Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Kryeprokurori Hartmann: Ja pse arrestimet e fundit nuk kanë qënë politikisht të motivuara


    PRISHTINE, 16 gusht - Kryeprokurori i Kosovës i hedh poshtë kritikat se arrestimet e fundit kanë qënë politikisht të motivuara. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Michael Hartmann, thotë se arrestimet dhe akuzat që ngre zyra e prokurorit jane të bazuara vetëm në prova dhe fakte. Kosovarët, thotë Hartmann, duhet të kenë besim tek sistemi i drejtësisë.
    Zoti Hartmann në Kosovë janë bërë kritika këto ditë se arrestimet e fundit kanë qënë politikisht të motivuara, se janë një formë për të goditur Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Cili është reagimi juaj?
    M.H.: Në radhë të parë përse mendojnë ata se është politikisht i motivuar. A i njohin ata faktet? A mos mendojne se janë politikisht të motivuar se ish-anëtarë të UÇK-së ose anëtarë të TMK-së janë arrestuar? Kjo në vetvete nuk i bën këto politikisht të motivuara. Kjo thjesht do të thotë se këta janë njerëzit për të cilët ka fakte se kanë kryer krime. Me lejoni të shpjegoj se si funksionon sistemi. Ky nuk është më sistemi penal që funksiononte në Kosovë në vitet ’90. Sistemi i tanishëm parashikon një mbrojtje të fortë të të drejtave të njeriut. Polici nuk shkon thjesht tek prokurori për të kërkuar arrestime sipas qejfit. Ky është një proces më i gjatë. Shumica e rasteve me të cilat jam marrë dhe nuk dua të flas këtu konkretisht për rastet e fundit, por jam në dijeni në përgjithësi me shumicën e rasteve. Atyre u ka paraprirë një proces i gjatë hetimor, që ka zgjatur prej muajsh ose më shumë. Hetimet kryhen nga policia, prokurori në bazë të ligjit duhet të mbikqyrë dhe të udhëzojë policët. Ata vinë tek ne me faktet dhe ne u themi në se ato janë të mjaftueshme apo jo, janë apo jo të pranueshme nga gjykata. Dhe kur ata janë të gatshëm me një rast dhe na e sjellin për shqyrtim, atëhere në bazë të ligjit ne vendosim në se ka apo jo baza për t’u çuar në gjykatë. Në këtë moment bëhet arrestimi, ne shkojmë para gjykatësit-hetues, i cili pasi dëgjon argumentat e prokurorit, dëgjon edhe deklaratën e të pandehurit, në se ai bën një të tillë. I pandehuri po ashtu ka të drejtë të paraqitet me avokat mbrojtës. Dhe pastaj merret vendimi. Po zgjatem këtu se kjo është e rëndësishme dhe njerëzit shpesh nuk e kuptojnë. Në se avokati mbrojtës, nuk është dakort me vendimin e gjykatësit hetues, ai mund ta apelojë vendimin para një trupi gjyqësor prej 3 gjykatësish të cilët po ashtu njihen me provat dhe faktet dhe marrin vendimin. Në shumë raste mund të bëhet apelim edhe tek 3 anëtarë të tjerë të gjykatës së lartë. Tani më thoni ju, a ka këtu motive politike, në se 7 gjykatës, prokurori dhe policia të gjithë mendojnë se duhet bërë një arrestim?
    Autoritetet më parë kanë bërë arrestime nga ish luftëtarët e UÇK-së, për t’i liruar ata më pas për mungesë provash. A ka ndikuar kjo në dëmtimin e kredibilitetit të zyrës tuaj?
    M.H.: Absolutisht jo. Kjo tregon se sistemi funksionon. Në se ai nuk do të funksiononte, atëhere ata që duheshin liruar do mbaheshin të arrestuar. Kjo tregon se në se gjykatësit arrijnë në përfundimin se provat nuk janë të mjaftueshme atëhere personi duhet liruar. Kështu funksionon sistemi. Policia dhe prokurori nuk mund të jenë asnjëhere 100 përqind të pagabueshëm. Por kjo nuk do të thotë që e ka fajin sistemi. Jam i ndërgjegjshëm për rastet që nënkuptoni. Si to ka edhe të tjera. Nga ana tjetër ka plot shqiptarë dhe serbë të Kosovës që janë arrestuar dhe janë mbajtur nën arrest.
    A ka besim popullsia tek sistemi i drejtësisë në Kosovë?
    M.H.: Për këtë duhen pyetur njerëzit. Unë shpresoj që ata të kenë besim. Nuk janë vetëm njerëz si unë, por edhe zyrtarë nga Këshilli i Evropës, OSBE-ja dhe gjithë organizatat jo-qeveritare që ndjekin punën tonë. Ka raporte për punën që bëj unë. Raporte publike. Nga ana tjetër sistemi i sotëm është shumë i ndryshëm nga ai i veteve ’90. Ligjet kanë ndryshuar. Në vitet ’90 i pandehuri nuk kishte të drejtë për mbrojtje juridike dhe aq më pak mbrojtje falas. Nuk kishin të drejta për paralajmërimet e policisë. E gjithë kjo ka ndryshuar. Dhe standarti i vendosur sot, i caktuar nga Këshilli i Evropës, është mandje edhe më i lartë se në disa vende të tjera të Evropës. Pra sot egziston një sistem i ndryshëm dhe prandaj njerëzit duhet të kenë besim tek ai.
    Ju keni shkuar në Kosovë pas një përvoje si prokuror në Shtetet e Bashkuara ku sistemi i drejtësisë është ndër më objektivët dhe më të pavarurit. Sa i pavarur është sistemi në Kosovë, për shembull, ju në punën tuaj si prokuror, kur do bëni ndonjë arrestim të ndonjë figure të njohur, keni nevojë të konsultoheni me drejtuesit e administratës civile?
    M.H.: Jo nuk kam nevojë të konsultohem me ta. Në se kam një rast për të cilin jam i bindur se mund ta kaloj në gjyq, takohem me policinë dhe në se u jap atyre dokumentin e akuzës dhe ata janë gati për arrestimin, për këtë nuk kam nevojë për miratim nga dikush tjetër. Ky është një veprim i pavarur i prokurorit. Për zinxhirin e komandës në polici duhet folur me ta. Ka patur kritika për vonesa në arrestime, por mos harrojmë se edhe policia ka problemet e veta. Në se policia do bëjë një arrestim ajo ka nevojë për mjetet e veta, për njerëz, për burime, për planifikim. Por deri më sot mua nuk më është dashur të konsultohem me njeri. Këtë të drejtë ma jep ligji.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #42
    Shmekeri Prishtines
    Anëtarësuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    66
    Sistemi i Drejtesise ne Kosove qenka i njejte me ate te Amerikes, nje nder sitemet me te pavarura ne Bote. DMth, te Pandehurit jane te pafajshem deri sa gjyqi ti shpall te fajshem. Ata i paskan te gjitha drejtat e siguruara nga Ligjet nderkombetare. NUk di se pse thone se arrestimet jane politikisht te motivuara.

    Lexoni Artikullin e mesiperm, eshte vete-shpjegues.
    Love is Just a Temporary Form of Insanity--Sylvester Stallone

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kete do ta gjesh e lexosh sot ne faqet e Ballkanwb,por si ta komentojme kete te shohim.

    AAK: Serbët të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi

    Ramush Haradinaj
    PRISHTINE (17 Gusht) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) apelon serbët e krahinës që të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale në Serbi. AAK i kërkoi mbrëmë publikisht minoritetit serb që të marri pjesë gjerësisht në proçesin zgjedhor në Kosovë, dhe jo përtejë kufirit administrativ të vetë Serbisë, shkruan sot B92. Deklarata tregon pavendosmërinë e serbëve nëse votimi në zgjedhjet lokale në Kosovë do të ishte e dëmshme, duke theksuar se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale serbe do të ishte akoma dhe më keq. AAK drejtohet nga ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili akuzohet nga prokurorët ndërkombëtarë në krahinë për një incident të armatosur të ndodhur në qershor të vitit 2000. dxh/mr

    Oj sharki e lehete si era ,a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Kryetarin tan e denovt rakia e rusis,dhe pushka e shqiptaris.
    dyli

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    pershendetje

    Se pari i falenderoj te gjithe qe e bene mundin e shkruan per te me sqaruar kete problem!!Respekt

    Qka ende nuk munda te kuptoj edhe as qe do te mundohem per te kuptuar eshte fakti se perse te arrestohen vetem shqiptare??
    Ne cdo vende te perparuar dihet qe jeta e njeriut dhe e drejta e tij per te jetuar eshte e paprekshme pa marre parasyesh nacionalitetin e tij ,dhe tani te bejme nje krahasim ne kete pikeerse te arrestohen shqiptaret kur ka me qindra kriminele kriminele serbe ,masakrat e te cileve kane be nam ne tere boten ,te enden pa ju lfrikesuar askujt e shqiptaret te arrestohen edhe perse kunder shumices se tyre nuk ekzistone as edhe prova me e vogel???

    Ke pejeserisht te drejte kur thua qe ne UCK-ja nuk ja arriti te fitonte luften ,bile as te bente nje rezistence efikase!mirpo nje pyetje te thjeshte:si te perballosh nje sulm,kur te mungone mbeshtetja nga vete njerzite e tu te cilet na paten shendrruar ne disa skllever te gjore te cilet jetojne ne iluzione se nje dite do te behet mire pa inicjativen personale dhe kolektive!!!

    Edhe diqka per ju te shtypit:
    ju kisha lutur qe te mos permendni deklerata te askujt dhe sidomos te zotit Rugova.Kam degjar mjaft deklarata te tijat te felliqura dhe te pamatura gjate luftes!!

  6. #46
    alvi
    i/e ftuar
    Postuar më parë nga kosovar
    Policia e OKB-së në Prishtinë ka arrestuar nëntë (9) persona për vrasjen e 5 anëtarëve të një familje vjet në Glllogovc

    Prishtinë, 6 korrik - Policia e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar se këtë mëngjes ka arrestuar disa persona, të dyshuar për sulm me bombë kundër një familjeje gjashtë - anëtarëshe në gusht të vitit të kaluar, ndërsa po udhëtonte me veturë. Nga ky sulm, i bërë në afërsi të Gllogocit, patën vdekur burri dhe gruaja, si dhe tre fëmijët e tyre, ndërkaq plagë të rënda kishte marrë fëmija i katërt.
    Autoritetet e rendit nuk kanë dhënë asnjë hollësi tjetër rreth këtyre arrestimeve, duke thënë se janë në pritje të përfundimit të hetimeve.

    Sqarim: Është me rëndësi të dihet se fjala eshte për familjen e Hamzë Hajres, i cili me pare kishte punuar per Sherbimin Sekret Serb, por për te cilin thuhet se gjate luftes kishte ndihmuar shume luftetaret e UCK-se duke u dhene informata per lëvizjet e Forcave serbe. As gjate luftes e as pas saj pjestaret e UCK-se nuk e kishin trazuar Hamzen, por dy vjet me vone ne nje pritë, persona të panjohur, e vrasin ate me te shoqen dhe tre femijet...?! Një vajzë 18 vjeçe i ka shpëtuar për te cilën thuhet se ka mundur t'i identifikojë atentatorët.


    Shif mer ca bohet, dhe gruan e femijet ja kan vrare. Ca po bojm ne shqiptaret more vetes, as Serbi nuk na e ka bo. Turp te ngrihet njeri e ti mbroje keta qena qe vrasin naten neper prita si hajdute. A doni shtet? Vendosni sisteme gjyqesore. Eshte tradhetar? Coje ne gjyq. me prova dhe denoje sa te kesh qef. Pse ore akom ane kohe te mesjjetes kemi ngelur ne qe te vrasim njerezit pa gjyq? Ato quhen larje hesapesh dhe kudo neper boten e CIVILIZUAR denohen. Vetem ke ne ngrihen populli per ti mbrojtur kriminelat. Hajde te mjeret ne sa poshte kemi rene. Turp, turp, dhe nje here turp.
    Dhe nuk e kam fjalen vetem per ne Kosove, dje po lexoja per nje grua qe kishte vrare bashkefshatarin per ti provuar burrit qe ishte e ndershme, dhe gjithe fshati kishte mbyllur gojen dhe nuk bashkepunonte me organet e rendit, ne Shqiperi. Kur do i vije fundi ketij mentaliteti o zot, se eshte turp.

  7. #47
    alvi
    i/e ftuar
    Llapi, Llapi,Llapi. Demokraci Llapi, demokraci. E di qe me lehte do te ishte te veprohej sic thua ti, po ca faji kishte ai femija se i ati paska qen spiun? Apo do e bosh si ne kohe te Enverit e te Titos e zstalinit. Jo LLapi jo, kane ndryshuar kohet. Nuk ka asgje me te rendesishme se fjala e ligjit, se perndryshe nuk je shtet por nje grumbull fisesh. Dhe shqiptari nuk e ka zakon te merret me gra e femije se osh turp. Dhe ne kohe te hasmerise nuk i ngiste kush grate. Po ti ke mendimin tend dhe un te respektoj per faktin qe nuk ke turp ta thuash e ta mbrosh para te gjitheve.
    Me respekt, Alvi!

  8. #48
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    O dukagjin si nuk kane arrestu serb?

    Miloshevicin e kane arrestu psh. Haga plot me serbe asht.

    Pse burra nuk thoni te verteten, por rrini e me bani teori ketu.

    Dini gja shkoni ne gjykate e tregoni cfare dini e mos na luani ketu rolin e Zotit qe vendos kush duhet te arrestohet e kush duhet te jetoje apo te vdese.

    Ose tregoni ketu faktet qe dini.

    LLapi po te terheq vemendjen si shqiptari shqiptarit.

    Kurr ne zakonet tona shqiptare nuk e kena pas me vra gra e femije.

    Vec komunistat i sollen keto zakone serbe nder ne.( psh enver hoxha i preu koken nipit te vet) (femijet internoheshin ne rast se babai denohej me burg)

    Ti po kenaqesh e po ban thirrje qe ne shqiptaret me u ba barbare e kjo na fyen te gjitheve ne shqiptareve.

    Mos i ban thirrje shqiptareve me shtaterru vetveten se nuk te lejojme ne shqiptaret.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    e dine ti i nderuar Anton qe sot do te ishte KOsova plot serbe ne qofte se nuk do te veprohej ashtu si eshte bere,e ti perse je i bindur ,sikur disa pertace tjere ,atehere mire le te vijne serbet ,ata te cilet na i vrane me te afermit dhe me te dashurit ne kete jete,

    kam pershtypjen se njerez si ti serbet i njofin vetem permes gazetes apo lajmeve,e ata te cilete jane kacafytur me ta e dine se qka do te thote nje kthim i serbeve ne kosove,per ti pare te njejtat fytyra te cilat deri me dje na kane share ,poshtruar dhe rrafur si kafshe , e ne sikur njerez te gjore me Rugove u jemi nenshtruar verberisht

    tash kane ndryshuar koherat ,njerzit nuk do te shkojne sikur tufa mbas qobanit ,sikkur ne mbas Rugoves,por do te shkojne mbas atij qe i mbrone interesat e tij .

    Askush nuk e ka ndermend qe te vraje gra e femije,kjo eshte c'menduri,
    ne do te sillemi sikur shqiptare dhe do te ruajm zakonet tona,dhe zakoni bazohet si shume ne Kanunin e LEkes ,
    si perfundimjaku lahet me gjake,
    kjo ska te beje asgje me politike,te bejne c'te duan ata,mirpo ne do te hakmerremi per te gjithe ata njerez te pafajshem qe u vrane,per ata femije qe sapo kishin filluar qe ti kapin lodrat ne dore dhe shume e shume arsye te tjera!!!
    Me duket se disave nga ju, ju kane humbur disa skena nga syte!!!
    Nje rekomandim:hyni ne Google dhe kerkoni ndonje foto te luftes ne kosove dhe me pake fat do te shihni nje femije duke ja prere koken.
    Atehere vereni gishtin ne koke!!

  10. #50
    alvi
    i/e ftuar
    Dukagjini, degjo ketu. Cfare ka ndodhur ne Kosove ishte fatkeqesi. Mirepo po te kishte lene bota dore te lire te behej si tu thonte koka njerezve ne Kosove dhe ti dhe une e dime shume mire qe serbi do i kishte shfarosur shqiptaret, pasi ata ishin superfuqi ushtarake. Pra u desh nderhyrja e botes per tu ndaluar gjakderdhja dhe barbarizmi serb. Besoj se deri ketu je dakort me mua.
    Mbaroi lufta. Serbet nuk kane me kontroll te Kosoves. Atehere ne fillojme larje hesapesh me ata qe ne i quajme bashkpunetore serbe. Pra fillojme ne te vrasim gra e femije te pafajshem sikur dhe shkjau. Perse ky barbarizem qenka i justifikuar e ai serb jo ne sy te botes? Barbarizmi eshte barbarizem, dhe gjaku nuk lahet me gjak, se po ta vesh re, kudo ku gjaku lahet me gjak, jane vendet me te prapambetura ne bote. Ne se deshira eshte te ngelemi te prapambetur, ej, atehere bujrum. Vetem se dicka, ne Kosove po hidhen shqelma para kohe ndaj komunitetit nderkombetar. Mos te harrojme se si OKB ua la ne dore serbeve Srebrenicen dhe c'ndodhi atje. Ne komuniteti dhe opininoni nderkombetar na duhen ende, pasi nuk i kemi kushtet per bashkim e as aprovimin e tyre per bashkim e pavarsi. Pra flitet per integrim dhe per perfaqesmin e vetes si partnere te denje. Mendoj se barbarizmi dhe larja e hesapeve nuk cilesohen si shenja te integrimit.

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •