A eshte nje veprim i pakuptueshem, largimi i shqipetareve nga Shqiperia?
U bene gati 13 vite dhe nga Shqiperia jane larguar mese njemilion shqipetare, nje shifer marramendese por qe per pragmatistet ngelet ne kuadrin e shpetimit ekonomik te shqipetareve.
Popullsia shqipetare e Shqiperise sot, sipas statistikave te fundit te dalura perpara rezultatit te zgjedhjeve ne mos gaboj eshte rreth 2 milione e peseqind mije banore, kur siperfaqja e Shqiperise shtet eshte 28 mije kilometra katrore.
Varferia e tejskajshme si dhe [i]modernizimi[/i) i ligjeve dhe kushtetues te shtetit shqipetar, ne te vertete ka ulur numrin e lindjeve ne menyre te ndjeshme dhe eshte rritur ne menyre galopante vdekshmeria.
Duke pare rezultate te tilla qe nuk jane aspak pozitive si dhe sondazhin e fundit, ku ne te thuhej se 50-60% e te rinjve nga mosha 16-18 vjec, pergatiten te largohen jashte Shqiperise me menyrat me ilegale deri ne ato legale, per nje jetese me te mire, padyshim mund te arrijme ne perfundimin se nje veprim i tille i largimit te shqipetareve mund te kaloje kufirin e kerkimit te parajses, dhe mund te quhet nje veprim politik aspak kombetar, gje te cilin e mbartin mbi shpinen e tyre partite kryesore politike shqipetare aq me shume partia qe ndodhet ne pushtet, e cila krijoi keto kushte per nje hemorragji te tille largimi te shqipetareve.
Ne dobi dhe dem te kujt ndodh ky veprim sot, akoma nuk po arrijme te kuptojme te verteten.
E verteta qe shohim dhe prekim eshte se shqipetaret kerkojne Perendimin.
Perendimi ne vetevete sot kalon nje krize ekonomike boterore dhe propaganda se parajsen mund ta gjejme jashte vendlindjes, eshte dhe akoma ngelet dicka e pakuptueshme dhe e pazgjidhur.
Gjithesesi largimi i shqipetareve, nuk ka qene dhe as nuk eshte prioritet i qeverise se shtetit shqipetar, ashtu sikunder kemi vene re neglizhencen e cdo qeverie per te drejtat e atyre qe emigrojne neper Evrope.
Sot te marresh rrugen ne drejtim te Evropes perendimore, eshte e pamundur dhe ky i ashtuquajtur bllokim ose nderprerje e hemorragjise se largimit te shqipetareve, hap nje mundesi tjeter te largimit te shqipetareve ne drejtim te Orientit, ku te gjithe e dime se te udhetosh per Turqi eshte e nevojshme vetem te presesh bileten.
Me lind pyetja, dikur shqipetaret u larguan me menyrat me ilegale, ne drejtim te qyteterimit boteror, sot perse ndodh e kunderta?
Mediat ne Shqiperi cfare roli luajne?
Shteti shqipetar cfare roli luan?
Partia Socialiste dikur Partia e Punes se Shqiperise, cfare roli luan?
Opozita cfare roli luan?
Shoqatat e ndryshme dhe organizatat e ndryshme ne Shqiperi cfare detyrash kane dhe a kane mundesi te sensibilizojne shqipetaret per veprimin e menduar per tu larguar?
Deri me sot nuk kam pare dhe degjuar se opinioni shqipetar eshte sensibilizuar per kete problem kaq madhor.
Ne fund me ngelet te them se nje veprimi te tille, neqoftese nuk arrin te parandalohet, mund te quhet veprim me karakter politik te demshem per Shqiperine dhe shqipetaret.
Krijoni Kontakt