Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Vota e diaspores?

    Sa po lexova k'te artikull (opinion) ne lidhje me votimet. Mu duk interesant pasi (pavaresisht se ndoshta vete nuk e pelqej)... reflekton nje fare realiteti. Kush jane emigrantet shqiptare ne diaspore? Kush e ka patur mundesine me shume te merrte vize?...(etj. etj. pyetje)... Do me vinte mire te dija pershtypjet tuaja ...
    _________________________________________

    Pikėpyetjet e votimit tė diasporės


    Rafael, Miēigan, SHBA (Shekulli - Letrat e lexuesve)

    Por kur irakianėt nė emigracion arrijnė tė votojnė, kur vėllezėrit tanė kosovarė nė emigracion arrijnė tė votojnė, pse nuk mund tė votojė emigracioni shqiptar? Kush ėshtė i fituar dhe kush ėshtė i humbur nga njė votim i diasporės? "Diaspora do tė angazhohet pėr procesin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme dhe kėrkon tė votojė, gjė pėr tė cilėn unė angazhohem se do tė marrė nismėn parlamentare”, thotė Berisha duke lėnė tė nėnkuptohet se votat e diasporės mund tė jenė pėr tė.

    Por, tė mendosh se votimi i mėrgimtarėve do tė jetė nė favor tė opozitės, ėshtė njė gjė e dyshimtė, gjė qė tregon mosnjohje tė mėrgatės, pasi pėrkatėsitė politike dhe prirjet e mėrgatės janė heterogjene, ashtu si vetė prejardhja e tyre. Shumica e tyre i mbeten besnikė pasioneve politike dhe mllefeve vetjake. P.sh., nuk ėshtė pėr t’u habitur qė kėtu ne emigracion tė ketė shqiptarė tė ardhur pas viteve 90, tė cilėt janė sistemuar mirė ekonomikisht, i shkollojnė fėmijėt nė shkollat me tė mira tė SHBA-sė dhe qė vazhdojnė tė kenė nostalgji pėr regjimin e Enver Hoxhės. Ashtu siē ka edhe mbėshtetės sė ideve tė djathta, kjo pėr prirje vetjake dhe prej origjinės shtresore apo klasore, siē ka ish-tė pėrdjekur te rinj apo tė vjetėr, dhe “ gjoja tė pėrndjekur” tė tė majtėve apo tė djathtėve,- ”azilantė” tė ardhur kėtu nė SHBA, qė e kanė pėrdorur “pėrndjekjen “ si sebep pėr tė siguruar njė leje qėndrimi.

    Por kėta demokratė dhe kriptodemokratė, socialistė, dhe kriptosocialistė nė total janė nė raporte pak a shumė tė njėjta siē qenė nė vendet e prejardhjes se tyre nė Shqipėri. Keshtu, si nė rastin irakian, nė kushtet e njė votimi vullnetar, do tė votonin vetėm aktivistėt, gjė qė s’do tė luante rol nė rezultatet e zgjedhjeve.
    Nga ana tjetėr, vetė problemi i votimit parashtron disa pyetje. Kush e ka tė drejtėn e votės: “Thjesht ti pse i thua vetes shqiptar, se ke lindur atje, se tė intereson e ardhmja e vendit tend ...? Kush do tė kualifikohet? A mund tė votojnė ata qė janė bėrė nėshtestas amerikanė? A do te votonte vetėm emigracioni ri po ai i vjetri? A do tė votohej me postė apo me qendra votimi. Nėse do tė votohej me qendra votimi, kush do tė regjistrohej, mbi bazėn e cilave lista?.

    Megjithatė, kėto jane ēėshtje procedurash qė edhe mund tė zgjidheshin, siē i kanė zgjidhur edhe vende tė tjera, por nė emigracion ekziston droja se nė njė vend si Shqipėria, ku nuk regjistrohet dot numri i votuesve qė janė nė shtėpi, si mund tė regjistrohen emigrantėt pėr tė cilat nuk ka lista dhe nuk dihet as saktė numri i tyre, pasi per arsye qė dihen, njė pjese e tyre ka ardhur nė tokėn e premtuar ilegalisht.

    Shumica e amerikaneve dhe ata qė kanė tė drejtėn e votės ndodhet jashtė shtetit pėrkohėsisht dhe paguajne taksa tek shteti amerikan dhe po votuan perfitojnė nga kthimi i taksave, etj . Ky ėshtė njė stimul qė shteti amerikan e pėrdor pėr tė nxitur amerikanėt jashtė vendit qė tė votojnė. Po shqiptarėt, ēfarė stimuli kanė?

    Kur 99% e shqiptarėve qė ndodhen nė emigrim nė mėnyrė legale janė aty me banim "permanent " dhe nuk kanė asnjė lidhje legale veē atyre tė zemrės me shtetin shqiptar. Ne jemi shtetas tė Shqipėrisė dhe duam qė qeveria e shtetit shqiptar tė na mundėsojnė tė drejtėn pėr tė thėnė fjalėn tonė me votė e pėr kėtė ne kėrkojmė tė na jepet e drejta dhe tė na krijohen kushtet pėr tė votuar kėtu ku jetojmė. Tė gėzosh tė drejtėn pėr tė votuar nuk do tė thotė tė kėnaqėsh dėshirėn e dikujt, por tė shėrbesh nė interesin e tė gjithėve”. E drejtė, por si?

    13/02/2005

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Postime
    6
    E nderuar Veshtruese,

    Sapo lexova artikullin e Z. Rafael nga Micigani dhe te them te drejten u indinjova. Nuk e di cfare e shqeteson Z. Rafael, vota e emigracionit per zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi, kur ne krahasim me Shqiperine, ne vendet me te prapambetura, ku rrine akoma grate me perce pa e zbuluar fytyren votojn ne emigracion per vendin e tyre si Iraku.

    Rendesia e votes eshte qe te jete e lire dhe pa ndikime neqoftese duam qe vendi yn te jete Demokrate, si pershembull Amerika, qe ne te gjithe (te majte apo te djathte), e admirojm dhe kemi ardhur ketu pa perjashtim ideje (Komunist, Zogist, Ballist, Socialist apo whatever) qe te marrim te mirat e ketij vendi Kapitalist ashtu sic tha Z. Rafael qe shkollojm femit tane ketu ne Amerike, bejme biznese apo cdo gje tjeter, ashtu si nuk i benim kurre ne (si Z. Rafael ashtu dhe ne te gjithe) ne Shqiperi qe ishim vetem me ate cekun ne 15 dite dhe ne fund te 15 ditesisht shisnim shishet e qumeshtit apo te vajit per te marre buken e dites.

    Apo sic eshte sot ne shqiperi nen pushtetin e Fatos Nanos marrin buken me list qofshin keta veteran, komunist, fshatar, qytetar, punetor, intelektual ... me nje pensionin 60.000 apo 100.000 leke ne muaj. Keshtu Z. Rafael le te votoje per ke te doje....

    Nuk mendoj se do kete ndonje te keqe te madhe per shqiperine apo "liderat" e sotem ne Shqiperi apo "gjoja" emigrantet ardhur me vizat e vjedhura ne shqiperi dhe duan te bejne propaganden Komuniste ketu. Edhe sikur ta ngrene Enver Hoxhen nga varri, boll te jete vota e lire dhe e pamvarur.

    Ju bej thirrje te tere Shqiptareve qe kane nje fije patriotizmi mbi vete te perqendrohen ne zgjedhjet e ardhshme ne Shqiperi se eshte e rendesishme per ekzistencen e fatit tone si kombe. Se ne kohen e Enver Hoxhes thuhej qe ishim si popull rreth 3 milion e gjyseml, por nga ikja e dyndur e Shqiptareve nga Shqiperia mbas viteve 90 e ka minimuar numrin e votuesve ne Shqiperi. Sepse me sa kam pare ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, ishin vene ne listat e Fatos Nanos e kompani emrat e te tere te ikureve nga Shqiperia dhe te vdekurve. So, ne nje rruge apo ne nje tjeter, emigracioni votonte, por votonte vetem per Fatosin. Njerezit votonin ne munges se shkonin te tjeret dhe votonin ne emrin e tyre.

    Se shume njerez qe ishin atje dhe donin te votonin per te djathten nuk e gjenin emrin e tyre ne piken ku ishin te regjistruar po i dergonin sa ne nje lagje ne tjetren, vetem e vetem se te ishte numri sa me i madhe per socialistet. Ne qoftese nuk me besoni mua, verifikojeni.

    Dhe si fund le te behen qendrat e votimit dhe Z. Rafael dhe shoket e miqt e tij le te votojn per Fatos Nanon, boll qe te votojn ne menyr te ndershme.

    Me respekt,
    Vuajtja
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vuajtja : 13-02-2005 mė 13:23

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Citim Postuar mė parė nga Vuajtja
    Rendesia e votes eshte qe te jete e lire dhe pa ndikime neqoftese duam qe vendi yn te jete Demokrate...

    ...Nuk mendoj se do kete ndonje te keqe te madhe per shqiperine apo "liderat" e sotem ne Shqiperi apo "gjoja" emigrantet ardhur me vizat e vjedhura ne shqiperi dhe duan te bejne propaganden Komuniste ketu. Edhe sikur ta ngrene Enver Hoxhen nga varri, boll te jete vota e lire dhe e pamvarur.

    ... me sa kam pare ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi, ishin vene ne listat e Fatos Nanos e kompani emrat e te tere te ikureve nga Shqiperia dhe te vdekurve. So, ne nje rruge apo ne nje tjeter, emigracioni votonte, por votonte vetem per Fatosin. Njerezit votonin ne munges se shkonin te tjeret dhe votonin ne emrin e tyre.

    Se shume njerez qe ishin atje dhe donin te votonin per te djathten nuk e gjenin emrin e tyre ne piken ku ishin te regjistruar po i dergonin sa ne nje lagje ne tjetren, vetem e vetem se te ishte numri sa me i madhe per socialistet.

    Dhe si fund le te behen qendrat e votimit dhe Z. Rafael dhe shoket e miqt e tij le te votojn per Fatos Nanon, boll qe te votojn ne menyr te ndershme.
    E dashur Vuajtja,

    Ju falenderoj per pjesemarrjen te kjo teme. Bashkohem 100% me ato qe keni shprehur...

    Ju admiroj...

    Veshtrusja

Tema tė Ngjashme

  1. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kongresi I Pare Boteror I Diaspores Shqiptare.
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 07:18
  3. Thrirrje Diaspores/ Aplikoni te beheni vezhgues ne zgjedhjet e 3 korrik '05!
    Nga Enough nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 08:34
  4. Kongresi I Pare Boteror I Diaspores Shqiptare
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 05:47
  5. Bashkėpunimi i Shqipėrisė me Intelektualėt e Diasporės
    Nga Toni222us nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •