Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    hajde,hajde ,

    ke shume te drejte kur ti thua qe duhet te ndahet i miri nga i keqi,mirpo une nuk e di perse jane njerzit aq te painformuar dhe menjehere bijne viktima te propagandes se ndryshme laike .
    Emri UCK edhte perdorur dhume shpesh per qerime hesapesh ndermjet njeri tjetrit dhe ktu udheheqja e UCK-se ka bere nje gabim fatal duke i lene te veprojne ata te lire dhe pa kontrolle.
    Per kete qe po them ,me besoni jam shume i informuar,dhe jo si shumica qe reagojne vetem emocionalisht duke mos ditur se qka eshte me te vertet e rendesishme.
    Ramushi eshte ra ne nje gracke te keqe politike te bere mesiguri nga rivalet e tij te cilet per momentin 'jane duke bere pushim tek Nano'
    une jam shume ibindur qe jane te paket ata njerez qe e duan me shume Kosoven se Ramush Haradinaj dhe njerzit e tij,mirpo ai nuk e ka vleresuar sa duhet pergjegjesine e tij ne lufte ,bile duke e nenvleresuar ate dhe duke ju lene dore te lire veprimi 'halabakeve' te cilet e kane demtuar ne menyre te dukshme Personalitetin e tij dhe bile duke e sjellur ate ne situata shume te rrezikshme!!!*
    Une mendoje qe tani do te vije radha per Kriminelet qe kane bere me te vertet krime dhe qe jane pergjegjes per Mitrovicen dhe qe nuk jane ne gjendje te zgjedhin nje problem sado qe i vogel qe te jete ai pa perdorimin e kercnimeve dhe dhunes,mirpo keta zoterinje jane per momentin ne pushim andaj edhe ta shijojne ashtu si duhet se nuk i dihet fatit,ndoshta do te jete edhe i fundit per ta!!!

  2. #32
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    I nderuar dukagjini,

    populli ne pergjithesi ka vetem nje burim informacioni mediat dhe aftesine e vet analizuese.

    Policia ka pervec mediave dhe vetveten si burim informacioni sepse me ate pune merret.

    Tani kujt duhet ti besojme me shume policise apo mediave?

    Pastaj ka dy kritere shume te qarte per te dalluar te mirin dhe te keqin ne Kosove:

    1.Kush eshte mik me njeriun qe ka deklaruar se kryeqyteti i Kosoves eshte Beogradi nuk ka si te jete njeri i mire.

    2. Ne ate krah qe jane vra me shume UDHEHEQESA nga "te panjohur" apo serbet aty jane te miret.

    Keto jane kritere aq te thjeshta sa dhe ai qe nuk di lexim e kendim mund ti kuptoje e ti perdoroje.

    Tani populli shqiptar eshte i mencur vete.

    Ata qe kane informacione e fakte duhet te flasin o sot e kurre.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #33
    Postuar më parë nga Dukagjini
    Se pari do te deshiroja ti pershendese te gjithe !!!

    Do te kisha shume deshire qe te dije,se a jeni te pajtimit qe vetem shqiptaret te arrestohen nga ana e unmikut ,ndersa kriminelet serbe te levizin, te pa brengosur. te lire dhe sahere qe te tentohet qe te arrestohen te bejne nje 'Gjurullti' e te vrasin police Unmiku?
    Ndoshta kjo menyre e jona pasive e te sjellurit,po ui nderlikon gjerat edhe me shume!!Kur lexoje lajmet kam pershtypjen se jemi perseri nen pushtimin sllav!C'do dite arrestohen djemet tone te cilet me nje mund te pashembull ja arriten qe ta lirojne Kosoven!!!Ndoshta ndonjeri nga te arrestuarit ka bere ndonje krim ,mrpo kjo nuk eshte arsyeja qe sot te njolloset e tere UCK dhe TMK-ja!!

    Duhet te kemi parasysh,qe do te vijne dite te veshtira per ne,dhe ne qofte se ne nuk do te dime ti mjeshtrojme ato,do te perfundojme edhe me keqe se ishim!!!




    Dukagjin, dy gjera.


    Te arrestuarit, akuzohen per gjenocit kundra serbeve apo kundra shqiptareve?

    Kosoven nuk e cliroi UCK-ja dhe do te ishte dicka e bukur sikur te kishte ndodhur kjo gje, por Kosoven e ka cliruar tjeter kush dhe perderisa lirine e ke prej atij duhet te bashkepunosh me te dhe jo ta luftosh.
    UCK ishte edhe Drini, Smajl Hajdaraj etj qe u vrane prej shqiptareve e jo prej shkaut.

    Askush nga ata te Unmikut nuk na e ka per borxh te na sjelle lirine e te luftoje per ne.

  4. #34
    Mediat serbe i lexojne ata qe dine serbisht.
    Une nuk e di dhe nuk e njoh ate gjuhe.

  5. #35
    Nigjome mue ti llapjan.

    Shko e vriti tane ata t'bots sot se flasin serbisht. Ne masnej baj c'ka dujsh n'Kosove se ka me kene tana e jotja.

    Kur t'hy prape shkau e me ta djeg Drenicen e Llapin krejt, mos u fal tek bab klintoni e axh amerika, por lufto bashke me Thacin se ndofta e clironi tan Kosoven.

    Ene dicka tjeter. Nanon e keni mas vedit, ngado qe te shkoni.

    Hajd tung

  6. #36
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Exclamation Ehhh mer vlla REDI!!!

    Ajo qe ti shpreh per te pasur te mbrojtura tan trojet shqiptare,dhe qe cdo e mire vjen pri vetit,eshte me se e qarte,e tha dikure dhe i mencmi "ADEM DEMACI" fitorja vjen prej gryks se pushkes e pushken duhet me e rrok ne te part,e jo amerika,e nato,se po prite nga qielli,te vin dy gjera: Dielli dhe shiu,por kurre liria, e ti mire po i thue po vall a munet ky me te kuptue ty??

    Nejse uroj per nji kosov te lire e demokratike paqe e dashuri mes trojeve Shqiptare.


    Me respekte DRAGO (AlbaGuard).
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Dugolli ka fajësuar policinë e UNMIK-ut lidhur me incidentet e dhunshme në protestat në Deçan

    Prishtinë, 16 gusht - Udhëheqësi i grupit parlamentar i AAK-së, Bujar Dugolli, lidhur me incidentet e dhunshme në protestat në Deçan ka fajësuar policinë e UNMIK-ut dhe ka vlerësuar se ato kanë ndodhur, ngase policia s'ka lejuar qytetarët të shprehin pakënaqësinë e tyre në mënyrë demokratike.
    "Ne mendojmë se fajtor për këtë është policia, e cila nuk i ka lënë qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe ka pasur sjellje jo të mira, fyerje dhe çështje të tjera, që kanë nxitur protestuesit që të fillojnë një dhunë, të cilën nuk besoj se e ka dëshiruar apo se e dëshiron askush", ka thënë z. Dugolli në një prononcim për "Kohën Ditore".
    Ndërkaq, në vazhdim, ka bërë të qartë se partia e tij mbështet protestat paqësore dhe kërkesat e tyre, por ka shtuar se "AAK-ja nuk është organizatore e protestës, mirëpo AAK-ja, nëpërmjet një komunikate ka mbashtetur këtrkesat e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, për të kërkuar lirimin dhe ndërprerjen e fushatës kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe fushatës me prapavijë politike", ka thënë, ndër të tjera, Dugolli.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Deklaratë e Presidentit të Kosovës me rastin e protestës së dhunshme në Deçan

    Prishtinë, 16 gusht (QIK) - Me rastin e manifestimit të protestës së djeshme në Deçan, në të cilën u përdor dhuna, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova lëshoi sot një deklaratë, në të cilën thuhet:
    - E dënojmë ashpër përdorimin e dhunës nga disa protestues në manifestimin e protestës në Deçan ditën e enjte. E dënojmë lëndimin e pjesëtarëve të policisë dhe të KFOR-it, që janë këtu në shërbim të sigurisë e të mbrojtjes së Kosovës.
    Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por këtë duhet ta bëjnë në mënyrë paqësore e të mos përdorin dhunën. Qytetarët duhet t'i përmbahen ligjit për manifestime.
    Ne kemi vendosur të ndërtojmë një shtet e shoqëri demokratike, një vend të pavarur; prandaj duhet t'u përmbahemi vlerave që çojnë në këtë drejtim. Në vendin tonë të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, si në çdo shtet demokratik.
    U bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes dhe të mos bien në situata të cilat e prishin imazhin e mirë të vendit tonë që po krijohet me punë dhe mund të madh të të gjithë qytetarëve dhe miqve tanë, - thuhet në fund të deklaratës së Presidentit të Kosovës me rastin e protestës së djeshme ën Deçan.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    PRISHTINE, 16 gusht - Tri shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlrimitare të Kosovës kanë kërkuar sot që UNMIK-u t'i korrigjojë urgjentisht veprimet pas burgosjeve të fundit në Kosovë. Ato thanë se nëse këto kërkesa nuk do të respektohen, subjektet e dala nga lufta do të organizonin protesta në 6 qendra të Kosovës, duke filluar që nga 19 gushti. Sipas shoqatave, nëse deri në këtë datë nuk ndryshojnë qëndrimet e organeve shtetërore dhe nëse administrata e UNMIK-ut nuk ndërmerr masa për stabilizimin e gjendjes, subjektet e dala nga lufta kanë paralajmëruar edhe masa më radikale, siç janë bllokimi i rrugëve dhe të tjera. Lidhur me situatën e krijuar, këto shoqata lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën kanë shprehur shqetësimet dhe qëndrimet e veta për veprimet e një pjese të Administratës Ndërkombëtare pas zhvillimeve të fundit në Kosovë. "Parimisht ne jemi që të gjithë fajtorët të burgosen e të dënohen, jemi kundër mbrojtjes së kriminelit. Por e vërteta është se këtu ka një tendencë të qëllimshme që të kriminalizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe si e tillë të jetë e dënueshme", tha kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha në konferencën e sotme për gazetarë. Kjo konferencë, që e organizuan bashkërisht tri shoqatat e dala nga lufta, ka qëllim, siç u tha, menaxhimin e situatës së krijuar në Kosovë pas burgosjeve të fundit të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shoqatat e dala nga lufta kërkuan që UNMIK-u t'i korrigjojë urgjentisht veprimet e veta dhe të ndërmarrë masa për të riparuar strukturat e veta, të cilat, siç u theksua, kanë për qëllim që Kosova të mos shkojë drejt pavarësisë. Në deklaratën e shoqatave të luftës kërkohet që institucionet më të larta të Kosovës të dalin me qëndrime të qarta ndaj ngjarjeve të fundit dhe që administratori i Kosovës Mihael Shtajner të rishikojë të gjitha strukturat e UNMIK-ut dhe sjelljet e tyre ndaj popullit të Kosovës, dhe veçanërisht ndaj çlirimtarëve.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    PODUJEVE, 16 gusht - "KFOR-it i është kërkuar mbështetje në operacionit për arrestimin e Rrustem Mustafës-Remit, sepse ky ishte operacion i policisë së UNMIK-ut". Kështu deklaroi sot komandanti i “The Royal Queen’s Lancers”, koloneli Çarsl Fatorini. Sipas kolonelit Fatorini në protestat e dy ditëve në Podujevë morën pjesë 2-3 mijë qytetarë dhe se ato ishin shumë të qeta dhe paqësore, por KFOR-i nuk ka qenë i angazhuar rreth protestave. "Njerëzit kanë të drejtë të shprehin opinionet e tyre përmes protestave, por do të ishte dëshpruese nëse ato do të shndëroheshin në protesta të dhunshme", deklaroi koloneli Fatorini. Ai tha se përkundër protestave, gjendja është e qetë në rajonin e Podujevës. Ndërkaq komandanti i Batalionit çeko-sllovak, koloneli Jirzhi Dragan njoftoi se gjendja përgjatë kufirit është e qetë dhe se nuk ka pasur incidente në vijën kufitare Kosovë-Serbi. Përkundër ftesës së gazetarëve që në konferencë të prezentojë edhe policia e UNMIK-ut, ajo nuk u paraqit, kurse koloneli Fatorini, ndër incidentet që duhet të ndalen menjëherë, përmendi dy vjedhje me armë, një tentim kidnapimi dhe dy kërcënime.

    Shembull konkret se si duhet te protestohet.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •