Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332

    Shumaker, "ylli" me 6 cepa

    Gjermani arriti tė marrė nė Suzuka pikėn e tij tė artė, qė i dha titullin kampion

    Fitore e bukur, spektakolare dhe e merituar. Tė gjitha kėto fjalė i dedikohen pilotit gjerman tė Ferrarit, Majkėll Shumaker. Ai e ka pėrfunduar garėn e Suzukės nė vendin e 8-tė dhe ka marrė kėshtu atė pikė tė artė, qė i duhej pėr tė fituar titullin e 6-tė kampion pėr pilotė. Me gjithė kėto arritje, ai mund tė quhet nga tė gjithė tashmė njeriu-legjendė, ose simboli i Formulės 1.


    Urime! Majkėll, ju keni thyer shumė rekorde tė Formulės 1, por dje thyet rekordin e mė tė madhit, tė Huan Manuel Fanxhios. Pra, keni arritur tė fitoni titullin e 6?tė kampion pėr pilotė. Mund tė na i shprehni emocionet qė ndieni?

    Nuk mund tė shprehem dot me fjalė. Ky ishte njė sezon shumė i vėshtirė, njė garė e vėshtirė dhe, tė them tė vėrtetėn, njė nga sezonet e mia mė tė vėshtira. Gjithsesi, mendoj se mė shumė vlen tė pėrmendet puna e skuadrės. Dje ata bėnė njė punė tė mrekullueshme dhe bėnė tė pamundurėn pėr t'i futur tė dyja makinat nė zonėn e pikėve. Rubensi bėri njė punė tė mrekullueshme, duke fituar garėn dhe gjithashtu titullin kampion pėr konstruktorė. Ky ishte titulli ynė i 5-tė radhazi, njė gjė e rrallė qė nuk ka ndodhur ndonjėherė. Pėr njė moment isha disi nė tension pas atij aksidenti. Gara u vėshtirėsua shumė, pasi kisha pėrpara shumė trafik dhe makina tė ngadalta. Mė pas ndodhi incidenti me Ralfin, qė mė goditi nga prapa. Aktualisht jam duke menduar pėr skuadrėn dhe pėr veten jam shumė i entuziazmuar. Dua tė theksoj se tė gjitha kėto qė kam arritur mė bėjnė krenar.

    Si u ndietė gjatė garės, kur ju informuan pėr Kimin, dhe sa e vėshtirė ishte pėr ju pas atyre incidenteve, si ai me Saton?

    Mendova se gjithēka pėrfundoi nė momentin kur u pėrplasa me Saton, por ishte fat qė ai incident ndodhi nė fillimin e garės. Pėr sa i pėrket lajmėrimit, mė thanė qė Montoja kishte dalė jashtė dhe se Barrikeloja ishte pėrpara dy makinave McLaren. Pasi i mora vesh tė gjitha kėto, doja qė tė siguroja fitoren time, duke mbajtur vendin e tetė. Mė duhet qė tė falėnderoj dhe Barrikelon, pasi nė njė garė tė Formulės 1 nuk i dihet asnjėherė se ēfarė mund tė ndodhė me makinėn. Sfidat me Da Matėn dhe Ralfin ishin vėrtet shumė tė vėshtira, mė duhej ta mbaja me ēdo kusht vendin e tetė.

    Nga fundi i xhirove iu qėndruat prapa Da Matės dhe nuk tentuat mė tė parakalonit. Mos kishit ndonjė moment shpėrqendrimi?

    Ishte disi e vėshtirė, duke parė atė incident qė ndodhi me Da Matėn dhe Ralfin. Kur goditesh nga pas, siē mė goditi ai mua, shpėrqendrohesh disi. Asnjėherė nuk i dihet se ēfarė problemi mund ta ketė shkaktuar. Pastaj qėndrova me atė ritėm, pasi doja ta kisha sigurt pozicionin ku isha. Pastaj, nė mėndjen time kalonin shumė gjėra dhe, nė tė vėrtetė, nuk dija se ēfarė tė bėja. Gjithsesi, mė kryesorja ishte tė mbaja pozicionin e 8-tė dhe tė ruaja makinėn deri nė vijėn e finishit.

    Si pėrfundim, ju ruajtėt vendin e 8-tė, morėt njė pikė, arritėt fitoren e 9-tė me Ferrarin, sė bashku me titujt pėr konstruktorė. Mund tė na jepni njė pėrmbledhje pėrfundimtare pėr gjithė kėto arritje?

    Mund tė them se, pėr mua, kjo fitore ishte disi e ēuditshme, pasi pothuajse gjithmonė e kam fituar titullin kampion nė pėrfundim me njė fitore, ndėrsa kėtė herė e fitova me njė vend tė tetė. Tė gjitha kėto tė ngarkojnė shumė me emocione. Pėr sa i pėrket titullit pėr konstruktorė qė mori skuadra, mund tė them se ishte i mrekullueshėm. Duhet t'u kujtoj tė gjithėve garėn e Hokenhaimit apo tė Budapestit, ku tė gjithė menduan se ne humbėm gjithēka. Por kėtu nė Suzuka u rikthyem dhe u konfirmuam si kampionė bote nė fuqi. Ne nuk kemi hequr dorė asnjėherė, gjithmonė kemi luftuar dhe mendoj se kjo ėshtė njė nga pikat e forta tė Ferrarit. Secili te Ferrari jep ndihmėn e tij. Ne jemi si njė familje e madhe dhe pėr tė gjitha kėto qė kemi arritur jemi krenarė.




    Renditja e pikėve tė pėrfundimit tė sezionit 2003 pėr Pilotė dhe Konstruktorė

    Pilotėt

    1. Mikael Shumaker - 93 Pikė
    2. Kimi Raikonen - 91 Pikė
    3. Juan Pablo Montoya - 82 Pikė
    4. Rubens Barrikelo - 65 Pikė
    5. Ralf Shumaker - 58 Pikė
    6. Fernando Alonso - 55 Pikė
    7. David Coulthard - 51 Pikė
    8. Jarno Trulli - 33 Pikė
    9. Jenson Button - 17 Pikė
    10. Mark Vebber - 17 Pikė
    11. Heinz-Harald Frentzen - 13 Pikė
    12. Giancarlo Fisichella - 12 Pikė
    13. Cristiano Da Matta - 10 Pikė
    14. Nick Heidfeld - 6 Pikė
    15. Olivier Panis - 6 Pikė
    16. Jacques Villeneuve - 6 Pikė
    17. Marc Gene - 4 Pikė
    18. Takuma Sato - 3 Pikė
    19. Ralf Firman - 1 Pikė
    20. Justin Uilson - 1 Pikė


    Konstruktorėt

    1. Ferrari - 158 Pikė
    2. Williams-BMV - 144 Pikė
    3. McLaren-Mercedes - 142 Pikė
    4. Renault - 88 Pikė
    5. BAR - 26 Pikė
    6. Sauber - 19 Pikė
    7. Jaguar - 18 Pikė
    8. Toyota - 16 Pikė
    9. Jordan - 13 Pikė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga VAZELOS : 13-10-2003 mė 07:40

  2. #2
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332
    Shumi Kampion pėr tė gjashtėn herė
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #4
    SHQIPTAR KRENAR Maska e VAZELOS
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    bELGjIkĖ
    Postime
    332
    Barichello, Braun, Todt dhe Shumi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk kam fjale qe te shprehem vetem perulem gjithe respekt prane sportistit tim me te dashur te te gjitha llojeve te sportit.

    MICHAEL SCHUMAHER.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Babe
    Anėtarėsuar
    18-07-2003
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    54
    Me habit fakti qe nuk asnje qe ta mundi

  7. #7
    Permetar4life Maska e Permeti_Boy
    Anėtarėsuar
    18-12-2004
    Vendndodhja
    Permeti
    Postime
    111
    MICHAEL SCHUMAHER Eshte Asi i formula 1................Nuk kam c'te them .........nuk krahosohet.....me asnje......:P

Tema tė Ngjashme

  1. Piloti mė mirė i gjitha kohėrave?
    Nga AlbRoma nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 22-01-2010, 12:16
  2. FERRARI - sezoni 2007
    Nga Isomer937 nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 22-10-2007, 16:38
  3. Schumaher triumfon ne Shangai.
    Nga Dr Rieux nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 08:54
  4. Ēmimi i Madh i San Marinos - M.Schumacher triumfon
    Nga mad nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 31-05-2006, 17:39
  5. Fokusi i sezonit 2004 tė Formulės 1
    Nga VAZELOS nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •