Close
Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 188
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Mir se t'gjej

    Pasha nerin e me t'than t'drejten
    Ata t'mit e kan pas njoft
    Po kush asht ai qi s'ka njoft Tefen
    t'ka aj gazit n'xet e n'ftoft

    Per n'farefis ta tham pa marre
    me sa kam ni me sa m'kan than
    nuk kena kurgja zyrtare
    veē n'dasht kush me shti mahan


    Me njat zjerm qi na ke dhez
    ja ke lujt bash perenin
    e ke ba si gjemani n'Pez
    ku thon ka nej Baba myslim

    po e dredhi i duhan prej ksaj kutije
    ju musht me ner kush e ka lan
    edhe sot gjen tipare burrnije
    per kush i din e kush i don

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    heu Palush ty t'paska hije
    pran oxhakut nji got pije
    mush ne uj pusit qelibar
    si dikur burrat shqiptar
    ardh prej are a prej lufte
    e njashtu gjumi i kpuste
    flejshin mir e n'mjes u coshin
    porsa gjelat ze e knoshin
    pijshin kafe e dridh duhan
    kuvendojshin per vatan
    baba tyrk e i biri kshten
    bes e fe kishin atdhen
    kishin lop e kishin dele
    qe i kullosshin ner zabele
    delshin n'shkoder vesh e njesh
    mustak t'gata kobure n'brez
    hoxh e prift tuj e pershnet
    shok e mik tuj e zatet
    mbasandej ul gjith lezet
    N'kafe t'madhe ndoj gazet
    ma te mencmit tuj i vet
    si jan punt neper dovlet
    skish ather televiziona
    as parti e as tallona
    blejshin djathin me bidona
    gshtenja e kumblla nga valbona
    plot pazari ne t'lyn e qep
    rrush e moll pasul gazep
    argjendar e qeleshxhi
    peshkatar e kundraxhi
    kish lezet shkodra dikur..
    krejt te shnosh asnji semur
    faqe kuqa porsi shega
    vashat t'bukra rrit si pjeshka
    burra shtatin si lis ner bjeshka
    njikshtu punt pra palush trimi
    te uroj drejt me t'shku ty timi
    qe po vjen kjo shtat selvi
    Alba jon me nji tepsi
    po na qet kafe raki..
    ka i duhan na e dridh ti..
    e na i qet ktu pran oxhakut
    Tash vjen Gimi prej rozafatit
    Ku n'frymzim atje asht mush
    tuj pa Shkodren der n'barbllush
    bun e drin edhe Liqenin
    Thethin malet e shkelzenin
    kape pra burn ti lahuten
    dal ka dal se burrat s'nguten
    hajt pra folni edhe ju
    se tash du un me pushu
    nji duhan me dhez ketu
    nisjani pra me kendu..
    se tash videon ash tuj vu
    Korasoni n'xhak dashnu..
    Me e pa jam detyru
    tana filmat qe i ka vnu..
    Hollivud ti kjosh Beku
    rreth oxhakut me u shtru..
    E per art me diskutu..


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-10-2004 mė 14:43

  3. #103
    Kujtim i paharruar

    Edhe nje vere u degdis larg
    Morri me vete nje aventure
    Do ta ngjyrosi me penel te arte
    une sdo ta perjetoj me kurre

    iku ngeli si nje gjurme e vrare
    e beri jeta shkrumb e hi
    pres te vij kjo vjeshte
    uroj qe fati te rikthehet perseri

    edhe nese kjo vjeshte harron
    dimrin dua te me ngushelloj
    kur ne parmak dritareje te mbeshtetem
    dora e bardhe te me ledhatoj

    prane oxhakut do te rri
    syte te me skuqen si flake shembellyese
    pastaj ti mbyll perlotur
    ne pentagrame kengesh harruese

    do te skutem tek nje qoshe
    nga realiteti te zhdukem
    sa e embel te jete kjo jete hyjnore
    aq e hidhur dhe perveluese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 23-10-2004 mė 19:46

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mirsevjen oj aferdit
    poezin ti e ke ndrit
    nga realiteti mos u zhduk
    se ska vend tjeter me u fut
    ja vjen vera perseri
    der ather lind ndoj dashni
    ruj ca euro e dollar
    shko tek gabi ne pazar
    blej do tesha prej pambuku
    prej indie a maroku
    e ne plazh diku n'golem
    dil me mikun pa u tremb
    krah per krah ecni te bregu
    mos ki turp aj po te preku
    po t erdh zor hyni ne det
    aty puthe pa siklet
    se ik vera e pendohesh
    e vjen ktu edhe ankohesh
    pak guzim e i fije trimni
    shkoje motin me dashni..




    lol

  5. #105
    ndersa lodrova dy-tri faqe forumi
    tym oxhaku me zuri syni
    trasten plot ankesa e hodha diku
    t’shtrohem ne muhabet me ata dhe ju

    ah mor brar c’eshte jeta
    e bukur eshte korbe e shkreta
    ketu jam, nuk largohem
    kthetrat e saj s’me lene t’harrohem

    aventure e embel nuk ishte per mua
    po per nje mikeshen time qe shume e dua
    s’kam pasur kohe qe te ndaj mall
    dy tri fjale te mira e ti qaj hall

    c’ben jeta dhe mergimi
    te ndan persegjalli nga trimi
    te presesh mot duke medituar
    perralle me mbret e parealizuar

    meqe jam ketu vet si je
    si te pershendeti stina vere
    ke pasur kohe te shkosh n’Shqiperine tuaj
    apo i zene plot me pune ne dhe te huaj?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Afer-dita : 24-10-2004 mė 10:17

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Mirmrama baca Brar
    si ke ken iher me shnet
    flm per pijen e par
    at uj pusit qelibar
    mos t'vite Alba me raki
    si bretkoc kjesh tuj u ba
    me uj pusit u pata ngi
    thash un i shkreti s'po ka gja ma
    po per na t'rit njashtu duhet
    fill e n'raki s'asht mir me msy
    besa boll mir kush asaj i ruhet
    pernrysh rrezik e t'bjen fill n'kry
    Baca brar qyre i duhan
    Marlboro apo urdhnon
    edhe ty kam qef me t'pvet
    krysisht per ket aktualitet
    Qyre n'Kosove fitoi Ibrahimi
    hupi Thaqi e Haradini
    po te na qa thu po bahet
    a thu e madhja me t'holl po lahet
    a thu tuj na djeg ky Tosi
    tash po shkojm e fryjm te kosi
    si thu a kena shteg me dal
    pa na met ne n'fyt noj hal
    kto gjana don i mene t'holl
    e un shpesh lamsh i ngatrroj
    se pak i ri e pak pa shkoll
    n'fun t'funit kurrgja s'kuptoj
    ...................
    po kjo Alba Bac ku iku
    gatimit per dark i asht fut
    a thu ka marre me e pa miku
    e per njat pun prej ktu ka hup

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hey Palush fort mke nguc
    n'politik po don me mfut
    po ti pije at uj pusi
    e pastaj e pim lang rrushi
    pasha besen jam gezue
    qe rugova ka fitue
    se nuk du me pa n'kosov
    me e psu si na n'dreqov
    50 vjet ner izolime
    ner buruca internime
    e ne fund ner ambasada
    ne komerdare pa lopata
    me ca detin me govata
    kurr shqipnis s'iku nata
    e kosova e ka shancin
    mos tja vej kerkush sterkamcin
    me i harru tan ato vujtje
    e me Nato me shku tutje
    Me fitu qat pamvarsi
    Mos me pas pun me serbi
    me u rrit fmija ne liri
    sa per ne ne shqipnin ton
    ose heret ose von
    ka me ndru dhe politika
    kan me hik njikto zhapika
    se boll vodhen pa hesap
    po nji dit do e lajn nji hak
    se me hile poshtersi
    ska me u ba nji kjo shqipni
    po shpresoj se nji dit Zoti
    ka me i nxjerr do burra moti
    qe do din me na ndricue
    edhe vendin me ndertue
    e ather sdo kena marre
    me ken bij t tokes shqiptare..
    kshu Palush punt i mendova
    tash paketen un e nxorra
    dheze iher ti nji cigare
    aferdita se pin fare
    vec po kqyr me na qeras
    me liko mushun nji tas
    po na vjen si shehrazade
    tuj ec zbath neper sixhade
    qe dhe Alba tuj ba kafe
    eja cuc na thuj dy llafe
    ca po thot qaj top chanella
    ki kujdes mos digjet gjella
    se vjen unshem qaj Gim doci
    se s'ha ne rogner si tak Poci..
    ktu i ngrati han cka gjen
    rrush a pjeshk a ndoj vaden
    ban aj kang per ndonji miss
    vec byrekun e don me gjiz
    e pastaj pin uj lezecem..
    uj selite e don ne cezem..
    e pastaj don bri oxhaku
    me ju nxe atij pak gjaku
    e nji kafe don mbas buke
    palush qit malboro t'kuqe
    dhezja Gimit se nji kena
    kshu pra shoqe edhe shoka
    mir a keq nji kjo asht bota..




    lol.

  8. #108
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Mir a keq nji kshtu kjo qeka
    Ha e pi e me dur n'xhepa
    loz e qesh e ban hajgare
    mir do ish me pas ca pare.
    Se kur ke dollar nder dur
    qeder qejfin se ban kurr
    hyp e zdryp neper aviona
    han e pin ti pa tallona.
    Shkon n'Las Vegas, n'Singapur
    nė Bahamas me pampur...

    * * *
    Hajt s'ka gajle, s'e m'zu koka
    mira kan than "bota me rrota".

    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Talking

    Hajde Brar tunde kyt vend
    je i pari per kuvend
    sa jam gezu per Kosoven
    qe president ka prap Rrugoven

    Palush aga i Belgjikes
    tunjatjeta mirsekeardh
    ja ku jam nuk me vjen marre
    vec kam tund per ju do dhall


    Aferdite mirsekeardh
    N'kyt oxhak me humor
    Ulu aty njat Palushit
    se tash kthehem per nje ore

    kam vu mishin me e pjek
    nje byrek kam hollu
    rrush e fiq molla e pjeshk
    neper pem i kam vjel per ju

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Paska ardh dhe Corazoni
    Tash e keni n'terezi
    se n'oxhak na mban timonin
    na pjek mistra e do i zi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 11 prej 19 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranė oxhakut...
    Nga kolombi nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranė oxhakut dimėr verė
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 11:42
  5. Pranė oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •