Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    ALvi:
    me mendimin tend pajtohem deri diku,
    ke plotesisht te drejte kur thua qe hakmarrja me te vertet nuk eshte nje fjale qe sihet ne shtete e zhvilluara dhe demokratike,
    nuk pajtohem me ty kur thua qe jane vrare femije dhe gra ,kjo nuk eshte aspak e vertet ,
    kete nuk e kane bere shqiptaret por disa mbeturina te cilat kane ardhur per ta tensionuar dhe dhe destabilizuar Kosoven dhe me duket qe nje pjese te qellimit te tyre ja kane arritur,
    ne jemi te bindur se ata te cilet per momentin jane ne burg me perjashtim te disave si p.sh Faton Mehmeti dhe Togeri,)kta te dy nuk kane qene fare nen komanden e Ramushit edhe perse kane vepruar ne zonen e tij bile atakane krijuar ne fund te luftes disa grupe te cilat kane qene kriminele famkeqe,dhe ajo eshte financuar nga shqiperija nga SHIK dhe Fatos Nano me KLosin te cilet ne menyre inirekte financohen nga Greqia ose se paku nga ana e Bankave greke,mos te harrojme se ne ato banka milosheviqi i ka 57 Milo Dollare te deponuara,
    siq po e shef keta nuk kane te bejne aspak me keto vrasje dhe kete do ta vertetojne edhe nderkombetaret edhe perse jam shume i bindur qe nderkombetaret e dinekete me perjashtim te 5 nga ata,keto arrestime jane politike dhe nje signale per ne qe te kemi kujdese me Maqedonine
    njerezit qe kane bere vrasje si ajo ne drenice apo te tjera nuk e meritone emrin shqiptare,se kjo nuk i ka hije nje shqiptari te tille

    edhe diqka jam shume krenare per kulturen dhe zakonet e mija qe jane shqiptare,atyre te cileve keto zakone ju duken primitive dhe qe pengojne zhvillimin e kosoves do te ishte mire qe te bahen nga aty dhe te shkojne ne ndonje vend te kulturore te perparuar ku njeriu nuk dallohet nga kafsha dhe fjala familje vetem siperfaqesisht ekziston

    avil edhe do te ishte nmiore qe ta perktheje se paku ate fjaline tende se po te zere ndonje mallkim nga Ate Gjergj Fishta:
    Po e citoj:
    edhe atij ju thafte goja
    qe perbuze kete gjuhe hyjnore
    ngjuhe tjeter flete kur nuk oshte nevoja
    e t'vehten e le pas dore

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Perse Tani?

    http://www.gazetatema.com/

    Dyshimet amerikane për trazirat në Kosovë dhe Maqedoni
    Isuf Hajrizi, Uashington

    Ndërsa politikanët maqedonas vazhdojnë të përhapin frikën për rrezikun që gjoja i kërcënohet vendit nga “terroristët” shqiptarë që synojnë një Kosovë apo Shqipëri të Madhe, ndërkombëtarët janë hedhur në veprim për të evituar çdo mundësi të ndonjë trazire ndëretnike gjatë zgjedhjeve. Për arrestimet e dhjetëra shqiptarëve brenda Kosovës që dyshohet se po përgatiten për një konflikt të armatosur brenda Maqedonisë, zyrtarët ndërkombëtarë kanë qenë të matur në deklaratat e tyre, duke thënë se ata nuk kanë të dhëna, siç ka deklaruar qeveria maqedonase, se ka ndonjë grup të armatosur brenda Kosovës ose Maqedonisë që mund të shkaktojë ndonjë konflikt serioz. Në të njëjtën kohë, zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe amerikanët po përpiqen të inkurajojnë Maqedoninë të largohet nga ideja dhe retorika luftënxitëse, duke e përgëzuar atë për arritjet e “mëdha” brenda një viti, qyshse ka përfunduar konflikti.
    Ndërkohë, Shkupit i janë premtuar ndihma substanciale për mëkëmbjen e ekonomisë poqese mban zgjedhje të rregullta, të lira dhe demokratike. Për të adresuar frikën se gjatë zgjedhjeve mund të ketë manipulime dhe konflikt ndëretnik, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka paralajmëruar të enjten se do të dërgojë në Maqedoni grupin më të madh të vëzhguesve që ka dërguar ndonjëherë në ndonjë shtet. Grupi prej 800 vëzhguesish do të shpërndahet në të gjitha vendvotimet ditën e zgjedhjeve, 15 shtator. Rreth 3500 policë të ushtruar nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, do të kujdesen për mirëqenien e vëzhguesve. Në rast emergjence, trupat e NATO-s do të hidhen në veprim për të mbrojtur vëzhguesit dhe popullatën gjatë procesit të votimit. “Në këtë fazë, nuk kemi kurrfarë arsyeje apo indikacioni që të konkludojmë se do të ketë dhunë gjatë zgjedhjeve”, ka deklaruar drejtori i OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të drejtat e njeriut, Gerard Stoudman. “Secili do të duhej që të përmbahej, që të mos e thërrasë dreqin nëse ai nuk ekziston”.

    Edhe pse publikisht deklaratat e tyre janë të matura, diplomatët e huaj megjithatë, kanë frikë se zgjedhjet mund të rifillojnë edhe njëherë konfliktin shqiptaro-maqedonas. Duke parashikuar se konflikti është realitet, Shkupi dhe KFOR-i janë pajtuar që të shtohet numri i forcave ndërkombëtare brenda Maqedonisë në prag të zgjedhjeve. Ndërkohë, administrata amerikane vazhdon të fusë në listën e zezë shqiptarët që dyshohet se mund t’i kthehen konfliktit të armatosur në Maqedoni dhe më gjerë. Nevzat Halili është anëtari më i fundit i listës së “zezë” të presidentit Bush. Në këtë listë, ku janë të radhitur dhjetëra shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Presheva, përfshihen njerëz që administrata amerikane mendon se rrezikojnë paqen në rajon.

    ..Edhe pse përfshirja e Halilit në këtë listë i ka befasuar disa, në SHBA përkrahësit e partisë së tij thonë se Ushtria e Republikës së Iliridës është realitet dhe se ajo ka mbështetjen e shumicës së popullatës, gjë që e kanë mohuar disa politikanë shqiptarë në Maqedoni. Meqenëse Halili dhe PPD-ja kanë përkrahës në Amerikë, administrata amerikane do t’i vëzhgojë me kujdes këto grupe në mënyrë që njerëzit si Halili dhe grupi i tij të mos financohen nga jashtë. Një nga efektet e përfshirjes në listën e zezë të personave nga administrata amerikane është edhe ndalimi me ligj i financimit të anëtarëve të listës dhe grupeve të tyre nga qytetarët amerikanë - që në këtë rast janë shqiptaro- amerikanët. Ndërsa në Kosovë kanë filluar me të madhe arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së të akuzuar për krimet gjatë periudhës së para, gjatë dhe pas luftës, në Maqedoni organizatat ndërkombëtare kanë shfaqur pakënaqësi me neglizhencën e qeverisë maqedonase dhe forcave ndërkombëtare, të cilat kanë refuzuar të arrestojnë ata që kanë bërë krime gjatë luftës dhe që vazhdojnë të merren me dhunë edhe tani.

    “Policia vepron në një atmosferë dhune (të pakontrolluar) dhe nuk ka indikacione se krimet e bëra nga agjentët e shtetit do t’i nënshtrohen ndonjë investigimi, ndërsa anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare u është dhënë amnesti,” shkruan në raportin e publikuar të enjten Amnesty International. Sipas kësaj organizate, vetëm disa incidente specifike që kanë ndodhur gjatë luftës do të hetohen për shkak se ka shfaqur interesim Gjykata e Hagës, kurse krimet e tjera do të lihen pas dore. Amnesty International me seli në Londër, akuzon policinë maqedonase, e cila sipas kësaj organizate, shpesh ka arrestuar shqiptarë që kanë qenë përkrahës të UÇK- së dhe i ka keqtrajtuar dhe torturuar ata, me lejen e eprorëve të tyre. Sipas raportit, në shumë raste personat e arrestuar kanë marrë lëndime gjatë rrahjeve në burg dhe pastaj u është mohuar e drejta e mjekimit.

    Amnesty International ankohet në qeverinë maqedonase, sepse “edhe në rastet kur është informuar për raste specifike për abuzimet nga policia, nuk është ndërmarrë kurrfarë mase”. “Sistemi për të hetuar ankesat nuk duket se është as objektiv, as i pavarur”, ka deklaruar organizata në fjalë në raportin e saj. Kurse për UÇK-në, Amnesty International është ankuar për “rrëmbimin e civilëve” dhe “lëndimin” e tyre, gjë që për fatin e disave prej tyre, nuk dihet as sot.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  3. #53
    alvi
    i/e ftuar
    O Dukagjin , un kam folur ne parim, nuk e di se a jane vrare apo jo me te vertete gra e femije, po me sa kam lexuar ne forum thone qe jane vrare, dhe po te jete e vertete, atehere eshte e pafalshme. Zakonet tona ne ti ruajme se ato na mbajten gjalle si komb 500 vjet me turqit dhe juve 50 ne Jugasllavi. Pra ato zakone qe jane karakteristikat tonat, hej duhen zhvilluar e jo harruar. Por gjakmarrja me duket nje zakon i cili duhet zhdukur me rrenje, dhe ky eshte medinmi im. Per te tjerat, aty ke te drejte.
    Per sa i perket asaj fjalise anglisht, ja qe i humb lezeti ngaqe ai qe e ka shkruar e ka shkruar ne anglisht. Po c'ke ti se vejm te tjera ne. Kam vendos do e nderroj cdo dy jave.
    Pershendetje Dukagjini!

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Radio Kosova ka njoftuar se forcat e KFOR-it, të shtunën e kanë arrestuar Bashkim Hamdiun, kolonel i TMK-së. Ai është arrestuar në fshatin Malishevë, me ç’rast është bastisur edhe shtëpia e tij. Zyrtarët e KFOR-it ende nuk janë prononcuar lidhur me arrestimin e Hamdiut


    Durimi është më e madhja trimëri.


  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    o Alvi
    po ti qenke shume i matur sa u perkete prononcimeve per vrasjet !!!!
    'thone qe jane vra',qeshte kjo shprehje ore?te gjithe genjekan,vetem per te sjellur nje kriminel si millosheviqi para gjyqit te hages??
    shyqyr qe nuk ke qene dhe qe nuk lexuar,se jam i bindur qe tipa si ti as amerika nuk i kishte pritur duke ikur nga frika,se serbi ishte duke ju hyre deri ne tirane po te mos qe nato-ja,sa per rezistencen dhe trimerite e tua

    ta kisha bere nje lutje ,mos u perziej ne nje teme te tille se persona te tille si ti nuk mund ti duroj organikisht,ok?
    thone thote ky se u vrane shume,e se jane vrare nu ke di,

    phuuuu qfare penner

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    KFOR arreston një tjetër anëtar të UCK-së


    PRISHTINË (17 shtator) - Sipas njoftimeve nga KMDLNJ në Besianë, më 12 shtator, rreth orës 19.00, në lagjen e Brecajve në Besianë pjesëtarët e KFOR-it arrestuan ish-ushtarin e UÇK-së, Safet Rrahim Hasanin. Një orë më parë, forca të shumta të KFOR-it, me përkrahje të helikopterit kishin bllokuar lagjen e Brecajve dhe kishin filuar kërkimin e Safetit. Derisa është bërë bastisja e shtëpisë së Safetit, anëtarët e familjes së tij janë mbajtur në një dhomë. Po ashtu, është bastisur edhe shtëpia e Fahri Hasanit, ku është thyer dera e një dhome me dryn. Një nga familjarët e Safetit ka pohuar se në shtëpinë e babait të Safetit, Rrahimit, janë shkelmuar dyert e dhomave, ndërsa sjelljet e KFOR-it kanë qenë tepër të ashpra. Dëshmitarët okularë e kanë parë Safetin e arrestuar me fytyrë për toke dhe me armët e drejtuara në kokën e tij. Familjarët e Safetit nuk kanë asnjë informate për shkaqet e arrestimit dhe vendndodhjen e tij, thuhet në një njoftim të KMDLNJ-së. ro/mr (QIK/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    SIPAS DËSHMITARËVE OKULARË NË NATËN TRAGJIKE, TË ARRESTUARIT JANË PARË NË VENDIN E NGJARJES !

    « Bota sot » :
    Z. Geci, si e vlerësoni aktin e arrestimit të personave të dyshuar për vrasjen e Bekimit e të Besimit si dhe plagosjen tuaj më 19 tetor të viti 2001 ?

    G.Geci : Pas lajmit për arrestimin e këtyre personave si kryes të veprës apo edhe si ndihmës në kryerjen e asaj vepre kriminale, kjo është një e arritur e madhe e policisë ndërkombëtare, të cilës ne i besojmë, sepse i kemi besuar edhe më herët. Pra unë besoj në punën dhe aktivitetin e KFOR-it, policisë së UNMIK-ut , në krye me SHBA-të dhe aleatët e tyre. Në fakt, edhe pse ish-komnadanti i KFOR-it, gjenerali Marcel Valentin, atëherë pat dhënë një deklaratë jo të argumentuar, unë mendoj se ai atëherë ka qenë i dezinformuar dhe mbase i orientuar që të deklarojë ashtu, dhe këto orientime dihest se kush i ka dhënë.

    « Bota sot » : A mendoni se këta janë dorasit e vërtetë që kanë marrë pjesë në vrasje ?

    G.Geci : Sigurisht se policia e UNMIK-ut dhe organet e hetuesisë kanë punuar shumë në këtë drejtim, sepse tashmë po bëhet gati një vit prej se ka ndodhur vrasja dhe deri më tash nuk është arrestuar askush nga të dyshuarit. Në fakt, arrestime « paushalle » ka pasur mundësi të bëhen edhe më heret. Por ne i besojmë gjyqit dhe drejtësisë.

    « Bota sot » : A i keni njohur ju më parë këta persona ?

    G. Geci: Jo, kurrë më pare nuk kam dëgjuar për këta të arrestuar. Në fakt, në natën kritike, sipas dëshmitarëve okularë, këta kanë qenë në vendin e ngjarjes. Edhe pse ne nuk kemi ditur gjë atëherë. Më vonë kemi marrë vesh se këta posedojnë disa pompa benzene që janë uzurpuar nga ata në kohën e pasluftës në Kosovë.

    “Bota sot”: A keni pasur dyshime më parë këta të arrestuar, apo edhe ndonjë ngatërresë para dhe pas ngjarjes?

    G. Geci: Ne nuk kemi pasur kurrëfarë ngatërrese as individuale, e as familjare me këta të arrestuar. Nuk I kemi njohur dhe tani nuk I njohim mire. Por “biznesi” i tyre me pompa të benzenes dhe sidomos kontaktet dhe lidhjet e tyre me persona të tjere¨, na çojnë në rejtim të disa fshatrave të njohura, si Açareva dhe Broja. Gjithnjë sipas njohurive tona dhe në bazë të fakteve që mund të shihen edhe sot, pasuria e tyre duket është njëqindfishuar pas ngjarjes së 19.10.2001, gjë që ka vend për të dyshuar. Porn e kërkojmë nga këta që të tregojnë shtytësit dhe urdhërdhënsit e vërtetë të kësaj vrasje kriminale, nëse këta të arrestuar dëshirojnë që sadopak “të shpëtojnë” nga pasojat e tjera. /Bajrush Morina


    Durimi është më e madhja trimëri.


  8. #58
    Perjashtuar Maska e malsorja
    Anëtarësuar
    30-10-2002
    Postime
    29
    Barometri diplomatik

    "PREVENTIVA FIZIKE" E POLICISË SË UNMIK-UT KUNDËR TMK-SË ËSHTË NË FUNKSION TË KRIMININALIZIMIT TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË UCK-SË

    Dr.Mehdi HYSENI, Prishtinë, 09.07.2002 (KeL) - Fillimi i procesit të "përpunimit" (arrestimi dhe burgosja me dhunë) të ish-eprorëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK), Latif Gashi, Naim Kadriu, Nazif Mehmeti(kohë më parë) dhe, Idriz Balaj, Bekim Zekaj, Ramush Ahmetaj, Nezir Elshani, Faton Mehmetaj dhe Daut Haradinaj nga policia e "globalizuar" e UNMIK-ut, të drejtuar nga Mihael Shtajner, është një nga instrumentet më efektive të realizimit të strategjisë së demokracisë totalitare "multietnike" në Kosovë. Përdorimi i forcës fizike brutale dhe i strategjisë së frikësimit nga policia e UNMIK-ut kundër pejsëtarëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës(TMK), është akt iracional ndëshkues jo vetëm kundër qenies së tërësishme të UCK-TMK-së, por edhe kundër interesave vitale kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Një luftë e këtillë, e hapur kundër faktorit ushtarako-politik shqiptar, ka filluar qysh nga instalimi i administratës ndërkombëtare UNMIK+KFOR në Kosovë. Mirëpo, kjo zhvillohej fshehurazi si nga ana e propagandës së brendshme shqiptare, ashtu edhe nga propaganda e huaj kolonialiste serbomadhe, e ndërthurur me aktorët e propagandës proserbe të shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit të qendrave të ndryshme ndërkombëtare.

    S'ka dyshim se, përdorimi i forcës dhe i strategjisë së frikësimit të forcave policore të UNMIK-ut kundër pjesëtarëve të UCK-së (TMK-së), është i barasvlershëm me fenomenologjinë e terrorizmit shtetëror serb në Kosovë, që mbretëroi gjatë gjithë dekadës së fundme të shekullit XX nën drejtimin e Slobodan Milosheviqit(ish-kryetar i Republikës së Serbisë). Ndër motivet kryesore, pse UNMIK-u ka filluar fushatën histerike kundër TMK-së, është që në thelb të kriminalizohet lufta çlirimtare vetëmbrojtëse e UCK-së, si dhe viktimat e saj të njëjtësohen me ekzekutorët e ushtrimit të gjenocidit të regjimit pushtues kolonial serb në Kosovë, në mënyrë që "paqetuesit" ndërkombëtarë (për qëllime dhe interesa të tyre strategjike afatgjata të globalizimit botëror), t'i pajtojnë me çdo kusht përmes "formulës së kompromisit multietnik" viktimat e popullatës shqiptare me agresorin serb. Lind pyetja, si është e mundur të krijohet një Kosovë multietnike dhe demokratike, me kriminelët serbë, të cilët kolektivisht kanë marrë pjesë në ushtrimin e gjenocidit dhe të agresionit serb kundër shqiptarëve në Kosovë? Cilët janë paramatrat kryesorë të politikës dhe të drejtësisë së bashkësisë ndërkombëtare, që të mund t'i "pajtojnë" moralisht dhe ligjërisht këto dy koncepte, që e përjashtojnë njëra-tjetrën: luftën e drejtë çlirimtare antikoloniale të UCK-së dhe luftën pushtuese agresive e gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit kundër shqiptarëve në Kosovë? - Sigurisht se jo, parametrat e diktatit dhe të ulitmatimit të "drejtësisë" të Tribunalit të Hagës, qëllimi i fundmë i të cilave është që, kundërmasat mbrojtëse luftarake të UCK-së kundër agresionit serbomadh, t'i cilësojnë (sikurse në rastin e luftës mbrojtëse të kroatëve kundër agresionit serb në Kroaci) hiq më pak se "krime të luftës". Pikërisht, këtu qëndron "keqkuptimi" i luftës së drejtë të UCK-së nga "prokurorët hetues" të Tribunalit ndërkombëtar të Hagës, sepse sipas së drejtës ndërkombëtare dhe konventave ndërkombëtare, kundërmasat e UCK-së në parandalimin e krimeve të luftës së agresorit serb ndaj popullatës civile shqiptare, në asnjë rast nuk mund të kualifikohen (ashtu siç i konevnon edhe sot Serbisë agresore, t'i ndërrojë tezat, në mënyrë që krimet e veta gjenocidale ndaj viktimave civile shqiptare, t'ia atribuojë luftëtarëve të UCK-së) si "krime të luftës" së UCK-së në Kosovë, sepse plotësisht janë në përputhje me parimet dhe me rregullat e lejuara të VETEMBROJTJES( self-help), si një nga institucionet më të vjetra të së drejtës ndërkombëtare dhe, të së drejtës në përgjithësi.

    Në rastin konkret, aktakuzat e kurdisura të Tribunalit të Hagës në bashkëpunim me Serbinë agresore kundër UCK-së, nuk përbëjnë kurrfarë baze juridike të së drejtës së luftës, as asaj humanitare ndërkombëtare, por kanë vetëm karakter të proceseve të montuara gjyqësore politike, dhe janë plotësisht identike me gjykatat politike antishqiptare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit. Difekti më drastik ligjor i Tribunalit të Hagës, është zbatimi i procedures absurde juridike. Së pari, përpilohen dhe shfrytëzohen akpaditë sekrete, burimi i të cilave është "i panjohur", kështu që askush nuk mund ta dijë është apo jo i dyshuar a nën hetime, derisa policia ta "kidnapojë" në rrugë, në shtëpi, në zyrë apo në cilin do shtet qoftë. Së dyti, ekzistojnë procese të fshehta,që janë veçori krysore e gjykatave politike.Së treti, ekzistojnë dispozita mbi marrjen në pyetje të "klientëve" me dyerë të mbyllura në rrethana të padefinuara.Së katërti, dëshmitarët mund të dëshmojnë në mënyrë anonime ose dëshmitë e tyre, t'i depopzitojnë pa u paraqitur fare në gjyq. Së pesti, kjo Gjykatë ndërkombëtare nuk njeh institucionin e porotës. Mbi të gjitha, kjo Gjykatë ndërkombëtare e Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi, juridikisht është institucion jolegjitim,sepse është formuar nga Këshilli i Sigurimit, e jo nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ndërkaq, efikasiteti dhjetëvjeçar i Tribunalit të Hagës në dënimin e krimeve gjenocidale të Serbisë agresore ndaj popujve kroatë, myslimanë dhe shqiptarë, është vetëm një ZERO e drejtësisë ndërkombëtare dhe turpi më i madh botës së civilizuar bashkëkohore.

    Ideologët dhe strategët e konceptit të këtillë filozofiko-politik të pluralizmit dhe të ndërvarësisë komplekse të "demokratizimit" global ndërkombëtar të mundshmes me të pamundshmen-njëjtësimin e luftës kryengritëse të UCK-së me luftën gjenocidale të okupatorit serboçetnik, "kanë harruar" se politika globale e Rendit të Ri Botëror nuk bazohet vetëm në akte të njëanshme politike të "çastit" të zgjidhjes së konflikteve ndërkombëtare, por edhe në korpusin e normave dhe të rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe të konventave ndërkombëtare, të miratuara pikërisht nga vetë Organizata e Kombeve të Bashkuara. Së këndejmi, janë të detyruar që këto t'i aplikojnë dhe t'i respektojnë me përpikëmëri edhe në kuadrin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë. Mirëpo, kjo në praktikë, po ngjet ndryshe në Kosovë. Në vend se të arrestohen dhe të nxirren para gjyqeve përkatëse kriminelët serbë dhe urdhërdhënësit e tyre për veprat e kryera gjenocidale ndaj shqiptarëve në Kosovë, UNMIK-u po i arreston viktimat e tyre. Kriminelët serbë, jo vetëm që po shetisin lirshëm në Prishtinë dhe në Beograd, por edhe janë në funksionet më të larta të strukturave politike shtetërore, si Milan Milutinoviq, kryetar i Serbisë, Rada Trajkoviq, Oliver Ivanoviq, deputet në Kuvendin multietnik të Kosovës,si dhe të tjerë kriminelë psikopatologjikë të tipit të Vojislav Sheshelit.


    "Justifikimi" i versionit zyrtar të zëdhënësve të UNMIK-ut lidhur me ndërmarrjen e masave "preventive diplomatike" kundër eprorëve të TMK-së, është kontradiktor me konstatimin tonë, sepse, sipas tyre, ato kanë qenë të motivuara nga "provat e dyshuara politike", se ushtarakët e theksuar të TMK-së "paskëshin kryerë krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë". Ky shpjegim zyrtar i UNMIK-ut nuk ka kurrfarë baze valide juridike për ngritjen e procedurës hetimore kundër "akteve kriminele të luftës" së pjesëtarëve të UCK-së, për shkak se është vetëm një floskulë politike, e diktuar nga dosjet e zeza të aktpadive të politikës propagandistike të regjimit "demokratik" të "RFJ"-së së Vojislav Koshtunicës , e përdorur si pretekst për arrestimin dhe burgosjen arbitrare të dhunshme të pjesëtarëve të TMK-së. Në këtë kontekst, përpjekjet dhe angazhimin më të madh e kanë bërë shërbimet sekrete policore-ushtarake dhe Kisha ortodokse serbe, e prirë nga peshkopët Artemije Radosavleviq dhe Sava Janjiq, me ekspoziturat e tyre agjenturore politike në Graçanicë, në Manastirin e Deçanit, në Patrikanën e Pejës dhe në Mitrovicë, të cilët pas mbarimit të luftës, përpiluan dosjet e zeza kundër udhëheqësve më të shquar të UCK-së, të cilët e kanë bartur barrën kryesore të luftës çlirimtare kundër agresionit luftarak pushtues dhe gjenocidit serbomadh në Kosovë. E vlen të theksojmë se, materiali akuzues kundër UCK-së, (si hakmarrje direkte për dështimin e strategjisë politike dhe ushtarake të serbizimit të Kosovës) i është dorëzuar Tribunalit Ndërkombëtar në Hagës, qysh para dy vitesh, in person nga kleriku serb,Sava Janjiqi. Përveç kësaj, mjerisht, në këtë fushatë të ndyrë kundër veprës së ndritshme të UCK-së, (siç kanë bërë të ditur disa nga mjetet e informacionit shqiptar në Kosovë) "ka gisht" edhe propaganda e nëndhshme e LDK-së.

    Mirëpo, pavarësisht se kush qëndron prapa këtyre akuzave të pabaza antiuck, emërues i përbashkët i tyre është zhvlerësimi i luftës së drejtë mbrojtëse çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës (UCK), si dhe eliminimi definitiv i përfaqësuesve të saj nga particimi në institucionet politike e shoqërore në Kosovë në kohë paqeje.

    Kuvendi dhe qeveria multietnike e Kosovës nuk duhet të "bëjnë sehir" ndaj "kidnapimit" të eprorëve të TMK-së nga policia e UNMIK-ut

    Me keqardhje dhe indinjatë, duhet të konstatojmë se, demonstrimi i panevojshëm i forcës dhe i aksioneve policore të forcave të UNMIK-ut kundër pjesëtarëve të TMK-së, nuk ka kurrfarë lidhjeje me vendosjen e procesit transitiv a demokratik të shtetit të njëmendtë juridik në Kosovë, por më tepër ato i ngjajnë teknologjisë së njohur të "qërimit të hesapeve" me grupet mafioze dhe terroriste të nëntokës ndërkombëtare.Pikërisht, zgjedhja dhe zbatimi i "instrumenteve" joligjore të një metodologjie të këtillë të forcës "së globalizuar" ndërkombëtare të UNMIK-ut mbi kurrizin e pafajshëm të TMK-së, është në kolizion me "abetaren" e misioneve paqësore të kaskave blu të OKB-së dhe me parimet e diplomacisë preventive, sepse aktet më të reja të ushtrimit të dhunës fizike dhe psikike ndaj pjesëtarëve të UCK-së, janë atak direkt i vlerave përmbajtësore të luftës së UCK-së kundër luftës agresore të Serbisë. Ushtrimi arbitrar i forcës, shpallja e fajtorëve pa aktgjykim gjyqësor, dhe për më tepër, para se të ndërmirret dhe para se të kryhet procedura hetimore e ligjshme, duke përfshirë kështu edhe ankandin e aktakuzave të Hagës, si dhe luftën e ethshme propagandistike të mjeteve të informacionit, të sponsoruar nga qendrat e ndryshme të "politikës së lartë" vendore dhe ndërkombëtare, kjo, assesi nuk është në favor të ndërtimit të klimës së toleranës dhe të mirëbesimit ndëretnik në Kosovë, përkundrazi kjo shpie në krijimin e mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve të reja, të rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për t'iu shmangur provokimit të konflikteve të "kurdisura" nga kuzhinat "e panjohura" ndërkombëtare, që UCK-në =TMK-në , ta zhveshin nga atributet predispozuese të institucionit ushtarak e politik të mbrojtjes së shqiptarëve në Kosovë, Kuvendi i dr. Nexhat Dacit (kryetar) dhe Qeveria multietnike e dr. Bajram Rexhepit(kryeministër), assesi (edhe pse ndodhemi në valën e pushimeve verore) nuk guxojnë që të rrijnë duarkryq, indifferent dhe të "bëjnë sehir" ndaj "kidnapimit" të eprorëve të TMK-së nga ana e policisë speciale të UNMIK-ut në Kosovë. Përkundrazi, të dyja këto institucione (Kuvendi dhe Qeveria multietnike) janë të obliguara moralisht, politikisht, juridikisht dhe kombëtarisht,që haptazi të reagojnë dhe të marrin masa konkrete kundër arrestimeve dhe burgosjeve politike të kuadrove të TMK-së.

    Duke qenë se "lista e zezë sekrete" e Gjykatës Hagës, të cilën tani në formën e dokumentit zyrtar me shenjë "teper secret", e disponojnë ministri Drejtësisë së Qeverisë së Serbisë, Vladan Batiq, dhe deputetja e minoritetit serb në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, përfshin 19 emra të pjesëtarëve të UCK-së, ndër të cilët Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi dhe Agim Ceku, të cilët, sipas saj akuzohen (natyrisht, pa kurrfarë provash a kallximesh gjyqësore) se "kanë kryer krime të luftës", gjë që këto e drejta ndërkombëtare i sanksionon si vepra penale ndërkombëtare, kjo nuk duhet të kuptohet thjesht si "mesazh" individual, por si sulm i drejtpërdrejtë ndaj tërë UCK-së, që këtë ta shantazhojë dhe kontestojë si subjekt legal në kuptimin e së drejtës kombëtare dhe asaj ndërkombëtare. Listat e këtilla akuzuese të "importuara" nga Tribunali i Hagës, si rrjedhim i "eksportit" paraprak të politikës propagandistike të agjenturave të bardha dhe të zeza të regjimit serb të Beogradit (edhe pse, në rolin e "mediatorit" është e implikuar policia speciale e UNMIK-ut), pa hamendje dhe pa kurrfarë ngurrimi, duhet të hudhën poshtë, të mos pranohen dhe të mos nënshkruhen në asnjë mënyrë (pavarësisht nga ushtrimi i spirales së dhunës dhe i kërcënimit të propagandës së luftës speciale subversive serbo+ndërkombëtare) nga përfaqësuesit me komptencë të Kuvendit dhe të Qeverisë multietnike të Kosovës. Nëse ekzistojnë prova, se vërtet ka pasur ndonjë rast ad hoc të shkeljes së rregullave dhe parimeve të së drejtës së luftës dhe të së drejtës humanitare nga ana e UCK-së, atëherë, askush nuk mund t'i bishtënojë përgjegjësisë penale, mirëpo, edhe në këtë rast vendimin dhe gjykimin përfundimtar, duhet ta japin vetëm organet kompetente të drejtësisë dhe populli shqiptar i Kosovës, dhe jo gjykatat politike të Kishës ortodokse serbe dhe shërbimet sekrete të zbulimit dhe të kundërzbulimit policor dhe ushtarak të Beogradit, të cilat janë autorë kryesorë të përpilimit të "listave të zeza" kundër UCK-së dhe udhëheqësve të saj të dalluar, si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Agim Ceku e të tjerë, të cilat Qeveria "demokratike" e Beogradit (siç e cilëson politika e jashtme dhe diplomacia e Shqipërisë së Arte Dades) ua kanë dhënë dorëzim përfaqësuesve të Gjyaktës Ndërkombëtare të Hagës.

    Si për nga përmbajtja, ashtu edhe për nga objektivat parësore, "listat e zeza" e Tribunalit të Hagës kundër qenies kombëtare të UCK-së, kanë për qëllim që ta frikësojnë dhe, njëherësh ta detyrojnë popullin shqiptar që: t'i harrojë viktimat e veta, të shkaktuara nga agresioni dhe gjenocidi serboçetnik, me rastin e pushtimit dhe të djegies së Kosovës më 1989-1999; t'i harrojë me qindra e mijëra të vrarë, të masakruar dhe të plagosur civilë (gra, pleq, fëmijë, foshnja në djep, të therura nga kama çetnike bashkë me nënat e tyre,sikurse në masakrat dhe në gjenocidin barbar serb të vitit 1910-1914 në trojet etnike shqiptare deri në Lumë, Dibër, Elbasan, Durrës dhe Shkodër) dhe luftëtarë të UCK-së; të harrojë rreth një milion shqiptarë, të shpërngulur me dhunë dhe me terror gjenocid serb nga Kosova në vendet e ndryshme të Evropës dhe të botës; t'i harrojë viktimat e deportimit masovik të popullatës shqiptare të Prishtinës dhe të qyteteve e viseve të tjera të Kosovës ( në mënyrë të "organizuar" dhe të "paorganizuar" me trena, me autobusë, duke udhëtuar me qindra kilometra në këmbë nëpër male, shtigje dhe rrugë të pashkelura, të uritur, të zbathur, të zhveshur, të cfilitur nga torturat ataviste të forcave paramilitare, militare, mercenare e policore të Serbisë) në Maqedoni dhe në Shqipëri, sipas "formulës" së Korridorit të tetë të Kiro Gligorovit dhe "formulës" së shpërnguljes me zjarr të shqiptarëve përtej Bjeshkëve të Nemura, të kryekasapit çetnik, Vojislav Sheshelit; t'i harrojë varrezat e panumërta masive jo vetëm anembanë Kosovës, por edhe në Serbi (Batajnicë, në Kladovë e deri në Gjerdap në kufi me Rumaninë), duke përfshirë edhe kryeqytetin e saj Beogradin; t'i harrojë shkatërrimet dhe djegien pothuajse të tërë Kosovës. Mirëpo, në një "kompromis" të këtillë antihuman dhe antishqiptar, Kuvendi dhe Qeveria multietnike e Kosovës, nuk do të duhej ta pranonte as për së vdekuri. Megjithë premtimet për ndërtimin e një Kosove "multietnike", "demokratike" dhe "të lirë", (pa njohjen paraprake të pavarësisë së Kosovës) kjo do të ishte vetëm në interes të sponsorëve të kompanive dhe të korporatave private ndërkombëtare, të cilët drejtpërdrejt e financojnë dhe manipulojnë me Gjyaktën Ndërkombëtare të Hagës. Pothuajse, shumica e përfaqësuesve të kësaj Gjyakte, përbëhet nga struktura e institucioneve, të cilat privatisht i financon Xhoxh Sorosi(George Soros) dhe "filantropët" e tjerë, jo për qëllime humanitare, që popujt e varfur dhe të shtypur nga sundimi i egër kolonialist sllavoortodoks komunist, të pavarësohen ekonomikisht, politikisht dhe kombëtarisht, por sërish, të lihen të varur nga "formula e re" e globalizmit të përbotshëm ekonomik. Ky është instrumenti kryesor i Institutit të Shoqërisë së hapur të Xhorxh Sorosit, që financon jo demokracinë e mirëfilltë burimore për popujt e robëruar, por demokracinë totalitare me përmasa globale, që është vetëm në favor të profitit të kompanive dhe të korporatave multinacionale ndërkombëtare.

    Imponimi i demokracisë totalitare mohon luftën e drejtë të UCK-së dhe pavarësinë e Kosovës

    S'ka dilemë se bota e sotme ndodhet nën trysninë e fuqishme të globalizimit dhe të demokracisë totalitare, protagonistët e së cilës nuk zgjedhin mjete as metoda për "eksportimin" ndërkombëtar të "produkteve" të patentuara sipas licencës universale të globalizmit botëror. Në rrethanat e këtilla, demokracia e mirëfilltë, po shndërrohet gradualisht në "elita" besimtarësh fetarë, të cilët i përmbushin të gjitha obligimet liturgjike, duke menduar dhe vepruar njëmendësisht (sikurse në periudhën e dikurshme 50-vjeçare të totalitarizmit komunist në Evropën Lindore) në përputhje me përmbajtjet e religjioneve të tyre. Jo vetëm në vendet demokratike të botës perëndimore, por edhe në ato të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, pushteti i zgjedhur në mënyrë demokratike, gjithnjë e më shumë po merr kahe të policisë politike të qeverisjes ekonomike botërore, i cili është i detyruar që të miratojë ligjet, të cilat janë me interes parësor të multikompanive dhe korporatave multinacionale, përkatësisht të cilat iu përgjigjen institucioneve të tyre politike. Lloji i demokracisë së këtillë nuk mund të ketë ardhmëri,as perspektivë të sigurt,sepse murkullimi i nocionit të saj, po merr kahe të rrezikshme të rimëkëmbjes së "bolshevizmit djathtist" dhe "fashizmit majtist", që sipas tyre, do të thotë: " Cdo gjë për globalizmin, asgjë jashtë globalizmit, asgjë kundër globalizmit". Sado që të jetë e kapshme dhe atraktive kjo strategji e integrimit dhe e globalizimit të vendeve të zhvilluara dhe atyre të pazhvilluara, kjo nuk mund të ketë kurrfarë gjasësh reale,që të aplikohet në rastin konkret as të Kosovës, as të çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan. Kurrfarë procesi multietnizimi dhe "globalizimi" i Kosovës, i Iliridës dhe i Anamoravës, nuk mund të rrumbullakësohet si i tillë në "rezervatin" e Paktit të Stabilitetit, as të asociacioneve të tjera integruese të Evropës Juglindore, para se të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës dhe i çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan.

    Në këtë kontekst, duhet të vështrohet në mënyrë kritike dhe gjithanshmërisht roli dhe rëndësia e faktorit ushtarak shqiptar, konkretisht TMK-ja. Kjo është një nga faktorët kyç për arritjen e imperativit të pavarësisë së Kosovës. Ky konstatim nuk përshkohet assesi nga fryma e retorikës së apologjisë ndaj TMK-së, por bazohet në argumentet e vlefshme të luftës heroike dhe të ndritshme çlirimtare antikoloniale të UCK-së kundër forcave ushtarake çetnike fashiste serbe. Se vërtet, UCK-ja ishte faktori vendimtar i çlirimit të Kosovës dhe i ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës, këtë e provoi edhe Konferenca ndërkombëtare e Rambujesë(mars 1999), mëpastaj ndërhyrja ushtarake e Aleancës së Atlantikut Verior (NATO) kundër forcave militariste pushtuese serbe në Kosovë, si dhe mbështetja direkte e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke marrë parasysh vlerat e saj fundamentale historike, kombëtare, ushtarake dhe diplomatike, si dhe rolin dhe rëndësinë e TMK-së sot dhe nesër, ne, në asnjë mënyrë nuk guxojmë të heshtim para asnjë propagande spekulative a dezinformuese subversive, as para akteve monstruoze të "kidnapimit" të perorëve të TMK-së nga ana e policisë së UNMIK-ut, por të gjithë ne dhe, institucionet përkatëse të "shtetit" multietnik të Kosovës, duhet ta marrim në mbrojtjen direkte TMK-në, duke ngritur botërisht(duke i sinjalizuar OKB-në, OSBE-në, NATO-n, BE-në etj. për padrejtësi dhe misitifkim të së vërtetës ndaj UCK-së) zërin e protestës,duke i dënuar në mënyrën më të ashpër të të gjitha aktet brutale dhe forcën fizike të panevojshme të UNMIK-ut kundër institutit të TMK-së dhe pjesëtarëve të tij. Që tani, nevojitet ta përkujtojmë Kuvendin dhe Qeverinë multietnike të Kosovës,se nuk parapëlqehet të miratojë, të ratifikojë ose të nënshkruajë asnjë dokument me "vulë" sekrete a publike të Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës apo të UNMIK-ut, që do të jetë në favor të arrestimit, të ndëshkimit dhe të ekstradimit të ushtarakëve të UCK-së në gjykatoren e cirkut të drejtësisë ndërkombëtare në Hagë,sepse në këtë mënyrë, do ta njëjtësonim luftën e drejtë gjithëpopullore të UCK-së me luftën e padrejtë grabitçare dhe gjenocidale të Serbisë në Kosovë. Nëse veprohet në këtë mënyrë, domethënë në sakrfikimin e TMK-së-shtyllës vertebrale të pavarësimit të Kosovës, atëherë do t'i justifikonim praktikisht akuzat e montuara stereotipe të regjimit "demokratik" serb të Vojislav Koshtunicës kundër UCK-së,si dhe konceptin e politikës strategjike të demokracisë totalitare ndërkombëtare në Kosovë, demokraci kjo,që pa dyshim, minoritetit serb në Kosovë, si dhe serbëve, në përgjithësi, (të cilët në mënyrë kolektive kanë marrë pjesë në shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë), do t'u garantonte abolimin e plotë të përgjegjësisë nga kryerja e krimeve gjenocidale ndaj popullatës civile shqiptare dhe Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

    Autori është dr. i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i Institutit Ndërkombëtar të Bostonit, SHBA

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •