Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Postime
    24
    " Me mire se te njeh populli askush nuk te njef."

    O Braro ti njeh vetem filozofine marksiste dhe gjithe analizat,etiketimet i mbeshtet mbi ate.Ti mendon ne menyre marksiste duke e urryer marksizmin.Dhe kjo te ben gjysme-pordhac por sidoqofte ....popullor.



    " Si njihen ne popull keta persona?"

    Me siguri mbas kesaj pyetjeje duhet te behet analiza ne organizaten baze.

    O Braro bej ca kohe pushim dhe kthjellohu ,do te te bej mire per shendetin.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Haradinaj përpara drejtësisë, akuzohet për atentat

    PRISHTINE (12 Gusht) - Ramush Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës, tashmë e shkrirë) dhe lider i partisë së tretë politike në Kosovë (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK), do të përballet me drejtësinë. Vendimi është marrë sot nga një gjykatës ndërkombëtarë. Konfirmimi vjen për agjencinë ANSA nga Andrea Angeli, zëdhënës i UNMIK. Haradinaj akuzohet për "atentat ndaj sigurisë publike" për një përleshje të ndodhur në zonën e Deçanit në korrik të vitit 2000 në të cilin vetë Haradinaj mbeti i plagosur. Emri i liderit politik shqiptar shfaqet përkrah një grupi ish-komandatësh të UÇK-së të arrestuar muajt e kaluar, mes të cilëve dhe vëllai i Haradinaj, të gjithë të dërguar për gjykim për krime të tjera të ndodhura në qershor 1999 dhe të akuzuar edhe për "burgim jo të ligjshëm personas e dhunë", si dhe "vrasje" për njërin prej tyre. Për Ramush Haradinaj, gjykatësi ka vendosur të proçesojë në gjendje të lirë. "Akuzat ndaj Ramush Haradinaj janë të vogla në krahasim me hetimin kryesor", shpjegoi Angeli. Dje policia e UNMIK arrestoi një tjetër ish-eksponent të UÇK-së, Rustem Mustafa, i dyshuar për "vrasje, tortura dhe burgim të paligjshëm". Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, Mustafa kishte hyrë në rradhët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), forca civile e krahinës, e përbërë kryesisht nga ish-anëtarë të UÇK-së. Por më pas ishte përjashtuar, ndërsa figuronte në një listë të zezë të Departamentit amerikan të Shtetit së bashku me emrat e 22 shqiptarëve të dyshuar se "përbëjnë një rrezik domethënës dhune... dhe për kërcënim të paqes dhe sigurisë në rajonin perëndimor të Ballkanit". Gjatë javëve të fundit policia e UNMIK dhe ushtarët e KFOR (forca e paqes e udhëhequr nga NATO) kanë kryer një seri operacionesh kundër terrorizmit. Sot është bërë publik edhe arrestimi i tre ekstremistëve. KFOR dhe UNMIK nuk dhanë asnjë detaj mbi nacionalitetin e tyre si dhe mbi emrat. 15 persona të tjerë u arrestuan dy javë më parë me të njëjtën akuzë. in/mr (ANSA/BalkanWeb
    Jam martuar002

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273

    Pervec tre personave te arrestuar, identitetin e te cileve nuk po e komunikon ende Policia e UNMIK-ut, sot jane bastisur edhe shtepit e gjeneral Nuredin Lushtakut, gjeneral Fadil Kodres dhe gjeneral Kadri Kastratit. Nga shtepit e tyre policia ka konfiskuar materiale te ndryshme, si kaseta, foto te ndryshme si dhe shenime tjera te cilat deshmojne shume gjera per te cilat dyshohej deri tash.



    Durimi është më e madhja trimëri.


  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Llapi, askush nuk po i gezohet as nuk po i hidherohet arrestimeve. A nuk veren se me shume nisen per pushime ne plazha per nje nate nga Prishtina se sa qe dalin per t'i perkrahur protestat. Nje gje eshte e vertet "askush nuk eshte mbi ligjin, sipas kryeministrit Rexhepi". A je ti dakort me kete thënje te Rexhepit, i cili po pushon ne Sarande me Hashimin dhe Jakupin.

    Merre me mend, asnjeri nga ta nuk eshte kthyer per te pare se çfare po ndodhe ne Kosove. Hajde kryeminister hajde, hajde ish zedhenes i UÇK-së hajde, hajde drejtor i Drejtorise Politike te UÇK-së. Hajde me ne fund "Fondi vendlinja bertet, per ca euro sa per det"!


    Durimi është më e madhja trimëri.


  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Prishtinë, 14 gusht 2002 - Në Kosovë zyrtarët e UMMIK-ut thanë se ngritja e një akuze kundër kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj dhe gjashtë personave të tjerë nuk kanë kurrfarër prapavije politike dhe nuk janë të motivuar politikisht.

    Mirëpo, prokurori ndërkombëtar ka akuzuar Haradinajn për rrezikim të të tjerëve, ndërsa aktakuza është përfshirë në rastin e gjashtë personave të tjerë të arrestuar në qershor të këtij viti nën dyshimin se janë përgjegjës për veprime kriminale kundër bashkombësve të tyre. Z. Haradinaj i deklaroi "Zërit të Amerikës" se kjo akuzë është drejtuar kundër AAK-së dhe atij personalisht dhe se është e pabazë.

    Zëdhënësja e Misionit të OKB-së Suzan Manuel mohoi ndërkaq një vlerësim të tillë. "Nuk ka asnjë aspekt politikë në akuzën ndaj Ramush Haradinajt apo të asaj ndaj 6 personave të tjerë që është publikuar në të njëjtën kohë dhe se këto janë veprime të pavarura të prokurorit ndërkombëtar", - tha zonja Manuel.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Prishtinë, 14 gusht 2002 - Në aksionin e parmbrëmshëm të njësiteve të specializuara në Prishtinë, që rezultoi me arrestimin e "ekstremistëve" nga Maqedonia, është edhe ish-lider politik i shqiptarëve të Maqedonisë, Nevzat Halili.

    Ndërkaq, të arrestuarit e tjerë janë Ismet Kryeziu, ish-i burgosur politik nga Prizreni, Sadik Jashari nga Medvegja dhe Hamdi Ajdini, për të cilin nuk jepen informacione të tjera.

    Po kështu, sipas "Kohës ditore" bëhet e ditur se ndërkohë janë arrestuar edhe tre persona të tjerë. Njoftohet gjithashtu se personat e arrestuar janë vëzhguar një kohë të gjtë nga KFOR-i në lidhje me aktivitetin e tyre në të ashtuquajturën "Armatë Republikane e Iliridës".

    Nevzat Halili, që nga shpërthimi i konfliktit vitin e kaluar në Maqedoni, ka qenë i strehuar në Prishtinë, me justifikim se po ndiqej nga policia maqedonase. Në kohën kur ishte udhëheqës i Partisë për Prospertet Demokratik, u shqua në përpjekjet për shpalljen e "Republikës së Iliridës", në kuadër të Maqedonisë.

    Ai u zu nga KFOR-i derisa po përpiqej të braktiste Prishtinën. KFOR-i dhe UNMIK-u s'kanë dhënë deri tash njoftime të hollësishme përkitazi me këtë rast ndhe ende s'e kanë zbuluar identitetin e të arrestuarëve.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Prishtinë, 14 gusht 2002 - Komandanti i forcat të KFOR-it, gjenerali Marsel Valenten pranoi për BBC-në ekzistimin e personave të armatosur shqiptarë të cilët janë të interesuar për ridestabilizimin e Maqedonisë.

    Ai tha se arrestimet e fundit të bëra nga KFOR-i në kufi të Maqedonisë janë të ndërlidhura me veprimet e ekstremistëve që duan të pengojnë procesin paqësor në këtë vend.

    "Ne kemi arrestuar dhe po i mbajmë disa persona që ishin ekstremistë, t'i quaj kështu që po provonin t'i rifillojnë luftimet në anën tjetër të kufirit, përkatësisht në Maqedoni me qëllim të pengimit të fushatës zgjedhore në këtë vend.

    Unë nuk mund të konfirmoj numrin e dhënë nga qeveria maqedonase, por ne e dimë se disa njerëz po provojnë t'i rifillojnë luftimet në Maqedoni dhe po provojnë që të përdorin Kosovën si vendin e sigurt për veprimet e tyre. Këto arrestimet e fundit janë të ndërlidhur me këto", tha gjenerali Valenten.

    Ai shtoi se nuk është në dijeni se këta persona i takojnë organizmit që veten e quan "Armata e Iliridës", por shtoi se ka njohuri se ka njohuri se disa persona po provojnë të rigrupohen dhe të bëjnë diçka së bashku.

    Ajo që është me rëndësi është të parandalohen ata të veprojnë në Maqedoni, tha ndër të tjera në këtë intervistë gjenerali Valenten.


    Durimi është më e madhja trimëri.


  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Dukagjini
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    29
    Se pari do te deshiroja ti pershendese te gjithe !!!

    Do te kisha shume deshire qe te dije,se a jeni te pajtimit qe vetem shqiptaret te arrestohen nga ana e unmikut ,ndersa kriminelet serbe te levizin, te pa brengosur. te lire dhe sahere qe te tentohet qe te arrestohen te bejne nje 'Gjurullti' e te vrasin police Unmiku?
    Ndoshta kjo menyre e jona pasive e te sjellurit,po ui nderlikon gjerat edhe me shume!!Kur lexoje lajmet kam pershtypjen se jemi perseri nen pushtimin sllav!C'do dite arrestohen djemet tone te cilet me nje mund te pashembull ja arriten qe ta lirojne Kosoven!!!Ndoshta ndonjeri nga te arrestuarit ka bere ndonje krim ,mrpo kjo nuk eshte arsyeja qe sot te njolloset e tere UCK dhe TMK-ja!!

    Duhet te kemi parasysh,qe do te vijne dite te veshtira per ne,dhe ne qofte se ne nuk do te dime ti mjeshtrojme ato,do te perfundojme edhe me keqe se ishim!!!

  9. #29
    I Djathtë
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Prandaj duhen arrestu e gjyku te gjithe kriminelet qe kane bere krime ne emer te UCK, ne menyre qe te ndahet i miri nga i keqi.

    E keqja eshte qe nuk jemi te zot ti bejme vete keto pune e keshtu na i bejne te huajt.

    Kush di dicka me shume se policia eshte i lutur te shkoje ne polici e te deshmoje e jo te paragjykoje nga tavolina punen e policise.

    Sa vrasje politike jane bere ne Kosove?

    Asnje nuk eshte denuar deri me sot, kjo do te thote qe vrasesit jane akoma te lire.
    Sapo policia mundohet te pastroje rruget e Kosoves nga vrasesit i hidhemi ne fyt.

    I dini ju punet me mire se policia, shume mire dilni deshmitar e provojeni pafajsine e te arrestuarve.

    Por gjerat po duken qarte sepse te vraret jane vetem te nje krahu e kjo nuk mund te jete rastesi.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Mbi 47 të lënduar e 16 të arrestuar sot në Deçan nga gazi lotësjellës e bombat e tymit gjatë protestës për lirimin e oficerëve të TMK-së

    DECAN, 15 gusht - Mbi 47 persona janë lënduar, prej tyre 4 rëndë (dy të plagosur me armë zjarri), si dhe 16 persona të tjerë janë arrestuar sot në një protestë në Deçan, e organizuar nga organizatat e dala nga lufta dhe e mbështetur nga mijëra qytetarë, të cilët kërkonin lirimin e ish-oficerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atyre të Trupave Mbrojtëse të Kosovë. Ende pa filluar protesta se sotme në Deçan, e caktuar për në orën 12.00, kanë filluar fërkimet mes protestuesve dhe forcave policore. Policia kishte lejuar mbajtjen e protestës në parkun e qytetit, ndërkohë që qytetarët kanë insistuar që kjo të mbahet në sheshin kryesor të Deçanit. Organizatorët e protestës thanë për RTV21 se pjesëmarrësit e protestës janë provokuar më parë nga policia e UNMIK-ut. Muharrem Gacaferri, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Deçan, tha se fërkimet me policinë kanë filluar në orën 11:30, kështu që organizatori nuk ka pasur kurrëfarë mundësie të informojë protestuesit se protesta duhej të mbahej në park e jo në qendër të qytetit. Edhe sipas komandantit të forcave policore, Robert Portz, shkaku i konfliktit ka qenë vendmbajtja e protesatve. Ai tha se ndërkohë që ka ekzistuar leja që protestat të mbahen në park, protestuesit janë drejtuar për në qendër të qytetit. Me atë rast policia e UNMIK-ut, e ndihmuar edhe nga Shërbimi Policor i Kosovës dhe njësitë e KFOR-it italian e spanjoll, për të penguar protestuestit ka përdour gaz lotësjellës dhe bomba tymi. Gjatë kësaj proteste janë lënduar rreth 47 pjesëmarrës, prej të cilëve 6 kanë qenë pjesëtarë të forcave të rendit. Ata kanë marrë ndihmën e parë në Shtëpinë e Shëndetit në Deçan. Autoritetet policore ende nuk kanë pohuar numrin e përgjithshëm të të lënduarve, si dhe numirn e personave që janë arrestuar në këtë protestë. Prostesta ka vazhduar në mënyrë të pakontrolluar deri në orën 14,00 kur situata është qetësuar. Organizatorët thonë se protestat do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme, dhe siç thonë ata, deri në lirimin e eprorëve të lartë të TMK-së.

    Policia arreston njërin nga organizatorët e protestave të dy ditëve të fundit në Besianë

    BESIANE, 15 gusht - Policia e UNMIK-ut ka arrestuar sot në mesditë në qendër të Besianës Lulëzim Namani, aktivist i Shoqatës së Invalidëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh njëri ndër organizatorët e një dite më parë në këtë komunë. Me mijëra vetë protestuan dje dhe pardje në Besianë (ish-Podujevë), duke kërkuar lirimin e oificerëve të TMK-së, të arrestuar nga policia për krime të ndryshme gjatë luftës. Më pare, policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës e kishin kërkuar Namanin në banesën e tij dhe nuk e kishin gjetur.
    Shefi i policisë në Mitrovicë, Nill: E dimë ku është Ivanoviq; ai do të arrestohet patjetër

    -----------

    Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës kërkon lirimin e krijuesit të arrestuar Tahir Desku

    PRISHTINE, 15 gusht - Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, mbajti sot një tubim njoftues, ku ftoi anëtarësinë e saj dhe të gjithë krijuesit, që t'u drejtohen të gjitha institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare për lirimin e poetit dhe anëtarit të kryesisë së kësaj lidhjeje, Tahir Desku. Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, vendosi që t'u bëjë apel të gjitha Qendrave të Penës në botë, Klubit të Krijuesve në Barcelonë, UNESKO-s dhe Kombeve të Bashkuara që të ndikojnë në lirimin e menjëhershëm të poetit dhe ish-kryetarit të kësaj lidhjeje Tahir Desku, të arrestuar ditë më parë nga policia ndërkombëtare. "Nuk pretendojmë që ti nxjerrim njerëzit mbi ligjin, qofshin ata, krijues, shkrimtarë apo artistë. Krijuesit nuk i amniston vepra e tyre e artit nëse në jetën e tyre kanë ndodhur vepra të liga, por duam prova, transparencë dhe respekt të dinjitetit njerëzor e krijues", tha kryetari i LSHK-së, Adem Gashi. Ndërsa nënkryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës Emin Kabashi tha se arrestimet e fundit nuk kanë të bëjnë me individë, siç përpiqet të arsyetohet një pjesë e faktorit ndërkombëtar. Kabashi vlerëson se fjala është për nëpërkëmbjen e vlerave të jetës dhe të eksistencës së shqiptarëve. Në tubimin e sotëm për kërkimin e lirimit të poetit Tahir Desku ishin të pranishëm fare pak shkrimtarë, ndërkohë që Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka rreth 140 anëtarë.
    ********
    Komandant Remi dërgohet në burgun e Mitrovicës

    PRISHTINE, 15 gusht - Rrustem Mustafa - Remi mund të jetë dërguar në burg në veri të Mitrovicës. Sipas mediave të Prishtinës, avokati i tij Aziz Rexha, ka deklaruar se dje ka kërkuar nga gjykatësi ndërkombëtar që të vizitojë klientin e tij. "Leja më është dhënë dhe në të shkruan se klientin mund ta vizitoj në burgun e Mitrovicës", tha avokati Rexha.


    Durimi është më e madhja trimëri.


Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •