Close
Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 188
  1. #91
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    O oxhak ore oxhak
    qe ke zemren si zambak
    plot arome e plot ngrohtesi
    dil, mos na rri fshehurazi
    hapi dyert te ndezim zjarrin
    geshtenja te pjekim per Brarin,
    Mi Corazon e per Diten
    Per Lexusja e per Alben...
    per tere Shqiperine
    shperndaje ngrohtesine
    duart na i mbeshtille
    me zemer e jo me fille
    o oxhak i famshem je
    per ty bejm dhe be
    pra hajde e na afro
    dhe na thuaj mireseurdhero

    Pershendetje oxhakellinjeve

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    M'ka marr malli
    me ber pak humor
    Ku jeni ju o te uruar
    Me ke jeni zemeruar?
    Hajt pra hudhuni ka oxhaku
    se qeka shume ftohte
    mos harroni t'linat
    me i vesh ju sot
    ka nje trike leshi
    nja shall ne qafe
    njeshni cizmet fort
    pastaj dilni jashte
    e ejani n'oxhak
    t'bisedojm shtruar
    po vjen viti ri
    o ju te uruar
    ta pijme nga nje gote
    me birre a raki
    ta tokim te gjithe
    sic jemi o shoqeri
    Njoni thote skam kohe
    tjetri thot kam mysafir
    disa kan humb ka kohe
    me duket se dhe me sa shikoj
    dhe une po ju them lamtumire

    Pershendetje nga Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #93
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Plot nje vit u ba i tesh
    tuj lexu e shkrujt n'forum
    nuk u lodhem , s'u merzitem
    ne karrike, krejt u njitem.

    Hyne e dolen ktu me qindra
    ca bardhosha e ca ezmera
    ca me "shengen" ca me "bane"
    ca tuj ec, ne at breg lane.

    Emra sot nuk po permend
    nuk ka faj nji kjo memorje
    por si hollshem qe kam mbet
    leter kot, nuk du me tret.

    Te tan vitin jemi knaq
    ke inat, po foli hakun
    llogje diten e llogje naten
    kryt te tan, n'forum i patem.

    Kemi knu e s'jemi lodh
    shqip , anglisht edhe rusisht
    por nga fundi u kujtum
    me i than dy fjale n'frengjisht.

    N'kinema kena shku boll
    kemi pa filma me shpata
    me dashni e karate-na
    foto t'Xhekut n'tana temat. (lol)

    E tash viti po mbaron
    po pushojme e po gezojme
    po ham mish e po pim vere
    vitn e ri po presim n'dere.

    Hajt, se kaq besoj mjafton
    se ska kohe njeri per bejte
    qelqurinat duhen lare
    duhen ngrire ēentrot e perdet...

    Gezuar te gjitheve Vitin e Ri 2004 !
    Me dashuri, Korasoni .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Thumbs up Gezuar 2004 !

    Sot eshte data 31
    me shume g'zim e kam prit
    me ju shkrujt ktu dy reshta
    me i uru te gjithe miqt

    Bukur shume e kalum ket vite
    Nje pjese te shpirtit bashk e ndame
    por sot lus Zotin me gjithe shpirt
    per gjithe miqt qe me ndenjen prane

    Ju uroj ketu rreth ketij oxhaku
    qe su fik asnjehere
    gjate gjithe vitit ndenji ndezur
    per miq shok e birazere

    Ju uroj pra GEZUAR o miq
    per shume vjet vitin e ri
    hani e pini e kendoni
    per mua nje gote ta coni


    me dolli do kujtoj miqte
    gjitha urimet do ti percjell
    ne me degjofte Zoti mua
    Suksese e lumturi do te ju sjelle

    Nje kyt gjel qe ja u kam cu
    nje kofsh me ka taku mu
    e hengra shpejt e shpejt
    thash mos ngelsha pa gje krejt (lol)




    Gezuar vitin 2004

    Suksese e lumturi paci te gjithe bashke me familjet tuaja

    Pershendetje nga Alba
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ju uroj juve mikeshave te mira nje vit vec me gzime..

    Ndegjoni bashk me mue Lucie Milotin e me melodite e fjalet e bukura te atyne kangve te kujtojme me nostalgji miqesine tone ..

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Talking

    Ku jeni mar miqt e mi
    Erdha pak me pushu
    Dhe kerken nuk gjeta ketu
    Sa shpejt u larguat ,
    Dhe oxhakun e harrut
    Ku je ti baca Brar
    A t'ka nguc kush, ketu me ardhe
    Tash qe erdh pranvera
    Kan cel lule e manafera
    Ka cel gonxhe prej zambakut
    I kan dhan hije konakut
    Ejani pra e shikoni
    Zogjt jan kthy perseri
    Tuj kendu , me t'ba lakmi
    Corazon moj bij fisnike
    A je shnosh maj simpatike
    Se m'ka marr malli me t'pa
    N'ket oxhak me kuvendu
    Pak humor me na dhurue
    Dita , cik moj azgane
    ke do kohe ,qe s'ke dal ksaj ane
    Dil e na pershendet njeher
    e na baj pak kuvend
    Na trego bre si ke ken
    hajt pra zana me u frymzu
    Oxhakun prap me e gjallu
    Me harru pak halle derte
    E me i dhan humor ksaj jete

    Pershendetje nga Alba


    05:04:04 21.30 Prane komjutrit
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po valla mori lum cika
    kena hup si vaj ullinit
    ku me gjet e nja dy pika
    pak rigon e i bisht purrinit
    ndoj moll t'art e tranguj sere
    e do djath prej gjinokastre
    me i ndi lezet ksaj vere
    me vaj kame mallakastre..

    tash erdh zhegu Knon gjinkalla
    per oxhak si ha kuj palla
    e ka mbet i shkreti n'hi
    sikur plaku ne pleqni
    e njerzia desh ne tlina
    hyp ner trena e makina
    ner golema e himara
    kush ne kret e n'per janina
    kush neper Emilia romana
    tuj hollu t'shkretat kuleta
    tuj pi uj me damixhana
    me u ba bronx po dun mileti
    me shit mend pastaj n'tirana

    erdhi vera e shkon korriku
    duli pjeshka edhe fiku
    po vec mu malli ka m'djeg
    per do molla rritun n'deg
    moti u ba qe si kam pa
    bari shkoj edhe u tha
    po ku ini mori mike
    shtojzavalle simpatike
    leni hater e inate
    e nen yjet e ksaj nate
    i kujtojm ato gallate
    se si rrushi per me u pjek
    don me pa shoket e vet
    edhe zemrat me u zbut
    po e dun ka i fjal te urt
    zemra zemres kur ja thone
    ne miksi kurr nuk ka vone




    ..

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Smile

    Mirseerdhe Baca Brar
    po m'vjen mire qe paske ardh
    paske ardh e paske shkru
    kyt oxhak e paske hijeshu

    Ktu ke une spo shohim ver
    as po dalim deri n'der
    furtun e shi nga kjo nahija
    thu se kemi krujt kusija

    Ndersa n'Shqipri asht shume nxeht
    thojn se gjinia jan tuj dek
    jan tuj dek e tuj maru
    Zhegu i madh t'uj i pervlu

    Si thot Nini edhe Vini
    B...a vend spo i zen
    kerkun kohes me nje ven
    na ka lan me nejt vec mren

    Tash shok e shoqe po ju lej radhe
    me na kallzu dhe ju ndonje peralle
    a keni ftoht a keni nxehte
    a jeni vesh me rroba banjo a me benevrek


    pershendetje nga Alba te gjithve qe keni shkrujt ne kete teme
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Talking

    Pershnetje ju oxhakxhi
    ka pak koh qi ju lexoj
    frik pata se s'jam n'naltsi
    po prap iher po e filloj

    N'rradh t'par mirsejugjej
    paskam ra n'artist t'vertet
    edhe menen do ta fjej
    ktu e mrapa s'kam me tret


    Po pvetem iher me Bacen Brar
    perher n'shpirt ishtu i ri
    gjithmon ta prift ty zoti mar
    se as moshen nuk ta di

    a thu idhnohesh kur t'thon Bac
    si bersit m'duket t'vlon gjaku
    fjalt e tuja djegun si gac
    per kush se din se ēa a haku


    Pershnes Alben Corasonin
    me ju rreshtu del i mahall
    per ato vepra qi krijoshnin
    her premen e her tu tall

    Hajt pra si i thon shnet e pare
    po para ktyne dashni
    edhe per ata si ju vjen marre
    kamt n'nji kpuc kush me ja shti

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Miseerdhe Palush !

    Mirsevjen , t'kjoft kama mbar
    ti Palush k'jofsh beku
    a mos bjen gja n'fis me Tefen ?
    pash kryt e nanes a po m'thu

    hudhu hudhu njat oxhakut
    se tash do dru po i mbledh
    tash po vjen dhe baca Bra
    edhe zjarrmin po e dhez

    Bujrem , baje nje duhan
    dridhe prej k'saj kutije
    Baca Bra ktu e ka lan
    vec per miqt e ksaj shpije

    Tash po vin te tan me radhe
    se dhe dimri asht afru
    do ja fusin keng me dajre
    do te tjere rrin tuj gatu

    Po ti mik mos na u merzit
    besoj kohe ke marr me vedi
    bejta humor e bujari
    kurr si mungon ktij veni

    Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 10 prej 19 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 07:52
  2. Pranė oxhakut...
    Nga kolombi nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 09:27
  3. Valbona Bozgo - Hamėndje
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-10-2006, 15:41
  4. Pranė oxhakut dimėr verė
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 229
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 11:42
  5. Pranė oxhakut rri Hasani, pi duhan dhe mendon...
    Nga MI CORAZON nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 174
    Postimi i Fundit: 13-10-2003, 12:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •