Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Filmi "Tana" eshte film me te puthur ne buze. Tanen (Tinka Kurti) e puth i dashuri (Naim Frasheri me duket) dhe filmi ne Shqiperi nuk eshte dhene ndonjehere ne televizor (te pakten une pas vitit 1979 nuk e kam pare ndonjehere).

    Kur kam folur me nje burre kinez me tha qe filmi i pare i dhene ne Kine ku nje djale puthte nje vajze ishte nje film shqiptar. Nuk mbante mend ne ishte "Tana" apo "Horizonte te hapura", po e kujtonte mire qe i rrihte zemra fort ne kinema, sepse mendonte se te gjithe ata qe po shihnin filmin do i fusnin ne burg. Plus ishte i emocionuar sepse i pelqenin bjondet.

    Pastaj me tha qe i pelqente shume filmi "Komisari Memo" te cilin televizioni kinez shpesh e transmetonte.
    Ignore List: Den Bossi

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar mė parė nga CEZARND
    HISTORIA E KINEMATOGRAFIS SHQIPETARE FILLON ME VELLEZRIT JANAQ DHE MILTO MANAKI JANAQI (1878-1954) MILTO (1880-1964) LINDUR NE NJE FSHAT SHQIPETAR AVDELA (KONICA -GREEQI)
    Biography for
    Janaki Manaki

    Mini biography
    The creative work of the brothers Janaqi (1878-1954) and Milto (1880-1964) Manaki, the first cameramen on the Balkans, is undoubtedly rich and significant. The cinematographic history of Albania and Macedonia started with them, marking its most important basic values. The Manaki Brothers were born in a small Albanian village Avdela near the town Grevena (Konica area-Greece). They started to work together in 1898. During this time Janaqi was a drawing professor in the high school in Yanina, where he opened his photo studio and had his younger brother Milto study photography. In 1904, the Manaki brothers decided to live in Manastir, so that was Milto's "last stop", because in that period Manastir was an important political, economic and cultural center for the Balkans. In 1905 they moved their studio to Manastir and opened their well known "Studio for art photography". He later returned to London and bought a camera from the Charles Urban Trading Co. It was the 300th camera from the "Bioscope" series, thus with that famous Camera 300 started the life of the Albanian and Macedonian cinematography on the Balkans.


    --------------------------------------------------------------------------------
    Megjithe deshiren e mire. Vellezerit Manaki jane nga Avdela qe eshte fshat 100% vlleh.

    http://www.vlachophiles.net/avd.htm
    Ignore List: Den Bossi

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,636
    Pastaj keta vllezer Arumun e moren shtetesine maqedonase e jo shqiptare por kan len vlera te rendesishme edhe per interesa tona kombetare, s'iç eshte filmi me i vjeter mbi kongresin e gjuhes në Manastire, kjo eshte nje vlere madhore, nuke duhet harruar keta vllezer edhe pse nuk ishin shqiptare punuan pere interes tonin.

  4. #14
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Per filmat shqipetare i adhuroj shume filmat e vjetra jane filma qe kane lane epoke me artiste te mirnjohur qe rall i ka dhe bota per shembull artisti i ndjere SANDER PROSI nje yll i kinomas artistike shqipetare qe aktoret e ri duhet te marin shume prej keti artisti qe ka lene me te vertet histori ne filmin shqipetare ka dhe shume te tjera qe jane qe jane yjet shqipetare une perzemersisht i dua ato filma sepse jane me tituj qe sa harohen kure.

  5. #15
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anėtarėsuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    kam pare aq shume filma shqiptar (ohuuuuuuuuuuu)
    nga filmat me te vjeter me aktore amatore (duhet theksuar)
    megjithese po te njejtet aktore do beheshin yjet e kinematografise shqiptare ne te ardhme
    me i vjetri qe kam pare ka qene filmi "Tana" dhe ka pas nje teme shoqerore me sa mbaj mend dhe ja vlen qe kinostudjoja shqiptare te bej nje rixhirim te ketij filmi
    sa shpejt u ingranuan shqiptaret me kinematografine
    all u need is love

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-01-2006
    Postime
    4

    Tele novela Njerez dhe fate

    [ I falenderoj te gjithe ata qe me ndihmojne qe une te kam komplet te gjitha serite e ketij filmi ose mundesine per shkarkimin ne internet. Ky eshte filmi me i mire deri tani ne Kinomotografine shqiptare. Pershendes stafin e forumit shqiptar.

  7. #17
    wWw.WebShqip.Com Maska e vodafone_1
    Anėtarėsuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Italy Torino
    Postime
    189
    Filma Shqiptare do te keni mundesine te shkarkoni ne format DVIX me shume se 30 filma ne faqen e web : wWw.WebShqip.Com

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Kinematografia Shqiptare

    Kinostudio "Shqipėria e Re" u themelua mė 1952. Deri nė vitin 1970 ishte njė kompani e vogėl e cila prodhonte shumė pak filma. Pas viteve '70 filloi tė prodhonte 14 filma artistikė nė vit, 40 dokumentarė dhe 16 vizatimorė. Qė nga 1990 deri mė 1997 prodhimi i tyre ra nė 4 filma nė vit dhe vetė Kinostudio u nda nė 4 Kompani : Studio e Prodhimit tė Filmit ; Studio e Distribucionit tė Filmit ; Studio e Filmit Vizatimor ; dhe Arkivi Qendror i Filmit .

    Qendra Kombėtare e Kinematografisė e njohur si QKK ėshtė njė institucion kombėtar qė siguron mbėshtetje financiare pėr realizimin e filmit nė Shqipėri. Eshtė krijuar mė 1997, njė vit pas miratimit tė ligjit pėr kinematografinė. Tė gjitha reformat e ndėrmarra pas kėsaj qenė nė tė gjitha aspektet rezultat i ndryshimeve qė ndodhėn si nė fushėn politike ashtu dhe nė atė ekonomike e qė ndryshuan shumė shoqėrinė shqiptare nė vitet e fundit. Ligji pėr kinematografinė ndryshoi sistemin e industrisė sė filmit. U hap njė perspektivė e re nė kėtė fushė.

    Ka dyshim, dhe ėshtė e qartė pėr tė gjithė qė duhen reforma tė reja por asnjė nuk ėshtė nė gjendje tė sugjerojė ndonjė zgjidhje. Kinostudio Shqipėria e Re u nda nė 3 kompani: Alba Film Studio , Alba Film Animacion dhe Alba Film Distribucion . Asnjėra nga ato nuk ndryshoi. Prodhimi i filmit ra nė 2 filma nė vit gjė qė erdhi nga mbėshtetja financiare jo e mjaftueshme e qeverisė. Alba Film Distribucion filloi rrėnimin pasi humbi kontrollin me rrjetin e kinemave. Kohėt e fundit producentėt shqiptarė e kuptuan se kishin njė strategji tė cilėn nuk arrinin ta pėrkufizonin.

    Tani nė Shqipėri ekzistojnė rreth 24 shtėpi filmike, tė cilat janė licensuar nga Qendra Kombėtare e Kinematografisė.Ligji pėr kinematografinė dhe krijimi i QKK ishin dhe pėrpjekjet e para pėr tė bėrė kėtė sistem mė kompetitiv dhe pėr t'ia pėrshtatur ekonomisė sė tregut.QKK punon qė prej 7 vjetėsh. Eshtė e njėjtė me qendrat e tjera kudo nė Evropė. Qėllimi kryesor i kėsaj qėndre ėshtė tė mbėshtesė dhe tė financojė prodhimin e filmave nė Shqipėri nė tė tria gjinitė : artistik, dokumentar dhe vizatimor. Gjatė funksionimit tė saj janė realizuar gjithsej Q.K.K organizon konkurset e filmit artistik, dokumentar dhe tė animuar. Producentėt aplikojnė nė kėto konkurse me projektet e tyre. Kėshilli Miratues i Projekteve ( KMP) pėrzgjedh filmat qė do tė financohen nga QKK nė tė tria gjinitė. Anėtarėt e Kėshillit zgjidhen nė bazė tė propozimeve tė bėra nga shoqatat e kineastėve, dhe miratohet nga kryetari i Qendrės Kombėtare tė Kinematografisė.

    Duke pasur parasysh se mbėshtetja financiare nga QKK nuk ishte e mjaftueshme, alternativė e vetme e mundshme pėr kinematografinė shqiptare ngeli bashkėprodhimi. Ky ėshtė dhe orientimi kryesor pėr strategjinė tonė. QKK ėshtė e vetėdijshme pėr rėndėsinė e bashkėprodhimit dhe e shikon si njė mundėsi tė mirė pėr tė rritur prodhimin dhe pėr shanse tė reja nė lidhje me distribucionin nė Shqipėri. 7 filmat e realizuar nė kėto vitet e fundit janė bashkėprodhim me Francėn, Rusinė, Hungarinė, Poloninė, Zvicrėn, Gjermaninė, dhe Amerikėn.

    Dokumentarėt (7-8 nė vit) janė bashkėprodhime me televizionin kombėtar shqiptar. Tė gjithė janė realizuar nė elektronik dhe kjo tregon se duhet punuar mė shumė nė kėtė fushė.

    Industria e filmit po pėrballet me tė njėjtat vėshtirėsi : njė teknologji e vjetėr e prodhimit dhe infrastrukturė mjaft e ngadaltė e distribucionit. Kjo vjen nga humbja e fondeve dhe kėmbimi i informacionit dhe lidhjet jo shumė tė mira me pjesėn tjetėr tė komunitetit.

    Njė mėnyrė pėr tė dalė nga kjo situatė ėshtė tė krijohen lidhje tė forta me qėndra tė tjera dhe fondacione aktive nė Evropė qė tė bashkėpunojnė si nė sektorin e prodhimit ashtu dhe nė atė tė distribucionit.

    Adresa : QKK Rr. Aleksandėr Moisiu nr. 77 Tiranė Albania.
    Tel/fax +355 4 378 004/5,
    Tel. +355 4 375 490
    e-mail : QKK@albaniaonline.net
    #VamosArgentina

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Hapat e kinematografisė shqiptare pas komunizmit

    Petrit Beci, duke qenė se e ka pasur gjithė jetėn tė lidhur ngushtė me kinematografinė shqiptare, e jo vetėm kaq, por thuajse gjithmonė ka qenė nė brendėsi tė zhvillimeve sepse rolet drejtuese nuk i kanė munguar herė pas here, tregon mbi hapat qė ka hedhur kinematografia shqiptare qė nga rėnia e regjimit komunist e deri mė sot. Ai vijon mė tej se “shqipėria deri nė vitet ’90 ishte shtet socialist dhe prodhonte kinematografi 100 pėrqind me buxhetin e shtetit. Prodhimi kinematografik qe i centralizuar pranė njė institucioni qė quhej Kinostudioja e Re. Me rėnien e kėtij sistemi dhe futjen e ekonomisė sė tregut, shteti shqiptar, ashtu si gjithė vendet e tjera tė Lindjes, tentoi tė shkonte bashkė drejt perėndimit pėr njė aryse shumė tė thjeshtė; Fondi qė shteti jepte dikur kundrejt filmit u reduktua nė minimum, sepse nėse mė parė kėto lekė jepeshin pėr propagandė dhe pėr kulturė, tashmė, pjesa e propagandės u ra, duke mbetur vetėm kultura. Nė kapitalizėm fondet ndahen nė bazė tė njė skeme dhe fondet qė i takojnė kulturės janė minimale, gjė qė solli automatikisht edhe futjen nė krizė tė institucioneve. Tė parėt qė kuptuan se nuk punohet me institucione por duhen projekte ishin kineastėt. E them me mburrje tė plotė se kinematografia ėshtė i vetmi sektor shqiptar qė ka hyrė nė Europė. Pas realizimit tė ligjit dhe funksionimit tė QKK-sė, pas krizės qė kaloi kinematografia shqiptare nė vitet ’92-’97, u krijua njė buxhet i pavarur si zė mė vete edhe pėr filmin. Kjo lloj hapje bėri qė kineastėt shqiptarė tė kuptonin se rruga e vetme pėr tė dalė nga kriza ėshtė bashkėprodhimi me kompanitė e huaja. E para, kjo duhet tė institucionalizohej dhe kjo lidhje me institucionet homologe do tė sillte bashkėpunimin nė projekte mes producentėve shqiptarė dhe tė huaj. Drita jeshile ėshtė hapur qė mė 1996-ėn, pa u krijuar ende QKK, kur njė projekt i famshėm si filmi i Kujtim Ēashkut, “Kolonel Bunker”, i parapriu me njė vendim qeverie dhėnies sė buxhetit pėr tė si projekt. Direkt pas krijimit tė QKK-sė ishin katėr projekte, tė cilat ishin punuar gjatė pėr tė hyrė nė bashkėpunim, ku mund tė pėrmendim: “Dasma e Sakos”, “Porta Eva”, etj. Padyshim ky ėshtė njė sukses pėr dy arsye; E para, sepse u hap rruga pėr kinematografinė shqiptare, e cila u bė prezente nė botė dhe e dyta, niveli minimal prodhimit tė filmit shqiptar u rrit shumė, sepse teknikisht, Kinostudioja ishte mjaft e vjetėruar me mjetet qė dispononte. Mė tej kineastėt, pra producentėt shqiptarė, e morrėn veten duke siguruar pjesėn mė tė madhe tė fondeve tė filmave nga bashkėprodhimet. Raporti i hyrje-daljes sė lekut ėshtė 1-5, qė do tė thotė se, nėse kineastėt kanė marrė njė lek nga qendra pėr njė film, kanė gjetur dhe 4-5 lekė tė tjera jashtė Shqipėrisė. Po kėshtu edhe numri i dokumentarėve u rrit shumė, kjo edhe pėr shkak tė bashkėpunimeve me televizione tė ndryshme, tė cilat ofrojnė mjetet dhe teknologjinė e nevojshme pa qera. Deri kėtu mendoj se QKK-ja ka funksionuar mė sė miri dhe ka kryer njė punė tė shkėlqyer”.
    #VamosArgentina

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sukses i "Kėmbanave tė muzgut" tė Laēos

    Rikthehet nė Teatrin Kombėtar dramaturgjia e autorėve tė njohur shqiptar

    Njė histori e vėrtetė dashurie intrigon njė brez tė tėrė
    "Kėmbanat e Muzgut", njė dramė e shkruar nga Teodor Laēo, po shfaqet me sukses nė sallėn "Kadri Roshi" tė Teatrit Kombėtar nga data 22- 25 mars nė Teatrin Kombėtar nė Tiranė.
    Me regjinė e Alfred Bualjotit dhe Andon Qesarit, drama "Kėmbanat e Muzgut", paraqet njė histori tė vėrtetė dashurie, e cila tundon dhe intrigon njė brez tė tėrė.

    Ēizmja e hekurt e pushtetit i la mėnjanė premtimet e demokracisė, ajo shkeli dhunshėm mbi tė drejtat themelore tė njeriut, duke krijuar terror, lot e dhembje nė familjet e ndershme intelektuale shqiptare.

    Nė kėtė dramė me skenografi tė Ilia Xhokaxhi dhe kostume tė realizuara nga Laedia Hajdari, interpretojnė aktorėt Sonila Kapedani, Kreshnik Xhelilaj, Mirush Kabashi, Robert Ndrenika, Marjeta Larja, Dritan Boriēi, Anila Bisha, Elona Hyseni dhe Josef Shiroka.

    Koha Jone
    #VamosArgentina

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •