Gjithashtu edhe te www.veshtro.com do te gjeni plot filma, teatro, komedi etj!Postuar mė parė nga vodafone_1
Gjithashtu edhe te www.veshtro.com do te gjeni plot filma, teatro, komedi etj!Postuar mė parė nga vodafone_1
filmat shum do te gjeni tek www.kinemajashqiptare.com
kam degjuar se ne amrik esht duke punaar per filim e skenderbeut kush din ma teper per ket
dhe kush din se kur dot del aj filem per heroin ton
filma me shume do te gjeni ne faqen.........
filma.kengaime.com/
filmashqiptare.com/
www.filmashqiptar.net/
www.studio-film.com/
Elvira Diamanti: Nė rrezik filmat origjinalė
Njė montazh rreth 40 minuta nga filmimi i parė i vitit 1911 deri mė 2009-n, solli nė mėnyrė tė sintetizuar pikat mė kyēe tė historisė sė vendit nė takimin e mbajtur pėr 65-vjetorin e krijimit tė Arkivit tė Filmit. Drejtoresha Elvira Diamanti vuri theksin te problemet me ruajtjen e negativėve origjinalė nė magazinat e kėtij institucioni
65 vjet arkiv
Takimi pėr 65-vjetorin e krijimit tė Arkivit tė Filmit ishte menduar tė sintetizohej nė njė montazh diku 40 minuta. Njė mėnyrė pėr tė treguar shkurtimisht pasurinė qė ruhet nė fondet e kėtij arkivi, i cili nga publiku i gjerė konceptohet thjesht nė filmat artistikė tė para viteve 90.
Filmimi mė i hershėm daton nė vitin 1911. I ėshtė bėrė dhuratė ish-drejtorit Artan Minarolli nga Arkivi i Malit tė Zi. Zgjat rreth 12 minuta dhe tregon skamjen nė Shkodrėn e asaj kohe. Pėr efekte kohe ishin pėrdorur vetėm pak minuta, por Minarolli tregon se ka pamje tė trishta tė fėmijėve qė zhveshin lėvoret e pemėve nga uria.
Filmimet vazhdojnė me pamje nga Shqipėria e viteve 1914-20, vizitėn mė 1926-n e Zogut nė Shkodėr, ngjarjet mes 1927-1937, kremtimi i 25-vjetorit tė pavarėsisė mė 1937, njė vit mė vonė pak pamje nga dasma e mbretit Zog dhe festėn e kėtij rasti, zbarkimi i tankeve italiane mė 1939-n, hyrja e trupave gjermane mė 1943-n, zbarkimi i anglezėve mė 1944-n, ēlirimi i Shqipėrisė mė 1944-n, gėzimi i turmės dhe hyrja triumfuese e Enver Hoxhės.
Mė tej vijnė kronikat e ideologjizuara tė asaj kohe, ku flitet pėr rindėrtimin e vendit, ngritjen e hekurudhės Tiranė-Durrės, punėt vullnetare, gra qė vjelin duhan e marrin pjesė nė ndėrtim njėsoj si burrat. Duke mbetur nė periudhėn komuniste, pjesė gjyqesh ku dėnoheshin pėr propagandė, pėr spiunazh e bashkėpunim me forcat perėndimore, duke e mbyllur kėtė pjesė me pak sekonda filmime nga ekzekutimi i Maliqit. Miqėsia me rusėt dhe pėrurimi i shtatores sė Stalinit nga Enver Hoxha, miqėsia me kinezėt dhe zyrtarėt shqiptarė duke festuar me valle kineze, revolucioni ideologjik i 1967-s, vdekja e Enver Hoxhės mė 1985-n, fundi i viteve 80, eksodi dhe pamjet e njerėzve qė zvarriten nė litar pėr tė hipur nė anije, ardhja e demokracisė dhe rrėzimi i bustit tė Hoxhės, vizita e Papa Gjon Palit dhe Nėnė Terezės mė 1993-shin, tragjedia e Kosovės nė vitin 1999, duke u pėrmbyllur me pranimin e Shqipėrisė nė NATO mė 2009-n. Nė momentet kritike dhe festive tė vendit pas viteve 90, ishin lėnė jashtė ngjarjet e vitit 1997.
Qė nė krye tė aktivitetit, drejtoresha Elvira Diamanti u shpreh se nuk synonin tė bėnin histori me kėtė montazh, por tė sillnin momentet kryesore tė vendit. Kemi shfaqur thjesht filmimet dhe kronikat origjinale pa dashur tė jemi politikė, theksoi ajo. I pranishėm nė kėtė aktivitet, ministri i Kulturės, z. Aldo Bumēi, premtoi mbėshtetje pėr kėtė institucion tė kujtesės, i cili, sipas tij, nė mėnyrė paradoksale ėshtė ngritur nė kohėn qė mė shumė e luftoi atė dhe manipuloi historinė. E ndėrsa drejtoresha tregoi se gati 80% e arkivit ėshtė dixhitalizuar dhe ėshtė lehtėsisht i shfrytėzueshėm nga publiku, theksoi se sfida mbetet ruajtja e shiritave origjinalė.
Cila ėshtė problematika e fondeve qė ruhen nė arkiv?
Si nė tė gjitha arkivat e botės ėshtė sindroma Vineger, era e uthullės qė vjen nga materiali filmik, e cila sa mė shumė tė thellohet, aq mė shumė rrezikshmėri pėrbėn. E kemi kuptuar se dixhitalizimi nuk ėshtė shpėtimi i materialit filmik. Ruajtja e origjinalit ėshtė sfida mė e madhe qė ne kemi dhe kjo kėrkon njė sėrė kushtesh pėr sa u pėrket magazinave si ndėrtesė, ruajtjes sė lagėshtirės sė duhur dhe ne kemi bėrė projekte pėr tė shpėtuar, ruajtur dhe riparuar origjinalin. Mora fjalėn e ministrit se do tė kemi mbėshtetje jo vetėm nga ministria, por do tu drejtohemi tė gjithė miqve tanė tė ambasadave.
Cilat filma janė nė gjendje mė kritike?
Janė tre filmat shqiptarė Ballė pėr ballė, Liri a vdekje dhe Nė shtėpinė tonė, tė cilėt kur janė larė, janė pėrdorur solucione tė gabuara. Filmi Mėsonjėtorja kishte tė njėjtin problem, por u riparua. Kėta kėrkojnė kosto pėr tu riparuar, por mendoj se nuk ėshtė kaq emergjent problemi i tyre se sa ėshtė magazina ku ruhet negativi. Ne duhet tė ruajmė negativin me ēdo kusht, pastaj me tė mund tė bėsh ēfarė tė duash.
Ēfarė ndėrhyrjesh parashikojnė projektet?
Janė ndėrhyrje qė duhen bėrė nė themelin e godinės pėr tė ikur lagėshtia, duhet riparua gjithė mbėshtjellja e filmit, sepse tashmė e gjithė bota ka filluar ti vėrė nė kuti plastike bashkė me solucionin qė thith lagėshtirėn e nuk i ka mė si ne nė kuti metalike. Pastaj duhet menduar pėr temperaturėn e pėrshtatshme dhe ajo qė do tė pėrbėnte luksin ėshtė rishikimi i kėtyre materialeve. Unė i kam parė nė njė laborator grek, ku kemi ēuar njė akt tė vogėl dhe materialet vijnė si tė sapoxhiruara: pastrohen vijat, vijnė ngjyrat nė kontrast tė plotė dhe zėri po ashtu. Jemi nė hapat e parė tė njė projekti shumė ambicioz, financuar nga Komisioni Europian pėr Ruajtjen e Trashėgimisė Audiovizuale dhe Filmike tė Ballkanit Perėndimor. Unė kam synimet e mia pėr tė shtuar arkivin me material filmik, por kjo ėshtė pėr njė kohė mė tė mėvonshme, sepse janė tė tjerat mė emergjente.
Sa ėshtė pasuruar arkivi vitet e fundit?
Janė dy probleme: ne nuk kemi njė grup xhirimi pėr tė pasur materialet tona nga ato qė ndodhin ēdo ditė, por edhe po ta kishim ato do tė mbeteshin nė mėnyrė dixhitale, sepse nuk kemi mė njė laborator, tė cilin fatkeqėsisht e kemi prishur dhe sė dyti, marrja e materialeve qė ekzistojnė mbi Shqipėrinė nė arkivat e vendeve tė tjera, mbetet prioritet, por ka njė kosto financiare ende tė papėrballueshme.
Gazeta Shqip
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt