Në një pritë të organizuar, dje në një fshat afër Skënderajt është vrarë Xhevdet Ahmet Behrami
Skënderaj, 16 tetor - Dje rreth orës 16.00 në një pritë të organizuar është vrarë Xhevdet Ahmet Behrami (1961), baba i pesë fëmijëve, nga fshati Kotorr i Skënderajt.
Vrasja ka ndodhur në hyrje të fshatit Kotor, te deponia e mbeturinave, në momentin kur i ndjeri po kthehej në shtëpi me veturën e tij dhe po bartte mall për shitoren e vet. Më parë ishte bllokuar rruga dhe në momentin kur Xhevdeti është ndalur dhe ka hapur dritaren, mbi të janë shkrepur breshëri plumbash, disa prej tyre në kokë.
Policia menjeherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet. Rruga nga fshati Kotor që shpie në Skënderaj prej mbrëmë e deri sot në orët e paraditës po mbahet e bllokuar.
Motivet e kësaj vrajseje nuk dihen, sikur as vrasësi(t). Sipas një burimi nga Skënderajt, motiv i vrasjes së Xhevdet Behramit mund të jetë se i ndjeri ka ditur për autorët e disa vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës në këtë fshat.
Një kushëri i Nexhdet Behramit na deklaroi se i ndjeri nuk ka pasur kurrfarë konflikti me askënd, as familja e tij deh ka qenë i afërt me të gjithë.
Përdryshe kjo është vrasja e katërt në këtë fshat. Para një viti nga ky fshat është vrarë një kushëri i Xhevdeti, Refki Behrami.
Ndërkaq, në vitin 2000 është vrarë Xhafer Hajriz Behrami, drejtor shkolle në Çubrel, aktvist i dalluar i LDK-së dhe është plagosur rëndë djali i tij student, Baki Behrami, i cili ende ndodhet për shërim në Itali.
Po në këtë atentat është plagosur edhe Jetullah Behrami, profesor i Shkollës Teknike dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së në Skënderaj dhe Faruk Xhafer Behrami. Ndërkaq në një tentim atentati në vitin 2001 ndaj Jetullah Behramit, plagoset vajza e tij, Behija.
Në vitin 2002 është vrarë Refki Zejnullah Behrami. Asnjëra perj këtyre vrasjeve nuk është ndriçuar.
Vrasja e djeshme ka shqetësuar pa masë banorët e fshatit Kotorr, sidomos familjet Behrami, të cilat kanë qenë në shenjestër të sulmeve mizore.
:: QIK-u
Krijoni Kontakt