte totalisht dicka tjeter. Nano nuk po luftohet brenda PS se nuk di te bej punen, por sepse nuk ingranon ne qeverisje interesat e klanit Meta. Kriza e Nanos eshte vetem ceshtje interesash brenda PS dhe aspak parimore sic kerkon te na i nxjerresh ti. Por Nano nuk e syrgjynos Meten ne emigrim duke ia ber jeten te padurueshme ne Shqiperi, sic beri Dr Rrumpalla me Brozin, Selamin, Pashkon, etj etj. Cdo parti moderne ne kete bote perjeton konflikte te tilla interesash. Kjo eshte politika.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 27-10-2003 mė 18:15

  4. #14
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė, Fatos Ahmati intervistoi analistin Mustafa Nano dhe e nisi bisedėn duke kėrkuar njė koment lidhur me kėrkesėn qė i ėshtė bėrė kryeministrit shqiptar pėr tė vėrtetuar se ka shumicėn nė Kuvendin e Shqipėrisė.

    Z.Nano: Ky diskutim duhet bėrė nė dy plane, nė atė moral dhe atė tė legjitimitetit.

    Nė planin moral kjo mazhorancė ka vdekur, kjo legjislaturė ka marrė fund.

    Kjo mazhorancė nuk pa arrin dot tė kryejė funksionin elementar bazė, tė miratojė apo tė votbesojė njė apo dy ministra tė caktuar.

    Nga ana tjetėr, gjendja aktuale e brendshme e partisė socialiste ėshtė dramatike siē nuk ka qėnė asnjėherė kėto dy vitet e fundit.

    Pėrsa i pėrket votbesimit, kėtu ēėshtja ėshtė pak mė e ngatėrruar, kėtu mendoj qė Shqipėria dhe politikanėt e saj po mundohen ta trajtojnė si njė 'Republikė bananesh', duke futur nė lojė disa aktorė qė nuk e kanė kėtė tė drejtė nga pikėpamja kushtetuese.

    Ka shumė kėrkesa nga politika pėr tė pėrfshirė presidentin Moisiu, i cili nuk ėshtė garant kushtetues, por trajtohet si i tillė.

    Si garant tė tillė ne kemi gjykatėn kushtetuese. Nuk e di rolin qė mund tė luajė presidenti Moisiu.

    Unė mendoj qė kryesisht rrėzimi i qeverisė Nano, e cila moralisht ka rėnė duhet tė bėhet nė parlament, duhet tė gjenden mocionet e mosbesimit pasi kėto janė mekanizma kushtetuese, tė tjerat janė jo kushtetuese.

    BBC: Pas gjithė kėtyre akuzash dhe sulmesh tė ndėrsjellta brenda rradhėve tė socialistėve, a mundet qė tė dy grupet kundėrshtare brenda partisė tė bashkėpunojnė nė qeveri?

    Z.Nano: Nėse sherri brenda PS-sė ėshtė imoral, bashkėpunimi midis tyre do tė ishtė mė imoral akoma.

    Fatos Nano i ka akuzuar si tė korruptuar tė gjithė kundėrshtarėt e vet, qė ėshtė njė qėndrim bolshevik, tė njėjtėn gjė tė nesėrmen e ka bėrė dhe Ilir Meta.

    Nė kėtė kuptim nuk shoh ndonjė shėrim tė PS. Kjo parti duhet tė dalė nė opozitė.

    BBC: Sipas jush nė njė situatė tė tillė sa tė mundshme janė zgjedhjet e parakohshme dhe kur duhet tė mbahen ato?

    Z.Nano: Qeveria e Nanos do tė bjerė, ndoshta do tė bjerė mbas kongresit dhe ėshtė mė mirė qė tė ndodh kėshtu, sepse vetėm nė kėtė mėnyre e shoh zgjidhjen e saj.

    BBC: Po qėndrimin e opozitės si e shikoni zoti Nano?

    Z.Nano: Opozita ėshtė nė ditėt mė fatlume tė saj, megjithėse ėshtė nė njė gjendje mizerabėl pasi kam parasysh kėtu qė nuk fitoi zgjedhjet e 12 Tetorit, nė njė kohė qė qeveria socialiste ėshtė shumė e dobėt.

    Opozita ėshtė mė e favorizuar se kurrė nga rrethanat politike tė krijuara, unė vazhdimisht kam qėnė kundra ardhjes sė kėsaj opozite nė pushtet, por nė kėto rrethana nėse gjendja vazhdon kėshtu opozita duhet tė vijė nė pushtet.

    BBC: Sa mund tė ndikojnė ngjarjet e fundit tė PS nė gjendjen e ardhshme tė Shqipėrisė?

    Z.Nano: PS ka njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr gjithė situatėn nė Shqipėri dhe zhvillimin e kėtij vendi.

    Po tė krahasojmė situatėn e sotme me 7 vjet pėrpara sigurisht qė ndryshimet janė shumė tė dukshme, por konsumimi qė i ka bėrė asaj pushteti dhe abuzimet qė ka bėrė ajo me pushtetin mendoj qė bėjnė tė detyrueshme daljen e saj nė opozitė.

    Shqipėrinė duhet ta marrin nė dorė drejtues tė rinj, gjė tė cilėn unė personalisht nuk e besoj, ėshtė mirė tė bėhet alternanca e pushtetit.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Zgjedhjet treguan apatinė e zgjedhėsve

    Miranda Vickers*

    Zgjedhjet janė njėra nga barrikadat mė prezente pėr normalitetin nė Shqipėrinė postkomuniste. Zgjedhjet vendore qė u zhvilluan mė 12 tetor duhet tė ishin njė test pėr vendin nė sytė e NATO-s dhe tė BE-sė, dy organizata nė tė cilat Shqipėria shpreson tė bashkohet njė ditė. Ato akoma po diskutojnė nė sensin, nėse Shqipėria ka bėrė progres me procesin zgjedhor kėtė vit apo jo. E gjitha e pėrmbledhur nė njė fjalė tė vetme, zgjedhjet lokale tė 12 tetorit –rezultatet e tė cilave akoma nuk kanė dalė nė mėnyrė pėrfundimtare, as deri mė datėn 27 tetor-kaluan relativisht tė qeta, me vėzhgues ndėrkombėtarė qė fillimisht inkurajuan procesin e votimit, tė cilin nė fakt e vlerėsuan si tė qetė e tė organizuar, si dhe vlerėsuan nga ana tjetėr, pėrpjekjet e njerėzve qė jetojnė nė kufijtė e varfėrisė pėr tė pasur njė proces tė lirė e tė ndershėm...

    ..Pasi shqiptarėt votuan pėr bashkiakėt dhe kėshillat bashkiakė nė 76 qytete dhe 308 komuna, ishte e qartė se zgjedhjet ishin njė rast i mirė e i rėndėsishėm pėr vendin nė mėnyrė qė tė bindej BE-ja, se nė Shqipėri ishte bėrė progres i ndjeshėm nė drejtim tė reformės elektorale –njė nga kushtet kryesore pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit nė 2004. Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste nė pushtet ka fituar me 34.2 pėrqind tė votave, ndėrsa Partia kryesore e opozitės PD-ja, ka fituar 32 %. Nga 49 partitė qė paraqitėn kandidatė, Partia Socialdemokrate ka dalė si forca e tretė politike nė vend, me 5.3 pėrqind. Pjesėmarrja nė votime ka qenė 52 pėrqind, njė rėnie prej 10 pėrqindėsh nė krahasim me zgjedhjet e vitit 2000.

    Procesi zgjedhor nė Shqipėri ka vuajtur tradicionalisht nga tė njėjtat probleme qė i referohen sferave ligjore dhe mė konkretisht, legjislacioni joadekuat, mangėsi nė kapacitete, politizim i procesit dhe mungesė e mbėshtetjes politike nga tė gjitha krahėt e politikės. Nėse janė pėrsėritur apo jo, njėri nga gabimet e tė metat e mėsipėrme, dhe se nė ēfarė shkalle, ėshtė akoma njė subjekt pėr diskutim-sidomos duke pasur parasysh faktin se KQZ-ja e ka shtyrė rezultatin final pėr shkak tė akuzave pėr anomali nga ana e partisė nė pushtet dhe ajo demokratike nė opozitė. Dhe ndėrkohė, progresi po vihet nė pikėpyetje, pasi tonet nacionaliste kėrcėnuan paqen nė jug tė vendit dhe pjesėmarrja e ulėt nė votime tregoi zhgėnjimin e zgjedhėsve me liderėt e tyre, paaftėsinė e tyre pėr t“u ofruar atyre, qoftė edhe zgjidhjet pėr problemet e tyre mė elementare, si uji e dritat.

    Maturi e vėrtetė politike?

    Ndėrkohė, angazhimet paraprake tė tė dyja partive kryesore pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve, edhe nė qoftė se ato do tė pėrktheheshin nė humbje, janė parė si njė masė, apo nivel i caktuar i maturisė politike qė Shqipėria ka arritur. Mund tė jetė ndėrkohė edhe njė tregues i mundshėm nė sensin qė vendi po bėn pėrpara nė drejtim tė integrimit evropian. Por pėrsėri, rezultati final akoma s“ka dalė, dhe do tė jetė shumė herėt tė vlerėsosh nėse humbėsit e vėrtetė do ta pranonin me tė vėrtetė humbjen. Frika paraelektorale ėshtė rritur nė drejtim tė manipulimit tė zgjedhjeve nga ana e Partisė Socialiste tė udhėhequr nga Kryeministri Fatos Nano, pėr tė mbajtur nė kėmbė pushtetin. Gjithsesi, pėrveē akuzave nga demokratėt se partia socialiste ka lėnė pa votuar rreth 10,000 votues pėr shkak tė ndryshimeve tė minutės sė fundit nė listat e zgjedhėsve, KQZ-ja ka thėnė se zgjedhjet ishin tė lira nga ēdo manipulim, por nė fakt vuajtėn nga probleme teknike. Zgjedhjet u mbajtėn nėn rregullat e njė kodi tė ri elektoral, i cili mendohej tė kishte pėrmirėsuar nė mėnyrė domethėnėse kuadrin ligjor pėr zgjedhjet. Ka ēėshtje tė rėndėsishme teknike, qė do tė duhej tė korrigjoheshin nė mėnyrė urgjente para zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare tė skeduara pėr 2005. Diferencat nė rezultate midis dy partive kryesore kanė qenė jashtėzakonisht tė ngushta. Demokratėt bėnė njė kthesė tė admirueshme nė disa zona tė jugut, megjithėse qarqet politike vendase vazhdojnė tė sigurojnė dominancėn e Partisė Socialiste nė jug tė vendit dhe atė tė opozitės demokratike nė veri tė vendit. Demokratėt e kanė rritur ndjeshėm pėrqindjen e tyre elektorale midis 10 dhe 15 pėrqind nė jug tė vendit, duke reflektuar shkallėn e mbėshtetjes popullore nga ajo e zonave tradicionale prodemokrate nė veri, nė drejtim tė zonave e qyteteve jugore e bregdetare me prosperitet nė jug tė vendit. Megjithė kėto suksese, PD-ja ka thėnė se nuk do ta njohė rezultatin nė qytetet e Tiranės dhe tė Durrėsit, (tė dyja bashkitė tė fituara nga socialistėt), pėr shkak tė pretendimeve pėr manipulime me listat e votuesve. Ish presidenti shqiptar Sali Berisha, lideri i Partisė Demokratike, u tha gazetarėve se zgjedhjet nuk ishin as tė drejta e as tė lira, dhe se partia e tij ka pėrgatitur njė “dosje tė trashė” pėr vėzhguesit ndėrkombėtarė pėr t“u treguar “manipulimin monstruoz” tė listave tė votuesve, duke iu referuar problemeve me ndryshimet e bėra nė regjistrat e gjendjes civile nė minutėn e fundit para votimeve. Vėzhguesit ndėrkombėtarė e kanė pranuar ndėrkohė se, ēėshtja me listat e zgjedhėsve ka qenė problemi mė i madh i kėtyre zgjedhjeve, por ata kanė arritur nė pėrfundimin se problemi nuk do tė kishte ndikuar nė mėnyrė definitive nė rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve. Gjithsesi, mangėsitė nė procesin elektoral mund tė reduktonin shanset e Shqipėrisė pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit.

    Tone tė rrezikshme nacionaliste

    Nga ana tjetėr nė kėto zgjedhje, dolėn nė pah tensionet nacionaliste nė qytetin jugor tė Himarės, ku anėtarėt e minoritetit grek demonstruan aleancėn e tyre me Greqinė, dhe aty pati dyshime pėr ndėrhyrje nga elementė nacionalistė grekė. Kėto akte provokuan reagimin e ashpėr nga qytetarėt shqiptarė dhe tė qeverisė shqiptare, dhe ndezėn sėrish problemet ndėrmjet Tiranės dhe Athinės. Shumė prej politikanėve tė dy krahėve, tė majtė e tė djathtė mbetėn disi tė deziluzionuar nga vendimi i Berishės pėr tė bėrė aleancė elektorale me PBDNJ-nė, shumica e anėtarėve tė tė cilės, janė pjestarė tė minoritetit grek nė zonėn bregdetare tė Himarės. Nė ditėn e zgjedhjeve kėtė vit, njė seri aktivistėsh nga organizata ekstremiste greke “MAVI”, shkuan nė Himarė dhe nė qendėr tė qytetit njė numėr njerėzish protestuan duke hedhur parulla anti-shqiptare dhe valėvitur flamuj grekė. Policia arrestoi njė aktivist tė PBDNJ-sė pas njė shpėrthimi nė njė qendėr votimi, ku u plagosėn tre persona. Duke iu referuar pamjeve tė transmetuara nga televizioni shqiptar rreth kėsaj ngjarjeje, rreth 1 000 njerėz nga qyteti bregdetar i Vlorės marshuan drejt Himarės duke mbajtur flamuj kombėtarė shqiptarė dhe parulla ku shkruhej: “Himara ėshtė shqiptare” dhe “Rroftė Shqipėria.” Tensionet u rritėn mė tej, kur njė eksponent i qeverisė greke i kėrkoi zyrtarisht qeverisė shqiptare, tė shpallė zonėn e Himarės “zonė minoritare,” njė hap i pėrshkruar nga zyrtarėt shqiptarė si “njė provokacion i rrezikshėm grek.” Ēėshtja e minoritetit grek nė Shqipėri ėshtė shumė e ndjeshme. Pėrpjekjet e Greqisė pėr ta bėrė minoritetin grek tė luajė njė rol ure tė bashkėpunimit midis dy vendeve, kanė rezultuar problematike. Disa shqiptarė janė tė shqetėsuar se Greqia po pėrdor minoritetin pėr tė rritur helenizimin nė jug tė Shqipėrisė, ndėrsa disa elementė brenda minoritetit akuzojnė Tiranėn se injoron kėrkesat e minoritetit, duke u pėrpjekur tė vjedhė tokat minoritare dhe se pėrpiqet njėkohėsisht t“i konvertojė ata nė shqiptarė.

    Dinosaurėt komunistė

    Krahas tensioneve nacionaliste, aspekti mė shqetėsues i procesit zgjedhor ishte dhe pjesėmarrja e ulėt nė votime. Nė ēdo proces zgjedhor, shqiptarėt po bėhen gjithnjė e mė apatikė kundrejt procesit politik dhe lidershipit politik nė veēanti. Nė qytetin verior, Shkodėr, vetėm 29 pėrqind e zgjedhėsve shkuan nė votime.

    Berisha dhe Nano janė tė ngulitur nė ndėrgjegjen e njerėzve ngushtėsisht tė lidhur me frikėn dhe pasigurinė e pak viteve mė parė. Emrat e tė dy liderve janė sinonim i asaj qė shumė shqiptarė e quajnė si, shkaku kryesor i paralizės nė politikėn shqiptare, pseudonimi i “mentalitetit komunist” tė lidershipit politik. Shqiptarėt janė tė vetėdijshėm mbi situatėn e ndėrlikuar e tė vazhdueshme politike nė vend, qė vjen si pasojė e polemikave tė hidhura ndėrmjet socialistėve dhe demokratėve –si dhe si pasojė e sherreve nė Partinė Socialiste nė pushtet.

    Shqiptarėt janė gjithashtu tė lodhur nga mediokriteti i politikanėve tė tyre, shumica e tė cilėve e kanė marrė formimin e tyre politik gjatė periudhės sė formimit intelektual nė Shqipėrinė komuniste. Lideri demokrat, Berisha konsiderohet akoma nga shumėkush si njė politikan autoritar, qė mbijeton vetėm nėpėrmjet konflikteve qė ai vetė i provokon. Ashtu si ēdo proces tjetėr qė nga viti 1997, fushata e Berishės ishte njė apel pėr protesta kundėr qeverisė sesa njė pėrpjekje pėr tė pėrfituar mbėshtetje pėr ēdo ēėshtje politike tė veēantė. Gjithsesi, ėshtė inkurajuese tė vėresh se relacionet e vėshtira brenda elitės politike shqiptare nuk janė manifestuar apo pėrcjellė nė pjesėn tjetėr tė mbetur tė vendit. Nė provinca, marrėdhėniet midis partisė nė pushtet dhe opozitės janė mė civile dhe vihet re njė farė niveli bashkėpunimi. Pėr sa kohė qė Partia Socialiste ėshtė e shqetėsuar, populli nuk do tė jetė entuziast. Qė nga ardhja nė pushtet, partia ka humbur nė kualitetet e saj qeverisėse nė tė gjitha nivelet. Qeveria ėshtė e pėrbėrė nė pėrgjithėsi nga zyrtarė mediokėr, dhe rrjeti i saj i patronazhit kėrcėnon tė mbajė shumė reforma tė nisura nė njė nivel sipėrfaqėsor. Socialistėt po kėrkojnė tė fitojnė kredit politik pėr arritjet qė mund ta kenė imazhin e Shqipėrisė nė skenėn ndėrkombėtare, por kanė bėrė pak pėr tė zbutur nivelin e varfėrisė nė jetėn e pėrditshme nė shumicėn e vendit. Fakti se Shqipėria tashmė ka filluar bisedimet e anėtarėsimit nė BE, ka dėshtuar tė bindė njerėzit e thjeshtė. Ata janė tė vetėdijshėm se ndoshta do tė duhen dekada para se Shqipėria tė mirėpritet nė familjen evropiane. Pėrpjekjet e fundit pėr tė luftuar me nivelin e lartė tė trafikimit ilegal, aktivitetet e tjera tė paligjshme ėshtė lavdėruar nga faktori ndėrkombėtar. Por akoma dhe sot, nuk ėshtė vėnė re pėrpjekja pėr tė ulur kurbėn e korrupsionit nėpėr institucione qė po prek ēdo aspekt tė jetės sė shqiptarėve tė thjeshtė. Pas gjashtė vjetėsh nė pushtet, qeveria akoma pėrballet me sfidat mė tė mėdha siē ėshtė standarti i ulėt jetėsor (25 pėrqind e popullsisė jeton me mė pak se 2 USD nė ditė), niveli tė lartė tė papunėsisė, dhe dėshtimit pėr tė siguruar mbėshtetje tė fortė e tė qėndrueshme pėr mbulimin e nevojave jetike tė pėrditshme. Nė Durrės, pėr shembull, qyteti mė i madh port i vendit, prioritetet kryesore tė fushatės elektorale ishin uji dhe energjia elektrike. Furnizimi me ujė i qyteteve bėhet vetėm njė orė nė ditė, dhe energjia elektrike ndėrpritet pėr rreth dhjetė orė nė ditė. Nė kėto pak vitet e fundit, Banka Botėrore ka dhėnė rreth 15 milionė dollarė amerikanė pėr tė pėrmirėsuar furnizimin me ujė, dhe akoma situata ka mbetur e pandryshuar. Banorėt e qyteteve janė tė vetėdijshėm pėr kandidatėt e tė dy krahėve, se premtojnė pėr t“i pėrmirėsuar gjėrat, por nė fund nuk bėjnė asgjė. Gjatė kėtyre pak viteve nė demokraci, ata kanė votuar me shpresėn se do tė ketė ndryshime. Tani shumėkush as qė e merr mė mundimin tė shkojė mė tė votojė.

    *Miranda Vickers ėshtė njė analiste e angazhuar nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) nė Bruksel.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Ujdia pėr tė komprometuar zgjedhjet nė Tiranė


    MUSTAFA NANO

    Procesi zgjedhor, i kontrolluar nė gjithė harkun kohor tė jetėgjatėsisė sė vet nė mėnyrė gati ekskluzive nga partitė politike (kupto: PD e PS), ka ngecur paradoksalisht nė Tiranė. Janė marrė pėrgjigjet e tė gjitha komisioneve zgjedhore tė qeverisjes lokale nga Vermoshi nė Konispol, dhe jemi nė pritje tė rezultatit tė Tiranės. Ndėrsa Komisioni Qendror ishte duke pėrpunuar tė dhėnat, gjithēka pezullohet nga njė urdhėr i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, e cila ka vepruar mbi bazėn e njė ankimi tė bėrė nga kandidati pėr kryetar bashkie, Spartak Ngjela. Eshtė e vėshtirė tė kujtosh ndonjė rast tjetėr, nė tė cilin organi magjistral i hetimit, tė ketė vepruar kaq shpejt e kaq me urgjencė. Kanė ndodhur krime deri dhe tė pėrbindshme nė vendin tonė tė shqipeve, dhe Prokuroria e Pėrgjithshme nuk ka qenė kurrė kaq e ndjeshme dhe kaq e hazėrtė ndaj denoncimeve. Ndėrsa nė kėtė rast, tė nesėrmen e ditės kur Spartak Ngjela bėn ankimin, Prokuroria i jep urdhėr Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tė dorėzojė procesverbalet, dhe kėshtu bllokon tėrėsisht procesin. Madje, shqetėsimi i tyre e kapėrcente disafish atė tė Ngjelės. Nėse ky i fundit ankohej pėr pesė gjėra, prokuroria kėrkonte tė hetonte pėr njėzet e pesė. Po kaq shpejt veproi Prokuroria jonė edhe nė rastin e denoncimit publik qė iu bė problemit tė mungesės sė emrave tė zgjedhėsve nė listat e votimit. Njė ditė mė pas, ata, tė zellshėm si asnjėherė tjetėr, ishin pranė Komisionit Qendror tė zgjedhėsve pėr tė hetuar akuzėn e ngritur nga ekranet e televizioneve.
    Tė kuptohemi, nuk ka asgjė jo e anti ligjore nė kėtė mes, pasi organi e akuzės ka vepruar mbi bazėn e njė ankimi a denoncimi. Por ky konstatim nuk ėshtė se tė ngushėllon shumė. Se ē’bie njė erė e keqe nė kėtė histori. Sė pari, partitė politike tė interesuara veēanėrisht mbi rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė, janė duke ndjekur gjithēka me njė indiferencė shembullore. Nė pamje tė jashtme, duket se tė vetmit operatorė politiko-juridikė nė treg janė Spartak Ngjela, njė farė robi me mbiemrin Dhales (tė cilit kėto ditė – saktėsisht para tri ditėsh – i ėshtė djegur aneksi i shtėpisė) dhe Prokuroria. Nuk ndihet mė Nano, Ruēi e Berisha. Tė bėn pėrshtypje nė mėnyrė tė veēantė heshtja e kėtij tė fundit, i cili pėr disa muaj me radhė e deri nja njė javė pas 12 tetorit, nuk reshti sė akuzuari mbarė e mbrapsht Edi Ramėn. Ndėrsa tani e ka qepur gojėn mė keq se Fatos Nano, i cili “ka boll halle” tė tjera mbi kokė.
    Sė dyti, Prokuroria mund tė priste fare mirė edhe njė javė, derisa Komisioni Qendror Zgjedhor tė jepte rezultatin e votimit mbi bazėn e procesverbaleve tė arritura atje. Mė pas, ajo mund tė bėnte atė qė i dukej i arsyeshme, mund tė mblidhte kutitė e votimit dhe procesverbalet, dhe mund ta hidhte nė kosh vendimin e KQZ-sė. Ndėrsa ajo preferoi ta pėrjetėsonte kėtė “ankth” elektoral mś nė qendėr tė Shqipėrisė. Dje, ėshtė marrė vesh se i ka dėrguar njė shkresė KQZ-sė, me anėn e sė cilės e lejon ndėrkohė Celibashin tė vazhdojė punėn, por ky gjest e komprometon ca mė shumė ngutin e mėparshėm. Nuk ėshtė e thėnė tė besojmė se prokuroria merr urdhra nga segmente tė caktuara politike, por nuk ėshtė mėkat tė mendojmė se prokuroria ndihet e rrethuar, e trembur dhe e ndikuar nga debati politik.
    Sė treti, mendja tė shkon se ėshtė duke u pėrvijuar njė lloj komploti politik ndaj kandidatit pėr kryetar bashkie, Edi Rama. Nuk ėshtė sekret pėr askėnd tashmė qė ky personazh allasoj i politikės shqiptare ėshtė shndėrruar nė bezdi pėr ustallarė tė sė majtės e tė sė djathtės shqiptare. Anėtarėsimi i tij i papritur nė radhėt e Partisė Socialiste duket se e ka pakėsuar inatin nė krahun e djathtė dhe ka rritur xhelozinė nė krahun e majtė. Eshtė kjo aq e vėrtetė, sa nuk ėshtė gabim tė mendohet se Edi Rama i kėtyre ditėve nuk ėshtė mė problem i PD-sė, por ėshtė problem i PS-sė. Qarqe tė caktuara tė partisė qė kontrollon maxhorancėn qeverisėse po tregojnė se janė disi tė shqetėsuara nga kjo zhytje me kokė e Edi Ramės nė kėnetėn e kėsaj partie. Gjatė gjithė ditėve tė fundit, i vetmi socialist qė i ėshtė gjendur pranė, ka qenė Musa Ulqini. Tė tjerėt “e kanė mendjen” nė kongresin e dhjetorit. Shkurt, Edi Rama ėshtė lėnė nė fatin e vet. Ai ėshtė i tradhtuar. Me kėtė nuk duhet tė kuptojmė se ndokush mund tė guxojė tė shumėzojė me “-1” rezultatin e zgjedhjeve tė 12 tetorit nė Tiranė. Jo! Thjesht, me kėtė po jepet sinjali se bashkia e Tiranės do tė jetė tani e tutje e sabotuar. Edi Rama ka guxuar mė shumė se sa duhej.

    _________

    Nuk po futem ne detaje per "analizen" e mesiperme nese jam dakord apo jo me mendimet qe M. Nano shpreh ne artikullin e mesiperm, por me beri pershtypje nje mendim i tij kur thote "nje fare robi me mbiemrin Dhales".

    Ky "rob" eshte Perikli Dhales dhe M. Nano nuk ka faj qe nuk e njeh. Se kur gjithe Tirana mbante emrin e Pere-s ne goje, si nje nga mbrojtesit me te mire te Tiranes (17 Nentorit ) ne futboll ne vitet 70-te, M... Nano me siguri kulloste dhite ne gerxhet e Skraparit. Injoranca nuk ka brire.
    .

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zgjedhjet lokale nė Kosove mbahen mė 15 nėntor
    Nga Nice_Boy nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 12:19
  2. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  3. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12
  4. Nano, kongresi i PS-se dhe zgjedhjet lokale
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •