
Postuar mė parė nga
darwin
A mund te me tregosh ndonje rresht ku shprehet frika? do te ta dija shume per nder..
Do te desha te beja dhe nje pyetje per te cilen
do me vinte mire sikur te merrja pergjigjen tende ose fundja te
CILIDO qe konsiderohet si besimtar ne vetvete:
Ky termeti i fundit (me pasoje mijera te vdekur!) eshte vepra e zotit qe ju adhuroni apo fatkeqesi natyrore?
p.s. sikur te pergjigjej ndonje ithtar kreacionizmi, do me vinte akoma me mire.

pershendetje Darwin, (edhe te tjereve kuptohet
)
Une ne fakt nuk kam shume qejf te diskutoj per ēeshtje qe su vjen fundi kurre, ku asnjera prej paleve nuk ka ndermend te bindet per ato qe thote pala tjeter, por meqe e thashe nje fjale me lart me duket se u detyrova tashme te shkruaj
Po te shkruaj vetem prej respektit qe kam per ty, duke menduar se nuk do ishte e ndershme qe te hidhja nje mendim ashtu dhe te ikja me vrap. Keshtu qe shpresoj qe edhe ti do marresh mundimin te me lexosh deri ne fund.
Nje sqarim lehtesues per ty: Nuk kam qellim ti mbush mendjen kujt.
Se ēfare kam dashur te them mendoj se eshte shume e qarte dhe ti e di mire kete. Jo vetem ne forum por gjithkund besimtaret perplasen me nje grup njerezish te cilet mundohen ti bindin qe besimi i tyre nuk eshte rracional, qe Zoti nuk egziston; me nje grup njerezish qe mundohen tua zhvirgjerojne ndjenjat metafizike duke perdorur pyetjet e famshme dhe argumentat racionale (?).
Gjithmone kur ndeshem me njerez te tille, i bej vetes nje pyetje: A ka te drejte dikush qe nuk beson ne egzistencen e Nje Krijuesi qe te beje pyetje ne lidhje me TE?
Pergjigja eshte JO. Ēdo te thote kjo?
Jobesimtari mendon se Zoti eshte nje koncept i krijuar prej mendjeve te njeriut dhe ky i fundit esht krijuar rastesisht (!), ndersa besimtari beson se egzistenca e tij eshte pasoje e qenies se Egzistuesit.
Jobesimtari thote: Qe Zoti te egzistoje, duhet te plotesoje X, Y,Z
cilesi, duhet ti ndihmoje njerezit ne rast fatkeqesish, duhet ti krijoje te gjithe te barabarte etj. Une te them, PSE? Ne kete rast a nuk je ti qe krijon nje Zot, qofte edhe ne boten e ideve, dhe i mvesh cilesi te cilat ai duhet ti kete ne menyre qe te egzistoje?
Duke iu kthy pyetjes qe bera ne fillim. Thashe qe asnjehere nje jobesimtar (nese eshte i qete dhe i qarte per mosbesimin e tij) llogjikisht nuk ka te drejte te beje nje pyetje ne lidhje me Zotin (meqe nuk egziston). Po pse bejne ksi pyetjesh?
Per tua mbledhe, siē i themi ne shqip. Te gjitha sistemet e besimit jane pseudoempirik. Nuk mund te gjesh nje te tille qe te jete absolutisht empirik. Megjithese vezhgimi i universit, ne mikro dhe makrodimensione, te shtyn drejt besimit se kemi te bejme me nje Krijues, nuk mund te themi se mund te vertetojme se egziston nje Krijues. E besojme ate. Disa zgjedhin rrugen tjeter: besojne se kemi te bejme me nje rastesi(!). Hawking thote diku ne nje liber te tij se, nese vezhgojme evolucionin e universit ne kahun e kundert te kohes, arrijme ne perfundimin se kemi te bejme me nje krijim. (Nese te intereson: A mu rrit besimi mu kur lexova kete? JO, aspak). Por, thote xhaxhi fizikani, ne jemi shkencetare dhe si te tille jemi te detyruar qe te mos i nenshtrohemi metafizikes por te ruajme nje positivist view. Ka me dhjetra shkenctare qe zgjedhin te kunderten e Hawking, por jo pse e vertetuan, kjo eshte thjesht ēeshtje prefernce. Mos mendo se me zure mat! Une nuk e shoh si kusht paraprak te besimit vertetimin. Kjo ka te beje edhe me kuptimin qe une i jap fjales besim. Fatkeqesia ne te tilla raste eshte se njerezit harrojne se fjalet kane kuptimin qe ne u japim dhe se ato nuk bartin nje kuptim ne vetvete. Shpesh kjo behet shkak per konflikt dhe kacafytje mendimesh qe ne fakt jane vellezer dhe kane te njejten prejardhje. (Shpresoj ta kesh marre mesazhin)
Ketu ka ardhur koha te bejme nje pyetje tjeter: Pse keta njerez duan tua mbledhin besimtareve? - Nuk u pelqen qetesia qe kane njerezit qe besojne.
- Nuk jane te bindur ne ate qe besojne dhe duan te sigurohen.
- Mendojne se njerezit qe besojne kane nevoje per te mirat(!) qe u ofron jeta ateiste dhe mundohen ti shpetojne.
Une ty, darwin, nuk dua te paragjykoj, por do te doja ta dija se ne cilen prej ketyre kategorive i ben vend vetes
Krijoni Kontakt