Close
Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 188
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po si jini e si vini
    Korason e ju te tjere..
    si kaloni kto dit dimni
    a po asht te ju prandver

    Kush asht ky qe ke pershkrue
    Qe evropes kryq po i bjen
    me kostum e xhepat frye
    sa ne paris e sa ne vjen

    se un sjam mori lum mikja
    aj i bredhuni ne evrop
    as kostumin nuk e bleva
    se nuk jam ruc malo tos

    nji kostum qe e kam pas
    tash sa vjet ne dollap rras
    e kam vesh edhe jam nis
    disa dit un drejt shqipnis

    nuk pash un paris e vjen
    vec n'tiran do dit kalova
    ne "taivan" un per lezet
    me ndoj mik kafen provova

    ishte i vetmi vend ne tiran
    ku nuk vinte er benzin
    ku me kafen spije bloz
    e shatervani gurgullin

    krejt kusuri ish vec pluhun
    rrumpallhane nat e dit
    ekspozonin zorraxhijte
    benxa silver e te zinj


    njasaj lane i kam ra
    disa her une me kamb
    tuj hap syt dike me pa
    e s'takova un kerkand


    zogu zi e der ne laprak
    njistenjish e ekspozit
    bloz e tym me tonelat
    pijn femijt burrat e grat


    ishin shtru mir disa rrug
    por tirana ne lak ka ra
    ska ci ben as ed ramush
    oksigjeni squfur asht ba


    njerz te mir aty jetojn
    porse helm i asht ba ajri
    mbysin veten nji milion
    sdi kte marrezi kush do e ndali


    kshu pra mike shkun dy jav
    ne at shqipni mush n'miljonera
    ku ne krye nji mafjash
    po sundon bashk me ca derra

    kshu kalun pra dit't e mija
    tuj pi uj e tuj pi kafe
    pash un njerz e pash pallate
    bulevard e rrug prej balte

    me valixhe erdha shkova
    sdi cka mora sdi cka cova
    vec e di qe syt i lodha
    e ket zemer e coptova..


    qashtu..

  2. #162
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    njasaj lane i kam ra
    disa her une me kamb
    tuj hap syt dike me pa
    e s'takova un kerkand
    Eh mer brar, ta merr mendja qe nuk takove njeri. Shoket qe ke pas te kane ikur, ashtu si une e ti.

    Te tjere kane ardhur...

  3. #163
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    me valixhe erdha shkova
    sdi cka mora sdi cka cova
    vec e di qe syt i lodha
    e ket zemer e coptova..
    .......

  4. #164
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Brari

    me valixhe erdha shkova
    sdi cka mora sdi cka cova
    vec e di qe syt i lodha
    e ket zemer e coptova...
    Ē'tė mbjellėsh do tė korrėsh...Si ti, unė e tė gjithė me rradhė !

    Qashtu...
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    me valixhe erdha shkova
    sdi cka mora sdi cka cova
    vec e di qe syt i lodha
    e ket zemer e coptova..


    qashtu..
    qe pra bac njashtu si ti
    as un pa shku nuk mund te rri
    po n'Tiran un shkoj ma rradh
    qysh se i dit i shok u tall
    te i ky klub tha qi po pim
    paret tona ku shkojn a din???
    thuje i thash se un s'di gja
    kur fjala e tij fill kres m'ka ra
    te angjeli i anastasit
    me stomakun prej plasmasit
    si ka pas than Fishta dikur
    se ai i vedi nuk i duel

    po jo veē per ket un shkoj ma rradh
    nuk muj as n'Shkoder me shkue mall
    edhe koha fort nuk pret
    bilets funin shpejt ja qet
    veē me t'aferm e me shoqni
    s'munet njeri gjall mu ngi
    se per tjeter s'ka met gja
    qi veē me e pa nuk t'ban me kja
    rrugt jan ba male me gropa
    edhe makinen ta bajn copa
    sidomos kur i mblon uji
    bulldum mren o bjen i hueji
    gropa pusetash e bombardimesh
    me t'than menja a zon luftimesh
    shtyllat n'tela rrjet marimanget
    veē prej frigs fill njeri shtanget
    po bac kot a thu ke ni???
    si u permyt njaja shkodrani
    noshta veē aksident ka ken
    e sa mir me ua permen
    se me Tos Dod e Harasan
    fjalori s'ua man fjalen shkodran
    a ba Shqipnija bardh e zi
    po se harrova edhe gri
    kam ni Ed Rama si piktor
    ka mush me bojna i vapor
    e ka fitu ēmim nderkomtar
    si bojaxhi ka dal i par

    tash pershnetje ju me rradh
    se i rash mahall n'mahall
    pershnes Albush e Corason
    palushi festat ju uron
    me kershnella e vjet te ri
    gzim n'familje e n'shoqni

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    heu palush or djal zotni..
    a na pjek ndoj kafe ne hi..
    se kudo ka zbardhun bora
    male pyje fusha e kodra
    e veriu po fishkllon
    ne maja lisi e catija
    i ashper dimni po afron
    struk pran zjarrit asht njerzia
    n'shpi te zengjinit plot oxhaku
    me dru shkoze per merak
    n'ksoll t'vobegtit dridhet plaku
    do karthija vec bajn flak
    plot tryeza tek zengjini
    fishideri asht tuj i plas
    gjela pula e martadeli
    ska ma vend ku me i rras
    myll dritaret e shula deres
    askerkush s'ban ti trokas
    por ma posht qaty nen prrue
    n'ksoll te vobegtit plot jan mbledh
    lopes kalit e gomarit
    nji dor san aj ja ka hjedh
    e nder trenat nxi prej bloze
    zogj e pula jan tuj fjet
    qen e mace djem e qika
    per rreth zjermit jan peshtet
    po ku dreqin nji ky keshi
    bash kto dit ku e ka gjet
    me ja lshu drinin si deti
    me ja lag brek e dyshek
    eh o i mjeri fukara
    tan kusuret n'ty kan ra
    por dhe njashtu
    me shpirt nder dhamb
    gjen aj forc e cohet n'kamb
    me mush sallat e me qesh
    shpirt e ftyr me i ngerdhesh
    kur celula e therret
    sekletari shoku Gjet
    eja shpejt se shoku Tos
    vjen vizit o plak qeros
    eja shpejt e mos prito
    afer shum ti mos i shko
    se ndoj morr po na i ngjit
    shokit Tos qe e kem ylldrit
    qashtu pra o mik palushi
    punet tona si kerkushi...lol.

    ......................

    po ku hupne nji kto qika
    Korasoni nga amerika
    alba e tjera fllanxa mali
    tungatjeta palush djali..




    ...

  7. #167
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    o brar,

    o shiptar,

    o thuaje mor njeher at fjal

    veē at qe ke per t'mirin hall



    st'kėndoj goja ti kurre naj her
    dhe rrugt e tiranes tash gjuha ti mer
    e i pertip e u jep er
    deri n'tetovė mė ke shti tmerr

    por leri mor rahat ata hajvana
    le ti mbushin xhepat, pa dogana
    se te tille njerez jan per tu mjerue
    kete rruge kur skan me mbarue

    kur ke fuqine dhe shfrytezon
    ēdo mundesi qe fati ta ēon
    te hin ne gjak, te behet zakon
    dhe asnjeher mendja s'tė shkon
    se bota per krejt po rrotullon

    nuk mbushet dot xhepi i tyre
    nuk ja dijn fundin asnje te mire
    por tregom shoki, ē'eshte ma ngat,
    ē'ėsht ma i madhi, i k'saj bote fat?

    tungi tung
    albanish by nature

  8. #168
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Koha
    .
    .
    .
    .
    nje dit isha duke u kujtu
    mbi jeten, mbi njerezit, thjesht aty ketu
    dhe ngadale kafene po pija
    te zeze kuptohet, pa embelsija
    se nuk shijon, nuk prish punė***
    a jam burr, a cka jam unė?
    Se te shiptaret e don rrendi,
    te thuash at, qe kerkon vendi!!!

    Por mjaft u ēita tė kota karthia
    prap atje ku a zan fija

    mbi xhenetin, kujtesa me ra
    kur Havė e Ademi, jetonin ne ta
    kur loznin, te dy, si filiza te holle
    e silleshin, rreth e rotull, te mjeruares molle

    dhe ketu nje gje, nuk me len rehat
    shkaku kryesore, qė va prishi at fat

    a thua molla ishte shkaktari?
    a thua i Haves ish gabimi i pari?
    historia keshtu na meson
    por Nuhia kete se beson!!!

    Po shiqoni njeher, te mbaren dynja
    gjysem per gjysem, sojet mbi ta
    burre e grua, cdohere takohen
    (mire, aty ketu dhe te sojit njejt po martohen, estagfirullah)
    dhe po te dy, pa fund adhurohen

    per njeri tjetrin gjejme cdo fjale
    nuk ka fund dhe asnje perralle
    per te pershkruar, tjetrin pa ndale
    ate qe deshirojm, qe kemi per malle

    e tash une, si mund te besoj,
    qe nje kok molle, ket fat shkateroj?
    po pa ngran njeriu, me muaj qendon
    ne kerkon nevoja, nga dashuria jeton
    dhe Ademi pati hallin e molles?
    dhe la mbanesh trupin e belholles?
    a cajo molla, burrin e rrezoj?
    jo trupi i Haves, nuk e mashtroj?

    nese kjo esht e vertet
    gjeneza e njerit m'behet suspekt
    dhe kjo fjale e imja, esht e funit
    un' kam prejadhrjen, prej majmunit
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    .
    ju genjeva, se e vazhdoj
    me kete dua te tregoj,
    se po te duash ke mundesi
    kohen t'harxhosh si ke kenaqsi....





    *** nese ma servon alba, edhe zeheri do te me behej i embel !!!



    tung
    albanish by nature

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Tunjatjeta e mirserini
    shok e miq e dashamir
    kam do kohe qe nuk kam ardh
    pune te m'dhaja m'kan dal perball
    Baca Brar mirsekeardh
    Si ma le a't Shqipri
    a te nguci kush n'at ane ?
    apo t'ftun me pi raki ?
    Kasavet po i nep vetes
    leni te bajn car te dojn
    lene te behen b...thlepires
    se gjithkush veten turpnon


    Palush djali a je gjalle
    ketu n'oxhak ke ardh shume ralle
    mos mendo se t'kam harru
    Tash 5 jave me punen jam martu
    Tash po vine dhe keto festa
    plot dhurata duhet me ble
    ku ku nan sa jane te shtrenjta
    robt , me ka nje lule duhet me i rejt

    Coracon maj cuc Tirone
    si te kam keto dite
    a e ke ushqyer gjelin
    Mos e nxirr jasht se mer plevit
    hajde na baj pak humor
    ne kete fund te vitit vjeter
    te na gjej vec me humor
    ky i riu viti tjeter .

    Tunjatjeta bre Nuh Musa
    besa ti m'nje shume mire
    se shum pralla si kam besu
    as si besoj ne ket dite

    Nuk e di nga kam prejardhjen
    a prej zotit a prej majmunit
    ashkush nuk i ka dhen zgjidhje
    vec them me plot gojen
    eshte gjynah me e pas prej ketij te fundit

    Nejse , si ka ardh koha sot
    eshte prish bota ,per kry te mamit
    shkojn tuj quk si pilivesa
    shtojn pasuri si rrenjt e gramit

    Tesh ketu ne kto prag festash
    ju uroj me gjith zemer
    ta kaloni te gjithe gezuar
    pa permendur ketu cdo emer

    JU pershendes Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bash tani po e marr vesh
    pse Korasonin ktu nuk pash
    koka gjelin tuj e ngjesh
    n'shuka buke me e ba si dash
    hey ty alb te lumte goja
    se ti pikes i ke ra
    tuj ja shti ullijt nga goja
    Korasonin e kam pa
    E ka dal midis oborrit
    me ba luft me gjela tjer
    ja ka ba naften kompjutorit
    e shoqnin ktu e la n'der
    po ti eja oj fisnike
    lene gjelin t'kullos vet
    ktu po presim penden tande
    ruj se gjelin ti e pjek
    e sna fton kur vjen sahati
    luget shok bahini gati..
    Ani Alb ti si ke ken
    a ki ble ndoj pulastren..
    se palushi me sa di
    me peshku ka dal n'liqen.
    n'krap e giuca aj zotni
    me i ba tav po i pelqen
    Ani pra mika e mike
    bajni paret rrush e fike
    se nuk shkojn ma mbas dhjetori
    mu per ju malli me mori..

Faqja 17 prej 19 FillimFillim ... 71516171819 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranė oxhakut...
    Nga kolombi nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranė oxhakut dimėr verė
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 11:42
  5. Pranė oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •