Afer shtepise time eshte nje kafe, dhe kur merzitem dal dhe shkoj vetem per tu ulur dhe per te shtyre nje cope kohe me veten time, larg punes, larg familjes, larg te gjithave.
Ate dite isha mire cuditerisht. Perballe meje pashe veshtrimin e nje personi rreth te 40-ve qe po me shikonte, dhe une per te shmangur keqkuptimet nuk po e vereja fare. Nuk mund ta mohoj se nuk me beri pershtypje shikimi i tij, por ishte thjesht kalimtar per mua. Pas nja 10 minutash ne ate tavoline ku ishte ulur ky burri, vjen Toni, nje miku im qe kisha gati 4 muaj pa e pare per shkak se ky ishte nga Kosova. Kam gati 5 vjet qe e njoh Tonin dhe kemi qene te njohur qe ne shkolle te larte dhe lidhja jone kurre nuk i kaloi caqet e shoqerise se sinqerte e cila me se shumti kalonte ne kuader te nje bashkimi kombetar. Ky djale me respekton dhe une e respektoj.
Kur me pa Toni, u ngrit dhe erdhi tek une dhe meqe isha vetem me tha hajde se thjesht po bejme muhabet me xhajen qe sapo ka ardhur nga Zvicra dhe e ka per here te pare qe vjen ne Tirane. Pranova pa keqardhje. U ula dhe filluam te flasim, normal me pyetje pergjigje. Ne fund, doli qe qellimi i ardhjes se ketij Zoterise ishte te martohej me nje femer shqiptare. Dhe une duhet te isha e perzgjedhura e tij.Nderkohe, une nuk e kuptova fare se kerkesa e tij ishte per mua sepse une jam vetem 23 vjec dhe ai me shume se 40 saqe mund te ngjaje si im ate. Pas dy javesh vjen prape, dhe me thote gjithe ate qe kishte planifikuar ne kokene tij, kuptohet, gjithnje me mua.
Mund te them se ky zoteri eshte shume i zgjuar, i edukuar, i ditur, simpatik per moshen e tij dhe ka nje pasuri qe do te bente te lumtur cdo lloj femre qe eshte e dhene pas pasurise materiale.Por jo mua. Problemi im, eshte se une nuk ndiej asgje per ate njeri, asgje, dhe nuk di si tia them ne nje menyre qe dhe per ate te mos tingelloje keq. Ai ishte njeri i vuajtur nga jeta dhe mua mu duk i sinqerte por nuk dua ta mbaj peng kot.
Sdi si tia them....
Krijoni Kontakt