Close
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 188
  1. #71
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    As kam pa , as kam nigju
    ul n'oxhak me t'ēensuru...
    Per ēfar asht n'luft aj Bra trimi?
    Per liri fjale ,mendimi .... veprimi.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #72
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Nuk po di ku me shkru,
    a n'oxhak a nė kotec.
    Sa gegnishte sa tosknishte
    lamsh po bahem edhe vet.

    Alb maj ti , tash je tuj fjet,
    e pergjigje dot s'mė nep.
    Kur te ēohesh nesėr mjes,
    pa la sytė, ktu hajde shpejt.

    E po bajm ne ca hajgare,
    e po vejmė na ca piktura.
    Zjarri zemrat tė na ngrofi,
    shiu jashtė le t'bi me gjyma.

    Bafshi gjumin e amėl tė tan !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Arrow

    Nadja mire mire se ju gjej
    si keni fjet a keni pushu
    cohuni tash shpejt e vrik
    edhe ejani pini kafe me mu

    tesh dicka du me ju tregu
    a po m'jepni nje mendim mu
    pa me thoni car me ba
    se fort ne hall paskem ra

    asht nje djal shume simpatik
    per cdo nadje rrugen ma zen
    dhe shiqon, e do me m'fol
    por une shikimin vranet e percjell

    kam mar vesh se jam Shqiptare
    dhe me me fol do ket frik
    por ne distanc syte kullot
    kur e shoh me inat, ze e ik

    A ky Gjerman mavria
    kaq frike do te kete
    sa kur e shoh une me inat
    besoj se br-eket i dh-jet

    e cme lypen keta tipa
    me qepen mrapa e me kan frike
    ju dukem si engjell me brire
    e s'guzojn me mu avit

    Tesh nuk di car me than
    vec me shkuni car menoni
    a'thu faj kam une vete
    apo thu ka faj zakoni

    Hajt pra baca Brar thuje nje fjal
    edhe ti simpatikja Corazon
    uluni njat atij zjarrmi ne ket nate
    e nisni kuvend,e nje keshill ma dhuroni

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #74
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ku-kuu varza me fjal t'nyta,
    i asht turr djaloshit keq.
    Ē'ke maj ti se aj te do,
    e mendon me t'pershendet?


    Ē'ke maj ti qe t'lig dashnija,
    apo pret te rritesh ma?
    Dy tri fjale ti foli djalit,
    s'asht e than me ra n'sevda.


    Ti shijoje rinin tande,
    nji her vjen e s'kthehet ma.
    Nuk po t'msoj te marresh kot,
    por t'kesh ti , shoqe e shoke !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Qe besa Boll mir ki fol
    Korazon ori bel holl
    Nuk besoj se a rrezik
    qe ky djali simpatik
    Ndoj gja keq mendon me ba
    Vecse Alben don me pa
    mos u tremb ti nji bisede
    kur dikush cfaq Simpati
    Shife ne sjellje edhe mendje
    E pastaj ti shko ne Shpi
    Mos u ndal ti cdo djaloshi
    Ndoj kokboshi e sarhoshi
    por kur djali vec shikon
    E kurr rrugen sta pengon
    Nuk a mkat ti me i fol
    E thuja fjalet holl e holl
    Pa dhan Bes edhe premtime
    vec shoqni edhe veshtrime
    ne se djali ment ti merr
    edhe msimet ti i bjerr
    Aty un ty te godas
    Ne dashni shpejt mos u rras
    Fol e qesh me shok e shoqe
    Zemren lene pak si boshe
    qe te kesh mundsi me pa
    Se mos djali t'meta ka
    Qashtu bij ti tash vepro
    Korazonin mos harro
    Pershendet cdo djal fisnik
    Pa tu dridh asnji qerpik
    Mbasi dielli shkon me fjet
    Edhe rruget bahen shkret
    Ti ne shpi ban mir me qen
    Mos u ndal ti me kerken
    Sepse Nata ka probleme
    kjo pra ish keshilla jeme..


    Naten e mire o Zoga mali
    gjumi ambel neser tju dali
    Me dit t'bukra paci krejt Javen
    Korason mos harro taven..

    eh cme ka marr malli per Imam Bajalldi...
    lol..

  6. #76
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Sot vij pa vargje e me nje ftese per me te medhenjte ne kete teme. Meqe ne forum eshte e pranishme qe prej dy ditesh nena e Albes, mendoj se meriton nje ftese te posacme tek tema e oxhakut.
    Korason si moter e madhe a e ben ti kete ftese. (Te kerkoj ndjese per vargjet per Tironen ne zemrat tona i kam lene pa shkruar e pa t'i sjelle tek kjo teme.)

    Pershendetje per te gjithe!
    Dita

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ai oxhaku po pret te rrethohet me njerez e te kercasi zjarri bubulak e te pjekim geshtenja.
    Kur te jem ngeshem e i jo-pa-qefshem do te plotsoj Tablone Oxhaku..

    Ju puth te gjith-a/e-ve neper vende paqesore miqesore.lol.

  8. #78

    Miresejugjej ne kete "OXHAK"

    Mirsejugjej ju te zote e shtepis
    Jam tuj hy une pa ju trokit
    nje fjal te shenjt ma ka len baba
    ma mire qiri i fik ,se me ju me u korrit
    Kam disa dite qe po udhtoj
    poshte e larte ne kete forum
    thash po ulem ne ket oxhak
    e po e kallim se bashku pak tym
    po e pij nje kafe te embel
    nje cigare nga baca Brar
    e tju them ju rrit ndera
    se fort malli per ju m'ka mar
    Boll shume ju kam lexu
    lot i kam derdh tuj qesh me ju
    tuj lexu Mi Corazonin
    me ate humor per lezet
    Por cudi po m'vjen shume
    se spo shoh me si dikur
    Diten Macen dhe do Zana
    qe spo shkrujn ketu te tana
    se dikur kam lexu dhe Drerin
    Sokol djalin e Lum lumin
    dhe shume djem prej forumi
    Mblidhuni pra argetohuni
    se argetim me t'madh nuk ka
    me fol e qesh si vlla me vlla
    me i ardhe fjales me lezet
    vajzat tna i kini kujdes vet
    Hajt pra gezuar po ju uroj
    ne ket sofer plot lezet
    per ju kam nis kengen e po kendoj
    kush eshte i zoti iso te mbaj me goje

    Ju pershendes te gjithve Brar ,Corazon, Dita,Dreri, Sokoli ,Macja,Lum lumi,Alba dhe te gjith te tjeret qe kan shkruar ne kete Oxhak.

  9. #79
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Frymezuar nga piktura e Brarit dhe per nder te Lexuesja_1963 qe me ne fund u ndal ne temen e oxhakut, sjell sa me poshte:



    Prane oxhakut rri Hasani,
    pi duhan dhe mendon...

    Vite ma vone me pleqnine
    qe kockat ia kishte zanun
    e mustaket ia kishte zbardhun,
    ngjitet Hasani me cik'n e jetes
    n'at' oxhak f'tyren me diftue,
    marrat e rinise me i kallxue
    plag't e jetes me i trazue.
    Ka ftu miq jete e miq oxhaku
    t'larg't oazesh e shkretetinash
    nje elefant me zbukurue
    pejsazhin e pajisun me fryme afrike,
    n'anen e djathte t'odes s'famshme,
    ku shkruejten epet miqt'e vramun
    n'jet'n e kallun n'mergim.

    Me i mbush vendet
    rreth sofres s'shtrueme
    ka nis piktori me fantazue
    pleqnin'miqve me ia diftue
    n'cfare ngjyre po ia zejke syte;
    rrudhat ballit me ia numrue,
    per mos me pasun ata ma frige,
    se te rritun a te vocerr
    kurrgja s'kish me ndryshue,
    gjersa t'gjith'bashke
    t'kishin mujt me knue
    n'kange te nalta zemren me gzue.



    Brari,

    Me interes po pres te njoh plakjen ne fytyrat e panjohura te eposit te "oxhakut te Hasanit"


    Lexuesja_1963,

    tek oxhaku i Hasanit edhe sikur te mos gjesh njeri, do gjesh gjithmone zjarr e ushqim te mire. Korasoni, mikpritesja e ketij oxhaku, ka gatuar deri me sot mrekulli, ka shtruar me dhjetera gosti, me buze te qeshur ka pritur e percjelle miq

    Pershendetje!

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    E moj Dite ti ardhsh e bardhe
    qe ja nise sot me shkru
    sot kam ardh me nje tepsi petlla
    qe sot nadje per ju i kam fergu
    Hajdni hani sot do petlla
    i kam ba per dite Bajrami
    dhe nje gjel deti ,ja u kam sjell
    ket e keni peshqesh nga mami
    Tash po pres ju car do bini
    ta festojm te gjithe ketu
    hajm e pijm e te kendojm
    Diten e madhe ta festojm
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranė oxhakut...
    Nga kolombi nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranė oxhakut dimėr verė
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 11:42
  5. Pranė oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •